Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 92
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    VOGËLUSHI DHE çATIA


    Me borë çatia jonë
    trashej pa ndërpre',
    gjer natën vonë
    fitoi kaçketë t're!


    Vrapoi vogëlushi
    oborrit përmes,
    donte syrrushi
    çatinë ta përshëndes!


    Mbuluar me borë
    shkëlqen n'bardhësi,
    vogëlushin e gjorë
    s'e shikon me sy!


    Goxha u habitë
    e i erdhi rëndë,
    këtë s'e ka pritë
    desh i dalin mëndë!


    N'fund s'u durua
    pa thënë dy fjale:
    - ç'ke çati me mua
    pse je mendjemadhe?!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    MOTIV VARFËRIE




    Lustraxhiu i vogël
    i dobët nga shëndeti,
    çdo ditë heret
    del në rrugë
    të fitoj bukë:
    për familje
    e për veti.
    Lustraxhiu
    zemërmirë,
    përskaj rrugës
    plot me kalimtarë,
    sandukut i bie
    pa përtesë-
    në mesditë
    e në mëngjes:
    -Rrak-tak
    rrak e tak!
    Rrak tak
    tak,tak,tak!
    Thërret myshterinj:
    -Eni pak!
    -Eja o fëmijë
    dhe ti plak eja,
    t'iu lustroj këpucët
    t'iu bëj si t'reja!
    Sa buzëqeshë
    e sa gëzohet,
    kur pranë tij
    dikush afrohet.
    Majtas-djathtas
    e përsipri-
    brushat n'duar
    fluturojnë!
    Këngën e vet
    shumë të dashur:
    -Shu e shu...
    e këndojnë.
    Pasi këpucët
    mirë t'shkëlqejnë
    lustraxhiu
    punën ndërprenë!
    Kur myshteriu
    i kënaqur largohet,
    kënga e brushave
    nis të këndohet:
    -Rrak e tak
    tak-tak-tak!
    Rrak e tak
    tak tak,tak!..
    Vogëlushit fytyra
    i qesh si zambak!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    Më I MIRI THESAR



    Libri është burim
    më i miri thesar,
    poetë aty shkrinë
    mundin porsi ar!


    Kudo që t'jemi
    kudo që t'pushojmë,
    librin pranë ta kemi
    trurin ta freskojmë!


    Me të shpejtë shetisim
    rreth planetit tonë,
    anë e kënd xhesdisim
    rend i vizitojmë!


    Malet më të larta
    oqeane të mëdhenj,
    detet e pastra
    përroje e lumej!


    Pyjet më t'dendura
    shtazët ku jetojnë,
    majet e gdhendura
    qiellin që shpojnë!


    Burimet e kthjellta
    tatëpjetë që rrjedhin,
    fluturat krahëlehta
    valle që hedhin !


    Plazhat e bukura
    me larësit plotë,
    anijet,vapora
    që enden n'botë!


    Të mëdhaja qytete
    rrokaqiej t'lartë,
    shumë automjete
    e rrugët e gjatë!


    Kujtoni o vogëlushë
    mendimin e artë:
    -Me libër gjithkush
    bëhet mendjelartë!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    FUSTANI I PISHëS


    Pisha e blertë
    shikon n'oborr,
    si bie qetë
    e bardha borë.
    Thellë më vete
    po mendon:
    -Kjo kohë e shkretë
    ç'po ndërron?!


    Fjollat plot
    enden n'ajri,
    ulen poshtë
    si pa kry',
    shpejt u zbardhën
    çatitë,lisat,
    majet e maleve
    fituan plisat!


    Dikur vajtoi
    me zë t'lehtë:
    -Bora ma ndërroi
    fustanin e blertë!
    Ndërrinë kristalet
    vërtetë si inxhi,
    por fustani i blertë
    n'zemër m'ka hy'!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    KëNGA S'DëGJOHET



    Ngricë e madhe kudo shtrihet
    era fryen si e marrë,
    kënga e shpezëve nuk ndihet
    vallë,ku tretën këta këngëtarë?



    E nën strehë të shtëpisë
    ishin ngritur ca fole,
    shih trumcakët sa janë molisë
    duke ndërtuar shtëpinë e re!


    E ky dimër,dimri i bardhë
    plot me borë e thëllimë,
    është i ftohtë,nuk ka fjalë
    por e ka,t'vetën bukurinë!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    BUKURIA E DIMRIT




    Jorgan të trash si bilur
    gjithë natyra veq ka veshë,
    -Këto rroba,kush i thur?
    pyesin vocët duke qeshë!


    Qielli ngjyrën e ka ndërruar
    kaltëria nuk duket kund,
    retë qepallat i kanë rënduar
    rreshti i tyre nuk ka fund!


    Dhe princ dielli bukurosh
    ditë me rradhë nën re struket,
    mali i lart bardhëllosh
    n'agim heret nuk skuqet!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    D Y V I T E


    Të dy vite
    n'qetësi thellë,
    vonë n'mesnatë
    kur puthen akrep't,
    do përqafen
    për t'fundin herë,
    mu sikur dy
    v'llezër t'vërtetë!


    Vrik do t' thonë
    me dashuri,
    njëri tjetrit
    veq dy fjalë:
    -Mirëseerdhe
    viti i Ri,
    viti i vjetër
    rruga e mbarë!


    E do t'rrodhin
    njomës n'faqe,
    lotë gëzimi
    të kristaltë,
    do t'festohet
    në shumë pragje,
    Viti i Ri:
    -Me fat,me fat!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    LOJë NUK KA


    Qiellit zotëron
    plot errësirë,
    pikat hutuar
    bijnë nga lart,
    era fishk'llon
    në natyrë,
    dielli i mbuluar
    rri,do t'plas!


    Pyesin rresht
    gjithë pa pritë:
    -ç'ka qielli
    që rri vrenjtur?
    Ku janë rrezet
    përplot dritë,
    ku është dielli
    ku ka tretur?!


    Në çdo skutë
    në çdo shtëpi,
    dimër i vështirë
    sa s'bën ma!
    Plaku i urtë
    jep porosi:
    -Shtrëngohuni mirë
    lojë nuk ka!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    QESHIN BREDHAT


    Qeshin bredhat
    n'dhomat tona,
    rreth e qark
    plot me dritë,
    me shumë tela
    e bonbona,
    për merak
    i stolisin f'mijtë!


    Anë m'anë
    në çdo kënd,
    ipen dhuratat
    dhe ëmbëlsira,
    pleqtë thanë
    me plot mëndë:
    -Shihni vocat
    sa u qesh fytyra!


    Ikën minutat
    ikën dhe orë,
    kënga e vallja
    s'ka të ndalë,
    drita t'shumta
    si meteorë,
    flak'rrojnë dhomën
    si në përrallë!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269
    PESë VëLLEZëR

    (Kushtuar trojeve shqiptare )

    Me llullë në dorë
    e shall në prehër,
    gjyshi kishte fol
    për pesë vëllezër!


    - Pesë vëllezër:

    -Janë si pesë gurra
    melodi që vargojnë!
    -Janë si pesë ura
    lumin që shalojnë!
    -Janë si pesë shkëmbë
    në mal që rrinë!
    -Janë si pesë mëndë
    që mbledhin urtinë!


    Pakës plaku
    u ndalë dhe pushoi,
    pastaj te oxhaku
    sërish vazhdoi!


    -Pesë vëllezër:

    -Janë si pesë qershi
    lidhur në rrfanë!
    -Janë si pesë dashuri
    lindur nga një nënë!
    -Janë si pesë shqiponjë
    që hidhen n'lartësi!
    -Janë si pesë heronj
    që vdesin për liri!


    Kokën lëkund lehtë
    n'fund tha i qetë:


    -Pesë vëllezër janë
    si pesë bisqe n'gemb,
    pesë trima me famë
    që kush nuk i tremb!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    I KËNDOJMË CAMËRISË

    (Në përvjetorin e ndarjes nga trolli amë)

    Si rreze drite më e shkëlqyer
    heret n'agim që del t'shndërisë,
    është për ne si yll i përkryer
    çamëria e bukur,stoli e shqipërisë!

    Tokë e shenjtë për çdo shqiptar
    që e ndanë nga atdheu amë,
    n'Paris vendosën ca"ustallarë"
    për të keq bëri shumë nam!

    Ikën shqiptarët rreth e rrotull
    nga trojet etnike gjithë duke qarë,
    mendjeprishurit e shpirtfodull
    i sakatuan pa ndjenja kurrfarë!

    Eh moj Konferencë e Parisit
    t'u thaftë emri e t'u bëftë hi,
    tradhtove ëndrrat e Isës,Idrizit...
    për ta shliruar zonjën Camëri!

    Gadishulli legjendar i Moresë
    shumë kujtime në vete ruan,
    për t'i ikur armikut të pabesë
    në brendi të tij u strehuan!

    Stërgjyshërit tanë thanë qartë:
    -Camëria jo,s'lëshohet dot!
    Europa ndaj neshë bëri mëkat
    ndarjen vendosën ata më t'fortë!

    Lotët e kristaltë valë,valë
    faqeve tona ende pikojnë,
    zemrat na janë përplot me mall
    Camërinë të lirë,duan ta shikojnë

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    DHURATAT E DIMRIT


    Dimri çdokund u ças me dëborë
    shumë dhurata shpërndau me dorë!


    Malit nga blerimi që u xhveshë
    ia dha pallton e trashë për t'veshë!


    Grurit të njomë atje nëpër arë
    mirë ia qepi jorgan të bardhë!


    Ndërsa hardhive poshtë në fushë
    xhemper të bardhë gjer në gushë!


    Të gjitha shtëpive:N'fsahat,qytet...
    u dhuroi vrik,nga një kaçketë!


    E lisave të gjatë nëpër trotuar
    këmishë në supe ,mos t'kenë acar!


    Rrugëve të gjëra,nga fillim e fundi
    ua qëndisi shaminë bojëplumbi!


    Kurse fëmijëve fare pa dallim
    kushte të mira për dimërim!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    MBRËMJA FESTIVE



    Shumë balona t'kuq e t'bardhë
    si bibana gjoks kanë fry'rë,
    çokolatat,pemë gjithfarë
    n'tavolina veq janë shtrirë!


    Shallra t'larme anë m'anë
    drita t'vogla në tel varë,
    midis dhomës një këmbanë
    i ndrinë fustani porsi ar!


    Vie mbrëmja,ahengu shtrohet
    këndohet,pihet,plot mahi,
    ndihen gotat kah cakërohen
    edhe pakëz dhe viti i Ri!


    Për një çast dhe dritat ndalen
    zëri e kënga pak pushojnë,
    kur zemra mirë të ç 'mallet
    për një vit mosha gufon!


    Bora e njomë si margaritarë
    reshë e reshë në qetësi,
    çatitë,rrugët veq janë zbardhë
    sonte pritet viti i Ri!

    Ariu i kuq rri mbështetur
    në kënape sikur plak,
    tutje kukulla flokëkrehur
    n'rroba t'reja e me duvak!


    E tërë dhoma është zbukuruar
    miqtë e dashur vinë e vinë,
    gjithë gëzimi i ka kapluar
    kërcejnë fëmijët plot galdim!


    E kur t'puthen akrep't e orës
    ngriten n'këmbë gjithë mysafirë,
    shkëmbejnë urime,dora dorës
    me lotë gëzimi në fytyrë!

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KËNGA PËR MORENË




    Vend i bukur,ti o More
    përplot male,fusha,det...
    Shqiptari kujtime me mall ngre'
    për vendlindjen,rrënjët e vet.


    Para ca shekuj i zi qe moti
    gjithë me forcë u larguan,
    çdo pëllëmbdheu e lagu loti
    vaji,klithja... dot s'pushuan.


    Bota shtihej shumë e shurdhët
    për mizoritë ndaj një kombi,
    u qenë mbyllur shqiptarëve rrugët
    pse s'u pajtuan me jetë robi.


    Kur ra vendi nën dushmanë
    zhvillohej dramë e vërtetë,
    dëgjohej klithja nga çdo anë
    binin viktima,sëpata pret.


    Ikën gjithë detit të gjërë
    zemërthyer e plot frikë,
    Kalabria e Sicilia tërë
    ua hapi portat porsi mik.


    Ne për ty o e bukura More
    ndiejmë dashuri të pafund,
    aty të parët tanë kanë le
    n'djepë nënat i kanë përkund.


    Dhe këtë këngë përplot vaj
    gjithë në zë të këndojmë,
    le t'prek në qiell atë majë
    shqiptarët e Moresë t'i kujtojmë!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KTHESË HISTORIKE






    Kombi i shtypur
    e i përgjakur,
    pesëqind vite
    nën thundër qe,
    mendje ndritur
    e zemër flakur,
    kërkoi dritën
    dhe jetë të re!




    Për shumë mote
    mbeti i vonuar,
    në kulturë
    e zhvillime,
    viktima plotë
    ka sakrifikuar,
    s'u dorëzua kurrë
    në mundime.



    Fuqitë e mëdha
    me marrëveshje,
    trojet shqiptare
    pa mëshirë ndanë,
    për interesa t'veta
    bënë kërleshje
    n'vetmi fare
    popullin lanë


    Gjithë vendime
    që u prurën,
    i kujton njerëzia
    n'mendë përherë,
    shteti në halle
    me katrahurën,
    shungullon paria
    n'ditët plot ter!


    Vendime që prurën
    kujton historia,
    ishin brumë
    i ardhmërisë,
    shkëputje dëshiruan
    nga tirania ,
    e nga ajo dhunë
    e egërsisë!



    Rruga e vështirë
    dhe kulminante,
    shënoi shkëputje
    ezingjirit t' egër,
    që të hapi mirë
    derën humane,
    derën e lirisë
    q'i preku n'sedër!

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    KRENOHEMI GJITHË





    Krenohemi me dëshmorët gjithë rend
    që e nxorrën vendin nga hija e zezë,
    hapën rrugën të zhvillohet ky vend
    si njerëz t'rrojmë nga e jona djersë!


    Qeshuni tani me zë t'lartë
    pleq,të rinj...gjithë si n'kor,
    shkëlqen si ari,kjo ditë qartë
    urime të gjithëve,dhe ju o dëshmorë!


    Fluturoni o pëllumba e shqiponjë...
    hidhuni n'kaltëri sa më parë,
    stolisu oj fushë,me lule si zonjë
    sot po gëzohet çdo shqipëtar!


    Sa me kërshëri flamujt valojnë
    rrugës,trotuarit e nëpër çati...
    Hareshëm mes veti njerëzit bisedojnë:
    -S'ndjemë në jetë,më t'madhen kënaqësi!

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    Falemnderit ,njëkohësisht edhe unë gjithë stafit të forumit i dëshiroj punë të mbarë,suksese dhe shëndet të plotë.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    PRINCI Në KALë
    (Skenderbeut)

    çerek shekulli
    plot stuhi,
    porsi rrufeja
    n'luftë u hodhe,
    me ty populli
    hyri n'histori,
    n'brezëri t'reja
    trimëri mbolle!


    Sa me urtësi
    luftës i prire,
    bëre epopenë
    legjendare,
    armikut të zi
    frikën ia shtire,
    t'mbanë në mend
    hordhia barbare!



    Po krenohet
    i tërë kombi,
    midis nesh
    që ke ardh,
    që s'ipet lehtë
    shqiptar robi,
    e morri vesh
    bota mbarë!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    Nga poema:bUZËDJEGURIT E LIRISË


    Atë ditë,
    sa luftë
    u bë këndej,
    të gjitha gurët,
    të gjitha lisat,
    e istikamet
    do t'dëshmojnë
    devotshëm n'grykë!
    Dhuruan jetën
    trimat tanë,
    për t'ardhmen
    e brezërive,
    për atdheun
    e dashur,
    ku përgjithmonë
    do bëhen yjtë!

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA: KRIJIMET E MIA PËR FËMIJËT

    NGA POEMA;"BUZËDJEGURIT E LIRISË"

    Dhe mirë
    duhet ta dimë:
    Se gjithë armiqtë
    fytyrëzi,
    të njejtën feqkë
    e kanë!
    Rruga e juaj
    s'do të shembet
    në greminë
    ashtu lehtë!
    Por guximshëm
    do t'merr agimet,
    kodrave,
    shpateve...
    Që të gjenin:
    Rrugën bajrak!
    Rrugën e drejtë!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •