Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Gaddafi ka qëne dhëndër Shqiptar.

    Gaddafi ka qëne dhëndër Shqiptar.

    Emri:  Familja.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  17.4 KB

    Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e mediave botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.
    Portali Shqipmedia, sjell rrëfimin e Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.
    Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

    Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo – të harrojë fëmijët. Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

    Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.

    Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

    Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

    Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.
    Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë./tg/
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Pershendetje Angmokio

    Me kujtohet kur ishin trazirat e Libise lexova dicka ne nje reviste boshnjake se bashkeshortja ka qene kroate e bosnjes.


    Emrin aty e kishte Sofia Farkash dhe ishte pasardhese e Ivan Farkash, sem kujtohet tani gjysh apo stergjysh...

    Eshte hera e pare qe lexoj se qenka dhenderr shqiptar.

  3. #3
    Se gjeta kete tani anglisht:

    GADDAFI'S WIFE, SAFIA, WAS BORN IN MOSTAR

    Libyan president married a woman from Mostar (Bosnia and Herzegovina).

    Safia Gaddafi is actually Sophia Farkas, granddaughter of Ivan Farkas, the former Austrian school supervisor in Mostar.

    The family of Safija Farkas moved to Mostar from Petrinja, at the time of the Austro-Hungarian rule.

    What is little known to the public is that Gaddafi at the end of the sixties in the last century spent numerous years schooling himself in former Yugoslavia, as an exchange student.

    Gaddafi and Safia met in Mostar, during their attendance of lessons at the former Air Force Academy JNA.



    http://www.bh-news.com/en/vijest/292...in_mostar.html




    Ndersa ne Wikipedia:

    There are two different theories about her origin. Farkash, from a family from Barasa tribe from Eastern Libya, was born in Bayda and was trained as a nurse.[1] According to others, Safia (née Zsófia Farkas)[2][3] was born in Mostar, Bosnia-Herzegovina[3][4] and has Bosnian Croat[5] and Hungarian origin.[2][6]
    http://en.wikipedia.org/wiki/Safia_Farkash

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ta pyesim gadafin me mire vet
    e ka harru safin kush e di ca derr femre do ket tani per dashnore


    po per silvester stalone qe thuhet gjyshi arbresh a ka dijeni njeri?
    o zot lum si ne na u ben gjithe shqiptar
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Dritë Lexo Postimin
    Pershendetje Angmokio

    Me kujtohet kur ishin trazirat e Libise lexova dicka ne nje reviste boshnjake se bashkeshortja ka qene kroate e bosnjes.


    Emrin aty e kishte Sofia Farkash dhe ishte pasardhese e Ivan Farkash, sem kujtohet tani gjysh apo stergjysh...

    Eshte hera e pare qe lexoj se qenka dhenderr shqiptar.
    ka kohe qe eshte permendur kjo gje ne forum.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...tar-i-Libis%EB
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ja-e-ti-Sofija
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Gaddafi ka qëne dhëndër Shqiptar.

    Emri:  Familja.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  17.4 KB

    Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e mediave botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.
    Portali Shqipmedia, sjell rrëfimin e Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.
    Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

    Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo – të harrojë fëmijët. Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

    Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.

    Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

    Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

    Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.
    Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë./tg/
    Keta burekgjite e Maqedonise paskan qene Don zhuana se jo mahi hhhaha ,ja edhe nje budallallek tjeter:

    Ish-presidenti i Jugosllavisë (RSFJ-së) dhe i Sllovenisë, Janez Dërnovshek, ka qenë shqiptar me prejardhje nga Tetova. Ky informacion sensacional është mjaft i përhapur në mesin e mërgimtarëve shqiptarë nga Tetova dhe Pollogu, që jetojnë dhe punojnë në Slloveni dhe Kroaci, shkroi gazeta Utrinski Dnevnik.

    Sipas një versioni që qarkullon në fshatrat e Tetovës, Dërnovshek është i biri i Kadri Rakipit nga fshati Pirok, nga lidhja jashtëmartesore që ai ka pasur me sllovenen Silva.

    Sipas këtij versioni, e ëma e Dërnoveshekut ka punuar si pastruese në ndërmarrjen e Rakipit, i cili dekada të tëra ka jetuar në Slloveni, ku ka pasur edhe biznesin e vet.

    Ajo është dashuruar te tetovari dhe si rezultat i lidhjes së tyre ka lindur djalin i cili më vonë u bë president i Jugosllavisë dhe i Sllovenisë. Rakipi gjoja nuk ka mundur të martohet me Silvën dhe të pranojë Janezin si birin e vet, pasi më parë ka qenë i martuar me një shqiptare në fshatin e tij.

    Përndryshe i ati i Kadri Rakipit ka migruar në Slloveni në fillim të shekullit 20. Atje ka hapur një ëmbëltore, të cilën në vitet e 20-ta e ka trashëguar Kadriu.

    Zyrtarisht Janez Dërnovshek ka qenë biri i Viktor dhe Silva Dërnovshekut.

    Bashkëpunëtorët e ish-presidentit slloven thonë se nuk ka asgjë të vërtetë në informacionin se Janez ka qenë shqiptar.

    “Janez është bir i një shqiptari nga Maqedonia? Ju lutem, këto janë budallallëqe për të cilat nuk vlen as të bisedohet”, ka thënë Borut Shukle, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Dërnovshekut

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    te pakten nuk ishte Kollovar
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-01-2012
    Postime
    73
    heheheh edhe kete e lexova,dojm gjith boten ti bejm shqiptare,me keni detyru mi hy historis familjare prejardhjen mir ta shokoj por kam frig mos po dal nga Kina heheheh
    '' Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq''

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •