Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Gezuar krishtlindjen - Krishti lindi! Lavderojeni Ate!

    Gezuar KRISHTLINDJET JU UROJ TE GJITHE TE KRISHTEREVE ANEKEND BOTES
    Paqe dhe dashuri per te gjithe pa dallim feje

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kermilli pėr postimin:

    Irenna (21-02-2014)

  3. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Gėzuar Krishtlindjet pėr tė gjithė besimtarėt e krishterė,paqe e harmoni ne jete...!

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280
    Gezuar krishtlindjen te gjithe besimtareve te krishtere.
    Per shume vjet!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 24-12-2012 mė 14:15

  5. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Mosha
    41
    Postime
    943
    Gezuar per shume mot Krishtlindjet!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    225
    Gezur Krislinjden

  7. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Postime
    968
    Gezuar te gjitheve!
    Paqe dhe dashuri per njerezimin!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    GEZUAR DHE PER SHUME VJET KRISHTLINDJET.
    paqe, drite dhe durim, qė tė kapėrcejmė problemet e shumėllojta dhe kundėrshtitė e paparashikuara.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    gezuar krishtlindjet!
    Paqe ,harmony,begati!

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2012
    Postime
    37
    gezuar te gjitheve

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Gezuar Krishtlindjet!
    MOS I NDY TEMAT no name

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,578
    Postimet nė Bllog
    3
    Gezuar Krishtlindjen!

    Krishti lindi!

    Lavderojeni Ate!

    Shume shqiptare perdorin urimin e gabuar per Krishtlindje. Nuk thuhet "Gezuar Krishtlindjet" por "Gezuar Krishtlindjen!". Nga perspektiva e njerezve te thjeshte, duket sikur kemi te bejme "me shume Krishtlindje" pasi per vit festojme Lindjen e Krishtit ne te njejten dite qe ka caktuar Kisha Orthodhokse. Por ne fakt, lindja e Krishtit ne historine e njerezimit ishte nje ngjarje unikale. Krishti lindi vetem nje here. Dhe kur Kisha kremton liturgjine e Krishtlindjes (apo cdo lloj liturgjie per ate pune qe ka lidhje me festat e Kishes), Kisha feston ate ngjarje ne historine e njerezimit. Te gjithe besimtaret e pranishem ne Kishe, te gjithe shpirtrat e besimtareve te ardhur para nesh qe jane ndare ne kete bote dhe jane te pranishem ne Kishe gjate liturgjise, te gjithe engjejt ne qiej qe marrin pjese ne liturgji, Vete Krishti e Nena e Tereshenjte Virgjeresha Mari, marrin pjese ne kete liturgji hyjnore. Te gjithe bashkohemi e marrim pjese e deshmojme me syte e shpirtit tone te njejten ngjarje ne histori qe ndodhi mijera vjet me pare. Gjithe Kisha, gjithe besimtaret ne bote, gjithe engjejt ne qiell, ne pranine e mistershme te Shen Marise e gjithe shenjtoreve te Kishes, merr pjese ne kete liturgji hyjnore. Liturgjia quhet hyjnore pasi ne te marrin pjese si besimtaret edhe trupat qiellore. Toka dhe qielli behet nje. Krijesa kungon me Krijuesin, duke marre nga Krijuesi ushqimin e vete shpirteror, Trupi dhe Gjaku i Krishtit.

    Gezuar Krishtlindjen!
    Per shume vjet gezuar!

    Albo

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (25-12-2020)

  14. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,578
    Postimet nė Bllog
    3
    Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas per besimtaret orthodhokse, Krishtlindje 2012:

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,578
    Postimet nė Bllog
    3
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė

    KRISHTLINDJE, 2012

    Durim me zemėr tė gjerė

    † Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė



    Klerit dhe besimtarėve shpresėtarė Orthodhoksė,

    Bij tė shtrenjtė mė Zotin,

    “Zoti i drejtoftė zemrat tuaja... nė durimin e Krishtit” (2 Thes. 3:5)


    Shpėtimtari i botės, ardhjen e tė Cilit kremtojmė nė Krishtlindje, nuk erdhi nė tokė si njė udhėheqės plot ngut dhe i vrullshėm pėr tė ndryshuar pėrnjėherėsh realitetin mėkatar. Fjala e Perėndisė, i bėrė njeri, nuk kėrkoi tė ndreqė gjithēka nė pak kohė, tė imponojė me forcė parimet qė shpalli pėr njė shoqėri tė drejtė. Qė nė vitet e para tė pranisė sė Tij nė historinė e njerėzimit, u soll me njė DURIM tė mahnitshėm: durim ndaj indiferencės sė banorėve tė Bethlehemit qė nuk i ofruan as edhe njė strehė tė thjeshtė. Durim ndaj armiqėsisė paranojake tė pushtetit politik, qė ndjeu se po kėrcėnohej dhe rendi tė marrė masat mė tė dhunshme kundėr Tij. Durim nė kushtet e tė qenurit i huaj, kur u detyrua, sė bashku me nėnėn e Tij dhe mbrojtėsin e Tij Josif, tė gjejė strehė nė njė vend tė huaj, nė Egjipt. Dhe mė vonė, pėr shumė kohė, punoi si punėtor krahu, me durim, duke marrė pjesė heshturazi nė mundimin e popullit tė thjeshtė.

    Dhe kur mbėrriti koha pėr misionin e Tij publik, pėr tė krijuar parimet e njė shoqėrie tė re dashurie, tė Kishės, pėr shpalljen e sė vėrtetės, tė paqes dhe tė drejtėsisė, pėrsėri tregoi durim tė paepur: durim ndaj mospranimit tė mesazhit tė Tij nga skribėt intelektualė dhe farisenjtė nė dukje shpresėtarė, durim ndaj shpifjeve tė pabaza, durim ndaj sjelljeve zemėrngushta dhe mendjengushta tė tė Tijve. Durim ekstrem nė poshtėrimet e bėra nga ushtarėt e pagdhendur tė absolutizmit romak. Durim nė kulmin e martirizimit tė kryqit.

    * * *

    Ndėrsa kundrojmė personin e Mesias qė po vjen, le tė mendojmė mė me kujdes rreth “durimit tė Krishtit”. Dhe le tė kėrkojmė nga Perėndia i durimit dhe i ngushėllimit (Rom. 15:5), Perėndia i dashurisė, tė orientojė drejt kėtij durimi zemrat tona.

    Tė gjithė e dimė se kushtet e sotme nė vendin tonė janė jashtėzakonisht tė vėshtira. Mos e lejojmė shkurajimin tė na pakėsojė fuqinė e shpirtit, tė paralizojė forcat tona. Le tė shfaqim durim edhe nė zemėratėn tonė tė justifikuar, ndaj tensionit dhe frikės mashtruese qė ndeshen kudo. Sigurisht, kur flasim pėr durimin e krishterė, nuk nėnkuptojmė pėrballje pasive, njė lloj qėndrimi stoik, njė formė nirvane, heqje dorė nga pėrgjegjėsitė dhe kėrkesat e drejta, indiferencė pėr aksion social. Krishti artikuloi fjalė kritike- le tė sjellim nė mendje predikimet e Tij,- me fjalė tė ashpra- le tė kujtojmė zinxhirin e fjalėve “mjerė” kundėr skribėve dhe farisenjve (Matth. 23:33). Dėboi nga tempulli ata qė e kishin bėrė “shtėpi tregtie” (Matth. 21:33, Mark. 11:17). Por njėkohėsisht na fton tė mėsojmė prej Atij, i Cili ėshtė “i butė dhe i pėrulur nė zemėr” (Matth.11:29), durimin e thellė tė brendshėm, qė tė gjejmė paqen dhe ekuilibrin nė shpirtrat tanė.

    Durimi i krishterė nuk pėrbėn dobėsi karakteri. Pėrkundrazi, ngjason me fuqinė e frenave qė mbron nga aksidentet, qė garanton sigurinė e udhėtimit. Mjerė ai qė guxon tė udhėtojė me makinė ose aeroplan qė nuk kanė frena tė fortė. Frenat e sigurt presupozojnė fuqi. E njėjta gjė ndodh edhe me durimin. Ai i transformon edhe hidhėrimet, edhe sprovat mė tė mėdha. Nga pėrvoja e tij personale, apostull Pavli na siguron: “...se hidhėrimi sjell durim, durimi sprovė (karakter tė sprovuar), ndėrsa sprova shpresė, shpresė e cila nuk turpėron” (Rom. 5:3-5).

    Me anė tė durimit, njeriu pėrdor mė mirė fuqitė e tij intelektuale dhe sentimentale. Durimi i bashkuar me kėmbėnguljen e paqtė, ēel kalime nė shumė rrugė pa krye: nė marrėdhėniet familjare, nė krizat e shėndetit, nė vėshtirėsi tė ndryshme ekonomike, gjatė procesit tė edukimit, nė hulumtimin shkencor, nė pėrpjekjet krijuese. E udhėheq njeriun drejt pjekurisė. “Durimi vepėr tė pėrsosur ka, qė tė jeni tė pėrsosur dhe tė plotė duke mos mėnuar nė asgjė” (Jak.1:4).

    Shkrimi i Shenjtė na ka dhėnė shumė shembuj tė durimit, nga tė cilėt mė tė njohurit janė ai i Avrahamit (Hebr. 6:15), i Jovit (Jak.5:11) dhe i Hyjlindėses. Por veēanėrisht na fton tė imitojmė “durimin e Jisuit”: “Me durim le tė vrapojmė nė betejėn qė qėndron pėrpara nesh, duke e pasur vėshtrimin te kryetari i besimit dhe pėrsosėsi Jisu” (Hebr. 12:1-2,4). Dhe me shikimin tonė tė pėrqendruar tek Ai, le tė pėrballemi me durim zemėrgjerė me sprovat qė na dalin pėrpara. Nė mėnyrė tė veēantė, tė gjithė ata qė pėrhapin Ungjillin, tė vėrtetėn e Krishtit nė kufijtė e vjetėr dhe tė rinj, sa janė “dhjakonė” dhe tė dėrguarit e Tij, janė thirrur nė njė pjesėmarrje mė tė ngushtė nė veprėn dhe Pėsimin e Tij “nė durim tė shumtė, nė hidhėrime, nė nevoja, nė shtrėngime... (2 Kor. 6:4).

    Mbi tė gjitha kėrkohet durim nė ditėt tona, pėr tė arritur reciprocitetin dhe unitetin e brendshėm shpirtėror, pėr tė cilat ka nevojė vendi, pėr ta kapėrcyer krizėn. Me durim do ta fitojmė jetėn tonė (shih Llk. 23:19).

    * * *

    Tė gjitha sa nxirren nė pah nė kėto ditė kremtuese, vėllezėrit e mi- paqja, dashuria, shpresa dhe durimi qė theksuam ditėn e sotme- janė gjėra tė ndėrlidhura njėra me tjetrėn, ashtu siē ndėrlidhen nė trupin tonė organet jetėsore, sistemi nervor, i qarkullimit tė gjakut dhe ai muskulor. Secili ndėrvaret, mbėshtet dhe fuqizon tjetrin. Pra durimi nuk ėshtė aspak i veēuar dhe autonom. Vepron sė bashku me besimin (sistemi nervor), shpresėn (ai muskulor) e me dashurinė (sistemi i qarkullimit tė gjakut) e cila “i duron tė gjitha” (1 Kor. 13:9).

    Le ta lusim fort Zotin, “Perėndinė e dashurisė” nė kėto festa tė Krishtlindjeve qė tė orientojė mendimet tona drejt kėsaj forme durimi, por mbi tė gjitha, ta bėjė kėtė edhe me zemrat tona. Tė na orientojė drejt “durimit tė Krishtit” tė paqtė, tė fortė, rrezatues, tė paepur. Dhe “Dielli i drejtėsisė”, fitimtar do tė shndrisė pėrsėri brenda reve tė zeza, pėr tė ndriēuar dhe pėr tė ngrohur zemrat tona. Me durim me zemėr tė gjerė le tė ecim sidomos gjatė vitit tė ri, qė tė kapėrcejmė problemet e shumėllojta dhe kundėrshtitė e paparashikuara.



    Krishtlindje tė bekuara!



    Me tė gjithė dashurinė time mė Krishtin



    † Anastasi

    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė

  16. #14
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Festohen Krishtlindjet ne te gjithe Shqiperine.

