Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Irfan CANA: PAK SATIRË PËR KOHË TË LIRË

    PARODI PËR SHTETIN E RI


    Qeveria në vend
    udhëhiqet pa krye,
    do t'mbahet n'mend
    për shumë arësye.
    2
    Vendi i lërë batall
    thelluar në krizë,
    mizën e bën buall
    buallin e bën mizë.

    3
    Me ndërkombëtarë hjeku
    n'kthetra të grimit,
    që nga fillimi e ndjeku
    vesi i nënshtrimit.

    4
    çkado që i thanë rend
    atë kanë aprovuar,
    s'kishte fuqi n'mend
    për t'kundërshtuar.

    5

    Në çdo hap gabime
    rradhiten varg e varg,
    të rinjtë n'andrrime
    ardhmeria fortë larg.

    6

    Nëpër rrugë krejt
    tretin kohën e artë,
    punësohen analfabetë
    shetisin intetelektual't!

    7

    I mashtroi paraja
    gati në çdo skut,
    mallkon fukaraja
    me jetë bën luftë.

    8

    Populli i ka zgjedhë
    vendin ta drejtojnë,
    e jo nën ombrellë
    t'dikujt të shkojnë!

    9

    Kanë thënë me mençuri
    pleqtë fjalën e urtë:
    -Kush e tradhton popullin
    priti n'kokë gur'të!

    10

    Edhe ashtu ndodhi
    në shtetin e Ri:
    Qeveria veten hodhi,
    pse bëri dredhi!

    11

    Gjatë qeverisjes
    bënë shumë abuzime,
    n'duart e kurdisjes
    vendi u hodh n'gremine.


    12

    Nuk vlerësohet dija
    as puna me nderë,
    përkrahet hajnia
    dhe çdo gjë e pavlerë!

    13

    Stopon mbarë vendi
    n'zhvillim ekonomik,
    për t'keq rritet trendi
    rinia nxiton të ikë!

    14

    Në çdo aheng përmendin
    fjalën demokraci,
    e n't'vërtetë vendin
    udhëheqin,zi e më zi!

    15

    Pyesin pa ia nda'
    gjithë në kor:
    -Me qeveri maskara
    vallë, ç 'po ndodhë?

    16

    N'botë u bëmë rezil
    kudo na kritikojnë,
    kërkush s'na përfill
    s'dimë të jetojmë.

    17

    -Eja oj ditë e re
    eja sa më parë,
    t'na shpëtosh ne
    u bëmë për t'qarë!

    18

    Kjo qeveri kukull
    ka për t'u kujtuar,
    me ministrat fodull
    e të korruptuar.

    19


    Flitet haptas n'kuloare
    skamnorët po vuajnë,
    me vete po bën hajgare
    shtetin s'dinë ta ruajnë!

    20

    Gjithkah humbi morali
    dhe vetëdija krejt,
    puna shkon së prapthi
    asgjë s'shkon drejt!

    21

    ç 'u bë kjo punë
    kërkush s'e merr vesh,
    lëvdatat prajnë shumë
    e vendi u bë përshesh!


    22

    ç'na mbërthyen shtetin
    t'ligështa do fate,
    qeveria që s'diti
    t'shes rrush e patate!

    23

    Shitën ndërmarrjet
    pa menduar mirë,
    populli s'u pyet
    veç ka bër sehir!

    24

    Humbi dhe respekti
    traditë e të parëve,
    ç'na erdh kiameti
    kohë e gomarëve!

    25
    ç'është kjo more zot
    njerëzit janë n'dert,
    shteti fort e më fort
    n'humnerë po rrëshqetë!


    26

    Nxënësi mësuesin
    s'e dëgjon në shkollë,
    kikirikon si kën'uesi
    e lodh pa nevojë!


    27
    Kur i thonëoll!
    ai s'merr vesh,
    del dhe n'koridor
    zgërdhihet e qesh!


    28
    Nënçmohet varfëria
    fare s'ka respekt,
    përpar'si ka pasuria
    kush s'guxon ta prek!


    29

    Nuk na kanë mësuar
    kështu t'parët tanë,
    armiku sy zgurdulluar
    kënaqet nga çdo anë!

    30

    çohuni o dëshmorë
    nga varri të gjithë,
    t'shihni kjo '' sorrë''
    shtetin si po e grith!

    31

    Po u vazhdua kështu
    s'i ndihmohet atdheut
    sipër ne të gjithëve
    rri shpata e Demokleut!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    MOS SHOH ËNDËRR

    Lëvdohet ministri, pa u skuqur në fytyrë:
    -Pak janë rreh qytetarët,është dashtë më vështirë!


    -Më rreptë dhe mëndja, më mos t'u shkoj
    që të dali në rrugë, kush të protestoj.


    Policia e vendit n'vend se vjedhjet t'i ndrisë
    me këto sjellje,popullin po e shastrisë.


    Për dukuritë negative,pa sedër thojnë"
    -Për të gjitha vjedhjet,hetimet vazhdojnë!


    -Qytetarëve tanë or vëlla,i duhet tuta
    veprojmë sipas ligjit,si thotë Kushtetuta!



    Eh moj Europë po e përsëritë historinë
    tërë popullin tonë në zgripcë po e shtinë!


    Dy qeveri mendëboshe dhe Bashkësia Europiane
    prapa shpinës gatisin, ca gropa virane.



    Gropa të thella dhe me përplotë terr
    shtyhet tinës vendi, drejt e në ferr.


    Ferri i zi e me thellësi ca pashë
    -Mos shoh ëndërr vallë?!-më veti thash.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    VAJ HALLI PËR NE


    Vaj halli për ne
    dhe për brezin e ri,
    vallen kush p'e ngre'
    përplot zymtësi!






    çuditen të rinjtë
    dhe pleqët në moshë,
    u janë thy' krih't
    bëhen për lëmoshë!




    A do të vie dita
    e gjykimit njëherë?
    që këta "sypetrita"
    t'përgjigjen me nderë?!


    T'i fshij me ogur
    Kushtetuta,ligji,
    gjith've t'pangopur
    t'u thehet imigji!



    Gjer sa të arrij
    ajo ditë e bardhë,
    gjinduni si të dini
    gjithë o ju Kosovar!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: PAK SATIRË PËR KOHË TË LIRË

    KRYEMINISTRI FJALËNGRËNËS

    (Takimi ndodhi në Kabinetin e tij më 6.05.2008)


    Or Kryeministër,or flokëthinjë
    për ty flasin gjithë të rinjë!

    Se i hëngre fjalët që i premtove
    i gjuajte pas shpinës dhe i harrove!

    A të kujtohet Maji 2oo8
    qytetarët i thirre në Kabinet!

    Propozove vetë me atë tënden gojë:
    -Problemet e qytetarëve dua t'i dëgjoj!

    Nga mbarë Kosova vërshuam shqim
    tek ti të shkojmë për rrëfim!

    Grupe,grupe na pranove brenda
    që t'na i dëgjosh tona' brenga!

    Në grupin tim unë isha prisë
    bashkë me babanë e AFRIM ZHITISË!

    Kur plakun përpara shikove
    në fytyrë paksa vrikë u trazove!

    Hajredin KUçIN shpejtë e thirre:
    -T'lutem plakun pranoje në zyre!

    Mirëpo plaku nga vendi s'lëvizi
    urtë e qetë rrëfimit ia nisi!

    -Edhe këta shokë le të dëgjojnë
    fëmijët e dëshmorit si jetojnë!

    Pa kurrfarë ndihme qe ca vjet
    kush n'shtëpi nuk po troket!

    Na dëgjoi edhe të tjerët me rradhë
    nervoza i shihej goxha n'ballë!

    Të gjitha rrëfimet n'ditar shënove
    fjalë më t'mira na i premtove!

    Tërë atë kohë nuk e përfille
    brengat tona ti nuk i zgjidhe!

    Nuk panë dritë se na mashtrove
    me lëvdata çdo ditë na lodhe!

    Gjithë qytetarët le ta dinë
    se na punove me HIPOKRIZINË!

    Ani që jemi pa bukë e pa punë
    Ty t'nënshtrohemi,s'duam përdhunë!

    Sjelljeve tua era po i vjen
    pikë e pesë kokën do ta then!

    Rrenat na kanë ardh n'maje t'kresë
    nuk durohet më,s'po kërkon ndjesë!

    Qytetarët barkzbrazët e gojën shkrumb
    Kryeministri meriton të përjetoj fund!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: PAK SATIRË PËR KOHË TË LIRË

    BANKAT TONA

    Në këtë kohë shoh
    hujet e pavarësisë,
    dikush veten ngrohë
    dikush zhytet n'krizë!

    Hapen kudo bankat
    me shpejtësi veriu,
    shumohen si këpurdha
    që mbijnë nga shiu!

    Nisin t'japin kredi
    me inetres të lart,
    i gjori ai që s'di
    fundin e ka t'qartë!

    Ato s' i kontrollon
    gati se askush,
    ligji s'funksionon
    korrupsion sa t'du'sh!

    Po deshe të hollat
    aty t'i deponoshë,
    sillen sikur bollat
    s'mund t'i kuptosh!

    Ofrojnë kamata t'ulta
    për disa herë,
    thonëushtetuta
    aktet i ka nxjerrë!

    Ashtu rrjepet populli
    fare pa mëshirë,
    ngjyra krejt u doli
    qeveria rri ngrirë!

    Në t'zezë me vite
    bankat po punojnë,
    kur koca u mbet n'fytë
    rresht bankrotojnë!

    Pastaj në fund befas
    veprimtarinë ndërprenë,
    shpejt gjejnë ndoj'shkas
    kursimtarët n'baltë i lenë!

    Humbet i gjithë kursimi
    me dhjetra miliona,
    kërkend s'e rrok dënimi
    për gabime tevona!

    Nga shumë mashtrime
    shpesh na dhemb kr'eja,
    na mungojnë investime
    dhe vende pune të reja.

    -Punojmë për të rinjtë!
    thonë me plot gojë,
    kjo është veç një flirt
    që kush s'do ta dojë!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Irfan CANA: PAK SATIRË PËR KOHË TË LIRË

    La verita' ti rendera' libero!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •