Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 92
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    ME FAT FESTA E PAVARËSISË GJITHË SHQIPTARËVE


    LULËKUQET E NëNTORIT



    Sa ballëqeshur
    duket njerëzia,
    dallgët e shpirtit
    s'kanë të ndalë,
    ç 'e do kur kështu
    vendos historia,
    çdo skutë të dheut
    me gjak ta laj!


    Në kupë të qiellit
    dëshira jehoi,
    që nga thellësia
    e zemrës buron,
    me shekuj kjo trevë
    nën thundër ënd'rroi
    vetëm e vetëm
    flamuri t'valojë!


    Rrugët e qytetit
    të tëra janë kuqluar,
    nga flamujt e kuq
    që si nuse rrinë,
    shqiponjat dykrerëshe
    me sy zgurdulluar,
    shigjetë shiqime
    anë e kënd shtrinë!



    Dielli i artë
    nga mëngjesi rrezon,
    shetit qiellit
    me t'artën qeleshë,
    tërë botës qartë
    porosi i dërgon:
    -Armikut me urti
    i ipet flakareshë!


    Kur era lazdrane
    pemët i lëkund,
    valles ia nisin
    lulëkuqet e nëntorit,
    përshëndesin gjithë
    kalimtarët n'rrugë
    fytyrat u shkëlqejnë
    porsi meteorit!


    Nëntorit krenaria
    n'çdo zemër flenë,
    kënga e heronjëve
    kudo merr hov,
    nga çdo anë e botës
    klithma po vjen:
    -Rrofsh për mote
    o i madhi nëntor!

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    urime per temen Z. Irfan. me emocionuat me poezine tuaj! Ta gezojme festen miku im!
    What goes around---comes around

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    DITA JONË E MADHE



    Dëgjohen zurllat e tupana
    që nga agu pa pushim,
    gjyshi,gjyshja,babi,nana
    të gjithë janë në vallëzim


    Dielli i qeshur rreze dhuron

    po gëzohet tok me ne,
    sot Shqipëria po këndon
    për ne lind jetë e re.

    Qeshu ëmbël oj Shqipëri
    qeshu porsi hënë e plotë,
    rrita jote ndrit si inxhi
    rritën mos e ndal ti dot!


    Nëpër rrugët e qytetit
    përqafimet janë me mija,
    ia urojmë njëri tjetrit:
    -Me fat,me fat pavarësia!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    E BUKURA çAMËRI


    Ah sa e bukur na është Camëria
    nga deti Jon e gjer n'Florinë,
    me male t' larta dhe ultësira
    që s'kanë shoqe për bukurinë!

    Qytete t' lashta ndër krahina
    vargohen krenare jug e veri,
    Preveza,Parga,Arta e Janina
    me ura t'lashta mbi lumin Gli!

    Koha ecën nuk ka të ndalë
    kjo histori prore do t' kujtoj,
    ndër dhenat tona ska shqipëtarë
    këtë padrejtësi që s'do ta gjykoj!

    Sa shumë vasha e djemë trima
    flijuan jetën me plot guxim,
    n'këngë këndohet Bubulina
    kurr hidhej n'luftë si vetëtimë!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    MORËN FUND



    Mori fund trishtimi e vaji
    mori fund mundimi ynë,
    na sakatuan pa pikë faji
    trollin,kombin dhe lirinë!



    Vajti n'harresë terri i zi
    që na ndjeku shekuj me rradhë,
    s'ka më mashtrime e tradhti
    erdhi tek ne dita e bardhë!


    Mjaft armiqtë të egërsuar
    na gërryen gjatë pa mëshirë,
    si gjakpirës mbi ne janë lëshuar
    veç mos t'jemi kurrë të lirë.




    Trandet bota nga gjumësia
    padrejtësinë,shpejt e kuptoi,
    armikut i dha flakareshë urtësia
    liria n' çdo skutë, depërtoi!



    Drejtsia e moçme na u plotësua
    këtë le ta di bota mbarë,
    le t'plas armiku që u mundua
    t'na shfarojë e t'na humbi farë!




    Plaku i urtë n'zë porositë:
    -Përpara kemi me qinda detyra,
    t'jemi t'zellshëm,t'i hapim sytë
    ta shpëtojmë vendin nga ligësira!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    MBRETËRESHA E KËNGËS

    (NEXHMIJE PAGARUSHËS)



    U linde e u rrite
    n'Pagarushën legjendare
    n'vendlindje trete
    rininë si sorkadhe.



    Shetite,vrapove,
    kodrave, e fushës
    duke u larë kënaqeshe
    valëve të Mirushës.


    Nga shumë vajzëria
    ti qartë u dallove,
    dritën,arsimin
    shumë e dashurove.




    Kreshtave të maleve
    ruajte dele e dhitë,
    nuk ndaheshe nga libri
    i lexoje përditë.


    Dëgjoje dhe tingujt
    e zogjëve ndër ferra
    u dashurove n'këngë,
    muzikë e opera.




    Në shpirtë rrezatove
    vullnetë të çelik'të
    nise të këndoshë,
    horizonteve plot dritë!


    Zëri yt i ëmbël
    gjithkund dashuri mbolli
    në botën e muzikës
    talenti të soLLi.



    Aneembanë shndërite
    porsi dritë meteori,
    n'shumë festivale
    shumë shpërblime more.


    Shkrive gjithkund
    zërin e bukur me valle
    të thonë drejt,
    mbret'reshë e këngës shqiptare.




    Ishe dhe Primadonë
    e melosit popullorë
    për opereta mbaje
    flamurin në dorë.

    Më se pesëdhjetë vite
    botës udhëtove
    anëekënd rruzullit
    Kombin lartësove.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    NËNA JONË E MADHE

    Je nënë e madhe
    urë e miqësisë,
    zoti të ka falë
    shpirtin e mirësisë.

    Kahmos hapërrove
    me plot dinjitet,
    padrejtsinë luftove
    ishe shumë e rreptë.

    Truri yt i urtë
    kudo zuri vend,
    bota me dy duart
    t'pranoi plot shend.

    Skamjen,varfërinë
    fare s'e durove,
    mashtrimin,dredhinë
    me forcë i luftove.

    Sot tërë njerëzia
    në zemër të ka,
    nga ti mençuria
    fluturoi me krahë.

    Vepra yte e madhe
    si ar po shndërritë,
    të keqen e ndale
    me forcë e ke pritë.

    Lum që të patëm
    Ty oj Gongjeja jonë,
    ishe shumë e shkathët
    bota po t'nderon.

    Anekënd rruzullit
    mirësinë dhurove,
    për gjithë të ngujuarit
    zërin thekshëm çove.

    Për jetën e të varfërve
    dhembje t'madhe ndjeve,
    t'u ndishmosh skamnorëve
    mundin nuk kurseve.

    Do të të kujtoj gjatë
    e gjithë bota mbarë,
    këtë emër të madh
    që dha kombi shqiptarë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    PARASHUTA E ERëS


    Era t'udhëtoj
    vendosi sot,
    kohën t'kaloj
    nëpër botë!


    Vis e m'vis
    në çdo skutë,
    të shetis
    me parashutë!


    T'sheh t'diellit
    faqe t'fry'ra,
    pastaj t'qiellit
    shumë çudira!


    Nga rruga e gjatë
    kur lodhet shumë,
    kthehet n'shtrat
    dhe bie n'gjumë!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    RESHË, MOJ BORË



    Reshë moj borë
    në qetësi,
    lojën e bukur
    mos e ndalë,
    fëmijtë gazmorë
    të duan ty,
    janë të lumtur
    si kurr më parë!


    Yjëza t'lehta
    palë,palë,
    shih qiellit
    si vallëzojnë,
    rreze t'nxehta
    porsi ar,
    kur shkrep dielli
    nuk i durojnë!

    Sepse atëherë
    me të shpejt,
    djersa trupit
    nis m'u end,
    përplot vrer
    dhe siklet,
    fjollat humbin
    përnjëmend.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    çUDIRAT E OXHAKUT



    Ky oxhaku ynë
    lëshon tymin e zi,
    qetë ia mësy'n
    lartë në ajri!


    Vocin tonë meraku
    se ç 'po e xiglon:
    -Ky tym i oxhakut
    vallë,ku po shkon?!


    - Mos po shkon qiellit
    si anija t'notojë,
    apo drejt diellit
    fytyrën t'ia mbulojë?!


    - Ndoshta shkon vallë
    yjet që t'i arrij,
    pastaj dalëngadalë
    të tëra t'i nxi'j?!


    -T'luaj mos ka qëllim
    me hënën e artë,
    e pastaj n'argëtim
    t'i vë mustak't!


    - A po shkojnë shllungat
    me re m'u kacafytë ,
    shiu pastaj nga lart
    të bie si me grykë!


    Cilën do prej këtyre
    nëse e vërtetoni,
    vocit tonë të mirë
    vrik t'i lajmëroni!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Ju pergezoj per keto poezi te bukura.Eshte shume e veshtire te shkruash per femijet,duhet te mahnitesh si ata e te flasesh me gjuhen e tyre,prandaj ju pergezoj sinqerisht.Respekte.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    Falemnderit KE-LER,nëshërbim të gjithëve jam-e sidomos fëmijëve!Përshëndetje.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    LOJë NUK KA


    Qiellit zotron
    plot errësirë,
    pikat hutuar
    bin nga lart,
    era fishk'llon
    në natyrë,
    dielli i mbuluar
    rri,do t'plas!


    Pyesin rresht
    gjithë pa pritë:
    - ç'ka qielli
    që rri vrenjtur?
    Ku janë rrezet
    përplot dritë,
    ku është dielli
    ku ka tretur?!


    Në çdo skutë
    në çdo shtëpi,
    dimër i vështirë
    sa s'bën ma!
    Plaku i urtë
    jep porosi:
    -Shtrëngohuni mirë
    lojë nuk ka!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    REJA DHE FJOLLëZAT



    Reja e zezë rrumbullake
    sipër qytetit është afruar,
    po shkon rrugës zigzake
    me një thes n'shpinë ngarkuar.


    Anash faqet i janë fry'r
    gati sa s'i prekin veshë,
    ec ngadalë dhe vështirë
    p'e ngreh era për kopresh.


    Syhapur shikojnë fëmija
    rejën n'qiell kah noton...
    Tërë kureshtje pyet vegjëlia:
    -Vallë kjo re,për ku shkon?!


    E një fjollëz e kristal'të
    q'i ndritë trupi si një yll,
    doli tinës nga thesi lart
    në ajri t'shetis e lirë!


    Fluturoi,shumë kohë fluturoi
    gjithë fëmijtë e kishin parë,
    sikur nusja bukur vallëzoi
    gjoksi i shkëlqente si margaritar!


    N'kënd t'një dege ajo dikur
    u ndalë pakës të pushoj,
    n'rroba t'njoma si bilur
    nisi diç voc've t'u tregoj:


    -Ah,vogëlushë,mirë se ju gjeta
    nga kthetrat mezi shpëtova,
    por kam shumë simotra t'veta
    që rrinë mbyllur në thes të gjora!


    Të gjithë tok vendimin pru'n
    rejës t'i shkruajnë një shkresë,
    të jetë ajo si ultimatum
    t'i lirojnë fjollëzat pa pritesë!


    U çua era dhe fortë ka fry'r
    i dërgoi resë padinë e rëndë:
    -Re e zezë,moj re e nxirë
    tërë vegjëlia është në këmbë!


    -Duan ata, që t'gjithë fjollëzat
    t'shijojnë lirinë menjëherë!
    Shih sa u janë skuq mollëzat
    duke pritur me plot vrer!


    Reja urdhëresën se ç'e kuptoi
    ia hoqi fjongën thesit n'grykë,
    fjollëzat e njoma n'liri lëshoi
    n'trenin e bardhë,gjithë kanë hip!


    Oqeanit të gjërë u shtrinë fjollëzat
    kërcenin t'gëzuar,si kurr më parë,
    tërë vegjëlia,kanë hapur gojërat
    presin t'i puthin me buzët valë!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    DHËMBËT E ç ATISë




    Sot në mëngjes
    fare në qetësi,
    i dolën çatisë
    dhëmbët si inxhi!


    Porsi margaritarë
    i shkëlqenin shqim,
    pakëz janë të gjatë
    rriten me galdim!


    N'rend për bukuri
    si ushtarë t'vërtetë,
    s'do t'ketë njeri
    dhëmbë më t'mprehtë!


    Veq çatia e lart
    ka frikë të madhe:
    -Prej diellit t'artë
    dhe erës lazdrane!


    Kur nxeu dielli
    me rrezet shqim,
    lotët vrik derdhi
    u hodh n'pikëllim!


    U çuditë vërtetë
    desh luajti mëndë,
    na mbeti shpejt
    pa asnjë dhëmbë!


    Sa shumë vajtoi
    veç ta kishit parë,
    dhëmbët i dorëzoi
    t'bardhë si kristal.


    Si plaku në moshë
    na u bë çatia,
    i mbeti goja bosh
    qeshën gjithë fëmija!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    VJERSHA U SHKRUA


    Vogëlush i dashur
    që prore buzëqeshë,
    vendosa për ty
    t'shkruaj një vjershë.


    Por u mendova
    dhe thash më veti:
    -Bënë e hidhërohet
    vogëlush i shkreti!


    Më mirë ta pyesi
    e le t'deklarohet:
    -A ka dëshirë
    vjersha t'i kushtohet?


    Anë e mbanë
    e kërkova n'shtëpi...
    Vogëlushin s'e gjeta
    diku ia kish mësy'.


    Prita në dhomë
    një kohë të gjatë,
    vjersha u shkrua
    dashtë e pa dashtë!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    ACARI DIMROR



    Kaltëria qiellit veq ka humb
    dielli tinës mëshihet ndër retë,
    fjollat njomës bin gjithkund
    vocët lodrojnë zëri shketë!


    Zogjtë nën strehë nuk dëgjohen
    çatitë dhëmbët i kanë shtrirë,
    ca pleqë në zë ankohen:
    -Uf,uf,uf!- çdo gjë ka ngrirë!


    T'gjitha rrugët janë boshatisur
    mbrëmja qarshafin e zi shtron,
    dritat qytetin e kanë stolisur
    qetësia e thellë kudo zotron!


    Eh ky dimër me plot acar
    nuk lë vend ku pa u fut,
    bora po resh e në të bardhë
    bukur janë veshë:Pemët,rrug't!..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    VITI I LODHUR


    Me rrudha n'ballë
    e fytyrë mërolur,
    morri rrugën
    larg po shkon,
    do të ndahet
    me zemër t'kallur,
    diç në shpirt
    po e mundon!


    Viti i vjetër
    përmbi shpinë,
    mblodhi kujtime
    plot një mot,
    është i lodhur
    dot nuk rri,
    trupi i është
    molisur fortë

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    BABADIMRI

    Viti i ri
    me dëshirë,
    fëmijëve dhurata
    do t'u dhuroj,
    faqekuq
    e i veshur mirë,
    n' qerre t'bardhë
    do t'i vzitojë!


    Thesi i madh
    mbushur ding,
    prej dhuratave
    sa s'pëlcet,
    bie këmbana:
    -Tring e tring!
    thërretë fëmijtë-
    eni shpejt!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    QESHIN BREDHAT


    Qeshin bredhat
    n'dhomat tona,
    rreth e qark
    plot me dritë,
    me shumë tela
    e bonbona,
    për merak
    i stolisin f'mijtë!


    Anë m'anë
    në çdo kënd,
    ipen dhuratat
    dhe ëmbëlsira,
    pleqtë thanë
    me plot mëndë:
    -Shihni vocat
    sa u qesh fytyra!


    Ikën minutat
    ikën dhe orë,
    kënga e vallja
    s'ka të ndalë,
    drita t'shumta
    si meteorë,
    flak'rrojnë dhomën
    si në përrallë!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •