NĖ ZONĖN REALE
Dikush pėshtyu mbi kėta fėmijė, I pagėzoi porno gjeneratė ėshtė thyerje pėr mua vajzėn e qytetit tė madh por prap tė vogėl. Kjo I ngjante njė thirrjeje tjetėr tė njė mikut tim qė ēdo ditė diskutimin e parė pas pėrshėndetjes sė zakonshme Si je? e fillon me revulucionin seksual tė kėtyre tė rinjėve qė shkelin mbi tradicionalizėm vrullshėm pa dhėnė shenja pėrgjithėsie ose pėrmirėsimi Paj fundi I fundit ėshtė normale, do tė shtoja unė, po tė mos vinin pas kėsaj edhe ca fyerje tė gjeneratės tjetėr, asaj, qė iritohet me tėrė kėtė rebelim qė siduket qenka I tepruar.
Me tė dalė nga dera e shtėpisė sime pamja e kėtij qyteti mbushet me vogėlushe 12-13 vjeēare tė cilat janė tė maskuara nė vajza tė rritura . Grimi, bluzat e vogla tė tejdukshme qė zbulojnė gjinjtė e vegjel dhe kėmbėt e tyre tė futura nė kėpucė me take hiper tė mėdha...dhe diēka pas kėtij ilustrimit tim tė detajizuar mė del nga dhėmbėt- Ky vend sigurisht ėshtė parajsė pėr pedofile.
Njėherė nė njė bisedė joformale e pyeta njėrėn nga kėto vogėlushe se si ndjehet veshur-zhveshur, ajo pa hezituar mė tha se i pėlqen tė duket elegante...Elegante???!!!Do tė humbja kohė po tė koncentrohesha tė ia sqaroja se ky ėshtė totalisht interpretim I gabuar i elegancės.
Duket ky te jete nje prezantim i gabueshėm i femrės sė re, ose ndoshta presioni i kohėrave tė kaluara i shtyen pa vetėdije kėta fėmijė tė sillen si tė rritur.
Mendoj se, ėshtė diēka nė mes p.sh. te ketij trendi te ri aktual politik te planetės sonė, trend i quajtur Globalizim qe hyn nė tė gjitha poret e civilizimit, duke u nisur nga gjėrat mė tė thjeshta rrobat, shtėpitė, deri tek ato tė komplikuara si shtetet edhe sė fundi vet njerėzit. Gati se vėrehėt edhe shuarja e individit dhe shėndrrimi i tij nė masė.Ėshtė ky kapitalizėm apo komunizėm? Njerėzit sė shpejti do tė janė tė uniformuar porsi njė ushtri sepse Christian Dior p.sh ka futur kėtė ide sezonėn e verės...Ironike!. Njerėzimi e absorbon kėtė jetė sepse pėrditshmėria e shpejtuar nuk e lejon tė mendojė mė thellė. I vetmi element i kėtij sistemi qė mė duket atraktiv por qė nuk aplikohet pėr ēdo vend ( fatėkeqėsisht) janė kufinjtė e lirė.
Gruaja natyrisht qė nė kėtė proces ėshtė pjesėmarrėse dhe patjetėr qė i ka pėrfitimet e saja sepse ėshtė e involvuar nė ēdo hap por, ajo njėkohėsisht edhe eksploatohet nė forma tė ndryshme dhe si rrjedhoje e kėsaj nė disa raste gjatė kėtij transformimi ajo duket si dekor elegant.
Ēfarė shihet nga dritarja e kėyre tė rinjėve?!
Asgjė!
Nėse ata duan tė kalojnė kohė p.sh nė roshulla apo duke luajtur futboll patjetėr do tė konsideroheshin si tė papjekur dhe tė paaftė pėr tu bashkangjitur nė lojėrat e tė rrituve andaj kjo mėnyrė e ēuditshme e vlerėsimit I bėn tė izolohen bashkė me dėshirat e tyre.
E kėtu duhet tė ndalemi, tė mos harrojmė se shumica prej kėsaj gjenerate e kanė barrėn e ekzistencės nė qafė
Para ca kohe shkova nė bankė pėr tė tėrhequr pagėn time dhe njeriu nė sportel mė pyeti nėse unė isha kryefamiljari. Mė befasoj kjo shprehje KRYEFAMILJARI Deri atėherė asnjėherė nuk kisha menduar pėr kėtė, por... e vėrtetė ėshtė. E dini, unė jam vetėm 20 vjeēar!-kėshtu thotė Lumi(student).
Para ca kohe dėgjova njė koment interesant nė radio nga njė gazetar I ri I cili ndėr tė tjera tha kėshtu Qytetit tim I mungon hareja, a e keni vėrejtur qė mungojnė edhe parqet pėr argėtim, por edhe sikur tė ekzistonin a do tė kishte fėmijė nė to...Qė nga fėmijėria unė personalisht shikoj lajmet bashkė me prindėrit e mi dhe jetoj nėn presionin e anktheve tė tyre...
Po, porno gjenerata pėr tė cilėn komentohet shumė, janė kėta fėmijėt e plakur tė cilėt na befasojnė me revolucionin seksual?...Etiketė pak e vrazhdė pėr fėmijė.
Kėtu vjen edhe njė pyetje ...A kemi prezantuar ndonjėherė fotografi tjetėr mė tė hareshme...mė normale?
Ndonjė tip konzervativ do tė thoshte se tė gjithė mendojmė individualisht
por atėherė tė ndalemi edhe kėtu pak, mos tė harrojmė se kėtė valė nė tė cilėn momentalisht notojmė ose mbytemi e kanė krijuar individėt.
(Pershtypjet e nje personi mbi prostitucionin)
Krijoni Kontakt