PARODI PËR SHTETIN E RI
Qeveria në vend
udhëhiqet pa krye,
do t'mbahet n'mend
për shumë arësye.
2
Vendi i lërë batall
thelluar në krizë,
mizën e bën buall
buallin e bën mizë.
3
Me ndërkombëtarë hjeku
n'kthetra të grimit,
që nga fillimi e ndjeku
vesi i nënshtrimit.
4
çkado që i thanë rend
atë kanë aprovuar,
s'kishte fuqi n'mend
për t'kundërshtuar.
5
Në çdo hap gabime
rradhiten varg e varg,
të rinjtë n'andrrime
ardhmeria fortë larg.
6
Nëpër rrugë krejt
tretin kohën e artë,
punësohen analfabetë
shetisin intetelektual't!
7
I mashtroi paraja
gati në çdo skut,
mallkon fukaraja
me jetë bën luftë.
8
Populli i ka zgjedhë
vendin ta drejtojnë,
e jo nën ombrellë
t'dikujt të shkojnë!
9
Kanë thënë me mençuri
pleqtë fjalën e urtë:
-Kush e tradhton popullin
priti n'kokë gur'të!
10
Edhe ashtu ndodhi
në shtetin e Ri:
Qeveria veten hodhi,
pse bëri dredhi!
11
Gjatë qeverisjes
bënë shumë abuzime,
n'duart e kurdisjes
vendi u hodh n'gremine.
12
Nuk vlerësohet dija
as puna me nderë,
përkrahet hajnia
dhe çdo gjë e pavlerë!
13
Stopon mbarë vendi
n'zhvillim ekonomik,
për t'keq rritet trendi
rinia nxiton të ikë!
14
Në çdo aheng përmendin
fjalën demokraci,
e n't'vërtetë vendin
udhëheqin,zi e më zi!
15
Pyesin pa ia nda'
gjithë në kor:
-Me qeveri maskara
vallë, ç 'po ndodhë?
16
N'botë u bëmë rezil
kudo na kritikojnë,
kërkush s'na përfill
s'dimë të jetojmë.
17
-Eja oj ditë e re
eja sa më parë,
t'na shpëtosh ne
u bëmë për t'qarë!
18
Kjo qeveri kukull
ka për t'u kujtuar,
me ministrat fodull
e të korruptuar.
19
Flitet haptas n'kuloare
skamnorët po vuajnë,
me vete po bën hajgare
shtetin s'dinë ta ruajnë!
20
Gjithkah humbi morali
dhe vetëdija krejt,
puna shkon së prapthi
asgjë s'shkon drejt!
21
ç 'u bë kjo punë
kërkush s'e merr vesh,
lëvdatat prajnë shumë
e vendi u bë përshesh!
22
ç'na mbërthyen shtetin
t'ligështa do fate,
qeveria që s'diti
t'shes rrush e patate!
23
Shitën ndërmarrjet
pa menduar mirë,
populli s'u pyet
veç ka bër sehir!
24
Humbi dhe respekti
traditë e të parëve,
ç'na erdh kiameti
kohë e gomarëve!
25
ç'është kjo more zot
njerëzit janë n'dert,
shteti fort e më fort
n'humnerë po rrëshqetë!
26
Nxënësi mësuesin
s'e dëgjon në shkollë,
kikirikon si kën'uesi
e lodh pa nevojë!
27
Kur i thonëoll!
ai s'merr vesh,
del dhe n'koridor
zgërdhihet e qesh!
28
Nënçmohet varfëria
fare s'ka respekt,
përpar'si ka pasuria
kush s'guxon ta prek!
29
Nuk na kanë mësuar
kështu t'parët tanë,
armiku sy zgurdulluar
kënaqet nga çdo anë!
30
çohuni o dëshmorë
nga varri të gjithë,
t'shihni kjo '' sorrë''
shtetin si po e grith!
31
Po u vazhdua kështu
s'i ndihmohet atdheut
sipër ne të gjithëve
rri shpata e Demokleut!
Krijoni Kontakt