Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Mit’hat Frashëri kunder Ismail Qemalit.

    Mit’hat Frashëri kunder Ismail Qemalit.

    Para një shekulli në Vlorë u mbajt një Kuvend nga disa politikan shqiptarë si rezultat i së cilës u formua një qeveri e përkohshme. Shumë detaje për ate se si erdhi te mbajtja e këtij kuvendi dhe rolin që pati ai kuvend gjatë Luftës Ballkanike mbeten ende të paqarta për ne.

    Një nga momentet që mbetet e pasqaruar është edhe dorëheqja e Mit’hat Frashërit pas vetëm disa muaj si ministër i asaj “qeverie”. Mit’hat Frashëri nuk dha dorëheqje sikurse ministrat tjerë (Esat Pashë Toptani, Abdi Toptani dhe Mehmet Pashë Deralla) të cilët e formuan Pleqësin e Shqipërisë së Mesme (Qendrore).

    Motivet e Mit’hatit ishin të tjera. Ai e akuzonte Ismail Qemalin si grekofil edhe ate jo si simpatizues i grekëve por si bashkëpunëtor i tyre. Mit’hat Frashëri e akuzonte Ismail Qemalin se Janina u okupua nga grekët pasi u tradhtua nga ai. Këtë akuzë nuk e bënte vetëm Mit’hati por edhe Edith Durham te libri “The Strugle for Scutari” i botuar në vitin 1914. Edith Durham , te ai libër, shkruante se Ismail Qemali ua shiti grekëve Janinën për para.

    Mit’hat Frashëri në kujtimet e pabotuara të tija për Luftën Ballkanike e ka shpjeguar se ku i bazonte akuzat e tija. Mirëpo në këtë rast ne nuk mund t’i përdorim ata dëshmi pasi janë të pabotuara. Për rastin në fjalë mund të përmendim vetëm ata çka ka botuar Mit’hat Frashëri. Në revistën e tij “Dituria” që e botonte në Tiranë, Mit’hati në një shkrim të vitit 1929 shkruante se Ismail Qemali kishte nënshkruar marrëveshje sekrete me qeverinë greke për aneksimin e Shqipërisë Jugore nga Greqia (më saktësisht deri te lumi i Vjosës). Në fakt, para Mit’hat Frashërit, këtë akuzë e kishte shkruar vllahu korçar Nikollas Kassavetes te libri “The question of Northern Epirus at the Peace Konference” të botuar në vitin 1919. Bëhet fjalë për marrëveshjen me shkrim në mes Kryeministrit grek Georgios Theotokis dhe Ismail Qemalit e nënshkruar më 22 mars 1907 në Greqi. Kjo marrëveshje mbeti në arkiv afër një shekull.

    Mirëpo para disa viteve u botua e plotë nga historiani grek Thano Anagnostopollo te libri “Ellas kai Alvania”. Edhe pse kjo marrëveshje u botua para disa viteve, përmbajtja e saj nuk ishte krejt e panjohur për politikanët shqiptar-osman në atë kohë. Roli i Ismail Qemalit në përpjekjet e tija për bashkimin e Shqipërisë me Greqinë ishin të njohura nga bashkëkohësit e tij. Për ta kuptuar më mirë këtë dhe për t’i kuptuar marrëdhëniet e Ismail Qemalit me Mit’hat Frashërin, kam përzgjedhur për t’i analizuar pjesërisht dy shkrime të Mit’hat Frashërit, të botuara te gazeta “Lirija” në vitet 1908 dhe 1909. Këta shkrime, në formë të letrës së hapur, na e qartësojnë një pjesë të marrëdhënieve të ftohta që ekzistonin në mes këtyre dy politikanëve.

    Njëri shkrim është botuar gjatë kampanjës që e bënte Ismail Qemali për tu zgjedhur deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman. Përderisa shkrimi tjetër botohet menjëherë pas kundërrevolucionit të dështuar të vitit 1909, si pasoj e së cilit kundërrevolucioni u detyrua që të abdikoj sulltan Abdulhamidi i II.

    Në vitin 1908, Ismail Qemali prej Greqie shkoi në Vlorë dhe e filloi kampanjën e tij zgjedhore. Kandimi i tij për deputet e irritoj Mit’hat Frashërin, i cili pretendonte se kishte në dorë dokumente që dëshmonin se Ismail Qemali ishte tradhëtar. Prandaj me këtë rast, në një letër të hapur, M.F. në mes të tjerave shkruante:

    “Këndova nëpër gazeta që ke vajturë në Vlorë dhe kërkon të bëhesh depyte. Bota aty të paska priturë fortë bukurë dhe të paska nderuarë. Zotrote gjithë këto nderime i paske priturë me zëmrë të qetë si një njeri që s’ka as një faj n’atë zëmrë! Bej! Bota munt të mos të të njohë të fshehtat e tua, bota munt të të pandehnjë njeri me nder, bota munt të të kujtonjë një mëmëdhetar të vërtetë, po zotrote qysh pate kuxim dhe prite gjith këto nderime pa u-kuqurë, pa u-turpëruarë? Ajo zemrë a nuk t’u-ça në kraharor duke parë përpara teje djemt e Shqipërisë? Zëmrë, them? Po të kishe patur zëmrë sot pas kaq ligësivet që ke punuarë pas kaq gënjeshtra dhe ndyrësi që ke bërë, s’do të vinjë të bënjë dhe një panderësi më të madhe duke gabuarë botënë! Të kishe zëmrë dot kishe vdekurë gjer më tani njëzet herë nga turpi dhe s’do të dilnje përpara botësë! Ah, po pandeh se fëlliqësit e tua nuk i di njeri, pandeh se s’të dimë ç’tradhëtor dhe ç’vetije-lik je! Po gënjehesh! Në qoftë se bot’ e gjorë s’të di ç’ke në zëmrë, lavdi pastë Zoti, ka dhe shumë njerës që dinë fort bukurë c’farë njeriu je![...] Ismail be, e dimë fort mirë që s’je as Shqipëtar, as Tyrk. E dimë që s’ke patur kurë nonjë mendim për mëmëdhe, e dimë i kujt je shërbëtor i poshtër![...] Dokumentet i kemi në xhep dhe do të rëfejmë faqeza vetijat e tua, qëllimet e fshehtë, entrigatë që ke bërë, qëllimet që ke. Dhe ata që se din dot kupëtojnë se Shqipëtar je a po tradhëtor,[...]”.

    Në vitin 1909 në Stamboll u rebeluan disa batalione shqiptare pasi që ata kundërshtonin reformat që ndërmerreshin në Perandorin Osmane. Këtij rebelimi ushtarak menjëherë iu bashkua Ismail Qemali (i cili në atë kohë ishte deputet) dhe iu dha atyre përkrahje politike. Nga kujtimet e Ismail Qemalit kuptojmë që ai u zgjodh edhe kryetar i parlamentit me legjitimitet të cunguar. Po ashtu nga kujtimet në fjalë kuptojmë që Ismail Qemali tentoi të emërohet Kryeministër, por këtë kërkesë të parlamentit e refuzoi Sulltani. Mit’hat Frashëri gjatë kësaj kohe përkrahu shtypjen e puçistëve dhe pasi që ky tentim i Ismail Qemalit dhe të tjerëve dështoi, I.Q. u strehua në Greqi.

    Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, Mit’hat Frashërit e botoi një letër tjetër të hapur kundër Ismail Qemalit. Në atë shkrim akuzohej Ismail Qemali si bashkëpunëtor i Greqisë. Shkrimi ishte shumë më i ashpër dhe më i drejtpërdrejt. Mit’hati e nxirte mllefin e madh që kishte për veprimtarin politike dhe poashtu për personalitetin e Ismail Qemalit. Mit’hati në mes të tjerave shkruante:

    “Jo Ismail be s’ke turp, turpin s’e di fare ç’është, dhe njerzin s’e ke njohurë: Shqipëtarëvet q’u-gënjyenë dhe të zgjodhë depyte ti tani po ja çpërblen me tradhëtim, me dhelpëri. Se nuk je Shqipëtar, edhe se s’ke qenë kurrë
    . Njeriu ka dy burime vetije: prindërit dhe stërvitjenë. Ti je bir’i Mahmud beut, do me thënë djal’i një Vlonjaku që i falësh Greqisë: yt atë vdiq n’ Athinë duke nderuar emërin dhe besënë. [...] Isha djal i vogëlë, kur Zotrote, nja tetëmbëdhjet vjet më parë, vinje dhe kuvendonje me t’im atë; ahere unë s’ndodhesha në fjalimet tuaja, po si iknje ti gjithënjë dëgjonja t’im atë që thosh: Ismail beu prapë grek, prapë grek! Mendjen e ka qysh t’a marrë Shqipërinë Greqia![...] Për ty ashtu sikundrë që njerëzija është një fjal e pa njohurë, ashtu edhe nderi s’paska fare no një dëftesë! Që më parë, që kur ishe në Stamboll e dinim ç’farë dollandërëçi, çfar hartopekt dhe eskrok ke qënë, po jet e Evropësë të nxori fare në shesh. N’Evropë, nga gjithë qytetet pëlqeve rrugët e ngushta të Athinësë dhe kafenetë e errëta; [...] u bërë një tradhëtor i mirë dhe një gënjeshtar i mbaruarë! Grekërit ty të gënjyenë, po dhe ti i gënjeve dhe kështu në mes dy gënjeshtrave lidhtë pazarllëkun: Shqipëri e poshtme – se Gegërinë ti nuk e zë për Shqipëri – do të jet e Greqisë! [...] Nukë zë ngojë të tjera punët e turpshme të tua, nuk dua të numëroj gjithë sa gënjeshtra dhe sa dhelpëri ke bërë; po në mes të të gjithave mos të harojmë sa ndyrë u-solle me Reçeb pashën, dhe sa i pabes u-tregove”.

    Nga ky shkrim kuptojmë që veprimtaria politike e Ismail Qemalit në Perandorin Osmane ishte shumë e madhe. Ismail Qemali fitoi përvojë politike përderisa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Mit’hat Pashës. Mit’hat Pasha, i cili ishte me origjinë nga Shqipëria, ishte njëri nga Kryeministrat me më shumë pushtet në historinë e Perandorisë Osmane. Ai ishte aq i pushtetshëm sa që i detyroj të abdikojnë dy Sulltana prej pushteti. Njërin sulltan e vrau (ose u vetëvra), përderisa tjetrin e shpalli të çmendur. Sulltani i radhës që e morri pushtetin (Abdulhamidi II) qëlloj të jetë më dinak.

    Ai, pasi që u forcua politikisht, e arrestoi Mit’hat Pashën, i cili më pastaj u dënua për vrasjen e Sulltanit. Kryeministri Mit’hat Pasha vdiq në burg (ose u vra). Nga e gjithë kjo histori pësoi edhe Ismail Qemali pasi që ai ishte shef i kabinetit të Mit’hat Pashës. Mirëpo I.Q. më pastaj u amnistua nga Sulltani dhe ai e vazhdoi karrierën politike.

    Emri i Mit’hat Pashës ishte bë i famshëm në Perëndim pasi që ai përfaqësonte idetë liberale në Perandorin Osmane. Ismail Qemali kishte vendosur t’i mbesë besnik ideve të Mit’hat Pashës por edhe metodave të tija për marrjen e pushtetit osman. Prandaj dhe fillon përpjekja e Ismail Qemalit për organizimin e një grushti ushtarak me financim nga Britania. Ismail Qemali arrin të hyjë në kontakt me Foreign Office të Britanisë në Londër dhe ua shpalosi atyre planin e rrëzimit të Sulltanit nga pushteti. Me këtë rast ai morri ndihmat e nevojshme financiare nga një kapitalist anglez që kishte interesa ekonomike në Perandorin Osmane.

    Ismail Qemali po ashtu morri para edhe nga Khedivi i Egjiptit, i cili në atë kohë ishte vasal i Britanisë. Pasi ishte përgatitur grushti i shtetit, gjegjësisht ishin caktuar qëllimet, ishin caktuar batalionet që do ta ndërmerrnin këtë veprim (ushtarët osman në Libi me në krye shqiptarin Rexhep Pasha), ishte caktuar koha kur do të ndërmerrej grushti i shtetit, ishte njoftuar shteti me më shumë peshë ndërkombëtare (Anglia), ishin siguruar financat për mbulimin e harxhimeve për këtë aksion, kishte mbetur vetëm një detyrë e papërfunduar. Ajo ishte sigurimi i anijeve për transportin e ushtarëve prej Libie në Stamboll.

    Për këtë detyrë u ngarkua Ismail Qemali dhe prandaj ai shkoi në Greqi që të paguante për anijet që do të bënin transportimin e ushtarëve. Mirëpo I.Q. këtë detyrë nuk e përmbushi dhe si rezultat dështoi zbatimi i grushtit të shtetit. Plani nuk mundej të shtyhej pasi që më u zbulua nga pushtetarët osman. Komplotistët u identifikuan dhe ata u detyruan të arratisen nga Perandoria Osmane pasi dhe rrezikoheshin që të dënoheshin me vdekje. Ismail Qemali në kujtimet e tija shkruante se ai nuk gjeti anije të lira. Mirëpo këtë arsyetim të tij nuk e besonte askush. Ai u akuzua se i keqpërdori parat që i mblodhi për realizimin e grushtit të shtetit dhe se u bë shkaktar për dështimin e atij plani.

    Nga shkrimi i lartpërmendur po ashtu kuptojmë që babai i Ismail Qemalit vdiq në Greqi dhe se ai e kishte ndërruar fenë. Ne supozojmë që Mit’hati e akuzonte ate për konvertim në krishterim. Në këtë rast nuk mund të japë dëshmi nëse kjo akuzë ishte e vërtetë. Mirëpo dihet që gruaja e Ismail Qemalit ishte greke. Në një emision dokumentar të RTK-së, që i ishte përkushtuar pasardhësve të drejtpërdrejt të Ismail Qemalit që jetonin në Itali, mundej të vërehej se ata e mbanin kryqin të varur në murin e banesës së tyre. Ata ishin të krishterë, mirëpo se a u konvertuan ata më vonë ose kishin lindur nga prindër të krishterë, kjo mbetet për sot enigmë.

    Frymzim Dauti
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Sikur ishte Mithati qe tha hallal grekeve Korcen e Gjirokastren ..edhe e firmosi bile...si na nxorri ismail Qemalin grek teni...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Sikur ishte Mithati qe tha hallal grekeve Korcen e Gjirokastren ..edhe e firmosi bile...si na nxorri ismail Qemalin grek teni...
    Per ke Korce dhe Gjirokaster e ke fjalen? Korcen dhe Gjirokastren qe njoh une jane qytete te Shqiperise dhe jo te Greqise.

    P.s Gjithsesi une se kam lexuar kund kete qe thua ti , nqs ke ndonje link ose e disponon si shkrim do lutesha te na e sillje ne forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 16-11-2012 më 13:38
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Per ke Korce dhe Gjirokaster e ke fjalen? Korcen dhe Gjirokastren qe njoh une jane qytete te Shqiperise dhe jo te Greqise.

    P.s Gjithsesi une se kam lexuar kund kete qe thua ti , nqs ke ndonje link ose e disponon si shkrim do lutesha te na e sillje ne forum.
    Gjate luftes tha ..po na ndihmuan greket te vime edhe 1 here ne pushtet hallall Korcen e Gjirokastren...bile e kapen komunistat edhe dokumentin...dhe sic mund ta imagjinosh edhe vete e shfytezuan 50 vjet me boria kte fakt,prandaj edhe nese e ve re Balli Kombetar dhe Partia e Legalitetit jane zero fare ne Shqiperi(jo vetem per kete kuptohet) ..me keq se Partia Komuniste
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Per fat te keq ,shume te tjere -te huaj shkruaje njejte si M.Frasheri , dhe nuk besoj qe nuk mund te kete dicka aty (te dyshimt) pasi shumica e historianeve te huaj e te ndryshem e thuan te njejten sikurse M.Frasheri !

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Per fat te keq ,shume te tjere -te huaj shkruaje njejte si M.Frasheri , dhe nuk besoj qe nuk mund te kete dicka aty (te dyshimt) pasi shumica e historianeve te huaj e te ndryshem e thuan te njejten sikurse M.Frasheri !
    Pikerisht Genti. Ajo qe me terhoqi per ta sjell kete shkrim ne forum ishte opinioni i Edit Durham ne lidhje me Ismail Qemalin. Ajo njihet boterisht si nje perkrahese e flakte e Shqiptareve.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •