Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24

Tema: Tinka Kurti

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Tinka Kurti

    TINKA KURTI – IKONA E AKTRIMIT SHQIPTAR

    Tinka Kurti mė 17 dhjetor 2012 ka 80-vjetorin e lindjes.

    Shumė kritikė tė artit kanė vlerėsuar me tė drejtė se ajo ėshtė ikona e aktrimit shqiptar.Prandaj tė shkruash pėr kėtė aktore tė madhe nuk ėshtė e lehtė.Jeta e Tinka Kurtit si aktore e shquar e teatrit dhe e kinematografisė, mund tė vėshtrohet jo thjesht me numrin e madh tė roleve, por nė rradhė tė parė me nivelin e lartė. Tinka Kurti arriti tė kap majat e aktrimit, me rolet pa fund, ku mund tė veēojmė disa prej tyre, qė mbahen mend gjithnjėFilen e dikurshme tė dramės „Toka jonė“, Nillėn e „Trumbetjeres“, Zyrakėn e „Kėnetės“, Valjen e „Historisė Irkutase“ Norėn e „Shtėpi Kukulle“, Zanėn e „Fishekut nė pajė“, Domen e „Kėshillit tė Ndrikullave“, Loken e „Tokės sonė“, Nusen e „Bacės sė Gjetajve“ e deri te Nėnėmadhja e famshme e „Gjakut tė Arbėrit“ si dhe tė paarritshmen Nėnė Pashako tė filmit „Yjet e netėve tė gjata“, etj.,etj.

    Tinka ėshtė aktorja e parė e filmit tė parė shqiptar „Tana“ qė nuk do tė harrohet asnjėherė.

    Nė kėtė shkrim nuk do tė merremme jetėne aktores sė madhe dhe rolet e shumta qė ka luajtur, por do tė ndalem vetėm tek dy rolet e realizuar nė kohė tė ndryshmen tė dramės „TOKA JONĖ“ tė dramaturgut tė mirėnjohur Kolė Jakova.


    1. Roli i Files

    Ishte viti 1954. Kishte pesė vjet qė ishte krijuar teatri profesionist “Migjeni” i Shkodrės dhe Tinka ishte emėruar si gjysmėprofesioniste. Por pozitat e saj ende ishin konsoliduar si duhet nė teatėr por gjithsesi ajo nuk kishte mė frikė nė se po i jepeshin apo jo role. Nė ēdo dramė zakonisht kishte personazhe vajzash tė reja, kėshtu qė ajo, tashmė, ishte interpretuesja e tyre dhe pėr kėtė nuk kishte asnjė kundėrshtim.

    Pėr kėtė arsye Tinka ishte gjithnjė kėrkuese ndaj vetvetes.

    Nė fillimet e dramaturgjisė shqiptare, siē ishte letersia jonė nė atė kohė, u gjykua se teatri “Migjeni”i ka mundėsitė ta vejė nė skenė dramėn “Toka jonė” tė Kolė Jakovės, qė sapo ishte vėnė nė Teatrin Popullor. Edhe vetė autori e kishte pasur parasysh trupėn e teatrit “Migjeni” gjatė shkrimit tė saj.

    Rolet qė kishte luajtur deri atėherė, Tinkės i dukeshin vetėm prova nė se mund tė jetė njė aktore e ardhshme. Atoshtroninpėrparasajpikėpyetjetėmėdhapėrtėardhėme n e sajnėteatėr. “Unė e shohtėvėrtetėnnėsy, deritashtinuk jam pėrfaqėsuarashtusi do tėdėshiroja, edhepsespektatorėtdhegazetatnukreshtin pa mėvlerėsuar.Porunėshoh se nuk jam fare atykudėshiroj. Endenuk jam Tinka e vėrtetė, shoh se kamforcapėrmėshumė..”. Ky monolog dhekjobisedė e sinqertė me vetvetėn, e bėriTinkėnmėtėfortė, e ndihmoitėshihtemėlarg, qėtėngjitejmėlart. Me rolin e ardhshėm, edhepsenėdukjerol i vogėldhe i parėndėsishėm, Tinka u bind se kėtosynimemundt’iarrinte.

    Drama “Tokajonė” u lexuenėkolektivngavetėautori.RegjisorishteLecShlla ku, Artist i Popullit.

    Tinkėsiungulitaqshumėnėmendjepersonazhi i Files, saqėpėrnjė moment mendoi se kyishtekryeroli i dramės.

    - Kjo ėshtė drama, - tha Kolė Jakova sapo mbaroi leximin e saj. Hodhi njė vėshtrim tė shpejtė te tė gjithė aktorėt me rradhė dhe vuri re se atyre u kishte pėlqyer shumė drama e tij. Pas njė pauze tė shkurtė, vazhdoi:

    - Mendoj qė Tuē Maku t’i jepet Zef Jubanit e Loken ta losė Vitore Nino. – tha. Bėri dhe ndonjė pėrcaktim tjetėr, sipas mendimit qė kishte patur edhe gjatė tė shkruarit tė dramės.

    Tinka nuk u pėmbajt:

    - Kurse Filen e los unė, - tha me vendosmėri dhe me njė notė kėnaqėsie, sikur tė ishte nė dorėn e saj kjo gjė.

    Kolė Jakova menjėherė ndėrhyri:

    - Punė e kollajtė, roli ėshtė i vogėl, por nuk ėshtė krejt pa vlerė, - tha autori, duke mos i dhėnė rėndėsi pothuejse fare kėsaj ndėrhyrjeje tė Tinkės.

    Roli i Files i mbeti Tinkės.

    Ato ditė ishte e lumtur. Filloi menjėherė tė ndjejė rrahjet e zemrės sė re tė Files nė zemrėn e saj.

    Vetė roli i Files nė dramė nuk zinte ndonjė peshė tė madhe, bile tė dukej se nė tėrėsinė e shtyllave tė dramės, ajo zinte njė vend anėsor.

    Tinka nuk kėnaqej me vendin qė i kishte dhėnė autori Files. Ajo i vuri detyrė vetes tė forconte peshėn e Files nė dramė, ta bėnte mė vepruese, mė aktive, duke i rritur mendimin dhe sė bashku me tė edhe ndjenjėn. Tinka synoi qė t’i japė jetė figurės sė Files, pėr tė krijuar njė pėrputhje dhe harmoni brenda vetė figurės, qė Filja tė dashurohet nga shikuesit, prej tė cilit tė jetė pėrvetėsuar bukuria shpėrthyese e plotė e personazhit.

    Mbasi e studioi mirė e mirė dramėn si dhe vetė rolin qė do tė interpretonte, i hyri me zell e pasion punės. E zbėrtheu deri nė imtėsi, si tė thuash e bėri copa-copa, duke pėrcaktuar ēdo episod, ēdo ngjarje e ēdo fakt, deri nė hollėsitė mė tė vogla, tė dukshme e tė padukshme. Ēfarė ka thėnė autori e ēfarė donte tė thoshte Tinka me atė figurė? Ēfarė peshe ka Filja nė kėtė dramė e pastaj nė shfaqje? Nė ē’raporte ėshtė Filja me tė tjerėt, me Loken, me Vaten apo me Murrashin? Ēfarė e shtyn atė tė urrejė Vatėn? E shumė e shumė pyetje tė tjera i bėnte Tinka vetes dhe, me kėmbėngulje, u jepte vetė pėrgjigjen secilės.

    Jetonte ēaste tė kėnaqshme tė njė frymėzimi tė paparė, ēaste tė harrimit tė vetvetes dhe kėshtu e ndiente veten tė lumtur.

    Tinka hyri me kėnaqėsi nė labirintet e shpirtit tė Files, prandaj realizoi njė File tė denjė, njė krijim tė vėrtetė artistik. Te Filja shihej vajza e thjeshtė malėsore, e paisur me vetitė mė tė bukura tė rinisė sė kohės e tė traditave tė popullit tonė, njė vajzė e zgjuar, e dashur, e gjallė, guximtare dhe plot bujari. Filja – Tinkė pėrpiqet me tė gjitha forcat tė pėrqafojė tė renė pėrparimtare tė malėsisė. Ajo di edhe tė dashurojė, ajo tregon se e do tė dashurin e saj, Vatėn, dhe nė takimet me tė ajo shpreh qartė gėzimin dhe lumturinė e vet. Tinka – File krijon emocione shumė tė forta nė bisedėn e saj me Loken, duke i shprehur kėsaj ndjenjėn e fuqishme tė dashurisė pėr tė ėmėn e lodhur dhe tė drobitur nga vuajtjet. Nė aktin e dytė, Filja - Tinkė, pasi e heton ligėsinė e Vatės, i shpreh vuajtjet e saj me vėrtetėsi dhe mjeshtri artistike. Po kėshtu me art Tinka- File i shpreh nėnės sė vet ndjenjat e urrejtjes pėr Vatėn, pasi e kupton se ai ka rėnė nė duart e Tuē Makut dhe sheh se ėshtė njė vegėl e tij. Pra, pėrveēse di tė dashurojė, ajo di edhe tė urrejė. Bile me interpretimin e saj aktorial, Tinka me mjeshtri tejkaloi edhe parashikimin e autorit nė konceptimin e kėtij roli.

    Tinka u vlerėsua si personazhi mė e spikatur i shfaqjes, me fuqinė e saj dramatike dhe me pėrjetimin e thellė tė rolit, ajo shprehu fuqi tė madhe dramatike dhe ekspresivitet tė jashtėzakonshėm. Tinka zotėroi njė tė folur tė qartė dhe plot ngjyra, njė timbėr tė ėmbėl dhe tė ngrohtė, kur ėshtė fjala tė paraqitet si njė vajzė e thjeshtė, por kur ėshtė rasti pėr tė shprehur dhimbjen dhe tronditjen e saj, timbri i ndryshon sė tepėrmi, bėhet i fuqishėm, akuzues e tronditės.

    Premiera qe njė sukses i vėrtetė. Mbas ēdo shfaqjeje Tinkėn e pushtonte njė kapitje e kėndshme qė ngjante me ekstazė dehėse dhe pastaj e ngėrthenin ndjenjat e ngrohta, qė vinin gjithnjė duke u rritur dhe bashkė me to i lindi dhe njė ndjenjė e madhe e ndritur, ndjenja e mirėnjohjesė pėr autorin dhe personazhin e Files, nė fillim njė ndjenjė e mjegullt, si njė ėndėrr, pastaj mė e qartė e mė e pandalshme…

    Kulmi i interpretimit mjeshtėror tė Tinkės nė kėtė rol arrin kur Filja lajmėron vrasjen e vėllait tė saj me thirrjen: “Loooke, kanė vra Muuurrashin!” Kėto katėr fjalė, tė thėna me njė britmė rrėnqethėse, tė dala nga thellėsitė e shpirtit tė njė motre qė e do shumė vėllain e vet e qė pėr tė pėrgjėrohet, janė fjalėt mė tė fuqishme tė thėna ndonjėherė prej ndonjė aktoreje tjetėr, pėr nga efekti elektrizues te spektatorėt, tė cilėt, nė shumicėn e tyre, kur e kujtojnė edhe sot, tronditen. Nė fjalėt e thirrjen e saj kishte pasuri intonative tė madhe, kishte nėntekst tė fuqishėm dhe kuptim tė thellė.Toni i zėrit i pėrshtatej pamjes sė tronditur tė saj. Dukej njė lloj gjėmimi grykor i fuqishėm, sikur tė ishte njė stuhi nė shpėrthim.

    Unė kam qenė i ri nė atė kohė, 14-15 vjeē dhe i kam ndjekur shfaqjet si njė nxėnės i shkollės sė mesme, por mė duket se, edhe sot, kur e kujtoj kėtė moment, mė kap njė emocion dhe ndiej tronditje. Ky ėshtė misioni i artit dhe i artistit, qė tė tė trondisė shpirtin dhe tė mbesė nė mendje pėr njė kohė tė gjatė. Dhe kjo vjen vetėm nga forca interpretuese e aktorėve. Kam lexuar diku se roli i njė artisti tė vėrtetė ėshtė si njė ndėrtesė e bukur dhe e fortė. Nė qoftė se kjo ndėrtesė i reziston kohės dhe mbetet pėr kohė tė gjatė, ajo bėhet pėrherė e mė me vlerė. Kėshtu edhe njė realizim i fuqishėm i njė roli mbetet nė kujtesėn e spektatorit pėr gjithnjė.

    Tinkės, si e re qė ishte, i dukej se tė gjithė kėta njerėz qė mbushnin sallėn ēdo natė, kanė ardhur pėr tė. Nuk kishte faj, ishte njė sukses i paparė, njė arritje qė e kishte pritur prej kohėsh.

    Tė nesėrmen, kur dilte nga shtėpia, i dukej se tė gjithė shikonin dhe e shėnonin me gisht: “Ja, kjo ėshtė Filja!”

    “Filja” mbeti e do tė mbetet pėr Tinkėn si njė lajtmotiv i punės sė saj pėr gjithė jetėn, sepse i duket se dėgjon, edhe sot, thirrjen e saj tė fuqishme:

    “KĖTU RRI TI, TINKA, KĖTU E KE VENDIN, NĖ TEATĖR, KJO ĖSHTĖ RRUGA JOTE E JETĖS!”

    Mbas kėtij roli, Tinka nuk e ndali fluturimin e vet ngadhnjyes...


    2. Lokja

    Vėnia nė skenė e dramės “Toka jonė” e Kolė Jakovės nga teatri “Migjeni” nė vitin 1970, ishte njė nismė e guximshme e regjisorit Serafin Fanko, Artist i Popullit, pėr shumė arsye: ajo ishte vėnė nga ky teatėr nė vitin 1954, ku rolin e Tuē Makut e kishte luajtur me sukses aktori Zef Jubani (Artist i Popullit) si dhe nga Teatri Popullor mė pėrpara, ishte shumė e njohur si dramė, ishte bėrė film, po bėhej opera, studiohej nė shkolla si njė nga dramat mė tė mira tė letersisė shqipe dhe nuk pritej qė tė kishte ndonjė jehonė shumė tė madhe. Megjithatė regjisori nguli kėmbė pėr kėtė rivėnie, duke e argumentuar me garancinė e suksesit. Serafini kishte menduar qė nė kėtė rast rolin e Lokes ta luante Tinka Kurti, ndėrsa atė tė Tuē Makut Lec Bushati. Kishin kaluar 16 vjet nga vėnia e parė. Edhe aktorėt ishin rritur nė moshė dhe ishin pjekur si tė tillė.

    Para fillimit tė punės, Tinka nuk ishte e qetė. Do tė luante Loken, por si do tė ndahej prej Files? A mund ta bėnte kėtė?!

    Gjithnjė i kujtoheshin ēastet e ndryshme tė suksesit me Filen; kur shumė gazeta shkruanin aq shumė pėr tė, kur i jehonin duartrokijet e zjarrta e tė papėrmbajtshme tė publikut, kur merrte nga tė gjitha anėt pėrgėzimet e ngrohta e tė pėrzemėrta... e plot gjėra tė tjera.

    Kjo dramė nė vitin 1954 kishte bėrė qė Tinka tė arrinte majat e njė interpretimi dinjitoz tė Files. Tinka e donte kėtė personazh edhe nga ndikimi i fortė i Files nė jetėn e saj, sė cilės, thirrja “Kėtu rri ti, Tinka, kėtu e ke vendin, nė teatėr, kjo ėshtė rruga jote e jetės!” i pėrcaktoi tė ardhmen e saj dhe i ushtonte gjithnjė.

    Po Loken si do ta interpretonte? A do tė arrinte suksesin e duhur, kur nė TiranėLoken e kishte luajtur aq bukur Marije Logoreci, Artiste e Popullit.

    Tinka kishte besim e shpresė, si fillim, te Serafini, i cili, si regjisor tashmė me pėrvojė, do t’i hiqte shfaqjes melodramatizmat qė i kishte vetė drama dhe shfaqja e dikurshme.

    Por mė shumė Tinka kishte besim te vetja, te talenti i saj, te pėrvoja e krijuar dhe te pjekuria artistike, ndonėse lėkundej pak te mosha ende jo e plotė pėr tė luajtur Loken plakė.

    Tinka ende nuk e ndiente veten Loke. Kishte pasė mendimin se kėtė rol tė bukur do ta luante kur tė ishte mė e moshuar dhe kėtė mendim e kishte bėrė si tė vetin, qė e shoqėronte gjithnjė. Jo pse shoqet e saj kishin qenė mė nė moshė kur kishin interpretuar Loken, por njė gjė tjetėr e shqetėsonte Tinkėn, temperamenti i saj “kolorik”, qė ajo kishte manifestuar te shumica e roleve tė tjera.

    Por ja, “Toka jonė” do tė vihet nė teatrin “Migjeni” dhe rolin e Lokes do ta interpretojė vetė Tinka.

    Nė Shkodėr pritej me inteters kjo shfaqje. Njerėzit diskutonin se ēfarė tė reje do tė sjellė kjo pjesė kaq e njohur? Dikush tjetėr shfaqte mosbesim nė suksein e saj. Kishte edhe nga ata, qė ishin “shumica”, qė kishin besim te Serafin Fanko dhe Tinka Kurti e tė gjithė aktorėt tjerė.

    - Po gjeta hyrjen, Serafin, kam gjetė Loken qė dua tė interpretoj, - i thoshte Serafinit gjatė provave.

    - Provo variante tė ndryshme, Tinka, - i pėrgjigjej Serafini, - hyr si tė duash. Por unė dua qė tė hysh nė shtėpinė tėnde dhe tė mos jeshė e ndrojtur.

    Tinka provonte hyrje tė ndryshme dhe asnjėherė nuk ishte e kėnaqur.

    - Mos mė vė re, zėre se kam hyrė, tė vazhdojmė, - i tha Serafinit njė ditė gjatė provave.

    Serafini pėsėri e la tė lirė tė vepronte sipas dėshirės sė saj. Ai e kishte tė qartė ku do tė dilte, por i dukej se nxitja e kėrkimit nga ana e vetė Tinkės vetėm se do ta ndihmonte rolin dhe krejt shfaqjen.

    Papritmas Tinkės i lindi njė mendim i ri. Mori nga rekuizita njė shkop tė gjatė. Kur hyri nė skenė, i dha me forcė atij shkopi drejt dyshemes, pėr tė dhėnė idenė se unė kam ardhė qė tė qėndroj kėtu, nė shtėpinė time.

    - Bravo, Tinka, kėshtu duhet tė hysh, - thirri me tė madhe Serafini i entuziazmuar sė tepėrmi pėr kėtė detal pikant ideor, por edhe zbukurues…

    Pastaj, mė vonė, i tha:

    - Je e kėnaqur pėr zgjidhjen?

    - Po, - tha qetė-qetė Tinka.

    Me kėtė hyrje, Lokja-Tinkė kėrkonte tė jepte idenė se, tashmė, ajo kishte ardhė njė herė e pėrgjithmonė nė fshatin e vet, nė tokėn e vet, nė shtėpinė e saj e mes njerėzve tė saj.

    Kjo erdhi, pėrveē tė tjerave, nga njė kėrkesė kėmbėngulėse pėr gjetjet e duhura, pėr njė plastikė tė zhdėrvjelltė dhe dinamikė tė duhur.

    Ky fill e pėrshkoi gjithė shfaqjen nė interpretimin e rolit tė Lokes nga ana e Tinkės. Ajo hyri nė shtėpi kėsaj rradhe pėr tė mos dalė kurrė mė.

    Tinka-Loke la mbresa tė forta. Ajo tė bindtte kur urrente Tuēin, tė bėnte pėr vete kur kėrkonte, duke u dridhur, dorėn e Lekės, ishte e ngrohtė dhe e ēiltėr me Murrashin e Filen, e dhimbshme nė vrasjen e birit tė saj, por edhe krenare pėr gjakun qė ai derdhi pėr fshatarėt e vorfėn, pėr popullin qė e deshti aq shumė.

    Kjo Loke nuk kėrkonte mė lotėt dhe mėshirėn e spektatorėve. Nuk shohim tė qajė asnjėherė, as kur vjen nė shtėpi pas 17 vjetėve, as kur i vrasin tė birin, as kur ka pėrballė Lekėn nė fundin e dramės. Por ky nuk ėshtė njė stoicizėm kanunor. Kėtė rradhė kemi njė Loke nėnė e luftėtare. Ajo na bindi e na emocionoi. Ajo e mund Vatėn dhe i drejtoi pushkėn, ndėrsa kur Filja sjell vajin e kobshėm, pushka i dridhet nė dorė pėr njė moment. Pra ishte edhe nėnė, edhe luftėtare.

    Tinka e realizoi shumė bukur kėtė rol, sepse hyri thellė nė zhbirimin e botės sė brendshme tė Lokes, i sjelljes sė saj nė marrėdhėnie me personazhet tjerė, duke zbuluar vendin e fshehtė ku qėndron motivi i veprimeve tė Lokes, duke u futur thellė nė tejzat mė tė holla tė shpirtit tė saj tė revoltuar nga padrejtėsitė tronditėse tė Tuē Makut, sepse Tinka i hyri thellė njohjes sė realitetit konkret, nga njė vėzhgim prej mjeshtreje tė vėrtetė. Prandaj Tinka na dha njė Loke plot me dhimbje e me brenga qė ia kishin plagosė shpirtin e saj, por edhe njė Loke qė di tė dalė fituese mbi to.

    Ajo luajti si njė malėsore e vėrtetė, sepse e njihte mirė mjedisin ku zhvillohej drama dhe i dha Lokes tamam frymėn dhe karakterin e gruas sė revoltuar malėsore, e aftė tashmė t’i dalė zot vetes. Ajo, si aktore, me pesonalitetin e saj, me tė dhėnat psiko-fizike, me aftėsitė individuale si qenie shoqėrore (qė karakterizon aktorin e mirė artist tė vėrtetė), na dha njė personazh sa tė vėrtetė aq edhe bindės dhe njerėzor.



    Nė shtator 1973 drama “Toka jonė” u regjistrua pėr herė tė parė nė TV, nga regjisori Ylli Pepo, tashmė i njohur pėr filmat televizivė. Ai bėri njė punė shumė tė kujdesshme, sė bashku me gjithė grupin e xhirimit, pėr tė transmetuar me shumė cilėsi nivelin e shfaqjes. Veēanėrisht u vu re nė kėtė transmetim televiziv vizatim me mjetet e TV tė portreteve, tė gjendjes psikologjike tė tyre, si dhe theksimi me shumė kujdes i planeve tė dyta. Dhėnia e kėsaj shfaqjeje nė TV u prit me shumė kėnaqėsi nga teleshikues tė vendit.

    Me vrasjen e Murrashit Lokja merr njė goditje tė re, dhimbja e saj ėshtė e brendshme, e madhe, e thellė. Kamera fikson portretin e saj dhe ne ndjekim monologun e brendshėm, i cili nė interpretimin e aktores sė talentuar rrjedh lirshėm e pa asnjė sforco.Kėtu dėshiroj tė theksoj njė veēori tė interpretimit tė lartė tė Tinkės qė ka lidhje me atė qė nė teatėr quhet “plani i dytė” e qė nė skenė shpesh ne nuk e vemė re sa duhet. Nė kėtė regjistrim shumė tė bukur tė regjisorit Ylli Pepo, vihet re shumė qartė rėndėsia qė Tinka i ka dhėnė planit tė dytė. Si shembulli mė i mirė ėshtė momenti kur Murrashi flet me Lekėn nė sy tė Tuēit pėr Loken, aty Tinka hesht dhe vetėm me sy, me mimikė ajo “shprehet” nė mėnyrė tė pėrsosur atė qė ndien.

    Ato ditė, autori i dramės, Kolė Jakova, i dėrgoi njė letėr pėrshendetėse kolektivit tė teatrit “Migjeni”, ku shprehet me fjalėt mė tė ngohta pėr kėnaqėsinė qė ka ndierė familjarisht, duke parė kėtė shfaqje dhe tingllimin e ri tė saj nė krahasim me vėniet e mėparėshme nė skenė.

    Pėr shfaqjen ai shprehet kėshtu: “...unė mendoj se regjisori Serafin Fanko ka bėrė njė punė shumė tė mirė nė kėtė drejtim. Ai ka interpretuar pikėrisht mendimet e mia. Ai i ėshtė larguar ca ēasteve sentimentaliste qė kishin regjitė e pėrparėshme. Vetė shprehja e Lokes: “Nė shtėpinė time askush nuk guxon me qa sonte”, shpreh mendimin tim se drama nuk pranon lot e kuje, por dhimbje krenare....Por unė dua tė falnderoj nė mėnyrė tė veēantė aktoren Tinka Kurti, pėr interpretimin me aq forcė shpirtėrore tė rolit tė Lokes....ėshtė njė krijim krejt i ri, i cili njėherit ėshtė Loke me tė gjitha tiparet e rolit. Shumė mė kanė pėlqyer edhe Rikard Ljarja nė trolin e vėshtirė tė Lekės....Ymer Bala nė rolin e Murrashit...Ndrekė Prela nė rolin e Gjergj Bardhit , etj......Mė kanė bėrė pėrshtypje vajzat e mia, qė nuk e kanė parė ndonjė herė kėtė dramė. Ata i kishin vazhdimisht sytė me lot.Tė nesėrmen mora vesh se njė gjė e tillė kishte ngjarė kudo, nė tė gjitha familjet e Tiranės

    ...Ju pėrshėndes...Kolė Jakova”.



    3. Njė kujtim qė flet shumė


    Tashti qė po shkruaj pėr rolin e Lokes te “Toka jonė”, tė cilin Tinka e luajtinė mėnyrė tė shkėlqyer, mė kujtohet njė nga netėt e shfaqjes, qė kam qenė i tronditur si asnjė herė tjetėr gjatė kohės kur punova nė teatėr.

    Nga ana e Komitetit tė partisė sė rrethit kishim marrė njė porosi qė, tė enjten mbrėma tė shfaqnim dramėn “Toka jonė”, sepse vinte njė kuadėr shumė i lartė i asaj kohe dhe kėrkonte qė ta shihte kėtė shfaqje. Nuk i di arsyet pse kishte dashur tė shohė pikėrisht kėtė shfaqje, por me sa mora vesh mė vonė, ia kishin pėlqyer nė TV ku ai nuk e kishte parė. Shfaqja u planifikua pėr atė ditė. Por nė mėngjes tė sė enjtes vjen lajmi se Tinkės i ka vdekė babai, Dedė Thani, qė pėr njė kohė tė gjatė kishte qenė i burgosur nė burgun famėkeq tė Goli Otokut tė Jugosllavisė. Vetėm pėr kėtė fakt, pėr nderim tė vuajtjeve tė tij tė tmerrshme, duhej tė anullonim shfaqjen.

    Nuk mund ta bėnim njė gjė tė tillė, sepse urdhėri ishte ndryshe. Unė isha nė hall tė madh. Nuk dija si tė veproja,Nuk isha vėnė ndonjėherė pėrpara provash tė tilla tė vėshtira. Si tė veproja? Po tė ishte njė shfaqje e zakonshme, do ta kisha nė dorė anullimin e saj. Por nė kėtė rast ishte krejt e pamundur pėr mua. Duhej tė bisedoja me shefat e mi. Ndėrsa ndodhesha nė kėtė dilemė, vjen lajmi:

    - Ka ēuar fjalė Tinka qė shfaqja tė mos anullohet! Ajo vjen!

    Kanė thėnė se koha zgjidh dilemat mė tė mėdha tė jetės sė njerėzve. Por kėtė dilemė nuk e zgjidhi koha, por vetė Tinka, me atė ndėrgjegje tė lartė e tė pashembullt pėr punėn dhe detyrėn qė kishte treguar gjithė jetėn, por nė kėtė rast ajo tregoi madhėshtinė e saj

    M’u duk se u ēlirova pak nga ajo gjendje e rėnduar shpirtėrore dhe ngarkesė qė mė rėndonte mbi supet e mia delikate, qė kishin njė peshė mė tė rėndė se sa ē’mund tė bartnin. Megjithatė nuk isha aspak i qetė.

    Edhe pse ishte vetėm pak ditė mbas dhėnies nė TV, salla ishte plot e pėrplot me spektatorė.

    E takova Tinkėn kur erdhi nė teatėr. M’u duk vetja memec dhe nuk munda t’i thosha asnjė fjalė ngushėllimi, megjithėse atė e kisha kryer nė shtėpinė e tyre, ku bėhej pritja.

    Por mė ndodhi diēka qė nuk e kam harruar asnjėherė. Kur kalova nga xhepi i skenės, ndėrsa po zhvillohej shfaqja dhe Tinka nė atė moment ndodhej jashtė skenės, hodha sytė nga ajo. Pashė dy sy qė digjeshin si eshkė e depėrtonin fuqishėm nė thellėsi e mua m’u dukėn si tė egėrsuar, qė mė futen nė njė gjendje shumė tė rėndė. Mė dukej se ata dy sy po mė drejtoheshin mua dhe po mė qortonin pse e solla kėtu. Megjithėse e kuptoja gjendjen e saj shpirtėrore shumė tė rėnduar, ata dy sytė e saj m’u duken si shigjetė qė mė ishin lėshuar nė atė mėnyrė qė unė nuk mund t’i duroja.

    Nė mėnyrė tė rrufeshme mė pėrshkoi trurin njė shprehje kineze: “Ēaji i ftohte pihet, pilafi i ftohte hahet, por vėshtrimi i ftohtė nuk durohet”.

    Pėr tė qetėsuar veten, mendja mė shkoi tjetėr kund. Mos vallė ajo kėtė ashpėrsi tė syve tė saj ia drejtonte atij tė “madhit” qė e kishte “detyruar”tė vinte nė shfaqje e ai vetė nuk kishte ardhur?

    Por Tinka Kurti nė atė moment kishte qenė nė rol dhe shprehte gjithė urrejtjen ndaj sė kaluarės sė Lokes dhe vuajtjeve qė kishte kaluar.

    Atė moment unė kisha gabuar nė gjykimin tim.

    Tinka, e lodhur shpirtėrisht e fizikisht, realizoi atė natė njė Loke tė pėrsosur. Ajo e dominoi skenėn nė atė mėnyrė, qė tė mos ndjehej asgjė nga gjendja e saj reale, edhe pse spektatorėt ia dinin hallin.

    Mbasi u mbyll sipari dhe aktorėt qėndruan nė mes tė skenės si tė topitur e nė heshtje, si asnjėherė, Ymer Bala, qė luante Murrashin, foli i pari:

    - Nuk e kam ndjerė veten kurrė mė tė lodhur se sonte.

    - Po, ke tė drejtė Ymer, sepse ti shikojshe Tinkėn sy nė sy, kurse unė nuk e ēova njė herė kokėn ta shikoj. Shyqyr qė ishte “Toka...”, se nuk e di si do ta kisha pėrmbajtė veten nė njė shfaqje tjetėr, – foli pas pak Rikard Ljarja, qė luante Lekėn.

    Artistėt e mėdhenj e mposhtin hallin e vet kur janė pėrpara spektatorit.



    Isa ALIBALI

    Dhjetor 2012

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Tinka Kurti feston 80 vjetorin!

    Skedarėt e Bashkėngjitur 158758

    TIRANĖ- “Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket, Tinka Kurti ka festuar dje 80 vjetorin e saj tė lindjes. “Nderi i Kombit” e festoi ditėlindjen e saj tek i biri nė Kanada, ndėrkohė qė urimet e shumta nga miqtė e kolegė i mori pėrmes telefonit.

    Aktorja ka sfiduar vitet dhe vazhdon tė jetė aktive nė shfaqjet tė ndryshme teatrore. Sė fundi u duartrokit pėr rolin e Klerit nė tragjikomedinė “Vizita e damės plakė” tė regjisorit Kiēo Londo.

    Tinka Kurti u lind mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė, Bosnjė Hercegovinės. U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 16 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nėShkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.

    Rruga e gjatė si aktore nisi me "Dasmėn Shkodrane", kur isha vetėm 16 vjeēe. Nė tė vėrtetė e kishin marrė aty pėr tė kėnduar nė kor, por regjisori shpejt kuptoi se kishte tė bėnte me njė aktore. Dhe nuk kishte gabuar. Hapi i parė do tė hidhej me filmin "Tana" dhe mė pas jeta e saj do t'i kushtohej skenės dhe filmit.

    Qė nga viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa e Ēehovit”. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958.

    Tė paharruar kanė mbetur Nene Pashako tek “Yjet e netėve tė gjata” (1972), nėna tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nėnės”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si “Mjeshtėr i Madh i Punės”, “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikės.

    (e.m/ata/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    85 vjeēe dhe e bukur si Tinka Kurti

    E bukura e Tinka Kurtit nuk ėshtė vetėm nė portretin e saj, nė rolet qė spikatėn aq shumė nė kinematografinė shqiptare. E bukura tek ajo ėshtė kudo, nė bisedė, nė mėnyrėn sesi jeton dhe mendon. Sot ajo feston 85 vjetorin e lindjes, njė pėrvjetor i rėndėsishėm dhe pėr kinemanė shqiptare, ku njė prej portreteve mė tė spikatura mbush 85 vjeē. Kinemaja ishte njė dashuri pėr tė, ashtu si teatri. Me role karakteri ajo spikati jo vetėm pėr dramėn qė kėto role mbartėn por dhe mėnyrėn e interpretimit. Nė njė foto tė realizuar gjatė xhirimeve tė filmit “Balada e Kurbinit”, ajo shfaqet me njė portret qė nuk do tė harrohet asnjėherė, pėrkrah Petrit Malajt, i cili luan personazhin e Dart Skuraj, emrin e sė cilit do t’ia vendoste mė vonė tė birit.

    Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė, Bosnjė. E quajtur gjithnjė si “Zoja e randė” e teatrit dhe kinemasė shqiptare, ajo diti tė ishte e tillė me jetėn dhe punėn e saj. Sarajeva do tė mbetej qyteti i ėndrrave tė fshehta, ku do tė kthehej shpesh pėrmes kujtimeve tė rrėfimeve tė dėgjuara e kujtesės, pėr tu kthyer nė kėtė qytet kur ishte 65 vjeē. ”Kujtoj parkun, rrugicėn me kalldrėm dhe ndjej nė ēdo ēast shtrėngimin e dorės sė nėnės sime tė shtrenjtė. Ai loti qė doli papritur mė kujton ēastet e dhimbshme, portėn e shtėpisė, nga e cila dola kur isha vetėm 5 vjeē dhe u riktheva kur mbusha 65 vjeē. Shkova nė dhomėn pėr tė cilėn mė kishte folur nėna, hungarezja Elisabetė, e cila pas lindjes kishte dalluar mes yjesh njė germė T, dhe pėr kėtė shkak vendosi ta quante vajzėn Tinka”, kujton ajo nė njė intervistė. Nė fakt Tinka do tė niste mėsimet nė Politeknikumin e Tiranės dhe rastėsisht pėrfundoi nė degėn e Dramės, nė Lice. Por kjo ėndėrr e bukur do tė ndėrpritej nė mes.

    “Vetėm pas tre muajsh shkollė do tė mė pėrjashtonin pėr manifestimin e shfaqjeve liberale dhe asnjėherė nuk e mora diplomėn e aktrimit. Por nė rastin tim, talenti vulosi diplomėn e aktorit. Pjesa mė e bukur pėr mua ėshtė Shkodra. Atje kam dashurinė e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia, atje ku hodhi hapat karriera ime si artiste. Kjo udhė e gjatė, e bukur sa edhe e vėshtirė, nisi me “Dasmėn Shkodrane”, kur isha vetėm 16 vjeēe. Pėr herė tė parė do tė ngjitesha nė njė skenė teatri. Nė tė vėrtetė mė kishin marrė aty pėr tė kėnduar nė kor, por regjisori shpejt kuptoi se kishte tė bėnte me njė aktore. Dhe nuk kish gabuar. Hapi i parė do tė hidhej me filmin “Tana” dhe mė pas jeta ime do t’i kushtohej skenės dhe filmit” kujton ajo. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.

    Qė nga viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonė” – ku luan nė fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku nė pajė” apo “Fejesa” e Ēehovit. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, “Tana”, mė 1958.
    Tė paharruar kanė mbetur Nėnė Pashako tek “Yjet e netėve tė gjata” (1972), nėna tek “Ēifti i lumtur” (1975), Sinjorina Manēini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nėnės”. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja “Mjeshtėr i Madh i Punės”, akorduar nga Presidenti i Republikės. Ndėr rolet e saj mė tė dashura mbetet ai i Lokes tek “Toka Jonė”, nėnė Pashakoja tek “Yjet e netėve tė gjata”, rolin e nėnės tek “Gjaku i Arbrit” dhe kėshtu do tė pėrmendja njė varg rolesh deri tek ky i fundit, tek “Streha e tė Harruarve” shkruar nga Rruzhdi Pulaha, qė u xhirua edhe film para pak muajsh. Ajo mbetet artistja e parė qė ka realizuar puthjen nė kinemanė shqiptare, kur tek filmi “Tana”, nėn njė pemė i dha puthjen partnerit aktorit tė madh Naim Frashėri.” Ėshtė puthja e parė nė historinė e filmit shqiptar dhe kjo mė bėn tė ndjehem vėrtetė mirė. Ishte koha e tillė, mentaliteti qė tė pengonte pėr tė realizuar skena tė tilla. Megjithatė, edhe pse isha shumė e re, pasioni e bėn aktorin tė interpretojė edhe skena tė tilla qė tashmė janė tė zakonshme”, kujton aktorja. Ajo ka kujtuar se pėr tė realizuar kėtė skenė i janė dashur29 dubla dhe fatkeqėsisht skenėn e hoqėn mė pas.” Zemėrohem me vete dhe them: “Mirė atėherė qė nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, pėrse nuk jepet puthja ime me Naim Frashėrin?” Pėr mua ėshtė njė nga momentet mė tė bukura tė karrierės sime si aktore, jo vetėm se kam partner njė aktor tė madh, porse isha njė aktore e vėrtetė qė shkela ēdo bestytni pėr tė realizuar rolin. Dhe kėtė nuk e bėnte ēdo femėr aktore”, thotė Kurti.

    Filmografia:

    • Ne kerkim te kujt (2012) serial
    • Familjet (2009) serial
    • Filumena Marturano (2009) Teatėr
    • Ne dhe Lenini (2008)
    • Mira – (2008)
    • Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovės (2006)
    • Dasma e Sakos – (1998)
    • Nata – (1998)
    • Zėmra e nėnės – (1994)
    • Vdekja e kalit – (1992)
    • Unė e dua Erėn – (1991) – Doktoreshe Keti
    • Balada e Kurbinit – (1990) – Nėna e Dardit
    • Edhe ashtu edhe kėshtu – (1989) – Tezja e Almes
    • Flutura nė kabinėn time – (1988)
    • Telefoni i njė mėngjesi – (1987)- Nena e Neritanit
    • Nė emėr tė lirisė – (1987)
    • Hije qė mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit
    • Besa e kuqe – (1982) – Dila
    • Qortimet e vjeshtės – (1982) Nena e Kujtimit
    • Si gjithė tė tjerėt – (1981) – Drejtoresha e shtėpisė se fėmijės
    • Mėngjese tė reja – (1980)
    • Nusja – (1980)
    • Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit
    • Vajzat me kordele tė kuqe – (1978)
    • Emblema e dikurshme – (1976)
    • Ēifti i lumtur – (1975)
    • Lumė drite – (1975)
    • Nė fillim tė verės – (1975)….Nena e Veres
    • Operacioni Zjarri – (1973)
    • Yjet e netėve te gjata – (1972) Pashako
    • Guximtarėt – (1970)
    • Tana – (1958)

    Gazeta - Shqip.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-03-2021 mė 09:45

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    “Tinka e pėrjetshme”, njė festė nga teatri i Shkodrės pėr 85 vjetorin e Tinka Kurtit

    Aktorja Tinka Kurti, ikona e kinematografisė shqiptare sot feston 85-vjetorin e lindjes. Me njė aktivitet artistik, ku pėr dekada solli nė kinemanė shqiptare, por dhe nė skenėn e teatrit role tė shumta nė kėtė ditė tė shėnuar artistėt e qyteti tė Shkodrės do tė jenė bashkė pėr tė festuar me aktoren sonte nė teatrin “Migjeni”, ku nuk do tė mungojnė dhe tė tjerė tė ftuar.

    Teatri “Migjeni” ėshtė vendi ku aktorja Tinka Kurti “Nderi i Kombit” punoi pėr 60 vjet dhe Shkodra i ka falur jo pak artistes ikonė. “Tinka e pėrjetshme” titullohet mbrėmja e sonte nė teatrin “Migjeni”, por aktivitetet do tė nisin nė nder tė artistes qė paradite, ku nuk do tė mungojė dhe filmi “Yjet e sė ardhmes”, qė luan aktorja dhe tani ėshtė premierė nė kinema.

    Vetė aktorja pohon se nė teatrin “Migjeni” ka punuar pėr dekada me radhė dhe se aktiviteti po bėhet nė Shkodrėn e saj. “Ėshtė Shkodra ime. Kam punuat 60 vjet nė teatrin “Migjeni””, pohon aktorja. Institucioni mė herėt lajmėronte se aktorja Tinka Kurti ėshtė emri mė i ndritshėm nė qiellin e filmit, por dhe teatrit nė vendin tonė dhe njė pėrvjetor i tillė nuk mund tė kalonte pa vėmendje. “Tinka Kurti pa mė tė voglin dyshim, ėshtė emri mė i ndritshėm nė qiellin e filmit, por edhe teatrit shqiptar. Njė pėrvjetor i tillė, nuk kishte si tė kalonte pa vėmendjen e duhur e tė merituar tė Shkodrės, emrin e tė cilės Tinka e ngjiti nė piedestalin e artit shqiptar”, thuhet nė njoftimin e teatrit.

    Mbrėmja e titulluar “Tinka e pėrjetshme” zhvillohet nga Bashkia Shkodėr dhe teatri “Migjeni”. “Tė shkruash pėr biografinė artistike tė Tinka Kurtit ėshtė e kotė. Ajo ėshtė gdhendur ne artin dhe vetėdijen tonė kombėtare. Mbetet vetėm t’i bashkohemi festės pėr nder tė saj dhe ta urojmė: Tė paēim sa mė gjatė nė mesin tonė o Tinka e pėrjetshme!”, thuhet nga organizatorėt pėr 85-vjetorin e lindjes sė aktores Tinka Kurtit.

    Sonte nė mbrėmje vjen dhe filmi me regji nga Edmon Topi, duke i shtuar kėshtu dhe mė shumė larminė aktivitetit pėr nder tė saj.

    Sot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-03-2021 mė 09:45

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    Gezuar Ditelindjen Nderi & Krenaria e Shqiptarise ! Nderim & Mirenjohje ngahera !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2017 mė 12:18

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    Nje mrekulli ta shohesh Tinken duke interpretuar dhe po aq ta degjosh ne intervistat e saj !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-12-2017 mė 08:57

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    Tinka Kurti e ftuar nė emisionin “Déją Vu” - Mars 2009 (Top Channel Albania)

    Nė njė intervistė fotografike me Mustafa Nanon tregon pėrmes fotove jetėn, karrierėn, punėn dhe historinė e saj familjare .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-05-2020 mė 22:11

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    “Sofia” frymėzuar nga At Zef Pllumi/ Nė rol kryesor, Tinka Kurti, regjia nga Eduart Grishaj

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    Tinka Kurti tregon nostalgjinė kur sheh filmat shqiptarė

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    Intervistė me TINKA KURTI - Dua tė tė bėj tė lumtur, Mars 2021

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    Botohet vepra “Tinka Kurti - Ditari i njė bashkėshorti” me rrėfimet e panjohura pėr jetėn e aktores sė madhe

    “Tinka Kurti - Ditari i njė bashkėshorti” ėshtė njė botim i veēantė, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellė me shumė finesė pėr lexuesin nga autorja Anila Mema. Ėshtė njė ditar i rrallė, me kujtime e rrėfime tė panjohura qė datojnė deri 40 vjet mė parė nga jeta skenike e aktores sė famshme shqiptare, e shoqėruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallė bėhet edhe mė i veēantė pėr faktin se ėshtė ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti.

    Nė promovimin e veprės, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj e cilėsoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymėzim pėr tė gjithė brezat, qė I dha shumė artit shqiptar pėrmes punės dhe sakrificės.

    “E ke ndriēuar atė rrugė! Sot je njė grua e nderuar dhe pėrulemi me shumė respect para teje. Na ke frymėzuar tė gjithėve - na ke treguar se njeriu edhe pse rrėzohet, ngrihet pėrsėri pėr tė ecur pėrpara. Kėmbėngulja jote ėshtė njė frymėzim pėr gjithė brezin e ri tė aktorėve. Tė jam shumė mirėnjohės pėr kėtė”, deklaroi Veliaj.

    Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranės do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr artin.

    Njė nga debatet e fundit ishte pse e financojmė artin dhe kulturėn nė qytet. Pse financuam online, gjatė kohės sė pandemisė, shfaqje teatri, performanca muzikore dhe baleti. Pyetja qė kam ėshtė: Aktorėve qė na bėjnė tė qeshim, a u vjen fatura e energjisė? Po ujė a paguajnė? Po fėmijėt e tyre a shkojnė nė shkollė? Po tavolina e tyre nuk shtrohet nė darkė? Jam shumė krenar pėr Bashkinė e Tiranės - kemi bėrė shumė qendra sociale, mensa, pėr tė ndihmuar kėdo nė nevojė, sidomos tre ditėt e ardhshme kur do tė bėhet ftohtė – por, pyetja ėshtė: a jeton njeriu vetėm me bukė? Apo ndoshta jeton edhe me art, me teatėr, me filma, me libra, me opera, me balet, qė janė ushqimi i shpirtit?”, theksoi Veliaj.

    Nė shenjė vlerėsimi pėr profesionalizmin, talentin dhe bukurinė qė i fali skenės dhe ekranit shqiptar, ministrja e Kulturės, Elva Margariti, i dorėzoi artistes sė madhe Tinka Kurti njė objekt simbolik nė formėn e njė copėze shkėmbi.

    “Jemi bashkuar pėr tė celebruar kėtė moment pėr njė njėri tė veēantė, pėr njė muzė pėr tė gjithė ne. Tinka ka guxuar shumė! Pėr mua, tė ndash kaq shumė nga vetvetja dhe ta bėsh kėtė nė mėnyrė publike, pėrtej roleve qė ke bėrė mė parė, pėrtej ēdo gjėje tė kaluar nėpėrmjet ekranit dhe teatrove, nė ēdo moment qė ke qenė afėr publikut, nė tė gjitha format ti ke dhėnė nga vetja jote, por tė ndash kaq shumė nga vetvetja, duke nxjerrė mendimet e tua tė mbrėmjes me bashkėshortin, ēdo mendim intim, ēdo mendim tė sinqertė e tė pastėr, do guxim. Vetėm njė grua e guximshme mund ta bėjė kėtė dhe jam vėrtetė krenare qė ti je shembull pėr gra e pėr vajza”, tha Margariti.

    Aktorja Tinka Kurti vlerėsoi secilin prej atyre qė kontribuan pėr realizimin e botimit. “Ju falenderoj pėr kėtė mrekulli qė keni bėrė! Nuk e kisha menduar kurrė se do tė bėnit njė mrekulli kaq tė madhe. Faleminderit kryetarit tė Bashkisė, je shumė i mirė. Vazhdo tė jesh i tillė dhe vetėm lumturi do tė gjesh nė jetė”, u shpreh ylli i skenės dhe kinematografisė shqiptare.

    Autorja e botimit, gazetarja Anila Mema, tregoi se ėshtė njė ditar i rrallė nė llojin e vet, njė gėrshetim prej shpirti e fryme, njė pėrzierje e plotė ndjesie, madhėshtie, sinqeriteti, emocioni, dėshire, pėrjetėsie, pikėllimi, intimiteti, suksesi a dėshtimi. “Pėrmes kėtij libri do ta njohim Tinkėn tonė, nė njė tjetėr dimension, nė dimensionin njerėzor, atė tė njeriut - artist, me tė pathėnat e saj, me pėrjetime e ndjesi tė thella, me dėshmi e rrėfime tė sinqerta, e tė pazbukuruara, pėr tė treguar jetėn… atė jetėn e paskuintave qė spektatori nuk e sheh dhe e as nuk e di ēfarė fsheh. Janė dėshmi tė vyera qė vijnė nė formėn e ditarit, dhe kanė nisur tė shkruhen qė 70 vjet mė parė dhe meritė pėr kėtė thesar, ka vetėm njė njeri- i shoqi i artistes sonė, Palokė Kurti”, tha Mema.

    Palokė Kurti e ka mbajtur ditarin e jetės sė artistes sonė, me vullnet tė pashoq dhe me largpamėsi, duke e ditur se vite mė vonė, shkrimet e tij do tė merrnin tjetėr peshė. Ka shkruar pėr pjesėn mė tė madhe tė roleve tė hershme, ato role tė realizuara gjatė viteve tė para tė karrierės sė saj, qė nga vitit 1950 kur u bė pjesė e shfaqjes “Pėrbysja” nė Teatrin Migjeni tė Shkodrės, e deri nė vitin 1990 nė shfaqjen “Franku V”. “Ditari i njė bashkėshorti” ėshtė njė ditar qė flet qartazi nė mėnyrė kronologjike pėr ēdo rol, skene a filmi ku ka luajtur “Artistja e Popullit” Tinka Kurti, njė titull ky qė preferon mė shumė nga gjithė tė tjerėt. Publikimi i kėsaj vepre ėshtė mbėshtetur nga Bashkia Tiranė, MInistria e Kulturės dhe Union Bank, Qendra Steps.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/art-dhe-kultur...fimet--i509891

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    https://www.youtube.com/watch?v=R1iUnQvqDPU

    Tė pathėnat e Tinka Kurtit rrėfehen nė ditarin e bashkėshortit | ABC News Albania

    Janar 2022
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:42

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    https://www.youtube.com/watch?v=fldsuoXDG7c

    Tinka Kurti, Ditari i njė bashkėshorti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:49

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    "Ditari i njė bashkėshorti”,botimi i veēantė me rrėfimet e panjohura pėr jetėn e aktores Tinka Kurti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:52

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    Tinka Kurti - Trėndafili i Artė - Sifmonia e Jetės Edicioni i Gjashtė

    2015

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti



    Koha Jote Filloi, 31 Dhjetor 2010 - Nani dhe Tinka Kurti (Famen e Tinka Kurtit)

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    https://www.youtube.com/watch?v=9YvmVEEZbDk

    Margarita Xhepa,Tinka Kurti dhe Fatos Kongoli flasin pėr filmin ku kanė marrė pjesė.

    Shqipėria Live - Dhjetor 2021

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Tinka Kurti

    https://www.youtube.com/watch?v=1hEcZ7uAsmA

    Fiks Fare/ Artistja e Popullit Tinka Kurti, ndjekėsja mė besnike e Fiks Fare

    2021

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •