Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Nexhmedin Spahiu: Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve

    1
    Qeveria e Shqipërisë ktheu në Atdhe, dhe mirë bëri që i ktheu, eshtrat e Ahmet Zogut që ishte një hajdut, vrasës e mashtrues,por që kontribuoi në stabilizimin e shtetit shqiptar. Duhen kthyer eshtrat e Princit gjerman Wilhelm Wied, fisnikut që e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, që për dallim nga Ahmet Zogu asnjëherë nuk hoqi dorë nga Shqipëria në kufijtë etnikë, që nuk urdhëroi asnjë vrasje politike, siç bëri Ahmet Zogu shumë të tilla.

    Po festohet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe kudo në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare po valon flamuri i Shqipërisë, më pak ai i Kosovës si dhe flamuri amerikan. Valimi i flamurit amerikan në këtë festë është i kuptueshëm për vetë rolin tejet pozitiv që ka luajtur Amerika në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar.

    Moralitet apo mercenarizëm

    Shtrohet pyetja nëse prania e flamurit amerikan në këtë festë tregon mirënjohjen ndaj Amerikës apo respekt ndaj shtetit më të fuqishëm të botës. Në rast se është e para, kjo tregon moralitetin tonë, në rast se është e dyta kjo tregon mercenarizmin tonë.

    Një fakt tjetër po e tregon se është më shumë e dyta sesa e para.

    Në këtë festë po mungon flamuri gjerman – flamuri i kombit më të merituar për ekzistencën e shtetit shqiptar.

    Shqipërinë si shtet dhe shqiptarët si komb i krijoi Austro-Hungaria

    Rrolin që Amerika e pati dhe ka në krijimin e shtetit të Kosovës, e ka pasur Austro-Hungaria në krijimin e Shqipërisë. Për më tepër, Austro-Hungaria jo vetëm që pati rol madhor rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 100 vjet më parë dhe u angazhua në Konferencën e Londrës për kufij sa më të gjerë të saj, por ajo shumë para këtyre ngjarjeve investoi në kulturën shqiptare, duke cytur shkencëtarë të merren me çështjen e gjuhës shqipe, duke financuar revistën “Albania” të Faik Konicës etj.

    Projekti i hekurudhës Sarajevë-Mitrovicë

    Madje kontributi gjerman shkon edhe përtej vizionit të shqiptarëve. Mjafton të përmendet projekti i Vjenës zyrtare i fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX për hekurudhën Sarajevë-Mitrovicë përmes Novi Pazarit. Ky projekt u pamundësua nga krerët shqiptarë të kohës, njëri prej të cilëve është shpallë hero edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Projekti është kundërshtuar dhe pamundësuar thjesht nga budallallëku dhe injoranca e krerëve shqiptarë.

    Me një fjalë, Austro-Hungaria nuk dha vetëm ndihmë momentale, por projektoi lindjen e kombit shqiptar. Për çfarë interesi e bëri këtë, kjo neve, nuk duhet të na interesojë. Kur ndokush ta jep një drekë, duhet të mendosh se për çfarë interesi po e bën këtë, ku e ka hallin. Por, për atë që ta jep vetë jetën nuk duhesh të pyesësh se për çfarë interesi e ka bërë. Nuk pyetet prindi për çfarë interesi të ka sjellë në jetë. Thjesht, duhet të jesh mirënjohës. Dhe këtë mirënjohje nga shqiptarët e meritojnë gjermanët dhe Austro-Hungaria.

    U kthyen eshtrat e Ahmet Zogut, por jo edhe të Wilhelm Wiedit

    Qeveria e Shqipërisë ktheu në Atdhe, dhe mirë bëri që i ktheu, eshtrat e Ahmet Zogut, që ishte një hajdut, vrasës e mashtrues, por që kontribuoi në stabilizimin e shtetit shqiptar. Para se ta bënte këtë duhej t’i kthente eshtrat e princit gjerman Wilhelm Wied, fisnikut që e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, që për dallim nga Ahmet Zogu, asnjëherë nuk hoqi dorë nga Shqipëria në kufijtë etnikë, që nuk urdhëroi asnjë vrasje politike siç bëri Ahmet Zogu shumë të tilla.

    E pra, në këtë 100-vjetor, princi Wihelm Wied meritonte që eshtrat e tij të pushonin në Atdheun e tij të natyralizuar dhe t’i ngrihej një përmendore.

    Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi thotë se, sikur mos t’ishte Austro-Hungaria gjatë periudhës 1914-1918, shqiptarët nuk do të kishin haber për administratën moderne.

    Edhe pas Luftës së Parë Botërore, Austria e Gjermania ishin vendet që dhanë më së shumti bursa për studentët shqiptarë.

    Sado që tani edhe vetë gjermanët janë distancuar nga klasa e tyre politike e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk guxojnë ta harrojnë kontributin gjerman të kësaj periudhe për Shqipërinë e sidomos për Kosovën.

    Po mos të vinin gjermanët në Ballkan më 1941, sot nuk do të kishte Kosovë

    Duke lënë manash rrenat e kohës së Enver Hoxhës dhe mercenarizmin shqiptar për të qenë në krah të fituesve, po mos të ndodhte ardhja e gjermanëve në Ballkan më 1941 nuk do të ekzistonte Kosova.

    Marrëveshja e Qeverisë Jugosllave dhe asaj Turke e vitit 1939 parashihte që procesi i shpërnguljes për në Turqi i gjithë popullatës myslimane nga Kosova e Maqedonia të përfundonte më 1945.

    Kjo marrëveshja u zbatua 100% sipas dinamikës së paraparë deri me 6 prill 1941 dhe u ndal kur gjermanët bombarduan Beogradin. Shumë “analistë” të sotëm thonë se Veriu i Kosovës kurrë nuk ka qenë shqiptar. Unë kam takuar në Stamboll shqiptarë të fshatrave të Veriut të Kosovës, ku tashmë s’banon asnjë shqiptar, të shpërngulur nga atje më 1940. Sikur mos t’ishte ardhja e gjermanëve më 1941, ky do t’ishte fati i gjithë trevave shqiptare në Kosovë e Maqedoni.

    Për më tepër, hapja e shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar në Kosovë e Maqedoni ndodhi pikërisht gjatë asaj periudhe, saqë edhe ripushtimi i këtyre trojeve nuk mundi më t’ua merrte këto të drejta të fituara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ku do të ishte Shqipëria sot sikur të pranonte ofertën e Shtrausit?

    Edhe në Shqipërinë postenveriane, a nuk ishte Shtrausi ai që solli ofertën gjeneroze për Shqipërinë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse do ta kishte pranuar atë ofertë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse pa trauma, pa revolucion do të kishte heqë dorë nga komunizmi, e para nga i gjithë blloku i Lindjes? Miliardat e Perëndimit do të vërshonin drejt Shqipërisë për t’i dhënë shembull vendeve të tjera komuniste. Ky ishte një rast që Shqipëria e pati në saje të vogëlsisë së saj dhe miqve gjermanë, por që fatkeqësisht i ra shqelm.

    Kosova nuk do ta mbijetonte kohën e Millosheviqit pa diasporën e saj në Gjermani, Zvicër e Austri

    Kosova e prapambetur dhe e dërmuar nga paslufta e Luftës së Dytë Botërore, mori infuzion duke dërguar punëtorë krahu në Gjermani, Austri e Zvicër. Po këto vende, në kohën e sundimit të Millosheviqit mbi Kosovën, pranuan në azil afër 1 milion shqiptarë.

    Nëse Amerika mori primatin ushtarak e politik në ndihmë të Kosovës, Gjermania mbajti primatin në asistencë ekonomike si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri, që nga 1991-shi e këndej.

    Flamuri gjerman duhet të valojë për 28 Nëntor

    Të gjitha këto fakte duhet të na bëjnë që, nëse duam të tregohemi një shoqëri e moralshme dhe jo vetëm një komunitet mercenarësh, atëherë nuk duhet të lejojmë që të shohim buzëvarur zyrtarët gjermanë duke parë atmosferën festive me flamuj shqiptarë, kosovarë e amerikanë. Gjithsesi, flamuri gjerman e ka vendin në këtë festë, e pse jo edhe s

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin

    detiad................
    Ky Nexhmedini nga ana letrare ka shkruar bukur,nga ana Historike ne thelb deri diku eshte i sakte,kurse per gjysmen tjeter te thelbit eshte pak jashte sepse ka marre persiper te shkruaj fakte historike dhe ide historike te cunguara dhe te njeaneshme,pra nuk ka qene Shkrim Historiko-Politik mgjth,ne nje pjese ai shkruan.......""Madje kontributi gjerman shkon edhe përtej vizionit të shqiptarëve. Mjafton të përmendet projekti i Vjenës zyrtare i fundshekullit XIX dhe fillim shekullit XX për hekurudhën Sarajevë-Mitrovicë përmes Novi Pazarit. Ky projekt u pamundësua nga krerët shqiptarë të kohës, njëri prej të cilëve është shpallë hero edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Projekti është kundërshtuar dhe pamundësuar thjesht nga budallallëku dhe injoranca e krerëve shqiptarë.
    .kjo fraze eshte nje gabim total,sepse,nuk financuan Gjermanet per ate projekt Hekurudhe,por Austro-Hungarezet,dhe nuk ishin Injorante Kreret shqiptare kunder atij projekti,por,kundershtari i ketij projekti ishte Ismail Bej Qemali,per arsyen e invazionit Sllav ne brendesi te territorit Shqiptar,deri ne afersi me Greqine,pra ne ato momente te Historise,populli yne mbas financimit politiko-ekonomik-kultural Austro-Hungarez,nuk ishte akoma i gatshem te kundershtonte nje invazion te tille,shpresoj se me kuptove !?
    Ai vazhdon....ku do të ishte Shqipëria sot sikur të pranonte ofertën e Shtrausit?

    Edhe në Shqipërinë postenveriane, a nuk ishte Shtrausi ai që solli ofertën gjeneroze për Shqipërinë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse do ta kishte pranuar atë ofertë? Ku do të ishte Shqipëria sot nëse pa trauma, pa revolucion do të kishte heqë dorë nga komunizmi, e para nga i gjithë blloku i Lindjes? Miliardat e Perëndimit do të vërshonin drejt Shqipërisë për t’i dhënë shembull vendeve të tjera komuniste. Ky ishte një rast që Shqipëria e pati në saje të vogëlsisë së saj dhe miqve gjermanë, por që fatkeqësisht i ra shqelm.

    Duke mos patur burime te mjaftueshme informacioni,Nexhmedini nuk ka arritur dot te kuptoje si fatkeqesisht akoma dhe sot,qe ENVER HOXHA ishte nje agjent-Anglo-amerikan,dhe cdo gje ishte ne sherbim te tyre.

    Pra per ta mbyllur me kaq,Shqiperia lindi nga Austro-Hungaria,dhe u shkaterua nga Anglo-Amerikanet !

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Nexhmedin Spahiu: Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve

    Qeveria e Shqipërisë ktheu në Atdhe, dhe mirë bëri që i ktheu, eshtrat e Ahmet Zogut që ishte një hajdut, vrasës e mashtrues,por që kontribuoi në stabilizimin e shtetit shqiptar. Duhen kthyer eshtrat e Princit gjerman Wilhelm Wied, fisnikut që e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, që për dallim nga Ahmet Zogu asnjëherë nuk hoqi dorë nga Shqipëria në kufijtë etnikë, që nuk urdhëroi asnjë vrasje politike, siç bëri Ahmet Zogu shumë të tilla.
    Nexhmedin, Ahmet Zogu nuk "stabilizoi shtetin shqiptar" por THEMELOI shtetin shqiptar pas Kongresit te Lushnjes. Nuk kish "shtet shqiptar" ne Shqiperi para qeverise se Tiranes qe Ahmet Zogu krijjoi. Nuk kish as "kufij shqiptare" te ketij shteti, kufijte u saktesuan e njohen perfundimisht gjate kohes se mbretit Zog. Nese Ismail Bej Vlora shpalli boterisht ne leter aspiratat e popullit shqiptar ne Vlore ne 1912, Ahmet Zogu i beri keto aspirata realitet, duke ngritur shtetin e pare demokratik ne historine e popullit shqiptar. Prandaj nuk ben keq te lexosh ca me shume histori si ti si shqiptaret e brumosur nen komunizem.

    Princ Wied ishte nje kolonizator mes shqiptareve. Epoka e tij ishte epoka e kthimit te Shqiperise ne nje "koloni evropiane", eksperiment i ngjashem po ngjet ne Kosoven e pasluftes se 1999. Homologu i Wied ne kohen qe jetojme eshte nje nga ata "Udherrefyesit" evropiane qe emeron ne Kosove cdo vit. Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh e mesosh eshte se Princ Wied deshtoi ne nismen e marre te shtetformimit ne Shqiperi. Ate qe nuk e beri dot Princ Wied, e beri Ahmet Zogu disa vite me pas.

    Ze ne goje qe Princ Wied e donte popullin shqiptar dhe ishte njeri i mire. Askush nuk e ve ne medyshje kete gje. Por ne shkrimin tend na thua se ne duhet ti jemi "mirenjohes gjermanise" meqenese origjina e ketij ishte gjermane. Nuk e di a e ke marre vesh ti, por arsyeja kryesore perse Princ Wied deshtoi, pasi ai asnjehere nuk mori mbeshtetjen e duhur financiare nga fuqite e medha qe e emeruan ne ate detyre. Shpresa e shqiptareve ishte se ardhja e Princ Wied do te sillte edhe paqen e stabilitetin politik te garantuar nga fuqite e medha, edhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor te vendit, qe e garantonin po fuqite e medha. Qindra mijera franga ari u premtuan nga fuqite e medha per Princ Wied e Shqiperine, por asnje kacidhe nuk u investua ne vend. Kjo ishte mbase arsyeja kryesore qe Princ Wied e humbi shume shpejt besimin e shqiptareve.

    Në këtë festë po mungon flamuri gjerman – flamuri i kombit më të merituar për ekzistencën e shtetit shqiptar.
    Kjo qe ke shprehur deshmon se sa pak e njeh historine e Shqiperise ti dhe sa njohje te cunguar krahinore ke ti mbi historine e shqiptareve. Per ty historia e Shqiperise eshte historia e Kosoves. Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste, u pushtua edhe nga forcat gjermane. Keto forca bene krime mes shqiptareve si masakra e Boroves e shume te tjera, duke bombarduar e shkaterruar gjithe vendin e duke vrare qindra shqiptare. E kam te qarte qe ti nuk i njeh keto gjera pasi ti je rritur ne Kosove, vilajeti osman qe nuk njohu rilindje kombetare sic njohen vilajetet e tjera osmane ku banonin shqiptaret. E kam gjithashtu te qarte qe ti njeh vetem bashkepunimin e kosovare me pushtuesin gjerman: ne fakt, ti vete ze ne goje "mercenarizmin" e shqiptareve, e nuk e kupton qe gjermanet e perdoren armiqesite e shqiptareve me fqinjet serbe e malazeze, per ti perdorur ata per qellimet e tyre. Kurse inteligjenca shqiptare qe zgjodhi bashkepunimin me nazi-fashistet, e justifikonte sikur gjoja: "po realizonin bashkimin etnik te shqiptareve". Nuk e di a e ka marre vesh Nexhmedin, por kjo e kish emrin propagande fashiste qe si italianet e perdoren ne jug per te pushtuar Greqine, e perdoren edhe ne Kosove per ti kthyer shqiptaret kunder popujve te Jugosllavise.

    Jane edhe disa te verteta te hidhura historike ne Kosove gjate L II Boterore Nexhmedin, qe ti i njeh shume mire. Bashkepunimi i forcave shqiptare me nazistet solli edhe vrasjet e 300 hebrejve ne Kosove. Teksa bashkefshataret e tu ne Kosove kapnin e vrisnin hebrej si ushtare te bindur te gjermaneve, vellezerit e tu ne Jug te Shqiperise i strehonin e mbronin ata me jeten e tyre. Kjo eshte arsyeja qe Amerika nderhyri ne Kosove ne 1999 duke te shpetuar ty dhe familjen tende, jo mbi meritat historike te "popullit te Kosoves", por per meritat e popullit tend am me ne jug, qe nuk mbajti anen e pushtuesit nazi-fashist, por mbajti anen e aleateve. Qe nga 200 hebrej qe jetonin ne Shqiperi brenda vendit para luftes, u shtuan ne 2000 pas perfundimit te luftes.

    Gjeja tjeter qe duhet te mesosh Nexhmedin eshte se sikur ata shqiptaret ne jug te vendit te mos ishin ngritur ne lufte kunder pushtuesit nazi-fashist por te kishin bere sic bene shumica e shqiptareve ne Veri e Kosove, perfundimi i luftes se II Boterore do te vinte ne medyshje ekzistencen e popullit shqiptar qe e kish renditur vendin ne krahun e gabuar te historise, ne krahun e uzurpatoreve qe e humben luften. Fitimtaret e Luftes do te vinin ne medyshje jo vetem fatin e Kosoves tende te dashur, por gjithe Shqiperise.

    Shqipërinë si shtet dhe shqiptarët si komb i krijoi Austro-Hungaria
    Nexhmedin, interesat e Austro-Hungarise ne Ballkan ishin dy: 1) rivaliteti me interesat e Serbise per hegjemoni ne Ballkanin e Veriut (Bosnje e Kosove) 2) rivaliteti me interesat italiane ne Shqiperi. Te thuash qe Austro-Hungaria krijoi shtetin shqiptar eshte njesoj si te thuash Perandoria Otomane krijoi shtetin shqiptar. Shtetin shqiptar e krijuan nje grusht patriotesh shqiptare me ne krye Ismail Bej Vloren, i cili me zgjuarsi i perdori konfliktet e interesave autro-hungareze me ato italiane, per te siguruar carjen e bllokades detare ne Adriatik nga Italia e per te lejuar kalimin e tij ne Durres. Austriaket kujtuan se "Ismail Bej Vlora ishte njeriu i tyre" ne Shqiperine e pavarur, por shume shpejt e kuptuan qe ata ishin mashtruar nga urtesia e plakut te urte. Ismail Bej Vlora ishte diplomati qe parashikoi jo vetem renien e Perandorise Otomane por edhe Perandorise Austro-Hungareze. Shqiperia e tij e pavarur i mbijetoi kohes, Austro-Hungaria u shperbe shume shpejt nga ngjarjet qe pasuan.

    Duke lënë manash rrenat e kohës së Enver Hoxhës dhe mercenarizmin shqiptar për të qenë në krah të fituesve, po mos të ndodhte ardhja e gjermanëve në Ballkan më 1941 nuk do të ekzistonte Kosova.

    Marrëveshja e Qeverisë Jugosllave dhe asaj Turke e vitit 1939 parashihte që procesi i shpërnguljes për në Turqi i gjithë popullatës myslimane nga Kosova e Maqedonia të përfundonte më 1945.
    Mareveshjet e levizjes se njerezve drejt Turqise ishin mareveshje shteterore, qe nuk beheshin te diktuara nga Jugosllavia, por me mareveshje mes dy paleve: Turqia nuk pranonte refugjate dosido, pranonte vetem qytetatre me origjine osmane qe ngelen ne Kosove pas renies se Perandorise Otomane. Dhe jo vetem kaq, por ne shumicen e rasteve kerkesen per shperngulje drejt Turqise vinte vete nga banoret e zones. Dhe keto mareveshje e levizjes te organizuara kane vazhduar deri vone edhe pas perfundimit te L II Boterore.

    Prandaj mos shtrembero historine per te shpikur gjera te paqena. Eksodi i shqiptareve drejt Turqise, si ne Kosove, Maqedoni, edhe ne Shqiperi, ka vazhduar ne dekadat e fundit. Por jo me detyrim, por me vullnet te lire te atyre segmenteve te shoqerise shqiptare qe jane me origjine osmane.

    Kosova nuk do ta mbijetonte kohën e Millosheviqit pa diasporën e saj në Gjermani, Zvicër e Austri
    Kosoves nuk i erdhi ne ndihme Gjermania ne 1999, i erdhi Amerika. Po te ishte per gjermanet e evropianet, ata do ta kishin lene Kosoven qe te pesonte te njejtin fat si Bosnja disa vite me pare.

    Flamuri gjerman duhet të valojë për 28 Nëntor
    Boll shkruajte budalleqe per historine e popullit e shtetit shqiptar qe as e njeh. Por fillo e lexo e meso historine e popullit tend qe te arrish te shkunder mentalitetin e nje njeriu te kolonizuar e te perqafosh mentalitetin e nje shqiptari te vertete qe identitetin e vete nuk e ngre mbi influencat e vendeve fqinje, por mbi trashegimine e tij breznore. Problemi tjeter me ty eshte se ti nuk e kupton qe ajo qe ti shpreh deshmon provincializmin/krahinizmin e mendimit tend. Kosova e trashegon identitetin e saj historik nga shteti meme, as nga Gjermania, as nga Turqia, as nga Bashkimi Evropian, e as nga Amerika. Edukoje vetveten qe te arrish ate nivel vetedije kombetare qe kane shqiptaret ne shtetin am, qe te mos dalesh si kali balash me shkrime te tilla ne syte e inteligjences shqiptare.

    Albo

  5. #5
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61

    Për: Nexhmedin Spahiu: Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve

    Sa shumë gjëra janë të skajshme e vaj halli për Shqiptarët.
    Në të gjitha bisedat lidhur me historin e shqiptarëve vërehet një servilizilëm, ku më pak e ku më shumë, varësisht nga vendet ku shqiptarët jetojn, kuptohet jasht atdheut të tyre të dashur e që i këndojn me mallëngjim.
    Por sa ka të vërteta këtu, dhe si i shohin të "vërtetat" shqiptarët veq e veq ??
    Nexhmedin Spahiu ka prekur një çështje që edhe për vetë gjermanët është tabu në ditë të sotit, por ama historia e ka të shënuar në brendin e saj edhe këtë çështje.
    Gjermanët, popujt franko-german mbajn merita të mëdha në egzistimin e kombit Shqiptar, kjo jo nga që ardhja e nazi-fashistëve në ballkan,këtu ngatërrohet pak Nexhmedini ngjet sikur i fryen daulles së kombit ksovar, sepse me këtë gjermanët në fakt e prishën imazhin e tyre që kishin në botë, por gjermanët datojn që nga mijëvjeqari në përpjekjet e tyre. Në radhë t ë par për bashkimin brenda gjermanë e më vonë edhe atë evropian.
    Për fund edhe unë mendoj që për arsyet e përmendura më lart, shqiptarët duhet tu jenë mirnjohës gjermanëve, por edhe të gjithë atyre që ndihmuan e vazhdojn të ndihmojn në fortësimin e shtetit shqiptar.
    Mos e hidhni posht një fakt të madhë.
    popujt gjermanë i dhanë shumë botës, evropës dhe shqiptarëve.
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •