Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Impotenca, në Shqipëri vuajnë 150 mijë meshkuj

    Nga: ERMELINDA HOXHAJ


    Impotenca për mjekët andrologë është një sëmundje e zakonshme, si diabeti, hipertensioni apo ndonjë sëmundje tjetër që kurohet dhe duhet të kurohet. Të dhënat për Shqipërinë flasin se një ndër dhjetë meshkuj vuajnë nga impotenca. "Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog", - sqaron mjeku androlog Evi Dani. Pavarësisht se numri i personave, të cilët shkojnë tek mjeku për një pamundësi seksuale është i vogël, mendohet se në Shqipëri vuajnë nga impotenca seksuale 150 mijë meshkuj.

    "Gjatë viteve të fundit është bërë një ndërgjegjësim i popullatës dhe kësaj kategorie pacientësh, por duhet një punë e madhe e mjekësisë, e medias për të larguar këtë tabu, e cila nuk është vetëm në vendin tonë", ka nënvizuar mjeku Dani. Ai sqaron se nëse pacientët nuk mjekohen, fillojnë problemet në çift, stresi, problemet e tjera në familje që shumë herë mund t'i çojnë deri tek divorcet. Çdo mashkull mbi të 50-at është i rriskuar për t'u prekur nga sëmundja e prostatës. Këto probleme mund të shfaqen më herët, të ndikuara nga një serë faktorësh si: stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit, ashtu edhe nga probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to.
    (intervisten e plote me mjekun mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

  2. #2
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....dikush vuan nga impotenca e dikush nga hiperpotenca, vuajtja pjese e pa ndare e njeriut,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •