Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Një e vërtetë tjetër: Shqiptarët e bënë shtetin e Serbisë, nga Fahri Xharra

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Pse Serbia duhet të heshtë ose çka Serbia duhet të pranoj?


    nga, Fahri Xharra

    Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejen e fundit mes vete.( (Mit'hat Abdyl Frashëri)

    Pse Serbia duhet të heshtë? kur e vej këtë pyetje e dij edhe përgjegjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet ,t`a bindë popullin vet se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme për Historinë e tyre.
    . .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.

    Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës(Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

    Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

    Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.

    Të kthehemi pas , Vladimir Çoroviq ,një historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë , e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin ,por jo serbët” ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

    Serbia duhet të heshtë gjithashtu ,sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët.

    Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?

    Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb ...Historia punon me fakte dhe dokumenta ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën .

    Qëllimi i sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mëshehë dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “ Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thot që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve,në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit.Edhe historianit serb më proserbi i së “vërtetës serbe” ,Vladimir Stojançeviqit ,në librin e tij,ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot:”se në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.

    Kush ishte Kondo Bimbashi pra? Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit ,pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

    Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe,kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore ( cilën ,shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin) ,me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

    Këshu serbët, në vend se t`i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm,një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre ; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo ,para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr, ose sikur mos t`ë kishte bër atë që e ka bër ,sepse serbët “ më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin- armikun ,çlirimtarin e Beogradit“

    Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks) ,por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

    Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

    Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

    Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.
    Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

    Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se 'clirimtareve' otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, 'turqizohet' , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe.....

    Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.

    Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

    Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

    Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe menquria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.
    Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre .

    Fahri Xharra
    01.12.2012
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks) ,por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

    Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.
    Quheshte Jani Kondo , epirot ishte ai dhe ju bashkangjiten edhe 300 shqiptare tjere qe cliruan Beogradin per se pari here ne Histori.
    Edhe historiani Serb Vladimir Stojančević ne librin e tij e quan Kondon si Arbanas , njejte dhe shume autore te tjere serb ,sikur Lazar Arsenijeviç Batalaka etj.
    Ja edhe tabela qe e ceken ne shkrim , kjo eshte :

    Te Vuk Karagjiq eshte e regjistruar kenga per Jani Kondon si nje Arnaut i madh..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

    Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.
    Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

    Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se 'clirimtareve' otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, 'turqizohet' , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe.....

    Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.

    Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

    Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

    Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe menquria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.
    Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre .

    Fahri Xharra
    01.12.2012
    Zot nia i ka ra aty ku duhet thelbit te problemit.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Një e vërtetë tjetër: Shqiptarët e bënë shtetin e Serbisë, nga Fahri Xharra


    Budallakia e radhes...

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Një e vërtetë tjetër: Shqiptarët e bënë shtetin e Serbisë, nga Fahri Xharra


    Budallakia e radhes...
    Pasi e lexova shkrimin për herë të parë për disa caste mendova: o zot si është e mundur kur i shërbejmë të huajit jemi kaq trima sa botën e mahnisim; dhe nga ana tjetër krejt këtë mahni e kemi arritur duke qenë barbarë mbi popullin tonë!!

    Këtë do dëshiroja të ma sqaronte dikush!

    respekt

    P.S. ane, Fahriu e ka sjellë si studim këtë. Po pate fakte - demantoje. Mua, edhe nëse është gënjeshtër - po më pëlqen! E do puna nganjëherë kur njeriu duhet të gënjejë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pasi e lexova shkrimin për herë të parë për disa caste mendova: o zot si është e mundur kur i shërbejmë të huajit jemi kaq trima sa botën e mahnisim; dhe nga ana tjetër krejt këtë mahni e kemi arritur duke qenë barbarë mbi popullin tonë!!

    Këtë do dëshiroja të ma sqaronte dikush!

    respekt

    P.S. ane, Fahriu e ka sjellë si studim këtë. Po pate fakte - demantoje. Mua, edhe nëse është gënjeshtër - po më pëlqen! E do puna nganjëherë kur njeriu duhet të gënjejë.
    Nuk mendova qe eshte genjeshter por edhe une mendoj njejte si ty !
    Me te mira!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2010
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pasi e lexova shkrimin për herë të parë për disa caste mendova: o zot si është e mundur kur i shërbejmë të huajit jemi kaq trima sa botën e mahnisim; dhe nga ana tjetër krejt këtë mahni e kemi arritur duke qenë barbarë mbi popullin tonë!!

    Këtë do dëshiroja të ma sqaronte dikush!

    respekt

    P.S. ane, Fahriu e ka sjellë si studim këtë. Po pate fakte - demantoje. Mua, edhe nëse është gënjeshtër - po më pëlqen! E do puna nganjëherë kur njeriu duhet të gënjejë.
    Me daten 29 nentor,nje italian me thote:Perse ishte gjithajo feste e madhe ne Shqiperi?
    Eshte njeqind vjetori i indipendences-i thashe.
    Po, kunder kujt,cilit pushtues me pyeti,duke mos ditur nga historia jone.
    KUNDER VETES SONE ju pergjigja,sepse ne kur skemi amiq,luftojm veten tone.

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga PELL-AZGAN Lexo Postimin
    Me daten 29 nentor,nje italian me thote:Perse ishte gjithajo feste e madhe ne Shqiperi?
    Eshte njeqind vjetori i indipendences-i thashe.
    Po, kunder kujt,cilit pushtues me pyeti,duke mos ditur nga historia jone.
    KUNDER VETES SONE ju pergjigja,sepse ne kur skemi amiq,luftojm veten tone.
    hhahahahaha kjo eshte e fort plako por me vend aman se shqiptari vetem kundra shqiptarit lufton:P

    p/s ne shqiptaret u bem si greket me duket mua ne cdo histori kan qen shqiptar ata qe kan shpall pavaresin
    vall pse kaq von ne vendin e tyre apo jemi qe jemi ja fusim nje p....dhe
    Partizoni

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    622
    Tatuazhe te pazakontë në gjoksin e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviç -
    Mbreti i parë i Jugosllavisë Alexander II ka lindur ne vitin 1888 , në Mal të Zi. Ai u vra në vitnin 1934 në Marsejë.
    Në këtë atentat kishte rolin bashkëluftëtarët e Ante Paveliç, ku familja e tij në atë kohë ishte në mërgim. Konkretisht, në Serbi sundonte dinastia e Obrenoviqe, e cila ishte në konflikt me Karagjorgjeviqet.. Nëna e Aleksandrit ishte Princesa malazeze Ljubica Petroviç Njegosh-, të cilën e quajti Zork dhe një princeshë që ishte bija e parë dhe e vetëme malazezit Nikolla Petroviq-Njegosh Mbretit. Alexander II u rrit në Mal të Zi, ku gjyshi i tij ishte mbret. Mjaft interesante, motra e nënës së Aleksandrit - Princesha Jelena Petroviq Njegosh,- Elena u bë mbretëresha italiane dhe lindi mbretin e fundit italian Umberto II.
    Aleksandër në vitin 1918. u bë regjent i shtetit të ri – Mbretërise SKS . Mbreti i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u bë në vitin 1921. , kur babai i tij vdiq. Ne Vitin 1929.Vendi e emëroi si mbret i Jugosllavisë.Në fund ai u vra nga një grupe i përbashkëta të emigrantëve. Si një interesante e përmendur se mbreti Aleksandër ne gjoks kishte një tatuazh të madhe të shqiponjës prusiane me krahë te përhapur. Për gjermanët kjo ishte një tatuazh të përshtatshme, por jo për një serb dhe mbretrin jugosllave.Sipase mendimit tim sigurisht kishte nje shqiponje shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 19-12-2012 më 17:20

  11. #11
    Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se 'clirimtareve' otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, 'turqizohet' , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe.....

    Kete e mbrojne edhe serbet si fakt. Turqit gjeten ne trojet tona vetem orthodhokse e katholike... vazhdimi i kendveshtrimit te Xharres ka pak vlera. Ajo qe ndoshta duhet te ngulmonte eshte se Orthodhokset pavaresisht etnise jane nje e te pandare nga idhulli i njerezimit Jisu Krishti, jane vellezer ne besim, jane e ardhmja e paqes ne kete glob bashke me gjithe Kristianet, por nuk ia ka arritur.
    Krishtlindje te gezuara vellezer kristiane!
    Paqe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 19-12-2012 më 19:51
    Paqe!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ti kryqi i paqes nuk je as i urt, as trim, as i matur
    ik kerko azil ne rusi me mire se ne shqiperi nuk te degjon njeri

  13. #13
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  14. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ne gjithkujt i formueme shetet, por tonin e kemi shkatrruar dhe se nje pjese e popullates ka me shume simpati per sunduasit se sa kan per kombin evet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    KONTRIBUT TE MADH I PASKENI DHËNË ME KËTË TEM SERBISË.....ende anoni kah vllaznim bashkimi ?...nuk po e shoh ketu interesin fare....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    KONTRIBUT TE MADH I PASKENI DHËNË ME KËTË TEM SERBISË.....ende anoni kah vllaznim bashkimi ?...nuk po e shoh ketu interesin fare....
    - e ke fjalën për autorin Fahri Xharra, për mua hapërsin e kësaj teme, apo për postuesit?
    - as në temë, as nga postuesit - komentuesit askund nuk po shoh anim kah vëllazërim - bashkimi.
    - unë nga shkrimet tua e di që je njohës i mirë i historisë. Kur thua:" nuk po e shoh këtu interesin fare" do ishte mirë të na e sqaroje pak - fundja ta demantonim këtë që ka thënë Fahri Xharra.
    - çfarë kontributi i është dhënë Serbisë me këtë temë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-12-2012 më 22:35
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    - e ke fjalën për autorin Fahri Xharra, për mua hapërsin e kësaj teme, apo për postuesit?
    - as në temë, as nga postuesit - komentuesit askund nuk po shoh anim kah vëllazërim - bashkimi.
    - unë nga shkrimet tua e di që je njohës i mirë i historisë. Kur thua:" nuk po e shoh këtu interesin fare" do ishte mirë të na e sqaroje pak - fundja ta demantonim këtë që ka thënë Fahri Xharra.
    - çfarë kontributi i është dhënë Serbisë me këtë temë?
    I nderuari ademgashi- këto te dhena dihen që moti, por fjalen e kam se njêhere nuk janê nê interes tonin, ndoshta edhe gabohem, thjeshtê njê mendim personal, serbet as qê na njohin si duhet as Shqiperine e as Kosoven, duhet ndoshta dekada te tera te kalojne per ta kuptuar vete serbët se janê sjellur ne menyre barbare me shqiptaret gjate tere historisë.
    Këto te dhena se Karagjorgji ishte shef i Kelmendit i kam postuar ne sitin tim ne vitin 2008....por pa bërê aqê publicitet, thjeshtë, duhet te dihet por per momentin serbet as qe done t'ia dijne per neve...nga ana tjeter lexuesi yni duhet te mbetet i kujdesëshëm, e kam lexuar historikun e Karagjorgjit nga autor te ndryshem, vertete se ai ishte cub, origjina e tij është e pa konfirmuar, nuk dihet se kush ishte babai i tij...nuk na lavderon aqë shumë PERPOS që thuhet ishte shef i familjes Kelmendi...

    Gjorgji i Zi....shef i Kelmendeve


    https://picasaweb.google.com/lh/phot...eat=directlink
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 24-12-2012 më 07:13
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Gjorgji i ZI, shef i Klementve
    Sipas biografis, ai u rrit nga gjyshja e tij, ku prejardhja e tij mbetet e errët....megjithate u rrit nga kjo grua e Kelmendit, si cub mori titullin shef i (Klementve)...Kelmendve. Vetë pamja e tij tregon se ishte i perzier, i zi, disa thonin se babai ishte tatar apo turk...prandaj iu dha emri i Zi....
    Sot në Beograd jeton familja e Balshajve, dhe njëgazetar serbË e pyti ne nje intevist para 15 vtesh, se, "çfarÊ gjaku rrejedh ne venat tuaja"....ky pjestari i familjes Balshaj iu pergjigjet gazetarit=" ne venat e mia rrjedh gjakê i kuq"...
    ...se pyetja ishte e terthuret, doshte te thoshte gazetri se, a e ndjeni veten me shumêshqiptar sot apo serbë...apo malazez...


    Uploaded with ImageShack.us
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 24-12-2012 më 08:26
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Proclamation of King Petar I Karadjordjevic of 18 October 1912 th year:
    ....pra sternipi i Gjorgjit te Zi Klementit, qe disa po e quani heroizem, na pushtoi Kosoven...dhe ne duhet ta lavdrojmi ?
    Pasi qe i keni hyrë kësaj pune....çitne deri ne stam...unë nuk ia fillova...!
    ================================================== ====
    Shpallja e mbretit Petar Karagjorgjeviqit I të vitit 18 tetor 1912th:


    " Ngjarjet e fundit kanë vënë edhe një herë në agjendën e zgjidhjes së fatit të Gadishullit Ballkanik si dhe fatin e Serbisë së Vjetër(kosvës), por tani nëna e Mbretërisë sonë është e dhimbshme, ku aty ishte thelbi historik i shtetit serb, mbretërit dhe perandorët e vjetër, ku kryqyteti i famshëm Nemanjiçve, Novi Pazari, Ras ... , Prishtina, Shkupi, Prizreni, atje ku jetojnë vëllezërit tanë nga gjaku, nga gjuha, nga zakoni, nga dëshirat kombëtare, vetëdija dhe aspiratat e tyre ... Ushtria ime do të hyje në Serbin e Vjetër (Kosovë), në mesin e të krishterëve, muslimanëve dhe serbëve, të cilët janë të dashur për ne në të njëjtën mënyrë, me ta shqiptarët, krishterët dhe muslimanët, të cilët me njerëzit tanë do të jetojnë së bashku si një mijë e treqind vjet më parë, zakonisht duke ndarë me ta fatin e mirë dhe fatin e keq. Iu dhurojmi atyre gjithë lirinë, vëllazërinë dhe barazinë dhe çdo gjë me serbët"
    ================================================== ====
    Proglas kralja Petra I Karađorđevića od 18. oktobra 1912. godine:


    Najnoviji događaji stavili su opet na dnevni red rešavanje sudbine Balkanskog poluostrva, pa s tim i sudbine Stare Srbije, te slavne, ali tužne majke naše Kraljevine, gde je istorijsko jezgro srpske države, starih kraljeva i careva, gde su slavne nemanjićke prestonice… novopazarski Ras, Priština, Skoplje, Prizren, gde žive naša braća po krvi, po jeziku, po običaju, po narodnoj svesti, željama i težnjama … Moja će vojska u Staroj Srbiji zateći, pored hrišćana, i Srbe muslimane, koji su nama tako isto dragi, a s njima i Arbanase, hrišćane i muslimane, s kojima naš narod živi zajedno hiljadu i tri stotine godina, obično deleći s njima sreću i nesreću. Mi im svima nosimo slobodu, bratstvo i jednakost u svemu sa Srbima
    ================================================== ====
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 24-12-2012 më 10:15
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #20
    qafir modern Maska e lato007
    Anëtarësuar
    14-12-2008
    Vendndodhja
    ke ura e limuthit
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga PELL-AZGAN Lexo Postimin
    Me daten 29 nentor,nje italian me thote:Perse ishte gjithajo feste e madhe ne Shqiperi?
    Eshte njeqind vjetori i indipendences-i thashe.
    Po, kunder kujt,cilit pushtues me pyeti,duke mos ditur nga historia jone.
    KUNDER VETES SONE ju pergjigja,sepse ne kur skemi amiq,luftojm veten tone.
    sa inteligjent qe je mor djal

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •