Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Rita Ora këndon falas në shesh për 100-vjetorin

    Rita Ora ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur axhendën e saj vetëm për të qenë prezente në Tiranë ditën që shënon 100 vjet shtet shqiptar. Po kështu axhenda e saj në Shqipëri mësohet se d
    o të jetë tepër e ngjeshur me takime mjaft të rëndësishme, konferencë për shtyp me gazetarët, madje do të jetë edhe e ftuar speciale e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”.
    Tashmë është bërë publik lajmi se një nga këngëtaret dhe shqiptaret më të njohura në botë, Rita Ora do të jetë prezente në sheshin “Nënë Tereza” në 28 Nëntor. Lajmi për ardhjen e vajzës së talentuar që po pushton skenat e botës është bërë publik pak javë më parë dhe konfirmimi i koncertit të saj në Tiranë është zyrtar.

    Pas lançimit të këngës së saj më të re “Shine ya light”, Rita e ka valëvitur flamurin shqiptar thuajse në gjithë arenën e muzikës ndërkombëtare. Rita ka shkëlqyer së fundmi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore, “European Music Awards 2012” – MTV EMA. Duke parakaluar mbi tapetin e kuq, Rita ka folur për televizionin e famshëm MTV, duke përmendur me krenari vendlindjen e saj, Prishtinën. Ardhja e saj në Tiranë dhe performimi për mijëra fansa shqiptarë, momentalisht përbën kryefjalën e lajmeve të shou-bizit në vendin tonë.

    Bashkë me Orën në koncertin madhështor që do të mbahet në 28 Nëntor do të ngjiten në skenë edhe 20 këngëtarë të tjerë shqiptarë. Ajo që vlen të theksohet është se Rita Ora ka qenë tepër e emocionuar dhe e lumtur për ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare, aq sa nuk ka pranuar asnjë lloj pagese për të kënduar në festën e madhe të të gjithë shqiptarëve.

    Koncerti që ajo do të mbajë, do të jetë falas si një dhuratë për shqiptarët dhe Pavarësinë e shtetit shqiptar në këtë 100-vjetor jubile. Këngëtarja madje ka anuluar gjithë koncertet e saj dhe në axhendë i ka lënë vend vetëm ardhjes së saj në Shqipëri në 28 Nëntor. Koncerti i Rita Orës do të jetë live dhe i vetmi kusht që ajo ka kërkuar ka qenë që t’i paguhet banda e saj dhe instrumentistët, me të cilët ajo këndon në çdo koncert të saj në të gjithë botën.

    Po kështu axhenda e saj në Shqipëri mësohet se do të jetë tepër e ngjeshur me takime mjaft të rëndësishme, konferencë për shtyp me gazetarët, madje do të jetë edhe e ftuar speciale e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”.

    E ndërsa Rita nuk ka kërkuar asnjë pagesë për të qenë prezente në sheshin “Nënë Tereza, këtë nuk dimë ta themi për këngëtarët e tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë. MAPO



    Emri:  18081d1353696941-rita-ora-kendon-falas-ne-shesh-per-100-vjetorin-188496_493116574052324_13004592.jpg

Shikime: 836

Madhësia:  20.9 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Jemi krenare me Riten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Bravo Rita Je Krenari per Gjithe Trevat Shqiptare

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    hajr baft.....jam pak larg se me deshir do isha aty ne tirane

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •