Pik se pari nuk ka ne Bibel ndonje varg qe thote se Jezusi ka lindur me 24 Dhjetor. Eshte shume e pakuptimte qe te festohet kjo feste pasi nuk urdherohet ne Bibel dhe asnje krishter ne Bibel nuk e ka festuar kete. Kjo feste qe kinse po feston ditelindjen e Jezusit nuk eshte asgje tjeter perpos nje pacavure e madhe, shumices iu interesojne vetem dhuratat qe do te marrin, tregetaret shiqojne te pasurohen edhe me shume duke bere biznes, ndersa festohet nga persona qe skane te bejne asgje me besimin krishter pasi keta 'te krishtere' jane zhytur ne mekate te medha, shumica e te cileve jo vetem qe nuk kane lexuar ndonjehere Biblen por edhe bejne mekate te medha ne kundershtim me besimin krishter dhe me mesazhin e Perendise qe kinse keta po ia festojne ditelindjen, ndersa zemren e kane te mbushur me mosbesim e paganizem. Keta jane pagane te medhenje sepse e kane bere parane dhe gjerat materiale si zotin e tyre. Ka agumente se kjo feste iu eshte imponuar edhe te krishtereve te vertete te cilet jane prezantues te besimit te vertete ne Perendine dhe keta jane te krishteret e sinqerte qe nuk u lene impresion dhuratat, por mesazhi, dashuria dhe sakrifica e Perendise. Cka ka te beje ngritja e nje pishe me drita per ditelindjen e Jezusit, apo blerja e nje Ifoni 5 per 'ditelindjen' e Jezusit, shumica as vet nuk e dijne perse e festojne. Fokusohen ne gjerat materiale, ndersa harrojne Shpetimtarin e tyre. Festimi i kesaj feste eshte gabimi me i madh qe e bejne katoliket dhe protestantet, per te cilet eshte e veshtire te pranohet se kjo feste nuk ka te beje asgje me besimin krishter.
Krijoni Kontakt