    Kremtim madhėshtor i Krishtlindjes nė mjediset e Kompleksit tė Katedrales sė re “Ngjallja e Krishtit”, Tiranė


    Atmosfera festive e Krishtlindjes nisi tė ndihej qė ditė mė parė, me pėrgatitjet pėr ta pritur sa mė mire Krishtin-Foshnjė, pas njė periudhe tė gjatė kreshmimi dhe lutjeje dhe me veprimtaritė e shumta e tė bukura tė tė rinjve e fėmijėve.
    Kremtimi i parė ishte nė pasditen e tė Dielės para Krishtlindjes, kur besimtarėt u mblodhėn siē ėshtė bėrė traditė nė kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses”, nė Misterin e Efqelisė, lyerjes me vaj tė shenjtėruar. Tė hėnėn, 24 dhjetor, herėt nė mėngjes besimtarėt morėn pjesė nė Shėrbesėn e Orėve tė Mėdha tė Krishtlindjes, tė mbushur me tropare dhe me lexime nga Dhiata e Vjetėr dhe e Re, qė flasin pėr Lindjen e Krishtit, duke u pasuar mė pas me Shėrbesėn e Mbrėmėsores dhe Liturgjinė Hyjnore. Ndėrsa fėmijė orthodhoksė tė organizuar nga katekistė tė Zyrės sė Fėmijėve vazhduan gjatė gjithė ditės vizita nėpėr shtėpi besimtarėsh orthodhoksė duke kėnduar kolendrat - kėngėt tradicionale tė Krishtlindjes mjaft popullore pėr besimtarėt.
    Veprimtaritė dhe pėrgatitjet shpirtėrore tė besimtarėve orthodhoksė kulmuan nė datėn 25 Dhjetor, me Liturgjinė Hyjnore tė Krishtlindjes, qė pėr herė tė parė u bė nė Katedralen e re madhėshtore “Ngjallja e Krishtit”. Liturgjia u krye nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirėsi Nikolla, Hirėsi Andoni, Hirėsi Nathanaili, Hirėsi Asti dhe klerikė tė shumtė.
    Fortlumturia e Tij Anastasi, lexoi Mesazhin e Krishtlindjeve, qė kėtė vit kishte si titull “Durim me zemėr tė gjerė”, duke theksuar ndėr tė tjera se “Tė gjithė e dimė se kushtet e sotme nė vendin tonė janė jashtėzakonisht tė vėshtira. Mos e lejojmė shkurajimin tė na pakėsojė fuqinė e shpirtit, tė paralizojė forcat tona… “Dielli i drejtėsisė”, fitimtar do tė shndrisė pėrsėri brenda reve tė zeza, pėr tė ndriēuar dhe pėr tė ngrohur zemrat tona. Me durim me zemėr tė gjerė le tė ecim sidomos gjatė vitit tė ri, qė tė kapėrcejmė problemet e shumėllojta dhe kundėrshtitė e paparashikuara.”
    Festimet vazhduan me pritjen tradicionale, e cila kėtė vit u bė pėr herė tė parė nė mjediset e Qendrės Sinodike, pjesė e kompleksit tė Katedrales. Erdhėn pėr tė uruar pėrfaqėsues tė komuniteteve tė tjera fetare, ministra, pėrfaqėsues tė partive politike, ambasadorė, personalitete dhe intelektualė tė njohur, besimtarė etj.
    Pėr tė uruar besimtarėt orthodhoksė erdhi Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli dhe Kryeministri, Z. Sali Berisha, tė cilėt uruan besimtarėt dhe vlerėsuan pėrpjekjen e Kryepiskopit Anastas pėr ngritjen e katedrales, si njė vepėr qė ka zbukuruar Kryeqytetin. Vlerėsim tė veēantė mori edhe dhurimi nga Fortlumturia e Tij Anastasi e Kodikut tė Korēės nr 93, i shek. X, i cili u ribotua nė bashkėpunim me Arkivin Qendror tė Shtetit dhe Shoqėrinė Biblike Ndėrkonfensionale.

    Marrė nga orthodoxalbania.org
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 26-12-2012 mė 13:28

  17. #15

  18. #16
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,521

    Pėr: Gezuar krishtlindjen - Krishti lindi! Lavderojeni Ate!

    Χρόνια Πολλά!!!
    Καλα Χριστούγεννα!!!
    Σας εύχομαι απο καρδιας υγεια,ευτυχία και αγάπη για εσάς και τις οικογένειες σας.

    Gezuar Krishtlindjen!!
    Ju uroj nga zemra shendet,lumturi dhe dashuri per ju dhe familjet tuaja!!!!
    Nėse do mundoheshe tė lexoje mendjen time, do tė humbisje tėnden..

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Neteorm pėr postimin:

    sirena_adria (25-12-2020)

  20. #17
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,521

    Pėr: Gezuar krishtlindjen - Krishti lindi! Lavderojeni Ate!

    Kryepeshkopi Anastas uron Krishlindjen per kete vit :

    Nėse do mundoheshe tė lexoje mendjen time, do tė humbisje tėnden..

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •