Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Pornogjenerata ose gjenerata e pedofilėve...

    NĖ ZONĖN REALE…


    Dikush pėshtyu mbi kėta fėmijė, I pagėzoi porno gjeneratė…ėshtė thyerje pėr mua vajzėn e qytetit tė madh por prap tė vogėl. Kjo I ngjante njė thirrjeje tjetėr tė njė mikut tim qė ēdo ditė diskutimin e parė pas pėrshėndetjes sė zakonshme “ Si je?” e fillon me revulucionin seksual tė kėtyre tė rinjėve qė shkelin mbi tradicionalizėm vrullshėm pa dhėnė shenja pėrgjithėsie ose pėrmirėsimi…Paj fundi I fundit ėshtė normale, do tė shtoja unė, po tė mos vinin pas kėsaj edhe ca fyerje tė gjeneratės tjetėr, asaj, qė iritohet me tėrė kėtė rebelim qė siduket qenka I tepruar.

    Me tė dalė nga dera e shtėpisė sime pamja e kėtij qyteti mbushet me vogėlushe 12-13 vjeēare tė cilat janė tė maskuara nė „vajza tė rritura“ . Grimi, bluzat e vogla tė tejdukshme qė zbulojnė gjinjtė e vegjel dhe kėmbėt e tyre tė futura nė kėpucė me take hiper tė mėdha...dhe diēka pas kėtij ilustrimit tim tė detajizuar mė del nga dhėmbėt-„ Ky vend sigurisht ėshtė parajsė pėr pedofile“.

    Njėherė nė njė bisedė joformale e pyeta njėrėn nga kėto vogėlushe se si ndjehet veshur-zhveshur, ajo pa hezituar mė tha se i pėlqen tė duket elegante...Elegante???!!!Do tė humbja kohė po tė koncentrohesha tė ia sqaroja se ky ėshtė totalisht interpretim I gabuar i elegancės.
    Duket ky te jete nje prezantim i gabueshėm i femrės sė re, ose ndoshta presioni i kohėrave tė kaluara i shtyen pa vetėdije kėta fėmijė tė sillen si tė rritur.
    Mendoj se, ėshtė diēka nė mes p.sh. te ketij trendi te ri aktual politik te planetės sonė, trend i quajtur Globalizim qe hyn nė tė gjitha poret e civilizimit, duke u nisur nga gjėrat mė tė thjeshta rrobat, shtėpitė, deri tek ato tė komplikuara si shtetet edhe sė fundi vet njerėzit. Gati se vėrehėt edhe shuarja e individit dhe shėndrrimi i tij nė masė.Ėshtė ky kapitalizėm apo komunizėm? Njerėzit sė shpejti do tė janė tė uniformuar porsi njė ushtri sepse Christian Dior p.sh ka futur kėtė ide sezonėn e verės...Ironike!. Njerėzimi e absorbon kėtė jetė sepse pėrditshmėria e shpejtuar nuk e lejon tė mendojė mė thellė. I vetmi element i kėtij sistemi qė mė duket atraktiv por qė nuk aplikohet pėr ēdo vend ( fatėkeqėsisht) janė kufinjtė e lirė.
    Gruaja natyrisht qė nė kėtė proces ėshtė pjesėmarrėse dhe patjetėr qė i ka pėrfitimet e saja sepse ėshtė e involvuar nė ēdo hap por, ajo njėkohėsisht edhe eksploatohet nė forma tė ndryshme dhe si rrjedhoje e kėsaj nė disa raste gjatė kėtij transformimi ajo duket si dekor “elegant”.


    Ēfarė shihet nga “dritarja” e kėyre tė rinjėve?!

    Asgjė!
    Nėse ata duan tė kalojnė kohė p.sh nė roshulla apo duke luajtur futboll patjetėr do tė konsideroheshin si tė papjekur dhe tė paaftė pėr tu bashkangjitur nė lojėrat e tė rrituve andaj kjo mėnyrė e ēuditshme e vlerėsimit I bėn tė izolohen bashkė me dėshirat e tyre.
    E kėtu duhet tė ndalemi, tė mos harrojmė se shumica prej kėsaj gjenerate e kanė barrėn e ekzistencės nė qafė…
    “Para ca kohe shkova nė bankė pėr tė tėrhequr pagėn time dhe njeriu nė sportel mė pyeti nėse unė isha kryefamiljari. Mė befasoj kjo shprehje…KRYEFAMILJARI Deri atėherė asnjėherė nuk kisha menduar pėr kėtė, por... e vėrtetė ėshtė. E dini, unė jam vetėm 20 vjeēar!”-kėshtu thotė Lumi(student).

    Para ca kohe dėgjova njė koment interesant nė radio nga njė gazetar I ri I cili ndėr tė tjera tha kėshtu ” Qytetit tim I mungon hareja, a e keni vėrejtur qė mungojnė edhe parqet pėr argėtim, por edhe sikur tė ekzistonin a do tė kishte fėmijė nė to...Qė nga fėmijėria unė personalisht shikoj lajmet bashkė me prindėrit e mi dhe jetoj nėn presionin e anktheve tė tyre...“

    Po, porno gjenerata pėr tė cilėn komentohet shumė, janė kėta fėmijėt e plakur tė cilėt na befasojnė me revolucionin seksual?...Etiketė pak e vrazhdė pėr fėmijė.
    Kėtu vjen edhe njė pyetje ...A kemi prezantuar ndonjėherė fotografi tjetėr mė tė hareshme...mė normale?
    Ndonjė tip konzervativ do tė thoshte se tė gjithė mendojmė individualisht…
    por atėherė tė ndalemi edhe kėtu pak, mos tė harrojmė se kėtė valė nė tė cilėn momentalisht notojmė ose mbytemi e kanė krijuar individėt.


    (Pershtypjet e nje personi mbi prostitucionin)

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ASD,

    e lexova kete shkrim dhe kisha dy pyetje ne lidhje me te.

    - Per cilin qytet behet fjale?

    - Pse ne fund te tij thuhet: (Reportazh per prostitucionin)?

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Behet fjale per Prishtinen, dhe thuhet "Reportazh per prostitucionin" sepse eshte nje reportazh per prostitucionin qe behet ne Kosove.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Prita per pegjigjen tende qe te vazhdoja me tej me nje "koment" nga une.

    Nuk e di ASD, ndoshta kam perfytyrim te gabuar mbi reportazhet, por kam pershtypjen se qe te marre nje titull te tille duhet te perfshije brenda tij fakte nga prostitucioni, statistika te mundshme, ngjarje te ndonje vajze te vecante, nje ngjarje qe ka bere buje, etj.
    Cfare marr une si lexuese prej ketij artikulli eshte pershtypja e kesaj zonje/zonjushe mbi dukurine qe ve re ne rruget e Prishtines, pra vajza te vogla te veshura e te shnderruara ne te medha. ajo nuk ka perdorur per to fjalen prostituta, ndaj cuditem. edhe kur i afrohet njeres prej tyre dhe e pyet si ndihet e veshur ne ato rroba nuk e ben nje insinuate te tille.

    Ndaj per mbylljen "Reportazh per prostitucionin" mbetem me pikepyetje.



    Por ajo qe trajtohet, eshte nje dukuri e rende, qe e ve re jo vetem ne rruget e Prishtines. Pa shko njehere ne Tirane dhe te ikin trute e kokes. Me shume se gjithe femrat e tjera mbahen adoleshentet. Dhe t'i shohesh se ne dore te kujt bien. Tmerr!

    Pikat qe ngre me konstatim shkruesja ne kete artikull i mbeshtes plotesisht. Ka raste kur konservatizmi ne nje shoqeri eshte i nevojshem per te mbrojtur bazat e saj. (Personalisht per mua eshte menyra me e sigurte me te cilen mund te mbahet nje shoqeri ne kembe, ose nje hapje graduale per te mos qene krejt jashte kohe). Por meqe njerezit duan te gezojne lirine personale nuk arrijne te mendojne ne nivel shoqerie dhe kjo do te coje ne degradim te metejshem. dhe kjo ka rendese edhe me te madhe, sepse njerezit nuk duan te ndergjegjesohen. Dhe per kete duhet ne radhe te pare puna e prinderve.


    Tek pjesa me konstatimin "Ky vend eshte parajse per pedofilet" m'u kujtua nje emision ne televizion ku flitej per Tailanden si vendi ku lulezon ai qe quhet turizmi i mishit te gjalle, te pasur nga vende kryesisht te Evropes shkonin te kalonin dite qejfi me vjaza femije, 11-13 vjece. Ishte e tmerrshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 25-03-2003 mė 17:01

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    E nderrova nga "Reportazh" ne "Pershtypje".

    Te falemnderit Dite.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    ASD e lexova me vemendje "reportazhin" ose me mire pershtypjen qe eshte dhene ne shkrimin qe ke paraqitur ne forum. Eshte me vertete per te ardhur keq , aq me teper kur e di qe kjo eshte nje gjendje reale per shume vajza te reja . Dhe ajo gjendje si tha me siper edhe Dita nuk eshte vetem ne Prishtine , por edhe ne shume qyetete te tjera te "zhvilluara" te Shqiperise.
    -------------------
    Ndonjė tip konzervativ do tė thoshte se tė gjithė mendojmė individualisht…
    por atėherė tė ndalemi edhe kėtu pak, mos tė harrojmė se kėtė valė nė tė cilėn momentalisht notojmė ose mbytemi e kanė krijuar individėt.
    ------------
    Desha te shtoja edhe pak mbi kete koment. Reportazhi e theksonte shume mire qe behej fjale per adoloshente 13-14 vjecare. Per mendimin tim ato nuk arrijne dot te " mendojne individualisht" edhe te analizojne gjerat si duhet. Ato jane vetem femije. Keshtu do te ishte shume me mire qe vet familja e ketyre vajzave te ishte pak konservatore dhe te mos u jepte ketyre adoleshenteve shume liri. Mbase fjala "konservator" nuk tingellon edhe aq mire tek ne ne keto dite , por per mendimin tim eshte me mire sesa te degjosh fjalen " pornogjenerate'' e cila nenkupton gjeneraten e adoleshenteve ose me mire " vogelusheve".
    Life is either a daring adventure or nothing.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Liria dhe ekseset e jetes perendimore po na mbesin ne fyt ne shqiptareve, qe tashme nuk quajme te shenjte asgje tjeter pervec Perendimit!

Tema tė Ngjashme

  1. Pranga 7 pedofileve ne Meksike, mes tyre nje prift
    Nga Vista nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 04:46
  2. Nesėr diplomon gjenerata e 37-tė oficerėve korrektues tė Kosovės
    Nga Vicianum nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 10:14
  3. Gjenerata e cila nuk pėrsėritet
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 08:38
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 20:36
  5. Gjeneron Me Tej Gjenerata E Re E Shqiptare
    Nga klarko_best nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2004, 12:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •