Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Irfan CANA:POEZI ME MOTIVE FETARE

    PLAKU I URTĖ E BUJAR


    (ilahi kushtuar Haxhi Shejh Iljaz Shehu- -l947)




    Dėgjoni or vėllezėr gjithė kah jeni
    nė zė tė kėndoni kėtė ilahi,
    n'shpirt e n'zemėr pėrherė ta keni
    ta madhėroni me shumė zjarrmi.


    Hej dervishė po flasi rrjedhshėm
    Shejh Iljazi na ishte i madh,
    n'kohė t'hyrietit ushtar i zellshėm
    shembullor dhe shumė bujar!


    Si asqer i vyeshėm qė ishte
    dhuratė pėr n'Haxh ai e merr,
    nė Medresė si ylli ndriste
    duke e kryer me plot nder!


    Ngriti Teqen vendin e shenjtė
    pėr shumė vite rrėnjė i thuri,
    pranoi detyrėn dhe morri llafet
    nga i madhi Shejh Adem Nuri!


    Me dashuri kėsaj rruge ia nisi
    rrugėn e zotit,plot mundim,
    nėpėr botė gjithkah gjezdisi
    me menquri e pėrplot guxim.


    Shumė dervishė i kanė ndihmuar
    ta zgjeroj tarikatin rrufai,
    me din iman tė flakėrruar
    qė e ushqente nė shpirt ai!



    Amanetin na la nė fund
    qė do pėrcillet-mot pas moti:
    -Kush nė jetė mos t'ju lėkund
    jeni t'bashkuar,n'rrugėn e zotit!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    SULLTANI YNĖ I BEKUAR

    (Ilahi pėr Haxhi shejh Baki Shehu 1937-2002)



    Ata sytė nė ēehren tėnde
    po shndėrrisin si inxhi,
    shikimi ytė dhe ajo mėndje
    ēdo dervishi n'zemėr i rri!


    Pėr n'amshim t'pėrcolli njerėzia
    lotėt e shpirtit s'kanė tė ndalė,
    nė xhehnet t'ēoi perėndia
    e t'stolisi me nuri t'bardhė.


    N'kupė tė qiellit zėri jehoi
    lutet njerėzia pėr t'madhin bir,
    me besnikėri kjo trevė e nderoi
    Shejh Bakinė,sulltan mė t'mirė!


    Po krenohet i gjithė Rahoveci
    sulltan t'menqur qė e ka rritė,
    punoi me zell e gjithkah eci
    e tė lodhet,kurr s'ka dijt!


    Pėrherė jemi n'rrugė tė zotit
    dhe i lutemi hiē pa nda',
    s'na ndalė zhegu,as tė ftohtit
    t'forcojmė dinin n'kėtė dynja.


    Shejh Bakinė ne e madhėrojmė
    duke i kėnduar ditė e natė,
    me qeramet besėn e forcojmė
    gjithė kėta dervishė,o janė ispatė!


    Hej dervishė tė pėrbetuar
    duani sulltanin me sinqeritet,
    ēohu sulltan i ynė i bekuar
    po t'kujtojmė si t'gjallė nė jetė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    ASHKU I DERVISHĖVE

    (ilahi kushtuar besimtarėve tė devotshėm )



    ē'ėshtė ky zė qė po dėgjohet
    me plot gjynil e plot zjarrmi,
    ėshtė ilahia qė po i kėndohet
    Sheh Iljazit dhe Sheh Bakisė?


    Nėpėr zemrat e dervishlinjėve
    po pėrvlon e madhja dashuri,
    ashku i pleqėve dhe i tė rinjėve
    n'damarė t'gjakut paska hyrė.


    Nuk ka mė mirė nė kėtė botė
    edhe n'atė kur shkojmė n'xhehnet,
    se tė thuash zemra ē'tė thotė
    mos t'lėkundesh nga rruga e drejtė.


    Po kėndojmė pėr Dinin tonė
    qė nė shpirt thellė na flenė,
    nuk do t'ndalemi gjer natėn vonė
    amanetin ta ēojmė nė vend.


    N'valle kėrcejnė i madhi e i vog'li
    gjaku n'damarė po u gufon,
    nuk ėshtė pahire,por ėshtė dogri
    ta madhėrojmė Tarikatin tonė.



    Qehret e dervishėve janė si nur
    me atė ashk qė po kėndojnė,
    i madhi jonė,po na jep destur
    nga kjo rrugė,kurr mos t'lakojmė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •