Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Basha pret kampionin e botës në "tai e kik" Ismail Keta

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim të veçantë, kampionin e botës në tai e kik – boks, Ismail Keta. Ne nje njoftim per mediat, bashkia ben me dije se Basha ka shprehur vlerësimet e tij, për arritjet e kampionit Keta, të cilat ashtu siç u shpreh ai, “bëjnë krenar çdo shqiptar”. Më datë 1 dhjetor, Ismail Keta u shpall kampion i botës, duke mundur hungarezin Jozef Diklaund.
    Kampioni i botës tha se arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit, janë vlerësuar nga personalitete të larta botërore, të sportit dhe jo vetëm, të cilët kanë vizituar bashkë me të Shqipërinë. Ismail Keta solli në vëmendje, si një nga momentet më të bukura për të, telefonatën e Kryeministrit Sali Berisha, menjëherë pas shpalljes kampion bote.
    Në takim, ai shoqërohej nga vëllai i tij, Gjeto Keta, edhe ai një boksier i njohur në arenën botërore si dhe prefekti i Dibrës Genc Sharku. Nisur nga eksperienca shumë pozitive në Gjermani, në drejtim të akademisë së hapur prej tij, “Deutchland Kick Box”, Ismail Keta ka hapur edhe në Tiranë akademinë e tai e kik – boksit.
    Basha u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme nga Bashkia për këtë akademi, për rritjen dhe zgjerimin e saj. Sipas Kryebashkiakut, Bashkia synon të orientojë sa më shumë të rinjtë drejt sportit, si mënyra më e mirë e të jetuarit shëndetshëm. Në këtë takim u diskutua edhe për domosdoshmërinë e krijimit të një federate efektive për këtë sport, pasi talentet në Shqipëri janë të shumtë.
    Ismail Keta ka fituar titullin, kampion i Gjermanisë, nënkampion dhe kampion bote.


    Burimi: Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-12-2012 më 17:47

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Une se di se per ke flitet po nese bahet fjal per jonny the bull keta ai e rifitoi titullin kampion ndaj arns te hollandes
    ishte ndeshje revanshi pasi ne maj me duket arns doli fitimtar pas nje ko ne raund te dyte.
    drague a asht ishtu a jo
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2012
    Postime
    37
    bishat e shqipes

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha pret kampionin e botës në "tai e kik" Ismail Keta

    Ismail Keta ose Xhoni knockout

    Ismail Keta, me llagapin sportiv Xhoni, është 35 vjeç dhe prej vitit 1998 zhvillon aktivitetin e tij në Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2012 Ismaili ështëmbajtës i titullit kampion i botës në Kick & Tai Box, pas një ndeshjeje spektakolare në Dyseldorf, ku mposhti që në raundet e para me “knockout” boksierin holandez Remo Arnst. Prej disa muajsh tashmë jeta e Ismailit është ndarë mes Mynihut dhe Tiranës, ku kërkon të përcjellë te më të rinjtë dhe të apasionuarit frymën e marrjes sa më shumë me sport dhe angazhimet për rezultate të larta në radhët e sportistëve profesionistë.

    Emri:  download-11.jpg

Shikime: 3206

Madhësia:  8.2 KB

    Ismail Keta është nga fshati Koçaj në Fushë-Bulqizë, në verilindje të Shqipërisë. Që në moshë të vogël ai ishte i dhënë pas sportit, duke u ushtruar në mënyrë sistematike me vrapime dhe shtangë. Në moshën 20-vjeçare emigron në Greqi dhe një vit më pas më 1998 mbërriti në Gjermani. Përballja për mbijetesë ishte me fat për Ismalin, duke arritur të siguronte një punë pjatalarësi në restorant, por pa shumë fat në debutimin e ndeshjeve të para në Kick & Tai Box, ku humbjet ishin me “knockout”. Si një njeri me karakter të fortë, ai i pa disfatat në ring me shkak te vetja, një vetëreflektim që i shtoi orët e stërvitjes shumëplanëshe për të kapur treguesit jo vetëm të rezistencës, por dhe të skemave taktike në përballjen me kundërshtarin.

    Trofe kampioni brenda dhe jashtë Gjermanisë

    Rezultatet erdhën shpejt. Nga viti 1999 Ismail Keta u shpall kampion i Gjermanisë për tre vjet rresht. Me uniformën gjermane ai arriti në nivelin e nënkampionit të botës në Kick & Tai Box më 2002. Por ngarkesa e jashtëzakonshme dhe pasioni i zjarrtë për sportin marrin një kthesë të beftë tre vjet më pas, kur Ismaili pëson një dëmtim serioz në gju, një ngjarje që ndryshon jo vetëm axhendën sportive të tij, por dhe vendbanimin, duke u vendosur në Mynih. “Trajtimi shëndetësor për dëmtimin në gju më tërhoqi përkohësisht nga konkurrenca në ring, por asesi nga planet e mia për sportin. Akademia “Deutschland Kick Box” në Mynih ka pasur dhe ka si synim kryesor përhapjen e Kick & Tai Box-it, por dhe nxitjen e të rinjve dhe të apasionuarve për t’u marrë me sa më shumë sport” -thotë Ismaili.

    Në Akademinë që ai drejton vijnë më shumë se 400 persona, të rinj, njerëz të zakonshëm, por dhe personalitete të jetës publike, të cilët gjejnë kushte gati laboratorike për nivele të ndryshme të ngarkesës dhe mundësive që ka gjithsecili që afrohet aty. Mbajtja e lidhjeve të ngushta me vendlindjen e çoi Ismailin në një vendim të natyrshëm për të themeluar para disa muajve dhe “binjaken” e ”Deutchland Kick Box” në Tiranë.

    Përvoja e Mynihut në Tiranë

    “Ndiheshim të paplotë deri sa hapëm filialin e Tiranës. Sepse kemi pasur dhe kemi bindjen që edhe në Shqipëri ka të rinj dhe të apasionuar pas sportit. U duhen krijuar kushtet të gjithëve për të qenë të shëndetshëm, për të ecur në karrierën sportive. Eksperienca gjermane fare mirë po aplikohet dhe këtu në Shqipëri dhe për këtë jam tërësisht i bindur që do të kemi rezultate konkrete. Sportin unë e shoh si një mundësi për njerëzit që të jenë me dinjitozë, më të shëndetshëm dhe më të fortë përballë çdo lloj fatkeqësie, sëmundje, rreziku të jetës etj.”

    Një prej “produkteve” konkrete sportive të Ismailit si trajner është i vëllai më i vogël, Gjetani, 30 vjeç, që mbështetësit në ring e thërrasin Majk Keta. Në vitin 2007 Gjetani ka fituar turneun e Kick Box-it në Tiranë. Pas titullit si kampion i Gjermanisë në këtë sport, ai kalon në ligën profesioniste të boksit ku bilanci i ndeshjeve është 15 fitore (14 me knockout) dhe 2 humbje.

    Gazetari sportiv Dëfrim Methasani ka rreth dhjetë vjet që ndjek nga afër aktivitetin e Ismail Ketës. Sipas tij, rasti i vëllezërve Keta, është modeli i sakrificave të jashtëzakonshme për sportin.

    “Ata janë jo vetëm kampionë të sportit, por mbi të gjitha kampionë të vlerave njerëzore. Ismaili dhe Gjetani dinë të fitojnë një ndeshje, dinë të fitojnë trofe, por mbi të gjitha ata dinë të sillen si qytetarë, si njerëz dhe si patriotë. Ndaj dhe janë të rrethuar nga miq të shumtë në Gjermani dhe Shqipëri. Kolegë të mi gjermanë më kanë përmendur shpesh vlerat që vëllezërit kanë jashtë garave sportive. Kjo e shton popullaritetin e tyre në të dy vendet, si dy ambasadorë të sportit, kulturës dhe të integrimit europian.”

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •