Një vogëlushe vetëm pesë vjeç vdiq në spital pasi babai i saj e kishte rrahur me kamxhik dhe metal të nxehtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Vogëlushja Lamaa vdiq pas muajsh vuajtje. Ajo kishte krahë e kafkë të thyer si dhe nxirje në kokë.
Al Arabiya raporton se fëmija ishte torturuar nga babai dhe njerka e saj.
Raportohet se babai i saj ishte një studiues fetar, që predikonte për fenë në kanalet televizive satelitore.
Nëna e vogëlushes tha se fëmija është abuzuar prej tetë muajsh. Ajo bëri apel publik që ish- burri i saj dhe gruaja e tij e re të ekzekutohen për këtë që ka bërë.
Disa media thonë se babai i vajzës kishte qenë dikur i varur nga droga. Më pas nisi të predikonte.
http://www.gazetatema.net/web/2012/1...-vdekje-video/
Predikues i islamit ne kanale satelitore dhe vret femijen e vet ? Deri ku do shkoje hipokrizia dhe kriminaliteti i fetareve ?
Krijoni Kontakt