Bisedoj me Shqiperinë
Skice...
Pejashta nata shtiqet e lodhur dhe e pergjumur.Nje ere me një afsh te idhet puthet ore e çast me ndienjat.Shume shtriqen e flene por ne mergimtaret nuk e di se çfare na e tret gjumin.Është nate,nate-dite.Papritmas Shqiperia vjen dhe me troket lehte në dritare qe te mos iu prishe gjumin dy vogelusheve te mi qe po rriten me nje hije trishtimi në shpirt.Zgjas koken dhe e shoh.I buzeqesh dhe i hap deren.Ulet në divan dhe nisim te kuvendojme me Shqiperine.Nis kuvendin nena me te birin mergimtar..
-Pa he,po te shoh si te zbehur more bire !-fillon e para biseden Shqiperia nga meraku qe ka per femijet e saj-apo mos je i semure,mos ke halle apo...
-Jo,jo !-ia kthej në çast duke e nderprere ne mes-jam shume mire por...
-E di-vazhdoi qete-qete Shqiperia,afrohe afer dhe me perkedhel floket.Në çast ngjyra e verdhe e fytyres u kthye ne sekonda në një buzeqeshje shpirterore.
-Po me shikon mua paksa te lodhur dhe merakoseshpor mos u merzit se nena ..për çdo dite dhe me e qeshur,më e bukur po behet.A e shikon djalin tim Kosove tani merr fryme lirisht ,dhe djemte qe mi mori me force me gjithe tane tokat dhe pasurite Maqedonia janë zgjuar prej gjumit dhe ishalla .....
-Ah moj nena Shqiperi !-e nderpres në mes dhe pendohemdisi se perse se lashe te vazhdonte deri në fund por ajo sikur ma lexoi merakun qe me kishte mbire qe me kishte mbire ne cehren e fytyres e me buzeqeshi pakez dhe ia nisi refimin.....Por kam një merak tjeter ndaj po ta le si amanet duroje vellane deri në fund,fale kur gabon se ka per te kuptuar gabimin.Por nuk po e kuptojse ato qe ju keni zgjedhur në krye te vendit kanë frikë, tkurren kur dikush i thote se kam per ti bere bashke tere bijte me Kosove,Çameri,Mal të Zi dhe Maqedoni.Jane bijte e mi,gjithkush i do bijte .Po te duash pyet Gjergj Kastriotin djalin ma trim timin?..
-E dij moj nene!- e nderpreva serishmi dhe ca buleza loti u lëshuan turruvrap nëpër faqe-e kam takuar Skenderbene në një nate plot stuhi me bijte tanë në Maqedoni.Ishte vrenjtur se në Tirane ca shqiptare gjoja me te mençuritkane frike me i dale zot vetvetes, nuk e di a kanë frikë apo kanë marre pare per me hesht; me te zeze kam me iu shkrue emrin - kelthet Skenderbru dhe largohet tere nerva..
Shqiperia me shikonte ter dhembshure me me fjalet qe ngajhere me dridheshin prej merakut.Me buzeqesh çilter dhe si me bie lehte shpatullave nis e flet:Sko bire e flej se u be vone,neser je per pune...
-Jo,jo nene-e nderpres serishmi-dua te bisedoj me ty,se...
-Unë vije prape megjithese je larg !-vazhdon ajo me kembenguljen e saj-dhe mos u merzit biro se shpejt kam me i ber bashke tane bijte,kam me e vra varferine qe ka mbire në voter e ju keni me ardhe atjeku malli vdes nje here e pergjithmone,ku trishtimi nuk merr dot fryme.
-Epo mire nene,mirupashim atje në Shqiperine e bashkuar ashtu siç na e la Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
-Mirupashim bire e mos u merzit se do te vije prape se tani shpirti ka filluar te me ngrohet se nëper damaret e bijve po rrokulliset tere gaz me vrap ma i miri gjak i shqipe


Kallmeti Florida maj 2002
Pra a duhet te heshte qeveria e Tiranes per bashkimin e trojeve Shqiptare?A duhet te tremben nga fjala Shqiperi e Madhe qe per shkurt do te thote bashkim mbareshiptar?