Emri:  shoqata e orientalistëve të Kosovës.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  54.9 KBPrishtinë, më 19 nëntor 2012 - Sonte në amfiteatrin e AKEA-së (Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim), nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës u bë promovimi i disa librave dhe i një reviste shkencore, në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare.

Moderatori, Avni Jashari, pasi përshëndeti të pranishmit njoftoi ata se sonte do të bëhet promovimi i këtyre librave:

1. Revista shkencore për studime orientale: “Sudime orientale 3”- botim i vitit 2012
2. “Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi 1389 – 1999 në burime orientale”, nga akademik Feti Mehdiu dhe
3. “Shqipja dhe arabishtja – Kur’ani dhe Hadithi, burim për fjalorin etimologjik të shqipes”, nga mr. Tomor Kastrati.

Të parit iu dha fjala ak. Feti Mehdiut, i cili njëherazi shpalli të hapur këtë eveniment, i cili po mbahet në vigjilie të një përvjetori të rëndësishëm për shqiptarët. Ai tha se në shekullin që po lëmë pas nuk është bërë mjaft nga ne shqiptarët, prandaj në të ardhmen duhet të jemi më të përkushtuar në realizimin e synimeve tona. Të të pranishmit zgjoi kurreshtje sqarimi që bëri për shprehjen “Pavarësia shqiptare”. Ai e shpjegoi këtë se kur është shpallur pavarësia, nuk është shpallur vetëm për lokalitetin e Shqipërisë Londineze, por për të gjitha trojet shqiptare.

Mjaft të suksesshëm dolën edhe referuesit: prof. Hasan Emërllahu ( për revistën “Studime orientale 3 “), mr. Nuredin Ahmedi ( Reflektime të shqiptarëve për pavarësi 1389 – 1999....) dhe prof. Ilmi Rexhepi ( Shqipja dhe arabishtja....). Për librin e tretë ishte prezent edhe vetë autori, Tomor Kastrati, i cili dhe shpejgime plotësuese.

Referencat zgjuan intersim tek të pranishmit. Unë them se në këtë mbrëmje u thanë gjera me vlerë, të cilat meritojnë të lexohen edhe nga të tjerët.

P.S. Në marrëveshje me referuesit mbeti që ata të m’i sjellin origjinalet e referatve, kështu unë së shejti do t’i postoj ato.



projekti21_dk

burimi: Radio Projekti 21, Kopenhagë, Danimarkë