Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Në Japoni rrëzohet një UFO, alarmohen forcat e sigurisë!

    JAPONI - Televizioni Japonez ka njoftuar se një Objekt i Paidentifikuar Fluturimi, është rrëzuar në ujërat pranë brigjeve të ishujve Okinawa.

    Sipas këtij televizioni “Nippon Television”, njoftohet se një objekt i paidentifikuar fluturues “një UFO”, është rrëzuar në brigjet e Okinawa një ishull në pjesën jugore të Japonisë. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur anijet e rojës bregdetare të marinës luftarake të Japonisë si dhe policia me automjetet e saj të emergjencës. Mësohet se një numër i madh mediash është drejtuar për në vendin ku është rrëzuar ky objekt,citon : http://inothernewz.com/

    “Ne pamë një gjë të ngjashme me një enë të vogël, e cila kishte kupolë tek po zhytej në ujë kur ne mbërritëm në vendngjarje!”, deklaroi shefi i rajonit të policisë të ishullit të Okinawa Hideki Suzuki, raporton botasot.

    “Pamë tymin tek shtohej dhe të dilte nga uji. Kishte një sasi të madhe avulli që dilte prej andej dhe në një moment objekti i mistershëm u zhduk në thellësi të detit. Ne jemi të angazhuar ta hetojmë deri në fund këtë incident dhe kemi thirrur për këtë sondat zhytëse të marinës luftarake për të zbuluar se çfarë ishte ai objekt që u zhyt!”, shtoi ai.
    Disa dëshmitar okularë, dëshmuan se panë një top zjarri të fluturonte para tyre. Sipas Nippon Television, një i ri deklasoi: “Objekti i çuditshëm ishte i njëjtë me ata që shfaqen në televizor –UFO. Madje nuk më besohej kur u rrëzua në ujë, pasi nuk ishte një avion normal. Ishte i rrumbullakët dhe me kupolë. Ishte shumë i ndritshëm, me drita të kuqë dhe jeshile”.
    Gjithnjë sipas televizionit Nippon, për këtë ngjarje të mistershme është njoftuar dhe Kryeministri i Japonisë Yoshihiko Noda, i cili është në pritje të informimeve të para nga autoritete që po hetojnë në vendngjarje.


    http://inothernewz.com/nippon-tv-rep...st-of-okinawa/
    Revolution 1848

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    si nuk bien ne shqiperi gjera te tilla

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •