Kosova eshte e shqiptareve...

Dacic: Mjaft me “Kosova ėshtė Serbi” - tė shpėtohet ēka mund tė shpėtohet

Kryetari i Partisė Socialiste tė Serbisė (SPS) dhe kryeministėr e Ministėr i Punėve tė Brendshme tė Serbisė, Ivica Dacic, ka deklaruar sot se po kėrkohet zgjidhja pėr problemin e Kosovės qė do tė ishte e pėrkohshme pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur “tė Krahinės”, e qė mund tė arrihet vetėm me dialog.

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė partisė qė e drejton, Dacic ka thėnė se Platforma pėr Kosovėn ėshtė dokumenti i parė tė cilin presidenti i Serbisė ua ka prezantuar pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

“Ky ėshtė propozimi ynė pėr zgjidhjen e atij problemi, dhe mjaft ka pasur politikė se Kosova ėshtė Serbi, kurse nė jetėn reale Kosova ėshtė gjithnjė e mė larg nga Serbia”, ka cekur drejtuesi i SPS-it, transmeton RTK..

Dacici ka vu nė dukje se prioritet i Serbisė ėshtė kujdesi pėr serbėt qė jetojnė nė Kosovė dhe ėshtė hipokrizi qė socialistėt t’i akuzojnė pėr Kosovėn ata tė cilėt gjatė gjithė kohės sė bombardimeve kanė ikur nga vendi kur ėshtė zhvilluar lufta dhe ata tė cilėt po i shkollojnė fėmijėt nė vendet e BE-sė, e tash e kritikojnė SPS-in pėr politikėn qė po zhvillon.

“Nėse kjo ėshtė ashtu, kthehuni tė gjithė e tė jetojmė tė izoluar”, ka thėnė Dacic.

”SPS ka luftuar pėr Kosovėn, e po na akuzojnė ata tė cilėt 13 vjet nga dita nė ditė e kanė dorėzuar atė Kosovėn dhe nuk ia kanė dalė ta ruajnė atė qė ia kemi dalė ne, kurse nė kohėn e tyre janė ndėrtuar shumė faktorė tė subjektivitetit tė Kosovės. Duhet tė shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet”, ka cekur Dacic. /Telegrafi/

Si duket serbet dalengadale po pranojne realitetin, por edhe EU do te pranoj heret apo vone deshiren e kombit shqiptar 'Bashkimin Kombetar', sepse eshte e drejte e jona dhe nuk mundet te na e mohoj askush, paqka disa eurodeputet lehin atje ne Bruksel kinse 's'ben bashkimi', a nuk jane ata demokrat apo si eshte puna??!