Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Talking Kishat e Himarës, strehë për gomarët

    Rrugës për në Vuno e Dhërmi shikohen një sërë kishash e manastiresh. Përveçse jashtë funksionit për rite fetare, këto kisha nuk janë të hapura as për kureshtjen e turistëve. Madje në rastin e Kishës së Shën Mëhillit në Vuno, strehohen gomarët

    Emri:  hmrvn.jpg

Shikime: 1198

Madhësia:  34.7 KB

    Sot duket se njerëzit nuk kanë frikë më as nga mallkimi i Zotit! Këtë ide duhet ta ketë provuar shumëkush, teksa ka vizituar objekte kulti, kryesisht kisha, të shekujve të shkuara. Afreske të dëmtuara sa nga natyra aq edhe nga njeriu, godina të shkatërruara dhe në pjesën më të madhe të braktisura. Në to nuk lutet më askush. Rrugës për në Vuno e Dhërmi has të njëjtën situatë. Përveçse jashtë funksionit për rite fetare, këto kisha nuk janë të hapura as për kureshtjen e turistëve. Një vit më parë, disa prej atyre që ndodhen jo larg rrugës mundëm t’i shihnim vetëm nga larg. Disa javë më parë, një grup specialistësh nga Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore mundën t’i shihnin në brendësi këto kisha. Sigurisht duke kërkuar aty apo këtu, te ndonjë banor i fshatit çelësin për të hapur derën. Në fakt për guidë duhet të kesh ndonjë njohës të mirë të zonës. Në rrugën kryesore nuk ka asnjë tabelë apo shënim që të tregojë ekzistencën e këtyre objekteve. Qoftë kisha apo manastire. Për to nuk kujdeset askush, qoftë edhe si destinacione të mundshme për turistët që veçanërisht verës dynden në Jug. Ndonëse të vogla nga jashtë, secila prej tyre është e dekoruar me piktura murale në pjesën e brendshme, diku më të ruajtura e diku tjetër mjaft të dëmtuara. Kisha e Shën Mëhillit në Vuno është një prej këtyre objekteve të kultit. Ndodhet në pjesën lindore të Manastirit të Shën Spiridhonit. Jaho Brahaj, specialist në QKIPK, tregon se kanë mbetur të shtangur kur kanë hapur derën e kësaj kishe. Brenda saj qëndronin gomarë. Siç shihet edhe në foto, në dyshemenë e gurtë të kishës dallohen bajgat. Një funksion i ri ekstrem për këtë objekt kulti, i ngritur që njerëzit të kryenin ritet e tyre fetare. Në të shkuarën ka pasur raste të ngjashme në qytete të tjera. Sigurisht, 50 vite diktaturë dhe një luftë për shkatërrimin e kishave ka sjellë indiferentizmin e sotëm ndaj këtyre objekteve. Aty ku ndonjë banor i fshatit ka dalë vullnetar të paktën sa për të ruajtur fizikisht ndërtesën, ka më pak dëmtime. Raste të tilla janë të pakta. Në një rast më fatlum, Bashkia e Himarës mund t’i shfrytëzonte këto objekte si destinacione turistike për të pasionuarit pas kulturës apo trashëgimisë. Të braktisura, një pjesë e mirë e këtyre kishave po rrënohen. Çatitë e tyre janë dëmtuar dhe gjatë dimrit uji rrjedh në brendësi. Janë të dallueshme pasojat. Kupola e dekoruar e Kishës Ipapandia në Dhërmi është çarë në një pjesë të konsiderueshme të saj. Ndërkohë vragat e ujit janë të dallueshme në mur. Në gjatësinë e tyre afresket, në mos janë zhdukur tërësisht janë zbehur. Në raste të tjera, shkatërrimit i kanë ndihmuar edhe njerëzit. Për analogji të kujtohen kishat e Voskopojës, ku mbi apo përmes kokave të dishepujve, janë të shumtë ata që janë kujdesur të lënë një dëshmi shkarravine. Në rrugëtimin e mëtejshëm drejt këtyre kishave, specialistët janë ndalur edhe në Kishën e Manastirit të Shën Mërisë në Dhërmi. Kjo kishë, ende në përdorim, duket të ketë një fat më të mirë se të tjerat. Është deri-diku më e mirëmbajtur, por duket qartë mungesa e dorës së specialistëve të monumenteve. Tavani i ribërë (nuk dihet se me çfarë fondesh dhe nga kush) ka prerë në mes pikturat murale. Nga sa kuptohet, tavani ka shkurtuar lartësinë origjinale të kishës duke fshehur edhe pjesën e mbetur të këtyre afreskeve e duke gjetur një zgjidhje të shpejtë. Fate të ngjashme kanë edhe mjaft kisha apo manastire të tjera të zonës, jo domosdoshmërisht të gjitha monumente kulture. Informacioni që mund të marrësh për to është i cunguar, më shumë çfarë mund të të rrëfejë ndonjë kalimtar i rastit me ato që ka dëgjuar. Për paralelizëm m’u kujtua një udhëtim i disa ditëve më parë në Shën Naum. Pasi kalon doganën e Tushemishtit dhe atë maqedonase, në rrugën e shkurtër që të çon drejt vendit turistik hasa rreth 2-3 tabela. Ishin vendosur në shtigje të ngushta, që të çonin po në kisha të vogla. Tregonin se po të ndiqje atë shteg që largonte nga rruga kryesore, do të gjeje një kishë që datonte në këtë apo atë shekull.
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    Mos gjë duan pensione greke këta gomarët që i frekuentojnë kishat kaq shumë!?

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po te kishin qene greke himariotet nuk do ishin kishat ne ate gjendje skandaloze. kjo tregon qe keta himariotet nuk e cajne shume per fene por i intereson mbijetesa.Dhe si te tille kane gjetur helenizmin meqe flasin greqisht.Greke te paster mund te jene,por jane te tille se jane shqiptare ne fillim.Kush ka pak mend e kupton.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kishat e Himarës, strehë për gomarët

    aty ku ka gomere ka rrezik te kete xhindesha te bukura dhe epshore, apo gra imorale te paduksheme

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kishat e Himarës, strehë për gomarët

    Ironia eshte se po keta njerez thirren ne mbrojtjen e krishterimit kur shteti rrezon nje objekt te ndertuar mbi nje varr te nje humanisti e dijetari qe i ka mesuar shqiptaret shqip e jo ne gjuhe te huaj. Ku jane Ilia Spiro, Seminaristi, Albo etj. apo edhe disa pseudo patriote te tjere e te dalin e te reagojne e te denojne keto akte te turpshme te vendosjes se kafsheve neper objekte te krishtere?! Perse keta njerez pa ndjenja nuk preken nga keto por vetem kur jane ne pyetje greket keta ofendohen?!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Kishat e Himarës, strehë për gomarët

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ironia eshte se po keta njerez thirren ne mbrojtjen e krishterimit kur shteti rrezon nje objekt te ndertuar mbi nje varr te nje humanisti e dijetari qe i ka mesuar shqiptaret shqip e jo ne gjuhe te huaj. Ku jane Ilia Spiro, Seminaristi, Albo etj. apo edhe disa pseudo patriote te tjere e te dalin e te reagojne e te denojne keto akte te turpshme te vendosjes se kafsheve neper objekte te krishtere?! Perse keta njerez pa ndjenja nuk preken nga keto por vetem kur jane ne pyetje greket keta ofendohen?!
    Pse bre mesi po ja fut paleval ?! Qe nga kur nje misionar katolik i ardhur nga italia po i mesojka shqiptaret te flasin shqip ?!

    Pse po vazhdon me keto perralla debile qe si duket, vetem ti i beson ?! Bile shkon edhe me tej, dhe e quan "humanist dhe dijetar" !!

    Nese ndokush eshte me afer te vertetes i analizuar nga kendi i nje besimtari musliman, ju katoliket rezultoni te jeni tamam Pagan !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •