Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Libri i Papës: Krishti s’ka lindur për Krishtlindje

    Libri i Papës: Krishti s’ka lindur për Krishtlindje
    23/11/2012

    Libri i Papës: Krishti s’ka lindur për Krishtlindje
    Papa Benedikti i XVI “sfidon” festimet tradicionale të Krishtlindjeve me hulmutimet e botuara në librin “Jezusi i Nazaretit – Fëmijëria”.

    Kalendari kristian është i bazuar në dorëshkrimet e një prifti të shekullit të gjashtë, që sipas Papës, ka bërë një gabim me vite në përllogaritjen e datës së saktë të lindjes së Krishtit.

    Sipas studimit të Atit të Shenjtë, nuk ka asnjë provë në shkrimet ungjillore për grumbullimin e kafshëve, të pikturuara tradiconalisht rreth kasolles ku lindi "Biri i Zotit", për prezencën e tyre reale aty. Gjithashtu, Papa hedh dyshime të forta edhe për këngën e engjëjve, kënga “himn” e Krishtlindjeve.

    Libri i Atit të Shenjtë ndodhet në proces përkthimi në shumë gjuhë të botës dhe është i treti nga seria e librave të Benediktit. Në dy të parët, Papa flet për jetën dhe aktivitetin publik të Jezu Krishtit.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=246576


    24 Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.Mateu 6
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 23-11-2012 më 19:22
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Dua te shtoj dicka. Nese Krishti do ta kishte aq problem saktesine e dates ju siguroj qe do na e bente me dije sic e ka bere per gjera te tjera gjate ketyre 2000 vjeteve. Pastaj veshtire te thuash qe ajo nuk eshte date e sakte sepse pamvaresisht dyshimeve probabiliteti ekziston qe ajo te jete data e lindjes. Por ne fund te fundit perse nje Pape harxhon energji per kete ceshtje? Mos valle ai e din daten e sakte? Apo ka qellim zdenjimin e te Krishtereve qe te mos e festojne kete feste? Nese kjo eshte arsyeja qe fshihet pas kesaj ceshtje kjo verteton qe ai eshte i kapur nga grupet sekrete qe duan shkaterrimin e kishes para se te hedhin hapin e radhes per rendin e ri boteror. (Ka pasur plote Pape qe nuk duhet te ishin Pape. Dhe ky Pape nese con uje tek burimi i Djallit atehere ky eshte nje ujk i veshur me lekure qengji). Uroj qe te kete qellim tjeter qe merret me kete ceshtje dhe nuk merret me shendetin shpirteror te Krishtereve qe ai udheheq.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    mendoj se te gjithe ata qe kane nje minimum njohurishe rreth Krishterimit, e dine qe data e lindjes se Jezu Krishtit nuk eshte 25 dhjetori.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Ou, hajt nje here, kush qenka?

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Ou, hajt nje here, kush qenka?
    seriozisht e ke? mendon se Jezu Krishti ka lindur me te vertete me 25 dhjetor?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Sigurisht qe e besoj.

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Sigurisht qe e besoj.
    wow. nuk e prisja nga ti. mendove se ke mjaft njohuri rreth Krishterimit.
    a mund te me tregosh ku e ke lexuar kete qe mendon???

    degjoje pak kete priftin. eshte nje nder latinistet me te mire ne bote.
    degjoje si tallet pak me ty dhe te gjithe ata qe mendojne se Jezu Krishti ka lindur me 25 dhjetor. hahaha. t'a nisi ne gjuhe tjeter nese nuk di anglisht.
    levize direkt kohen tek 1:46
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    per ata qe nuk kuptojne anglisht, po e sjell ne italisht. fillon nga 1:02
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Eh c'me bere te degjoj nje interviste qe eshte pikerisht stili i te cilave i percmoj me shume tek njerezit. E c'me duhet se c'i ka rene nder mend nje dite te bukur te thoje ketij priftit(nese eshte i tille, se s'po kuptohet), une di se cila eshte tradita e Kishes dhe ku besojne te gjithe njerezit. Keto tradita nuk jane shpikur, por kane ngelur e jane festuar vit pas viti qysh ne ate dhjetor te vitit 1, nuk jane perralla njerezish, por amanete qe njerezit i kane ruajtur e trasheguar.

    (Ih, yack, akoma jam e shpifur nga ajo intervista.....)

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    te pyeta: ku e ke lexuar qe Jezu Krishti ka lindur me 25 dhjetor?
    cili eshte burimi i ketij informacioni?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Anne Catherine Emmerich 'Life of Jesus Christ and Divine Revelations', ashtu sic jam e sigurte qe edhe shenjtore te tjere nga vizionet qe kane pasur e deshmojne kete pune. Madje, sipas Anne, nga nje mosperputhje qe ka kalendari yne me ate te vjetrin, dita eshte pikerisht (e per koencidence), ajo e nesermja, pra 25 nentori, dita kur Kisha ne qiell e feston ate. Por, data ne ate vit kur Jezusi lindi ishte 25 dhjetor. Tani pune tjeter a i beson ti keto qe po them une, dhe ne kete pike, nuk zgjedh te bej debat, por e le krejtesisht ne doren tende.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431
    Kjo eshte e forte se tregon se sa vjet kane kristianet qe mashtrohen per festen e krishtlindjes nderkohe sot zbulojne se kjo nuk eshte e vertete mirepo keshtu do zbulojne se dhe triniteti seshte i vertete.E shpejte do jete dita.

    Ja si e argumenton nje faqe kristiane.


    Digression 29: A u lind Jezusi me 25 Dhjetor?


    Nje tjeter gabim madhor i krishterimit eshte ai ne lidhje me ditelindjen e Jezusit. Barinjte po flinin ne fushe me batetite ne kohen e lindjes se Krishtit (Lk. 2:8); ata nuk do ta kishin bere kete ne kohen e krishtlindjeve, gjate dimrit. The Jerusalem Post dhe gazeta te tjera izraelite shpesh kane kryetituj ne dhjetor qe tregojne se si debora ka paralizuar Jeruzalemin.
    25 dhjetori ne origjine ishte data e festes pagane ne Europen para-kristiane. Veprat e Apostujve regjistrojne se si kristianet e vertete u persekutuan keq nga paganet per hir te besimeve te tyre. Here pas here apostujt paralajmeronin se per shkak te kesaj, kristianet do te adoptonin besime pagane, per t’u dhene atyre mundesi qe ta benin fene e tyre me te pranueshme per paganet rreth tyre (p.sh. Veprat 20:30; 1 Gjn. 2:18; 2 Sel. 2:3; 2 Pjt. 2:1-3). Adoptimi i 25 dhjetorit si nje feste kristiane eshte nje shembull paresor i kesaj. Pemet e krishtlindjeve, veshtullat, etj. mund te datojne te gjitha tek ritet pagane te praktikuara me 25 dhjetor.
    Nga kjo rrjedh qe kristianet e vertete nuk duhet te festojne ditelindjen e Krishtit me 25 dhjetor. Ne praktike, besimtaret e vertete, do te perdorin festat me publike, p.sh. krishtlindjet, per te ndare miqesine sebashku kudo te jete e mundur.


    http://www.biblebasicsonline.com/albanian/09/d29.html
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  13. #13
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    hahaha... me ke lene pa fjale diella1...
    pres ndonje te krishtere te devotshem te forumit, i cili te kete studiuar, qe te nderyje e te te thoje qe je e keqinforumar. je duke ia futur komplet kot.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Po lere mi Xhemis se c'thojne 'rogue'(s'po e gjej ne shqip) websites, ti shiko se c'bejne ne te vertete Kristianet e c'na meson Kisha, e cdo gje qe ajo thote eshte e vertete dhe e besueshme.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Epo ty Admiral, ashtu sikurse ne fakt edhe nje numri te vogel kristianesh, ju perqejne debatet e kontroversite, e nuk ju pelqen thjesht te besoni e te adhuroni ne ate qe eshte thene, besuar e deshmuar nga njerezit e shenjte, por kjo eshte zgjedhja jote, e une nuk nderhyj ne te.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431
    Po Sipas Islamit Jezusi ka lindur diku midis veres dhe vjeshtes

    Argumenti???Kur i erdhen dhimbjet e lindjes Merjemes ai hengri frutat e hurmave te cilat behen ne kohen midis veres dhe vjeshtes.

    Merjem
    Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim
    1. Kaf, Ha, Ja, Ajn, Sad.
    2. (ky është) Tregimi për Mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerija.
    3. Kur ai iu drejtua Zotit të tij me lutje të fshehtë,
    4. Duke thënë: “Zoti im! Me të vërtetë që kockat më janë dobësuar dhe flokë të thinjura më kanë mbuluar kokën, por unë kurrë nuk kam qenë i pabekuar (prej Teje) në lutjet e mia ndaj Teje, O Zoti im!
    5. Dhe vërtet se kam frikë të afërmit e mi pas meje, përderisa gruaja ime është që nuk lind, kështu që më dhuro prej Teje një trashëgues.
    6. I cili do të më trashëgojë mua dhe pasardhësit e Jakubit dhe bëje atë, O Zoti im, që Ti të jesh sa më i Kënaqur me të!”
    7. (Allahu i tha): “O Zekerija! Tashmë Ne sigurisht që do të të japim lajmin e mirë për një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja, emër të cilin Ne nuk ia kemi dhënë askujt para tij.”
    8. Ai i tha: “Zoti im! Si mund të kem unë bir, kur gruaja ime është që nuk lind, ndërsa unë kam arritur moshën e thyer të pleqërisë?”
    9. Ai (Allahu) tha: “Kështu (do të jetë)! Kështu thotë Zoti yt! Është tepër lehtë për Mua. Sigurisht që Unë të kam krijuar edhe ty më parë, kur nuk ishe fare!”
    10. (Zekerija) tha: “Zoti im! Më jep një shenjë (dalluese që ta kuptoj).” Ai (Allahu) tha: “Shenja për ty është se nuk do t’u flasësh njerëzve për tri netë me radhë edhe pse nuk ke asnjë të metë trupore.”
    11. Pastaj doli jashtë te populli i tij nga Mihrabi (vendi i tij i faljes). Ai u tregoi atyre me shenjë që të lavdërojnë Madhështinë e Allahut mëngjes e mbrëmje.
    12. (Biri i tij u urdhërua): “O Jahja! Mbahu fort pas Librit të Parë (Teuratit)!” Dhe ne i dhamë atij Urtësi duke qenë akoma fëmijë.
    13. Dhe (e bëmë atë) të dashur ndaj njerëzve si mëshirë nga Ne, të pastër nga gjynahet dhe ai qe i drejtë dhe i devotshëm,
    14. Dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij e nuk qe as mospërfillës e as i pabindur (ndaj Allahut dhe ndaj prindërve të tij).
    15. Dhe Selam (paqë) qoftë mbi të ditën që ai u lind, ditën që do të vdesë dhe ditën që do të sillet përsëri në jetë (Ditën e Ringjalljes)!
    16. Përmende në Libër (në Kur’an, tregimin për) Merjemen, kur ajo u tërhoq në vetmi nga familja e saj diku në një vend nga lindja.
    17. Ajo vuri një perde ndaj tyre, pastaj Ne ia dërguam asaj Ruhun Tonë (Melekun Xhibril) dhe ai iu paraqit përpara asaj në formë njeriu.
    18. Ajo i tha: “Sigurisht që unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit për mbrojtje nga ti, nëse vërtet e ke frikë Atë, Allahun.”
    19. (Xhibrili) i tha: “Unë jam vetëm një i Dërguar nga Zoti yt, (për të njoftuar) për dhuratën me një djalë të drejtë e të përkushtuar për ty.”
    20. Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë dhe as nuk jam e pamoralshme?”
    21. Ai (Xhibrili) i tha: “Kështu (do të bëhet), Zoti yt thotë: ‘Kjo është e lehtë për Mua: dhe Ne duam ta caktojmë atë si shenjë për njerëzimin dhe si mëshirë prej Nesh dhe kjo është një çështje tashmë e vendosur’.”
    22. Kështu që ajo e ndjeu që mbeti me barrë me të (Isain) dhe u tërhoq bashkë me të në një vend të largët (Bethlehem, rreth 6 milje larg Kudsit).
    23. Ndërsa dhimbjet e lindjes e çuan te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur përpara kësaj dhe të isha harruar e paparë!”
    24. Pastaj një zë poshtë saj (mbase foshnja që lindi ose Xhibrili) thirri duke thënë: “Mos u pikëllo! Zoti yt ka siguruar për ty një çurg uji aty poshtë teje.
    25. Dhe shkunde trupin e hurmës nga ti, do të lëshojë mbi ty hurma të freskëta e të pjekura.
    26. Kështu që ha e pi dhe ji e kënaqur dhe po të shohësh ndonjë njeri, thuaji: ‘Me të vërtetë unë i jam betuar të Gjithëmëshirshmit (Allah) për agjërim (heshtje), kështu që nuk do t’i flas asnjë njeriu këtë ditë’.”
    27. Pastaj e solli atë (fëmijën) te njerëzit e saj duke e mbajtur në duar. Ata i thanë: “Oj Merjeme! Me të vërtetë që ti na ke sjellë një gjë Ferija (gjë të jashtëzakonshme e të padëgjuar). (Tefsir At-Tabari).
    28. Oj motra e Harunit! Babai yt nuk ishte njeri që të bënte marrëdhënie të paligjshme me kënd dhe as nëna jote nuk ishte grua e pamoralshme!”
    29. Pastaj ajo bëri me shenjë drejt atij (fëmijës). Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”
    30. Ai (Isai në djep) tha: “Me të vërtetë që unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin (Inxhilin) dhe më ka bërë Pejgamber;
    31. Dhe Ai më ka bërë mua të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar Salatin (faljen e Namazit) dhe Zekatin (pagesën e detyruar mbi pasurinë) sa të jem gjallë.
    32. Dhe të bindur ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë mospërfillës e të mjerueshëm.
    33. Dhe Selam (paqë) qoftë mbi mua ditën që u linda edhe ditën që do të vdes edhe ditën që do të sillem përsëri në jetë (Ditën e Ringjalljes)!”
    34. I tillë është Isai, biri i Merjemes. Kjo është thënie e të vërtetës për të cilën ata dyshojnë e kundërshtojnë.
    35. Nuk i shkon kurrë (Madhështisë së) Allahut që Ai të ketë bir. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai. Kur Ai vendos për një gjë, Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu!” - dhe ajo është e bërë menjëherë.
    36. (Isai u) tha: “Sigurisht që Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, kështu që adhuroni Vetëm Atë (Një e të vetëm). Kjo është Rruga e Drejtë (Besimi i Pastër Islam në një Zot të Vetëm siç janë urdhëruar të gjithë Pejgamberët e Allahut).(Tefsir At-Tabari).
    37. Por sektet ndryshuan mes tyre (sektet e ndryshme kristiane për Isain a.s.); kështu pra, mjerë për mosbesimtarët (për ata që flasin gënjeshtra për Isain a.s. duke e quajtur bir të Allahut) për takimin e një Dite të Madhe.
    38. Sa qartë do të shohin dhe do të dëgjojnë ata (politeistët dhe mosbesimtarët) Ditën kur do të dalin përpara Nesh! Por Dhalimunët (keqbërësit, politeistët) janë sot në gabim që duket qartë.
    39. Dhe paralajmëroi ata për Ditën e pikëllimit e të hidhërimit, kur çështja të jetë vendosur, ndërsa tash ata janë në një gjendje krejt pakujdesie dhe as nuk besojnë.
    40. Sigurisht që Ne do ta trashëgojmë tokën dhe çfarë ka në të dhe te Ne do të kthehen të gjithë ata.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  17. #17
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Epo ty Admiral, ashtu sikurse ne fakt edhe nje numri te vogel kristianesh, ju perqejne debatet e kontroversite, e nuk ju pelqen thjesht te besoni e te adhuroni ne ate qe eshte thene, besuar e deshmuar nga njerezit e shenjte, por kjo eshte zgjedhja jote, e une nuk nderhyj ne te.
    ke pyetur ndonjehere ndonje prift rreth kesaj ceshtjeje. UNE PO? nje prift i cili vinte ne shtepine time per darka e dreka. gjithashtu katolike qe kane studiuar 1000 here me shume se ti. miq te mi.

    nuk shoh se pse nuk duhet pohuar e vertete. pra qe 25 dhjetori nuk eshte ditelindja e Jezu Krishtit, por eshte nje date e vendosur. eshte nje date qe ka shume domethenie per besimet prekristiane...
    SOL INVICTUS. e ke degjuar ndonjehere?
    sdq ke ca pikpamje shume te cuditshme ti.

    nese nuk beson qe Jezu Krishti ka lindur me 25 dhjetor (gje qe e dijne te gjithe dhe nuk mendoja kurre qe ti mendon te kunderten), do te thote qe nuk beson ne ate qe mesojne njerezit e shenjte???
    pfff. pa lidhje fare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Admiral, une e besoj sepse, pervec se me eshte thene, kjo gje ben shume kuptim, ashtu sic me cdo gje qe Zoti ben, ka kuptim. Mendo, 25 dhjetori eshte dita me e shkurter e vitit, dhe nje nga me te ftohtat, erresire e madhe, dhe ja ku, ne mes te erresires, ne momentin me te erret, 12 te nates, lind drita, lind shpresa, lind Shpetimtari, lind Jezu Krishti. Te thuash te kunderten, per nje te krishtere, eshte te blasfemosh, e ka shume nga ky lloj kohet e fundit, mjaft sa per te shkaktuar nje tymnaje qe hap e ushqen orekset e te gjithe atyre qe nuk duan te besojne, por faleminderit Zotit, keta, megjithe zhurmen, jane te pakte ne krahasim me te tjeret. Shumica e thjeshte, ajo qe beson pa fjale, vazhdon ne rrugen e Zotit e nuk ia ve re.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diella1 : 24-11-2012 më 14:30

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    E si po i bie kjo tash?
    a) Papa po blasfemon?
    b) Papa po e shembe mitin per Krishtin
    c) Apo Krishti qe e besojne keta eshte Krishti i rreme?
    d)
    e)
    f

    *

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Admiral, une e besoj sepse, pervec se me eshte thene, kjo gje ben shume kuptim, ashtu sic me cdo gje qe Zoti ben, ka kuptim. Mendo, 25 dhjetori eshte dita me e shkurter e vitit, dhe nje nga me te ftohtat, erresire e madhe, dhe ja ku, ne mes te erresires, ne momentin me te erret, 12 te nates, lind drita, lind shpresa, lind Shpetimtari, lind Jezu Krishti. Te thuash te kunderten, per nje te krishtere, eshte te blasfemosh, e ka shume nga ky lloj kohet e fundit, mjaft sa per te shkaktuar nje tymnaje qe hap e ushqen orekset e te gjithe atyre qe nuk duan te mos besojne, por faleminderit Zotit, keta, megjithe zhurmen, jane te pakte ne krahasim me te tjeret. Shumica e thjeshte, ajo qe beson pa fjale, vazhdon ne rrugen e Zotit e nuk ia ve re.
    Po bibla te tregon qe kur lindi Jezusi barinjte ishin fushave pra ishte ende ngrohte.
    Nuk ishte dimer sepse ne Betlehem ka bore ne dhjetor dhe temperaturat nuk kane ndryshuar keto 2000 vitet e fundit.
    Keshtu qe ishte vjeshte ose pranvere.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •