Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25

Tema: Globalizimi

  1. #21
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Globalizimi

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin

    Une nuk deshiroj qe femra shqiptare te prostituohet rrugeve te botes... per pare.
    Nuk deshiroj qe nje 18 vjecare shkodrane t'ia thithe nje 50vjecari bujk te maleve te Serbise.
    Nuk deshiroj qe shqiptari, ende pa arritur ne Greqi, behet orthodhoks, e nderron emrin... dhe ia ofron b*then grekut... per pare.


    *
    po globalizimi i paska fajin per ato te keqija qe permende?
    fajin e ka edukata dhe formimi qe merr nga familja dhe shoqeria qe frekuenton ore zoteri.
    nese vajza ime apo e jotja (larg qofte) behet nje femer e perdale, fajin e kemi une e ti qe si prinder nuk kemi bere ate qe duhet. jo globalizimi.

    cfare propozon ti qe femrat shqiptare te mos prostituohen dhe "mos t'ia thithi nje 50 vjecari bujk te serbise" (fjalet e tua plot finese keto)?
    te mbyllen kufinjte e te fiket televizori per te ndaluar kete dukuri qe te shqetesoka rende?
    hmmm. dicka me kujton kjo... e kem degjuar diku.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  2. #22
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Pėr: Globalizimi

    Rreziqet e Globalizimit !
    Ne se ka shume optimiste per impaktin qe mund te kete globalizimi per te ardhmen e botes, te tjere shikojne nga pasojat qe bien me shume ne sy per shkak te vete globalizimt: ulja e vendeve te punes , ne USA, Europe, Japoni, etj, pra ne te gjithe vendet e pasura! Hapja e rruges se estinsionit te shtresave te mesme, qe ne fund te fundit jane motori i ekonomive moderne (avokate, doktore, ing, artizane , karpentiere, mesues, teknike etj, ricerkatore, firma te dimensioneve modeste ,etj).
    Sic mund te jete thene, shume firma ,ne fakt, te investojne ne zona me rendiment me te larte ku jane dhe me pak subjekte kontrolli!
    Ketyre shqetesimeve ,qeverite dhe te gjithe industrialistet u pergjigjen se, ne boten globale eshte absurde te pretendosh nje vend pune te sigurte dhe qe te zgjase shume kohe.
    Ne kete menyre globalizimi prezantohet ,qysh ne fillim ,mbi te gjitha si nje mungese rregullash: Gjithcka varet nga fakti ne se nje kompani mund te vendose me nje fare lehtesie te zhvendoset nga nje vend ne nje tjeter!
    -Homologimi
    Ka shume njerez qe mendojne qe nuk ka me gusto apo deshire , per te zbuluar nje bote te ndryshme nga e jona sepse ate e gjen kudo... , dhe nje bote e tille nuk egziston me. Te njejtat veshje armani , apo te njejtat programe Microsoft i gjen ne Bregun e Fildishte sic mund ti gjesh ne Argjentine
    La vida es un carnaval

  3. #23
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Pėr: Globalizimi

    Gjithe realiteti rreth nesh rreth peson ate qe e quajne "homologim" ( " edhe sekset e homologuara imitojne njeri-tjetrin, -do thoshte Niceja), ku cdo aspekt i jetes eshte i ispiruar nga nje fare modeli njesoj per te gjithe kudo ne bote.
    Ne se konsiderojme ushqimin ,veshjet,argetimet, kulturen ,menyren e kalimit te kohes se lire , do te shohim nje bote te "sheshuar" mbi nje model te perseritur deri ne infinit ,dhe qe te vjen ne deri ne gryke, gjithmone njesoj.
    Vete perhapja e kultures anglo-saksone e favorizuar nga afirmimi i anglishtes si gjuhe "boterore" e perdorur ne informatike dhe rrethet shkencore e teknike sjell dale nga dale estinsionin e kulturave te shumta, ku ne nje bote qe njetrajteson gjithcka , askush nuk shqetesohet per te shpetuar gjuhet e folura nga pak persona ,sepse mbahen si te "padobishme" , kurse anglishtja konkuiston gjithjne e me shume titullin e "gjuhes internacionale" ,nje lloj licence per tu kuptuar kudo.
    Ambienti !
    Ne perpjekjet e tyre per te patur maksimumin e profitit nga investimentet e bera per hapjen e fabrikave ne Jugun e botes , jo te gjitha multinazionalet jane treguar te vemendeshme ndaj problemeve te ambjentit. Perkundrazi zgjedhja e nje kombi ne vend te nje tjetri varet pikerisht nga tutela me e ulet qe shteti "mikprites" i garanton ajrit,ujit ,territorit te vendit te tij
    Eshte nje problem i rende ,pasi jo vetem nenshtron popullaten lokale ndaj rrezikut te ndotjes ,por megjithate rrit degradimin komplesiv te planetit.
    Shpesh u takon pyjeve te tere te "sulmohen": te rrezuar pa asnje kriter konservimi ,per te prodhuar dru te cmuar ose vendburime minerale ; here te tjera lumenjte jane kantandisur si shakarkimet e ujerave te zeza per te "tretur" mbeturinat e perpunimve te rrezikshme dhe qe shoqerite e pasura te Veriut nuk duan me ne territorin e tyre. Mund te ndodhe qe, ndonje vit me vone impianti i ndonje fabrike i pritur me gezim pasi siguron pune , te fillojne semundje te pa para me pare dhe qe eshte e veshtire te mos lidhen me perpunimin e materialeve. Hera heres , njerezit heshtin , ndersa here te tjera fillojne proceset e gjata legale qe zgjasin me vite , per te patur demshperblimin , ndersa ndoshta te tjere vazhdojne te vdesin......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 22-01-2013 mė 18:49
    La vida es un carnaval

  4. #24
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Pėr: Globalizimi

    Rreziqe te tjera!
    Multinacionalet jane "bisedues" qe rreshqasin si ngjalat !
    Pak kompani ,te dimensioneve te medhaja sundojne merkaton boterore . Shesh "multinacionalet" nuk kane edhe nje "padron" ne kuptimin tradicional te fjales , d m th nje burre ose nje grua qe te jene pronare firme, por ne fakt jane ne dore te shoqerive te tjera tip grupe financiare apo shoqeri te tjera bankare , ne nje mpleksje interesash
    ku eshte pothuaj gjithmone e veshtire t ja gjesh anen. Ata qe signor Mario Monti i quan "poteri forti" , qe trembet tu prishe terezine!
    Bile, ne kete menyre eshte e nderlikuar te gjesh nje fajtor , ne rsatin e nje abuzimi pasi gjykatesit humbasin neper labirintet e shoqerise!
    Pushteti i multinacionaleve mund te behet i jashtezakonshem : shpesh jane shume here me te pasura se vete vendet ku vendosin te investojne ,dhe nga kjo jane ne gjendje te imponojne kendin e tyre te veshtrimit edhe vete qeverive te vendeve qe zgjedhin, duke pranuar edhe zgjidhje qe penalizojne ambientin apo vete popullaten.
    Keshtu ,nga njera insistohet qe te plikset gjithe bota ne procesin e globalizimit,por nga ana tjeter ata qe kane avantazh nga gjithe kjo jane pak: multinacionalet ne fakt tentojne te behen gjithnje me te medhaja ,e gjithnje me te pakta ne numer .Ato duhet te kompetitojne ne nivel boter dhe keshtu kane nevoje,pikerisht, per dimensione boterore : bashkohen, shkrihen per te shmangur konkurrencen , ose me te pasurat blejne me te dobetit per ti eleminuar nga merkatoja.
    Keto shoqeri arrijne deri aty sa mund te mos kene me edhe nje komb te cilit mund ti perkasin : dipendentet e tyre jane te shperndare ne te gjithe boten ,dhe kjo i ben me pak te bashkuar ,dhe me pak luftarake per te mbrojtur te drejtat e tyre . Disa shembuj :
    Shell ( kompania e naftes ) duhet te jete ne teori anglo-hollandeze, por 3 ne cdo 4 dipendente te saj punojne jashte shtetit ; Exxon ( kompania e naftes USA ) 2 ne 3 ,punojne jashte , IBM (shoqeri informatike USA ) , 45 dipendente ne 100, puojne ne USA. etj. ( Sa per shembull )
    Keta kolose te vertete financiare , pervec ndikimit te vendimeve te qeverive , tentojne gjithmone te mbikalojne dhe te njohin si gjykates te vetem per veprimtarine e tyre ,vetem disa organizma internacionale , qe jo rastesisht jane krijuar per te favorizuar tregtine internacionale. Dhe cfare rastesie ! Te jete vete Banka boterore, FMN-ja apo WTO, ose BCE ?
    Atehere ? Ti rikthehemi Nices ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 22-01-2013 mė 18:51
    La vida es un carnaval

  5. #25
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Pėr: Globalizimi

    Edhe dicka tjeter ! Per organizmat internacionale, ose te ashtuquajturin sistemi Bretton Woods ,emri i te cilit rrjedh nga qyteti (USA),ne te cilin ,ne 1944, u krijuan banka boterore dhe FMN !
    Banka Boterore ka si qellim ate qe tu jape borxhe vendeve ne rrugen e zhvillimit, ne menyre qe duke bere leve mbi sasine e madhe te parave ,te favorizoje rritjen ekonomike te ketyre vendeve !
    Kjo duket jashte cfaredo lloj kritike ,por duhet te dime qe vendimet qe u perkasin ketyre borxheve ,merren ne Vendet e pasura ,dhe keshtu interesat kane rendimentin me te mire , dhe jane edhe nje here tjeter ato te koorporatave te medhaja.
    -FMN, ka detyra te ngjashme me banken boterore dhe njesoj si ajo asiston ne vendet ne rrugen e zhvillimit; Shpesh ndodh qe parate e dhena borxh ,nje vendi perfundojne te gjitha ne arkat e multinacionaleve , pasi qeveria qe duhet ti administroje ka nevoje pikerisht ato produkte super teknologjike ,qe vetem multinacionalet mund ti furnizojne (kompjuter, makineri bujqesore, ilace te vecanta, arme, etj).
    WTO- (World Trading Organisation) , Organizata boterore e tregtise, krijuar me 1995, vigjelon mbi tregtine nderkombetare ; edhe ajo perfundon ne favorizimin e interesave te multinacionaleve qe ne fakt jane te vetmet ne gjendje ,per te ushtruar tregtine ne nje shkalle kaq te gjere dhe keshtu mund te modifikojne tutelimin e ligjeve.
    Disa Dyshime !
    Eshte thene qe ata qe jane ne favor te globalizimit jane tashme te bindur ,qe me perhapjen e internetit ,nuk ka banor te Tokes ku te mos kete arritur mentaliteti perendimor dhe kjo do te shkaktoje, ne afat te gjate ,rrezimin e qeverive jo demokratike. Eshte nje prospektive qe mund te duket inkurajuese ,por po ta shikosh mire bie ndesh me faktet kokforte ! Ne se ne USA ,Kanada, Europe, Japoni ,mund te mjaftonte vetem nje muaj pune per te blere nje kompjuter ,nje njeriu te shtreses se mesme ne Azi do ti duheshin 7-9 vjet pune per ta patur ate . Pasataj edhe po te ishte ne gjendje ta blinte , cfare do te bente me te ne se do ti perkiste atyre 2 miliardeve qe jetojne ne shtepi pa drita elektrike ?
    Per te perdorur internetin duhen te pakten ,te dish shkrim dhe kendim ,ndersa rreth nje miliarde persona ,ne bote,midis te rinjve dhe te rriturve jane analfabete!
    Jo rastesisht ,perqindja me e madhe e perdoruesve te internetit ndodhet ne vendet e pasura.
    Te pushton keshtu pershtypja qe gjithcka ndodh ne nje shkalle kontradiktash te medhaja ; Forca me te cilen afirmohet globalizimi ,dhe ne te njejten kohe e keqja qe ai prodhon e ndan opinionin : natyrisht kush ka interesa te forta nuk mund te flase vecse mire , por kush ben ,pak, si spektatorin ndaj fenomenit eshte shume kritik ne lidhje me te . Megjithate ,ja vlen ,te vesh re qe diskutimet dhe polemikat shperthejne vetem ne vendet e pasura ,pasi ne ato me te vertete te varfera , as nuk edhe dihet se cfare eshte globalizimi. Mjaftohen duke e pesuar ate!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 08-02-2013 mė 12:59
    La vida es un carnaval

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •