Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Rregullorja e Konkursit "Syri i Arte" 2013, Programi dhe Procedura e Votimit.

    Njihuni me rregulloren!

    Kriteret qe duhet te plotesoni per te marre pjese nė konkurs.

    1. Ju duhet te jeni autori/ja e fotografise.
    2. Ju duhet te keni nje kohe aktive te mjaftueshme prej 3 muajsh anetaresimi ne Forumin Shqiptar.
    3. Ju duhet te ruani pjesemarrjen tuaj ne konkurs teresisht anonim.
    4. Fotografija juaj konkuruese duhet te dorezohet ne format JPEG, shoqeruar me nje format origjinal RAW. Nese modeli aparatit tuaj nuk prodhon format RAW, duhet te dorezoni nje format origjinal JPEG te paprekur nga modifikimet.
    5. Permasat minimale te fotografive nuk duhet te jene me te vogla se 1600px gjeresi (landscape) apo 1600px lartesi (portrete).
    6.
    Fotografia nuk duhet te percjelle mesazhe offenduese apo pornografike.

    Ju keni te drejte te

    1. Konkuroni ne te gjitha pjeset/kadegorite e konkursit me 1 nje fotografi per secilen pjese.
    2. Perpunoni fotografine konkuruese ne programe kompjuterike apo iOS/Android apps per arsyje korigjimi por ne nje nivel te pranueshem (shiko shenimin ne fund te rregullores)
    3. Si konkurues ju keni te drejte te votoni si gjithe te tjeret. Vota juaj eshte e lire dhe e pa kufizuar.

    Ju nuk pranoheni ne konkurs apo perjashtoheni nga konkursi ne rast se

    1. Bjeni ne kundershtim me nje apo me teper pika te rregullores.

    Ku mund ti dorezoj fotografite konkuruese?

    Adresa: syri.iarte@gmail.com


    Shenim: Eshte e sygjerueshme te njheni me te drejtat e fotografit ne shtetin ku ju fotografoni. Publikimi i fotografive qe permbajne mosha te mitura duhet te kete lejen e prinderve te femijes per tu publikuar. Gjithashtu perpunimi i fotografive konkuruese duhet te jete per arsyje korigjimesh, psh ndricim, ngjyra, kontrast, mprehtesi, balance e se bardhes, konvertim ne bardh e zi, korigjim i deformimit te lenteve, prerje e fotos etj. Nuk jeni te inkurajuar te beni alternim teresor te ngjyrave, perdorni objektive teper te gjere, te shtoni elemente grafike apo te krijoni panorama teper te gjera. Ne kete aspekt, fotografia juaj konkuruese mbetet subjekt pranimi ne konkurs nga stafi i forumit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Programi i Konkursit

    Pjesa e pare e konkursit ne daten 18 Janar 2013. Kadegoria Vende
    Pjesa e dyte e konkursit ne daten 18 Mars 2013. Kadegoria Njerez
    Pjesa e trete e konkursit ne daten 20 Maj 2013. Kadegoria Natyre
    Pjesa e katert e konkursit ne daten 18 Korrik 2013. Kadegoria Vende
    Pjesa e peste e konkursit ne daten 18 Shtator 2013. Kadegoria Njerez
    Pjesa e gjashte e konkursit ne daten 18 Nentor 2013. Kadegoria Natyre
    Pjesa finale e konkursit ne daten 18 Dhjetor 2013.

    Kur mund ti dergoni fotografite?: Nga ky moment deri ne 5 dite para hapjes se pjeses ne te cilen ju konkuroni. Psh. Afati perfundimtar i dorezimit te fotografise konkuruese per pjesen e pare te konkursit eshte data 13 Janar 2013.

    Fotografite konkuruese mund ti dergoni ne adresen: syri.iarte@gmail.com
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Procedura e votimit

    Ju duhet te vleresoni 3 fotografite te cilat sipas jush jane me te mirat.

    Fotografise me te mire nga keto tre fotografi ju mund ti jepni 5 pike
    Fotografise se renditur nje shkalle me poshte per nga vlera ju mund ti jepni 3 pike
    Fotografise se renditur e treta per nga vlera ju mund ti jepn 1 pike

    Si psh...

    Fotografia 7 "titulli" 5 pike
    Fotografia 4 "titulli" 3 pike
    Fotografia 12 "titulli" 1 pike.

    Ju nuk keni te drejte te komentoni mbi vlerat e fotografise pa u mbyllur votimi.
    Nga momenti i mbylljes se votimit ju jeni i lire te komentoni mbi vlerat e fotografive per te cilat ju keni votuar apo pse i keni votuar.

    Te drejtat per te votuar i rezervohen anetareve aktive qe kane 3 muaj apo me teper kohe te regjistruar ne forum.
    Votimet duhet te ndalojne ne kohen e cila percaktohet si pike mbyllje e votimeve.

    votat qe bien ne kundershtim me proceduren e votimit do konsiderohen te pa vlefshme.

    Fotografite konkuruese mund ti dergoni ne adresen: syri.iarte@gmail.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 13-03-2013 mė 03:04 Arsyeja: Nje dnryshim i vogel ne proceduren e votimit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •