-
Pėr: Tinka Kurti
Tinka Kurti tregon nostalgjinė kur sheh filmat shqiptarė
-
-
Pėr: Tinka Kurti
Intervistė me TINKA KURTI - Dua tė tė bėj tė lumtur, Mars 2021
-
-
Pėr: Tinka Kurti
Botohet vepra Tinka Kurti - Ditari i njė bashkėshorti me rrėfimet e panjohura pėr jetėn e aktores sė madhe
Tinka Kurti - Ditari i njė bashkėshorti ėshtė njė botim i veēantė, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellė me shumė finesė pėr lexuesin nga autorja Anila Mema. Ėshtė njė ditar i rrallė, me kujtime e rrėfime tė panjohura qė datojnė deri 40 vjet mė parė nga jeta skenike e aktores sė famshme shqiptare, e shoqėruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallė bėhet edhe mė i veēantė pėr faktin se ėshtė ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores Nderi i Kombit, Tinka Kurti.
Nė promovimin e veprės, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj e cilėsoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymėzim pėr tė gjithė brezat, qė I dha shumė artit shqiptar pėrmes punės dhe sakrificės.
E ke ndriēuar atė rrugė! Sot je njė grua e nderuar dhe pėrulemi me shumė respect para teje. Na ke frymėzuar tė gjithėve - na ke treguar se njeriu edhe pse rrėzohet, ngrihet pėrsėri pėr tė ecur pėrpara. Kėmbėngulja jote ėshtė njė frymėzim pėr gjithė brezin e ri tė aktorėve. Tė jam shumė mirėnjohės pėr kėtė, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranės do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr artin.
Njė nga debatet e fundit ishte pse e financojmė artin dhe kulturėn nė qytet. Pse financuam online, gjatė kohės sė pandemisė, shfaqje teatri, performanca muzikore dhe baleti. Pyetja qė kam ėshtė: Aktorėve qė na bėjnė tė qeshim, a u vjen fatura e energjisė? Po ujė a paguajnė? Po fėmijėt e tyre a shkojnė nė shkollė? Po tavolina e tyre nuk shtrohet nė darkė? Jam shumė krenar pėr Bashkinė e Tiranės - kemi bėrė shumė qendra sociale, mensa, pėr tė ndihmuar kėdo nė nevojė, sidomos tre ditėt e ardhshme kur do tė bėhet ftohtė por, pyetja ėshtė: a jeton njeriu vetėm me bukė? Apo ndoshta jeton edhe me art, me teatėr, me filma, me libra, me opera, me balet, qė janė ushqimi i shpirtit?, theksoi Veliaj.
Nė shenjė vlerėsimi pėr profesionalizmin, talentin dhe bukurinė qė i fali skenės dhe ekranit shqiptar, ministrja e Kulturės, Elva Margariti, i dorėzoi artistes sė madhe Tinka Kurti njė objekt simbolik nė formėn e njė copėze shkėmbi.
Jemi bashkuar pėr tė celebruar kėtė moment pėr njė njėri tė veēantė, pėr njė muzė pėr tė gjithė ne. Tinka ka guxuar shumė! Pėr mua, tė ndash kaq shumė nga vetvetja dhe ta bėsh kėtė nė mėnyrė publike, pėrtej roleve qė ke bėrė mė parė, pėrtej ēdo gjėje tė kaluar nėpėrmjet ekranit dhe teatrove, nė ēdo moment qė ke qenė afėr publikut, nė tė gjitha format ti ke dhėnė nga vetja jote, por tė ndash kaq shumė nga vetvetja, duke nxjerrė mendimet e tua tė mbrėmjes me bashkėshortin, ēdo mendim intim, ēdo mendim tė sinqertė e tė pastėr, do guxim. Vetėm njė grua e guximshme mund ta bėjė kėtė dhe jam vėrtetė krenare qė ti je shembull pėr gra e pėr vajza, tha Margariti.
Aktorja Tinka Kurti vlerėsoi secilin prej atyre qė kontribuan pėr realizimin e botimit. Ju falenderoj pėr kėtė mrekulli qė keni bėrė! Nuk e kisha menduar kurrė se do tė bėnit njė mrekulli kaq tė madhe. Faleminderit kryetarit tė Bashkisė, je shumė i mirė. Vazhdo tė jesh i tillė dhe vetėm lumturi do tė gjesh nė jetė, u shpreh ylli i skenės dhe kinematografisė shqiptare.
Autorja e botimit, gazetarja Anila Mema, tregoi se ėshtė njė ditar i rrallė nė llojin e vet, njė gėrshetim prej shpirti e fryme, njė pėrzierje e plotė ndjesie, madhėshtie, sinqeriteti, emocioni, dėshire, pėrjetėsie, pikėllimi, intimiteti, suksesi a dėshtimi. Pėrmes kėtij libri do ta njohim Tinkėn tonė, nė njė tjetėr dimension, nė dimensionin njerėzor, atė tė njeriut - artist, me tė pathėnat e saj, me pėrjetime e ndjesi tė thella, me dėshmi e rrėfime tė sinqerta, e tė pazbukuruara, pėr tė treguar jetėn
atė jetėn e paskuintave qė spektatori nuk e sheh dhe e as nuk e di ēfarė fsheh. Janė dėshmi tė vyera qė vijnė nė formėn e ditarit, dhe kanė nisur tė shkruhen qė 70 vjet mė parė dhe meritė pėr kėtė thesar, ka vetėm njė njeri- i shoqi i artistes sonė, Palokė Kurti, tha Mema.
Palokė Kurti e ka mbajtur ditarin e jetės sė artistes sonė, me vullnet tė pashoq dhe me largpamėsi, duke e ditur se vite mė vonė, shkrimet e tij do tė merrnin tjetėr peshė. Ka shkruar pėr pjesėn mė tė madhe tė roleve tė hershme, ato role tė realizuara gjatė viteve tė para tė karrierės sė saj, qė nga vitit 1950 kur u bė pjesė e shfaqjes Pėrbysja nė Teatrin Migjeni tė Shkodrės, e deri nė vitin 1990 nė shfaqjen Franku V. Ditari i njė bashkėshorti ėshtė njė ditar qė flet qartazi nė mėnyrė kronologjike pėr ēdo rol, skene a filmi ku ka luajtur Artistja e Popullit Tinka Kurti, njė titull ky qė preferon mė shumė nga gjithė tė tjerėt. Publikimi i kėsaj vepre ėshtė mbėshtetur nga Bashkia Tiranė, MInistria e Kulturės dhe Union Bank, Qendra Steps.
Tiranapost.al
https://tiranapost.al/art-dhe-kultur...fimet--i509891
-
-
Pėr: Tinka Kurti
https://www.youtube.com/watch?v=R1iUnQvqDPU
Tė pathėnat e Tinka Kurtit rrėfehen nė ditarin e bashkėshortit | ABC News Albania
Janar 2022
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:42
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:49
-
-
Pėr: Tinka Kurti
"Ditari i njė bashkėshorti”,botimi i veēantė me rrėfimet e panjohura pėr jetėn e aktores Tinka Kurti
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-12-2022 mė 22:52
-
-
Pėr: Tinka Kurti
Tinka Kurti - Trėndafili i Artė - Sifmonia e Jetės Edicioni i Gjashtė
2015
-
-
Pėr: Tinka Kurti
Koha Jote Filloi, 31 Dhjetor 2010 - Nani dhe Tinka Kurti (Famen e Tinka Kurtit)
-
-
Pėr: Tinka Kurti
https://www.youtube.com/watch?v=9YvmVEEZbDk
Margarita Xhepa,Tinka Kurti dhe Fatos Kongoli flasin pėr filmin ku kanė marrė pjesė.
Shqipėria Live - Dhjetor 2021
-
-
Pėr: Tinka Kurti
https://www.youtube.com/watch?v=1hEcZ7uAsmA
Fiks Fare/ Artistja e Popullit Tinka Kurti, ndjekėsja mė besnike e Fiks Fare
2021
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt