Reagim

Lëvizja e Re Demokristiane, megjith respektin që ka për zëvendëskryeministren Mimoza Kusari – Lila, nuk pajton me ligjin e amendamentuar të cilin e deklaroj z Kusari-Lila pas takimit të gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik - ku ajo ka bërë të ditur se; “nuk do të ketë më zhvendosje të festave nga vikendi për të pushuar në ditë pune”!



Lëvizja e Re Demokristiane, ja bën të ditur zonjës Mimoza Kosari – Lila se kjo nuk duhet të vlenë për festen e Pashkëve dhe duhet të specifikohet në ligj, askush nuk ka asnjë të drejtë të vendosë për festën e Pashkëve që bie gjithmonë të dielave dhe të hënave, kështu festohet shekuj me radhë nder Popullin Shqiptar dhe në krejt Evropën Perëndimore. Ne asnjë mënyrë nuk lejohet që të ndryshohet e hëna e pashkëve e cila është festë dhe kjo nuk është zhvendosje, por është ditë feste.



Lëvizja e Re Demokristiane i bën thirrje kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës që mos ta miratoj ketë ligj i cili pret miratimin e qeverisë, para qe të korrigjohet ky ligj i amendamentuar.





Prishtinë, 16.11.2012



LRD - Zyra për informim publik

Blerina M Leka - zëdhënëse