Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 171
  1. #81
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Fetë dhe kulturat që përmendin përmbytjen.

    Përmbytja është bërë e njohur pothuajse në të gjithë njerëzimin nëpërmjet profetëve, të cilët thërrisnin njerëzit në fenë e vërtetë, por ajo u kthye në legjendë nga këta popuj duke u ndryshuar e deformuar me kalimin e kohës.

    Allahu ua ka bërë të ditur njerëzve lajmin e përmbytjes së Nuhut nëpërmjet profetëve dhe librave që Ai u ka dërguar popujve të ndryshëm në mënyrë që ajo të shërbejë si paralajmërim dhe mësim. Por të gjitha tekstet e tjera, me përjashtim të Kuranit, janë ndryshuar, ndaj dhe përshkrimet e përmbytjes janë të mbushura me elemente mitologjike. Kurani është i vetmi burim, të dhënat e të cilit përputhen me të dhënat e zbulimeve dhe observimeve. Kjo, sepse Allahu e ka ruajtur Kuranin nga çdo lloj ndryshimi. Në Kuran thuhet:

    Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim që Ne do ta ruajmë atë. (El-Hixhër: 9)


    Pra, Kurani është nën garancinë dhe mbrojtjen e Allahut, Zotit të botëve.

    Në pjesën e fundit të këtij kapitulli ne do të shohim se si është paraqitur ngjarja, megjithëse e deformuar, në kultura të ndryshme si dhe në Dhiatën e Vjetër dhe atë të Re.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #82
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Përmbytja e Nuhut në Dhiatën e Vjetër

    Libri që iu shpall Musait ishte Teurati apo Torah. Pentateuku biblik (pesë librat e parë të Biblës), i cili sipas të krishterëve është Teurati, e ka humbur lidhjen prej kohësh me shpalljen origjinale, pasi të gjitha shpalljet e ardhura te Beni Israilët nga profetët e ndryshëm u ndryshuan dhe u bënë subjekt manipulimesh nga ana e çifutëve.

    Sipas Dhiatës së Vjetër, Zoti i shpalli Nuhut se të gjithë njerëzit përveç besimtarëve do të shkatërroheshin, sepse toka ishte mbushur plot me padrejtësi. Për këtë arsye, Ai e urdhëroi Nuhun të ndërtonte anijen dhe i tregoi në detaje mënyrën se si do ta ndërtonte. Ai gjithashtu e porositi të merrte me vete familjen, tre djemtë, gratë e tyre, një çift nga çdo qenie e gjallë dhe ushqime.

    Shtatë ditë më vonë, kur erdhi koha e përmbytjes, të gjitha burimet e nëndheshme shpërthyen, portat e qiejve u hapën dhe një përmbytje e madhe përfshiu gjithçka. Kjo zgjati për 40 ditë dhe net. Anija lundroi mbi ujërat që mbuluan të gjitha malet dhe kodrat e larta. Kështu, vetëm ata që ishin në anije me Nuhun shpëtuan, kurse ata që mbetën u rrëmbyen nga ujërat e përmbytjes dhe u mbytën. Shiu pushoi pas përmbytjes, e cila zgjati 40 ditë dhe net dhe ujërat filluan të pakësoheshin 150 ditë pas kësaj.

    Më pas, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të shtatë, anija qëndroi mbi malet Ararat (Agri). Nuhu dërgoi një pëllumb të shihte nëse ujërat kishin rënë plotësisht apo jo dhe, kur më në fund, pëllumbi nuk u kthye, ai e kuptoi se ujërat kishin rënë plotësisht. Zoti u tha atyre të zbrisnin nga anija dhe të shpërndaheshin në tokë.

    Sipas Dhiatës së Vjetër, në pajtim me vendimin që "çdo gjë që (është) në tokë do të vdesë" në një përmbytje që do të përfshinte gjithë botën, të gjithë njerëzit u ndëshkuan dhe të vetmit që mbijetuan ishin ata që hipën në anije me Nuhun.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #83
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Përmbytja e Nuhut në Dhiatën e Re

    Dhiata e Re që ne kemi sot në dorë pëmban, sipas pretendimit të krishterë, fjalët dhe veprimet e Isait (Jezusit). Ajo fillon me katër ungjijtë e shkruar një shekull pas vdekjes së Isait, nga njerëz që kurrë nuk e kishin parë apo qëndruar me të.

    Në Dhiatën e Re përmbytja e Nuhut është përshkruar shkurtimisht kështu:

    Nuhu u dërgua te një popull i pabindur, i cili ishte në rrugë të gabuar. Por populli i tij nuk pranoi ta ndiqte atë. Për këtë arsye, Zoti i paralajmëroi ata që refuzuan se do të përmbyteshin dhe, kur kjo ndodhi, Ai e shpëtoi Nuhun dhe besimtarët duke i vendosur në anije.

    Por ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.
    Sepse, ashtu si në ditët para përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
    Dhe nuk kuptuan asgjë, derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut. (Mateu, 24: 37-39)
    Dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen e të pabesëve. (II Pjetri, 2: 5)
    Që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndësa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsej tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit. (I Pjetër, 3: 20)
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #84
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Përshkrimi i përmbytjes në kultura të tjera

    Sumeriane: Një zot i quajtur Enlil u tha njerëzve se zotat e tjerë kishin ndërmend të shkatërronin njerëzimin, por ai vetë ishte i gatshëm t'i shpëtonte ata. Heroi i kësaj historie është Ziusudra, mbreti i devotshëm i qytetit Sipur. Zoti Enlil i tregoi Ziusudras se çfarë të bënte që të shpëtonte nga përmbytja. Teksti që tregon ndërtimin e anijes mungon, por fakti që kjo pjesë ka ekzistuar tregohet në pjesët ku përshkruhet si u shpëtua Ziusudra. Duke u mbështetur në versionin babilonas të përmbytjes, arrihet në konkluzionin se në versionin e plotë sumerian të ngjarjes duhet të ketë pasur shumë më tepër hollësi për arsyen e përmbytjes dhe se si u ndërtua anija.

    Babilonase: Ut-Napishtimi, është kolegu babilonas i heroit sumerian të përmbytjes, Ziusudras. Një tjetër personalitet i rëndësishëm është Gilgameshi. Sipas legjendës, Gilgameshi vendosi të kërkojë prejardhjen e tij për të njohur sekretin e përjetësisë. Ai u paralajmërua për rreziqet dhe vështirësitë e një udhëtimi të tillë. Atij iu tha se duhet të bënte një udhëtim, në të cilin duhet të kalonte mbi "malet Mashu dhe ujërat e vdekjes" dhe se një udhëtim i tillë ishte realizuar me sukses deri atëherë vetëm nga zoti i diellit, Shamash. Por Gilgameshi i përballoi të gjitha rreziqet e udhëtimit dhe më në fund arriti të takonte Ut-Napishtimin.

    Teksti ndërpritet aty ku tregohet takimi i Gilgameshit me Ut-Napishtimin dhe kur më vonë teksti bëhet i lexueshëm, Ut-Napishtimi i tha Gilgameshit se "perënditë e kanë ruajtur për vete sekretin e vdekjes dhe jetës". Gilgameshi e pyeti Ut-Napishtimin se si e kishte arritur ai vetë pavdekshmërinë dhe Ut-Napishtimi i tregoi historinë e përmbytjes si përgjigje të pyetjes së bërë. Përmbytja tregohet gjithashtu në 12 rrasat e famshme të epikës së Gilgameshit.

    Ut-Napishtimi ia nisi duke thënë se historia që do t'i tregonte Gilgameshit ishte "diçka sekrete, një sekret i perëndive". Ai ishte nga qyteti i Shurupakut, i cili ishte më i vjetri ndërmjet qyteteve të tokës Akad. Sipas përshkrimit të tij, zoti Ea e thirri nëpërmjet mureve të një kasolleje të thurur me kallama dhe i tregoi se zotat kishin vendosur të shkatërronin të gjitha farat e jetës me një përmbytje, por arsyeja e vendimit të tyre nuk shpjegohet në versionin babilonas, ashtu siç nuk shpjegohet as në versionin sumerian. Ut-Napishtimi tha se Ea e kishte porositur të ndërtonte një anije, në të cilën ai duhet të mblidhte dhe të vendoste "farat e të gjitha gjallesave". Ai e njoftoi atë për masën dhe formën e anijes, gjerësia, gjatësia dhe lartësia e së cilës duhet të ishin të barabarta. Furtuna ktheu gjithçka përmbys për gjashtë ditë dhe net rresht. Në ditën e shtatë ajo u qetësua. Ut-Napishtimi pa se jashtë vendi ishte kthyer në "baltë që ngjitej". Anija qëndroi në malin Nisir.

    Sipas shënimeve sumeriane dhe babilonase, Ksisuthros ose Hasisatra u shpëtua nga përmbytja në një anije 925 m të gjatë, bashkë me familjen, shokët dhe disa zogj e kafshë. Thuhet se "ujërat u përhapën në drejtim të qiellit, oqeanet mbuluan brigjet dhe lumenjtë vërshuan nga shtretërit e tyre". Më pas, anija qëndroi mbi malin Karidean.

    Sipas shënimeve asiriano-babilonase, Uber-Tutu ose Hasisatra u shpëtua bashkë me familjen e tij, shërbëtorët, tufën dhe kafshët e egra me një anije, e cila ishte 600 kubit e gjatë, 60 kubit e gjerë dhe e lartë. Përmbytja zgjati për 6 ditë e net. Kur anija arriti malin Nizar, pëllumbi që u la i lirë u kthye, ndërsa korbi jo.

    Sipas disa shënimeve sumeriane, asiriane dhe babilonase, Ut-Napishtimi me familjen e tij mbijetoi nga përmbytja, e cila zgjati për 6 ditë e net. Thuhet se "në ditën e shtatë Ut-Napishtimi pa jashtë. Gjithçka ishte shumë e qetë. Njeriu ishte kthyer edhe një herë në baltë". Kur anija qëndroi mbi malin Nizar, Ut-Napishtimi dërgoi jashtë një pëllumb, një korb dhe një harabel. Korbi qëndroi të hante kufomat, ndërsa dy zogjtë e tjerë nuk u kthyen.

    Indiane: Në epikat Shatapatha Brahmana dhe Mahabharata të Indisë, personi i quajtur Manu u shpëtua nga përmbytja bashkë me Rishizin. Sipas legjendës, Manu kapi një peshk, të cilit i fali jetën. Papritur peshku u rrit dhe i tha atij të ndërtonte një anije dhe ta lidhte në brirët e tij. Ky peshk u pranua si një shfaqje e zotit Vishnu. Peshku e drejtoi anijen midis dallgëve të mëdha dhe e solli atë në veri, në malin Hismavat.

    Uellsiane: Sipas legjendës uellsiane, Dujnuen dhe Dujfeç shpëtuan prej shkatërrimit të madh me anije. Kur përmbytja e tmerrshme që ndodhi për shkak të vërshimit të Linlionit, i cili quhej Liqeni i Valëve, u qetësua, ata të dy filluan të ripopullonin sërish Britaninë.

    Skandinave: Legjendat nordike Edda njoftojnë se Bergalmir dhe gruaja e tij shpëtuan prej përmbytjes me një anije të madhe.

    Lituaneze:
    Në legjendën lituaneze, tregohet se disa çifte njerëzish dhe kafshësh shpëtuan, duke u strehuar në një kore të tokës, lart në majë të një mali të lartë. Kur erërat dhe vërshimet që zgjatën për 12 ditë e net u shtrinë deri në malin e lartë, sa pothuajse arritën t'i përpinin ata që ishin mbi të, Krijuesi u hodhi atyre një lëvozhgë arre gjigande. Ata që ishin në mal shpëtuan nga vdekja duke lundruar mbi këtë lëvozhgë arre.

    Kineze: Burimet kineze tregojnë se një person i quajtur Jao me 7 persona të tjerë ose Fa Li bashkë me gruan dhe fëmijët e tij shpëtuan nga përmbytja dhe nga dridhja e tokës duke lundruar mbi barkë. Thuhet se "toka po shkatërrohej, ujërat shpërthyen dhe mbuluan çdo vend". Më në fund ujërat u tërhoqën.

    Përmbytja e Nuhut në mitologjinë greke: Zeusi vendosi t'i shkatërronte me një përmbytje njerëzit, të cilët bënin çdo ditë e më tepër vepra të këqija. Vetëm Deukalioni dhe gruaja e tij, Pirrha, shpëtuan nga përmbytja, sepse babai i Deukalionit, Prometeu, e kishte këshilluar më parë djalin e tij që të ndërtonte një barkë. Çifti zbriti në malin Parnas ditën e nëntë pas hipjes në barkë.

    Të gjitha këto legjenda tregojnë një realitet konkret historik. Në histori, çdo popull e ka marrë mesazhin, çdokush e ka marrë shpalljen hyjnore dhe kështu shumë popuj janë njohur me përmbytjen. Fatkeqësisht, për shkak se njerëzit u larguan nga rruga e drejtë e shpalljes hyjnore, përshkrimi i përmbytjes pësoi shumë ndryshime dhe u kthye në legjenda e mite.

    I vetmi burim, ku ne mund të gjejmë historinë e vërtetë të Nuhut dhe të popullit që e mohoi atë, është Kurani, i cili është i vetmi burim hyjnor i pandryshuar.

    Kurani na jep informacion të saktë, jo vetëm për përmbytjen e Nuhut, por edhe për popuj e ngjarje të tjera, për të cilat do të flasim në kapitujt vijues.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e kkOr4b
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    22
    All-llahu te shperblefte per shperndarjen e ketyre informacioneve

  6. #86
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    KAPITULLI II :
    Jeta e profetit Ibrahim



    Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë. Ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve. Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij, bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët.(Ali Imran: 67-68)


    Profeti Ibrahim përmendet shpesh në Kuran si një shembull i lartë për njerëzit e tjerë. Populli i tij adhuronte idhujt, ndaj dhe ai i këshilloi të largoheshin nga kjo gjë dhe të kishin frikë nga dënimi i Allahut, mirëpo populli nuk ia vuri veshin këtyre paralajmërimeve, përkundrazi mbajti një qëndrim armiqësor. Kur presioni i popullit ndaj tij u shtua, Ibrahimit iu desh të shpërngulej në një vend tjetër bashkë me gruan, profetin Lut e ndoshta edhe me disa besimtarë të tjerë.

    Ibrahimi e kishte origjinën nga Nuhu, pra, ai ishte një nga pasardhësit e tij, ndaj dhe në Kuran thuhet se ai ndoqi rrugën e Nuhut.

    Paqja qoftë mbi Nuhun, në mbarë botën! Sigurisht që kështu i shpërblejmë ata që kryejnë vepra të mira. Nuhu ishte me të vërtetë një nga robërit Tanë besimtarë. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët. Një prej atyre që ndoqën udhën e Nuhut është edhe Ibrahimi. (Es-Saffat: 79-83)

    Në kohën e profetit Ibrahim, shumë popuj që jetonin në Ultësirën e Mesopotamisë, në Anatolinë e Mesme dhe atë Lindore adhuronin yjet. Zoti i tyre më i rëndësishëm ishte Sini, zoti-hënë. Ai personifikohej si një njeri me mjekër të gjatë me një veshje që kishte të vizatuar një hënë në formë drapri. Përveç kësaj, këta njerëz bënin iktura dhe skulptura të këtyre zotave dhe i adhuronin ato. Ky ishte një besim mjaft i përhapur, i cili gjeti vend të përshtatshëm për t'u zhvilluar në Lindjen e Afërme dhe arriti të ruante ekzistencën e tij për një kohë të gjatë. Njerëzit që jetuan në këtë zonë vazhduan t'i adhuronin këta zota deri në vitin 600 e.s. Si pasojë e këtij besimi, disa ndërtesa të njohura si "zigurate", të cilat përdoreshin si observatorë astronomikë dhe tempuj, u ndërtuan në zonën që shtrihej nga Mesopotamia deri në brendësi të Anatolias. Këtu adhuroheshin disa zota, së pari zoti-hënë Sin.12

    Kjo mënyrë besimi e zbuluar në kohët tona nëpërmjet gërmimeve arkeologjike përmendet në Kuran. Siç tregohet në Kuran, Ibrahimi refuzoi adhurimin e këtyre idhujve:

    Kujto Ibrahimin kur i tha babait të tij, Azerit: "Përse i adhuroni idhujt si zota? Unë besoj se ti dhe populli yt po bëni një gabim që duket sheshazi."
    Kështu Ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës, me qëllim që të ishte prej besimtarëve të vendosur.
    Kur e mbuloi nata me errësirën e saj, ai pa një yll dhe tha: "Ky është Zoti im." Por kur ylli u zhduk nga shikimi, tha: "Unë nuk i dua ata që perëndojnë."
    Kur pa hënën që ngrihej lart, tha: "Kjo është Zoti im." Por kur ajo perëndoi, ai tha: "Nëse nuk më udhëzon Zoti im, unë do të jem prej njerëzve të humbur."
    Kur pa diellin të ngrihej lart, tha: "Ky është Zoti im. Ky është më i madh." Por kur ai perëndoi, tha: "O populli im! Unë nuk kam asnjë lidhje me ata që ju adhuroni në vend të Allahut."
    "Unë i drejtohem - larg besimeve të kota - Atij që krijoi qiejt e tokën dhe unë nuk jam prej idhujtarëve." (El-En'am: 74-79)


    Në Kuran, nuk tregohet me detaje vendi ku lindi dhe jetoi Ibrahimi, por fakti se engjëjt e dërguar te populli i Lutit shkuan tek Ibrahimi para se të shkonin te Luti dhe i dhanë gruas së Ibrahimit lajmin e mirë të lindjes së një fëmije, tregon se Ibrahimi dhe Luti jetuan pranë njëri-tjetrit dhe ishin bashkëkohës.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #87
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Në kohën e profetit Ibrahim ekzistonin shumë besime politeiste në rajonin e Mesopotamisë. Zoti-hënë, Sini, ishte nga perënditë më të rëndësishme. Njerëzit ndërtonin statuja të këtyre perëndive dhe i adhuronin. Në të majtë mund të shihni disa statuja të Sinit. Simboli i gjysmëhënës mund të shihet qartë në gjoksin e statujës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #88
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Ziguratet, të cilat përdoreshin njëkohësisht si tempuj dhe observatorë astronimikë, ndërtoheshin me ndihmën e teknologjisë më të përparuar të kohës. Yjet, hëna dhe dielli ishin objektet kryesore të adhurimit. Për këtë arsye, qielli kishte rëndësi të madhe. Në të majtë dhe poshtë mund të shihni ziguratet më të rëndësishme të Mesopotamisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-08-2008 më 06:36
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #89
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Një çështje e rëndësishme rreth Ibrahimit në Kuran, e papërmendur në Dhiatën e Vjetër, është ndërtimi i Qabes. Ajo u ndërtua nga Ibrahimi dhe djali i tij, Ismaili. Sot, e vetmja gjë e ditur nga historianët për të kaluarën e Qabes është se ajo ka qenë një vend i shenjtë që në kohët e lashta. Vendosja e idhujve në të gjatë kohës së injorancës, para ardhjes së të dërguarit Muhamed, erdhi si pasojë e deformimit dhe shtrembërimit të fesë hyjnore që iu shpall Ibrahimit.

    Ibrahimi në Dhiatën e Vjetër

    Dhiata e Vjetër është burimi më i detajuar për Ibrahimin (Abrahamin), megjithëse ne nuk mund të jemi të sigurtë për saktësinë e të gjitha informacioneve të përmendura në të. Sipas saj, Ibrahimi u lind rreth vitit 1900 p.e.s. në qytetin e Urit, një nga qytetet më të rëndësishme të kohës, i cili shtrihej në jug-lindje të Ultësirës së Mesopotamisë. Kur lindi, ai nuk u quajt Abraham, por Abram. Emri i tij u ndryshua nga Zoti më vonë.

    Një ditë, sipas Dhiatës së Vjetër, Zoti e urdhëroi Abramin të linte vendin dhe njerëzit e tij për të shkuar në një vend të panjohur dhe të themelonte një komunitet të ri atje. Abrami, në moshën 75 vjeçare, e dëgjoi këtë thirrje dhe u nis për udhëtim me gruan e tij që nuk lindte, Sarai (e cila më vonë do të njihej me emrin Sarah që do të thotë princeshë) dhe djalin e vëllait, Lutin. Duke shkuar në drejtim të tokës së premtuar, ata qëndruan përkohësisht në Harran dhe pastaj vazhduan udhëtimin e tyre. Kur arritën në tokën e Kananit të premtuar për ta nga Zoti, atyre iu tregua se ky vend ishte zgjedhur për ta dhe u ishte dhuruar atyre. Kur Abrami u bë 99 vjeç, ai bëri një marrëveshje me Zotin dhe emri i tij u ndryshua në Abraham. Ai vdiq kur ishte 175 vjeç dhe u varros në një shpellë afër qytetit të Hebronit (sot: El-Halil) në Bregun Perëndimor (Palestinë), i cili gjendet nën pushtimin e Izraelit. Kjo tokë, e cila u ble nga Abrahami për një sasi të caktuar parash, ishte pasuria e parë e tij dhe e familjes së tij në tokën e premtuar.

    Vendlindja e Ibrahimit sipas Dhiatës së Vjetër

    Vendlindja e Ibrahimit ka qenë gjithmonë një temë e diskutueshme. Ndërsa të krishterët dhe çifutët thonë se Ibrahimi lindi në jug të Mesopotamisë, mendimi mbizotërues në Botën Islame është se vendlindja e tij është Urfa-Harran. Disa zbulime të reja tregojnë se tezat e krishtera dhe çifute nuk e pasqyrojnë plotësisht të vërtetën.

    Çifutët dhe të krishterët e mbështesin mendimin e tyre në Dhiatën e Vjetër, sepse në të thuhet se Ibrahimi ka lindur në qytetin e Urit, në jug të Mesopotamisë. Ibrahimi u edukua në atë qytet, më pas u nis për në Egjipt dhe arriti atje pas një udhëtimi të gjatë, në të cilin ai kaloi nëpër Harran, rajon i Turqisë.

    Një dorëshkrim i Dhiatës së Vjetër i gjetur kohët e fundit shkaktoi dyshime serioze rreth vërtetësisë së këtij informacioni. Në këtë dorëshkrim grek të shekullit III p.e.s., i cili është pranuar si kopja më e vjetër e Dhiatës së Vjetër e gjetur deri tani, Uri nuk përmendet fare. Sot shumë studiues të Dhiatës së Vjetër thonë se fjala "Ur" është e pasaktë ose është një shtesë e mëvonshme. Kjo nënkupton që Ibrahimi nuk lindi në qytetin e Urit dhe mund të mos ketë qenë asnjëherë në jetën e tij në Mesopotami.

    Përveç kësaj, emrat e disa vendeve dhe krahinave që ata nënkuptonin ndryshuan me kalimin e kohës. Në kohën tonë Ultësirat e Mesopotamisë identifikohen zakonisht si brigjet jugore të Irakut, ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat. Megjithatë, dy mijë vjet më parë Mesopotamia përfshinte krahina të tjera më në veri, madje duke arritur deri në Harran e duke u shtrirë deri në Turqinë e kohëve tona. Pra, edhe pse ne e pranojmë që shprehja "Ultësira e Mesopotamisë" në Dhiatën e Vjetër është e saktë, do të ishte e gabuar të mendoje që Mesopotamia e dy mijë vjetëve më parë dhe Mesopotamia e sotme janë pikërisht të njëjtat vende.

    Edhe pse ka dyshime serioze dhe mospajtime në lidhje me faktin që qyteti i Urit është vendlindja e Ibrahimit, ka një pajtim të përbashkët përsa i përket faktit që Harrani dhe rrethinat e tij ishin vendi ku jetoi Ibrahimi. Përveç kësaj, një kërkim i shkurtër i bërë në Dhiatën e Vjetër, jep disa informacione që përkrahin mendimin se vendlindja e Ibrahimit ishte Harrani.

    Psh, në Dhiatën e Vjetër, zona e Harranit është përcaktuar si "zona e Aramit" (Gjeneza, 11: 31 dhe 28: 10). Aty thuhet se ata që rrodhën nga familja e Ibrahimit janë "djemtë e Aramit" (Deutoronomi, 26: 5). Identifikimi i Ibrahimit si një "arami" tregon se ai e kaloi jetën në këtë zonë.

    Në burimet islamike duket qartë se vendlindja e Ibrahimit është Harrani dhe Urfa. Në Urfa, e cila është quajtur "qyteti i profetëve", ka shumë histori e legjenda për Ibrahimin.

    Mospërputhjet midis Kuranit dhe Dhiatës së Vjetër

    Dhiata e Vjetër dhe Kurani duket sikur përshkruajnë dy profetë të ndryshëm të quajtur respektivisht Abraham dhe Ibrahim. Në Kuran, Ibrahimi është dërguar te një popull idhujtar, i cili adhuronte qiejt, yjet, hënën dhe idhuj të ndryshëm. Ai u përpoq me të gjitha forcat që t'i largonte njerëzit e tij prej këtyre besimeve supersticioze. Në këtë mënyrë ai ngjalli armiqësinë e të gjithë popullit, duke përfshirë dhe babain e tij.

    Aktualisht, asnjë prej këtyre gjërave nuk përmendet në Dhiatën e Vjetër. Hedhja e Ibrahimit në zjarr apo thyerja e idhujve të popullit të tij nuk përmenden në Dhiatën e Vjetër, në të cilën Ibrahimi në përgjithësi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve. Duket qartë se kjo pikëpamje është futur nga paria e çifutëve që kërkonte të sillte në plan të parë konceptin e racës. _ifutët besojnë se janë një popull i zgjedhur përjetësisht nga Zoti dhe ndihen superiorë ndaj të tjerëve. Kjo është arsyeja që Ibrahimi është paraqitur si stërgjyshi i çifutëve në Dhiatën e Vjetër.

    Të krishterët që besojnë në Dhiatën e Vjetër, mendojnë se Ibrahimi është stërgjyshi i çifutëve, por vetëm me një ndryshim; sipas tyre Ibrahimi nuk është çifut, por i krishterë. Të krishterët, të cilët nuk i kushtojnë vëmendje konceptit të racës aq shumë sa çifutët, mbajnë këtë qëndrim dhe kjo është një nga shkaqet e mospajtimit dhe konfliktit midis këtyre dy feve. Allahu sjell shpjegimin vijues të këtyre argumenteve në Kuran.

    O ithtarë të librave të parë (çifutë dhe të krishterë)! Përse grindeni për Ibrahimin, ndërkohë që Teurati dhe Inxhili janë shpalluar pas tij? A nuk logjikoni, pra?
    Ja, ju polemizuat për atë gjë për të cilën keni dije (për Isain). Pse atëherë polemizoni për çështje për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni (për Ibrahimin)? Allahu di gjithçka, ndërsa ju nuk dini.
    Ibrahimi nuk ishte as çifut e as i krishterë, por ai ishte vetëm musliman (besimtar) me besim të vërtetë e të pastër dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
    Vërtet që njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ndjekësit e tij bashkë me këtë Profet (Muhamedin) dhe besimtarët. Allahu është Ai që i ndihmon besimtarët. (Ali Imran: 65-68)


    Në Kuran, shumë më ndryshe nga ajo që është shkruar në Dhiatën e Vjetër, Ibrahimi paraqitet si një profet, i cili e këshilloi popullin e tij që të largohej nga adhurimi i idhujve. Që në rininë e tij ai e paralajmëroi popullin që të hiqte dorë nga ky besim i kotë, por ata reaguan në mënyrë agresive ndaj Ibrahimit duke u përpjekur për ta vrarë. Për t'u larguar prej ligësisë së popullit të tij përfundimisht Ibrahimi u detyrua të shpërngulej.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #90
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    KAPITULLI III:

    Populli i Lutit Dhe Qyteti Që u Kthye Përmbys


    Populli i Lutit përgënjeshtroi paralajmërimet… Ne dërguam kundër tyre stuhi gurësh (e cila i shkatërroi të gjithë), përveç familjes së Lutit, të cilën Ne e shpëtuam me mirësinë Tonë në orën e fundit të natës. Kështu i shpërblejmë ata që falenderojnë. Luti i kishte paralajmëruar për dënimin Tonë, por ata nuk i besuan paralajmërimet e tij. (El-Kamer: 33-36)

    Luti jetoi në të njëjtën kohë me Ibrahimin. Ai u dërgua si profet në një prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Këta njerëz, siç na tregon Kurani, praktikonin një veprim të ulët të panjohur deri atëherë të quajtur sodomizëm, apo siç quhet sot homoseksualizëm. Kur Luti i këshilloi të hiqnin dorë nga ky zakon i ulët dhe i paralajmëroi për një dënim të mundshëm, ata e kundërshtuan dhe vazhduan rrugën e shthurjes. Në fund, këta njerëz u shkatërruan nga një dënim i tmerrshëm.

    Qyteti ku banoi Luti përmendet si qyteti i Sodomit në Dhiatën e Vjetër. Duke qenë i vendosur në veri të Detit të Kuq, ky komunitet duket se është shkatërruar në përputhje me përshkrimin e bërë në Kuran. Studimet arkeologjike tregojnë se qyteti qe vendosur në zonën e Detit të Vdekur, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Jordanisë me territoret e pushtuara të Palestinës.

    Përpara se të shqyrtojmë rrënojat e këtij qyteti, le të mundohemi të njohim shkakun se përse populli i Lutit u dënua në këtë mënyrë. Kurani na tregon se si e paralajmëroi Luti popullin e tij. Po cila ishte përgjigjja e tyre?

    Populli i Lutit i përgënjeshtroi të dërguarit.
    Kur vëllai i tyre u tha: "Përse nuk i frikësoheni Allahut?
    Unë jam i dërguar i besueshëm për ju.
    Kini pra frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia.
    Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për transmetimin e këtij mesazhi. Shpërblimin e pres vetëm nga Zoti i botëve.
    Si vallë kryeni marrëdhënie me burrat dhe lini mënjanë ato të cilat Allahu i ka krijuar për të qenë bashkëshortet tuaja? Vërtet ju jeni një popull që ka kaluar çdo kufi!"
    Ata i thanë: "Nëse nuk pushon, o Lut, ne do të të përzëmë!"
    Ai u tha: "Unë jam kundër punëve të poshtra që kryeni." (Esh-Shuara: 160 - 168)


    Ata e kërcënuan Lutin, kur ai i ftoi në rrugë të drejtë dhe filluan ta urrenin gjithnjë e më tepër për këtë shkak, ndaj donin ta dëbonin së bashku me besimtarët e paktë që ishin pranë tij. Në ajetet e tjera, ngjarja është treguar si vijon.

    (Kujto) edhe Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: "A po bëni mëkatin më të madh, të cilin nuk e ka bërë askush më parë në të gjithë botën.
    Të shtyrë nga epshi ju shkoni me burra në vend të grave? Po, ju jeni një popull i shfrenuar."
    Populli i tij si përgjigje tha: "Nxirrini jashtë vendit tuaj, pasi ata kërkojnë të jenë të pastër (nga gjynahet)!" (El-A'raf: 80-82)


    Luti i bëri të qartë popullit të tij të vërtetën, por ata nuk i kushtuan vëmendje paralajmërimeve të njëpasnjëshme dhe vazhduan ta kundërshtonin e mohonin ndëshkimin, për të cilin u fliste profeti i tyre.

    (Kujto) dhe Lutin, kur i tha popullit të tij: "Ju bëni një gjynah, të cilin askush para jush nuk e ka bërë në gjithë botën.
    Ju kryeni marrëdhënie me burrat, grabitni udhëtarët dhe kryeni punë të ndyra në vendtakimet tuaja?!" Por populli i tij nuk dha përgjigje tjetër veç tha: "Sille ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse thua të vërtetën." (El-Ankebut: 28 - 29)


    Duke marrë përgjigjen e mësipërme nga populli i tij, Luti i kërkoi ndihmë Allahut.

    Ai tha: "Zoti im! Më ndihmo që të triumfoj mbi popullin shkatërrimtar." (El-Ankebut: 30)

    "Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga çka bëjnë ata." (Esh-Shuara: 169)


    Pas lutjes së Lutit, Allahu dërgoi dy engjëj në formën e dy djemve të rinj. Në fillim ata vizituan Ibrahimin dhe i dhanë lajmin e mirë se gruaja e tij do të lindte një fëmijë. Pastaj dy të dërguarit i shpjeguan qëllimin e ardhjes së tyre: populli i pacipë i Lutit do të shkatërrohej.

    Ibrahimi u tha: "Cili është qëllimi i ardhjes suaj, o ju të dërguar?"
    Ata i thanë: "Ne jemi dërguar te një popull mëkatar.
    Që të lëshojmë mbi ta gurë balte të pjekur të caktuar nga Zoti yt për ata që kalojnë kufijtë." (Edh-Dharijat: 31 - 34)


    Pasi u ndanë nga Ibrahimi, engjëjt u drejtuan për te Luti. Ai nuk i njohu ndaj dhe ndjeu një lloj shqetësimi e frike, por kur i treguan se kush ishin, ai u qetësua.

    Kur të dërguarit Tanë arritën te Luti, ai u pikëllua për ta (se mos populli i tij kërkonte të kryente marrëdhënie me ta) dhe tha: "Kjo është një ditë e trishtuar." (Hud: 77)

    Luti u tha: "Ju jeni njerëz të panjohur për mua."
    Ata i thanë: "Ne kemi ardhur te ti bashkë me ndëshkimin, në të cilin ata dyshonin.
    Dhe të kemi sjellë ty lajmin e vërtetë (të shkatërrimit të popullit tënd). S'ka dyshim se ne themi të vërtetën.
    Udhëto me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ec pas tyre e mos lejo që ndonjë prej jush të kthejë kokën prapa e të shohë, por vazhdo drejt për atje ku je urdhëruar."
    Kështu Ne i bëmë të njohur atij vendimin se shkatërrimi do të bëhej herët në agim. (El-Hixhër: 62 - 66)


    Ndërkohë populli i tij mori vesh lajmin e ardhjes së mysafirëve. Ata nuk hezituan t'u afroheshin këtyre mysafirëve për qëllimet e tyre të mbrapshta, ashtu siç kishin vepruar dhe me të tjerët më parë, ndaj dhe rrethuan shtëpinë. Duke u frikësuar për mysafirët e tij, Luti u tha:

    "… Këta janë mysafirët e mi, kështu që mos më turpëroni. Kini frikë Allahun e mos më poshtëroni." (El-Hixhër: 68 - 69)


    Populli i tij iu përgjigj:

    "… A nuk të kemi ndaluar që të presësh apo të mbrosh njerëzit e tjerë?" (El-Hixhr: 70)

    Duke menduar se ai dhe mysafirët e tij po bëheshin pre e sjelljes së keqe të popullit të tij, Luti tha:

    "… Sikur të kisha forcë që t'ju mposhtja, apo sikur të mbështetesha te ndonjë mbrojtës i fuqishëm." (Hud: 80)

    Mysafirët i kujtuan atij se ata ishin të dërguarit e Allahut:

    Ata i thanë: "O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd! Ata kurrë nuk do të mbërrijnë te ti! Udhëto me familjen tënde në një pjesë të natës dhe asnjë prej jush të mos shohë prapa, përveç gruas tënde (që do të mbetet pas). S'ka dyshim se ndëshkimi që do t'i godasë ata, do ta godasë edhe atë. Pikërisht agimi është koha e caktuar për ta. A nuk është afër agimi?" (Hud: 81)

    Kur veprimet e mbrapshta të popullit arritën kulmin, Allahu e shpëtoi Lutin me anë të engjëjve. Në mëngjes, populli i tij u shkatërrua tërësisht.

    Ne i verbuam ata që kërkuan të fyejnë mysafirët e tij: "Shijoni pra, ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia!"
    Një ndëshkim i vazhdueshëm i mbërtheu ata herët në mëngjes. (El-Kamer: 37 - 38)


    Ajetet e përshkruajnë shkatërrimin e këtij populli si vijon:

    Por britma shkatërruese i përpiu ata para agimit.
    Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta gurë nga balta e pjekur.
    Sigurisht që në këtë ngjarje ka argumente të qarta për ata që duan të kuptojnë e të nxjerrin mësim.
    Ato vendbanime janë ende të dukshme pranë rrugës. (El-Hixhr: 73 - 76)

    Kur erdhi urdhri ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pareshtur gurë prej balte të pjekur. (Hud: 82)

    Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.
    Dhe derdhëm mbi ta shi (gurësh për ndëshkim). Sa i keq ishte shiu i atyre të cilët u paralajmëruan!
    Vërtet që këtu ka argumente të qarta, megjithatë shumica e tyre nuk besojnë.
    Zoti yt është me të vërtetë i Gjithëfuqishëm, Mëshirëplotë. (Esh-Shuara: 172 - 175)


    Kur populli u shkatërrua, shpëtoi vetëm Luti dhe disa besimtarë, të cilët ishin pothuajse sa një familje. Gruaja e Lutit nuk ishte besimtare, ndaj dhe u ndëshkua bashkë me të tjerët.

    (Kujto) Lutin, kur iu drejtua popullit të tij: "Përse bëni gjynahun më të madh, të cilin askush prej njerëzve nuk e ka bërë më parë?
    Si është e mundur që ju kënaqni epshet tuaja me burrat në vend të grave? Jo, por ju jeni një popull që po i kaloni të gjithë kufijtë."
    Populli i tij nuk dha përgjigje tjetër veçse tha: "Nxirrini jashtë nga vendi juaj, sepse ata kërkojnë të jenë të pastër (nga gjynahet)!"
    Më pas Ne e shpëtuam Nuhun dhe familjen tij përveç të shoqes; ajo ishte ndër ata që mbetën pas.
    Ne derdhëm mbi ta shi gurësh. Shih pra, çfarë fundi kanë kriminelët (jobesimtarët)." (El-Araf: 80-84)


    Pra, profeti Lut shpëtoi bashkë me besimtarët dhe familjen e tij me përjashtim të gruas. Siç përshkruhet në Dhiatën e Vjetër, ai emigroi me Ibrahimin. Përsa i përket popullit të prishur, ata u shkatërrruan dhe shtëpitë e tyre u bënë njësh me tokën.

    "Shenjat e dukshme" në liqenin e Lutit

    Ajeti 82 në suren Hud tregon shumë qartë mënyrën e shkatërrimit të popullit të Lutit.

    Kështu, kur u erdhi urdhri Ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur. (Hud: 82)

    Shprehja "përmbys" tregon se zona u shkatërrua totalisht nga një tërmet i fuqishëm. Në pajtim me këtë, në Liqenin e Lutit, në të cilin ndodhi shkatërrimi, gjenden prova të qarta të një shkatërrimi të tillë. Le t'ia lëmë fjalën arkeologut gjerman Werner Keller:

    Së bashku me bazën e kësaj çarjeje të madhe, e cila kalon pikërisht nëpërmjet kësaj zone, lugina e Sidimit, që përfshin Sodomin dhe Gomorrën, u zhyt një ditë në humnerë. Shkatërrimi i tyre ndodhi si pasojë e një tërmeti të madh, i cili ka mundësi të jetë shoqëruar me shpërthime, vetëtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre të mëdha.

    Në fakt, Liqeni i Lutit ose siç njihet ndryshe Deti i Vdekur, gjendet pikërisht në qendër të një zone aktive sizmike

    Baza e Detit të Vdekur është e lokalizuar në një vendrënie tektonike. Kjo luginë gjendet në një zonë të tensionuar midis liqenit Taberije në veri dhe mesit të luginës Arabah në jug.

    Fotografi satelitore të zonës ku jetoi populli Lutit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 25-08-2008 më 13:17
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  11. #91
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Ngjarja është përshkruar kështu në pjesën e fundit të ajetit, "dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur". Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një shpërthim vullkanik, i cili ndodhi në brigjet e Liqenit të Lutit. Materiali që shpërtheu ishte si "gurë prej balte të pjekur të gurëzuar". E njëjta ngjarje tregohet në ajetin 173 të sures Esh-Shuara: "Dhe Ne derdhëm mbi ta shi (gurësh për ndëshkim)."

    Në lidhje me këtë temë, Werner Keller shkruan:

    Nga brendësia u çliruan forca vullkanike që kishin rënë në qetësi shumë thellë përgjatë gjatësisë së thyerjes. Në luginën e sipërme të Jordanit, pranë Bashanit, akoma gjenden kratere të larta të vullkaneve të zhdukura. Shtresa të mëdha llave dhe bazalti janë depozituar në sipërfaqen e gurëve gëlqerorë.

    Këto shtresa llave dhe bazalti përbëjnë një provë të qartë se një shpërthim vullkanik dhe një tërmet kanë ndodhur diku në këtë vend. Katastrofa e përshkruar në shprehjen "dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur", në Kuran ka shumë mundësi t'i referohet këtij shpërthimi vullkanik. Shprehja "kur u erdhi urdhëri Ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit)", e cila gjendet në të njëjtin ajet, ka mundësi t'i referohet tërmetit, i cili bëri që vullkanet të shpërthejnë mbi sipërfaqen e tokës. Sidoqoftë vetëm Allahu e di të vërtetën.

    "Shenjat e qarta" që shfaqen nga Liqeni i Lutit janë me të vërtetë shumë interesante. Në përgjithësi, ngjarjet që tregohen në Kuran ndodhin në Lindjen e Mesme, në Gadishullin Arabik dhe në Egjipt. Pikërisht në qendër të këtyre vendeve ndodhet Liqeni i Lutit. Ky liqen, ashtu si dhe ngjarjet që ndodhën rreth tij, meriton vëmendje të veçantë nga ana e studimeve gjeologjike. Liqeni është afërsisht 400 m nën sipërfaqen e Mesdheut. Meqenëse vendi më i thellë në liqen është 400 m, fundi i liqenit është 800 m nën sipërfaqen e Mesdheut. Kjo është pika më e ulët në tokë. Në sipërfaqet e tjera, të cilat janë më të ulta se niveli i detit, thellësia është maksimumi 100 m. Një tjetër veti e Liqenit të Lutit është se kripësia e ujit të tij ka dendësi shumë të lartë, afërsisht 30%. Si pasojë, asnjë organizëm i gjallë nuk mund të mbijetojë në këtë liqen. Kjo është arsyeja pse Liqeni i Lutit quhet Deti i Vdekur në literaturën perëndimore.

    Ngjarja e populli të Lutit, e cila tregohet në Kuran, sipas vlerësimeve ka ndodhur rreth vitit 1800 p.e.s. I bazuar në kërkimet e tij arkeologjike dhe gjeologjike, studiuesi gjerman Werner Keller deklaroi se qytetet e Sodomit dhe Gomorrës ishin të vendosura në luginën e Sidimit, e cila shtrihej në zonën më të largët e më të ulët të Liqenit të Lutit. Këto qytete dikur ishin vende të mëdha dhe të banuara.

    Struktura më interesante e liqenit të Lutit është një provë e qartë që tregon mënyrën si ka ndodhur ngjarja shkatërruese e treguar në Kuran:

    Në bregun lindor të Detit të Vdekur, gadishulli El-Lisan duket si një gjuhë e futur thellë në ujë. El-Lisan në arabisht do të thotë gjuhë. Vendi bie këtu nën sipërfaqen e ujit në një kënd të çuditshëm, duke e ndarë detin në dy pjesë. Në të djathtë të gadishullit, toka bie thikë poshtë në një thellësi prej 1200 këmbësh. Në të majtë të gadishullit, uji është i dukshëm e i cekët. Matjet e bëra këto vitet e fundit konfirmojnë një thellësi prej 50-60 këmbësh. Ajo pjesë jashtëzakonisht e cekët e Detit të Vdekur, nga gadishulli El-Lisan deri në majën më jugore, ishte Lugina e Sidimit.


    Fotografitë e Liqenit të Lutit të marra me satelit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  12. #92
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Werner Keller vuri re se kjo pjesë e cekët, e cila u zbulua se ishte formuar më vonë, ishte rezultat i tërmetit të lartpërmendur dhe i katastrofës masive që shkaktoi ky tërmet. Ky ishte vendi ku ishin vendosur Sodomi dhe Gomorra, d.m.th., vendi ku jetoi populli i Lutit.

    Dikur ishte e mundur ta kaloje këtë zonë në këmbë, ndërsa tani, lugina e Sidimit, ku ishin vendosur dikur Sodomi dhe Gomorra, është mbuluar nga sipërfaqja e pjesës më të ulët të Detit të Vdekur. Shkatërrimi i bazës, si rezultat i një katastrofe të tmerrshme që ndodhi në fillim të mijëvjeçarit të dytë p.e.s., bëri të mundur që uji i kripur nga veriu të rrjedhë në këtë gropë të formuar kohët e fundit dhe ta mbushë me ujë të kripur.

    Gjurmët e Liqenit të Lutit janë të dukshme… Nëse dielli shkëlqen në drejtimin e duhur dhe dikush bën një shëtitje me barkë përgjatë Liqenit të Lutit deri në pikën më jugore, ai mund të shohë diçka fantastike. Pak larg nga bregu dhe mjaft të dukshme nën sipërfaqen e ujit, gjenden konturet e pyjeve të moçme, të cilat sasia jashtëzakonisht e madhe e kripës së Detit të Vdekur i ka ruajtur akoma. Trungjet dhe rrënjët në ujin jeshil janë shumë të lashta. Lugina e Sidimit, ku dikur këto pemë ishin plot me gjelbërim, ishte një prej vendeve më të bukura në zonë.

    Liqeni i Lutit, apo siç quhet ndryshe Deti i Vdekur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  13. #93
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Aspekti mekanik i fatkeqësisë që i ndodhi popullit të Lutit është zbuluar nga kërkimet e gjeologëve. Ato tregojnë se tërmeti, i cili shkatërroi popullin e Lutit, ndodhi si pasojë e një çarjeje shumë të madhe në tokë përgjatë 190 km që përbëjnë shtratin e lumit Sheri'at. Lumi Sheri'at ka një rënie prej 180 m në total. Kjo së bashku me faktin se liqeni i Lutit është 400 m nën nivelin e detit janë dy prova shumë të rëndësishme që tregojnë se një transformim gjigand gjeologjik ka ndodhur këtu.

    Struktura interesante e lumit Sheri'at dhe e Liqenit të Lutit përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të së çarës që ndodhi në këtë vend. Gjendja dhe gjatësia e kësaj të çare janë zbuluar vetëm këto kohët e fundit.

    Në të majtë: një ilustrim që tregon shpërthimin vullkanik dhe shembjen që ndodhi pas tij, të cilat shkaktuan zhdukjen e të gjithë njerëzve.

    Faqja tjetër: një pamje nga larg e Liqenit të Lutit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  14. #94
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Disa nga rrënojat e qytetit, i cili u fundos në liqen, janë zbuluar në brigjet e liqenit.

    Këto rrënoja dëshmojnë për nivelin e lartë të jetesës së këtij populli.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  15. #95
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Çarja nis nga rrëza e malit Taurus, shtrihet në brigjet jugore të Liqenit të Lutit, vazhdon në shkretëtirën arabe në drejtim të gjirit të Akabas dhe vazhdon përmes Detit të Kuq, duke përfunduar në Afrikë. Përgjatë saj janë vënë re veprimtari të fuqishme vullkanike. Bazalti i zi dhe llava gjenden në malet e Galilesë në Izrael, në rrafshnaltat e Jordanit, në gjirin e Akabas dhe në vende të tjera aty afër.

    Të gjitha këto rrënoja dhe prova gjeografike tregojnë se një ngjarje katastrofike ka ndodhur dikur në Liqenin e Lutit. Werner Keller shkruan:

    Së bashku me bazën e kësaj çarjeje të madhe, e cila kalon pikërisht nëpërmjet kësaj zone, lugina e Sidimit, që përfshin Sodomin dhe Gomorrën, u zhyt një ditë në humnerë. Shkatërrimi i tyre ndodhi si pasojë e një tërmeti të madh, i cili ka mundësi të jetë shoqëruar me shpërthime, vetëtima, rrjedhje gazi natyror dhe zjarre të mëdha. Nga brendësia u çliruan forca vullkanike që kishin rënë në qetësi shumë thellë përgjatë gjatësisë së thyerjes. Në luginën e sipërme të Jordanit, pranë Bashanit, akoma gjenden kratere të larta të vullkaneve të zhdukura. Shtresa të mëdha llave dhe bazalti janë depozituar në sipërfaqen e gurëve gëlqerorë.

    Shkatërrimi popullit të Lutit ka frymëzuar shumë piktorë. Sipër është dhënë një shembull.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  16. #96
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    National Geographic bën këtë koment në dhjetor të vitit 1957:

    Mali i Sodomit, një tokë shterpë e egër, ngrihet thikë mbi Detin e Vdekur. Askush nuk i ka gjetur ndonjëherë qytetet e shkatërruara të Sodomit dhe Gomorrës, por studiuesit besojnë se ato kanë qenë në luginën e Sidimit përmes këtyre shkëmbinjve të thepisur. Ndoshta ujërat vërshues të Detit të Vdekur i përfshinë ato pas një tërmeti.

    Edhe Pompei pati një fund të njëjtë

    Ligjet e vendosura nga Allahu kanë qenë dhe do të mbeten të padryshuara. Në Kuran thuhet:

    Ata u betuan në emër të Allahut me betimin më të fortë se, në qoftë se do t'u vinte një këshillues, ata do të ishin më të udhëzuar se çdo popull (para tyre), por kur u erdhi këshilluesi (Muhamedi), ata u larguan më tepër nga e vërteta.
    (Ata u larguan nga e vërteta) për shkak të kryeneçësisë në tokë dhe përbetimit për të punuar ligësi, por ligësia i kthehet vetëm atij që e bën atë. Atëherë a mund të presin ata gjë tjetër veç asaj që është vepruar me popujt e parë? Ndaj, nuk do të gjesh asnjë ndryshim apo shmangie në ligjet e caktuara nga Allahu." (El-Fatir: 42 - 43)


    Me të vërtetë, "nuk do të gjesh asnjë ndryshim apo shmangie në ligjet e caktuara nga Allahu". Kush qëndron kundër ligjeve të Tij një ditë do të dënohet. Pompei, simboli i degjenerimit të perandorisë romake, ishte edhe ai i zhytur në shthurje e degjenerim të plotë moral. Fundi i tij ishte i ngjashëm me atë të popullit të Lutit.

    Shkatërrimi i Pompeit ndodhi si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv.

    Vullkani Vezuv është simboli i Italisë, e veçanërisht i qytetit të Napolit. Duke qëndruar i heshtur për 2000 vitet e fundit, Vezuvi është quajtur "Mali i Paralajmërimit". Jo pa arsye Vezuvi njihet si i tillë. Fatkeqësia që i ndodhi Sodomit dhe Gomorrës është shumë e ngjashme me atë që shkatërroi Pompein.

    Në të djathtë të Vezuvit gjendet Napoli, ndërsa në lindje Pompei. Llava dhe pluhuri i një shpërthimi vullkanik gjigand që ndodhi 2000 vjet më parë goditi banorët e atij qyteti. Fatkeqësia ndodhi kaq papritur saqë çdo gjë në qytet u kap gjatë ushtrimit të jetës së përditshme dhe ka mbetur sot njësoj siç ishte 2000 vjet më parë. Duket sikur atje akrepat e kohës kanë mbetur në vend.

    Shkatërrimi i Pompeit nuk u bë pa qëllim. Shënimet historike tregojnë se qyteti ishte një qendër shthurjeje dhe imoraliteti. Qyteti dallohej për një nivel aq të lartë prostitucioni saqë numri i shtëpive publike nuk dihej me saktësi. Sipas traditës së rrënjosur në besimin Mithraik, organet seksuale dhe marrëdhëniet seksuale nuk duhet të fshiheshin, por duhet të ekspozoheshin hapur.

    Llava e Vezuvit e fshiu nga harta gjithë qytetin brenda një çasti të vetëm. Aspekti më interesant i ngjarjes është se askush nuk shpëtoi, megjithëse shpërthimi i Vezuvit ishte shumë i fuqishëm. Duket tamam sikur ata as që e kishin vënë re katastrofën, sikur të ishin magjepsur. Një familje u gjend e ngurtësuar në momentin e ngrënies. Çifte të shumta të ngurtësuara u gjetën gjatë aktit seksual. Gjëja më interesante ishte se atje gjendeshin çifte të të njëjtit seks, çifte djemsh dhe vajzash të reja. Fytyrat e disa prej trupave të ngurtësuar të nxjerrë nga Pompei ishin të padëmtuara. Shprehja e përgjithshme e fytyrave të tyre ishte hutimi.

    Sipër tregohet një fotografi që paraqet luksin e qytetit të Pompeit para shkatërrimit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  17. #97
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Këtu gjendet aspekti më i pakuptueshëm i fatkeqësisë. Si ka mundësi që mijëra njerëz pritën vdekjen pa parë e dëgjuar gjë?

    Ky aspekt i ngjarjes tregon se zhdukja e Pompeit ishte e ngjashme me ngjarjet shkatërruese të përmendura në Kuran, sepse Kurani, kur flet për këto ngjarje, përmend zhdukjen e papritur. P.sh., banorët e qytetit të përshkruar në suren Jasin u zhdukën të gjithë menjëherë në një çast të vetëm. Situata tregohet si vijon.

    Në këtë faqe mund të shihni trupat e ngurtësuar të zbuluara nga gërmimet e bëra në Pompei.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  18. #98
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Ajo ishte vetëm një britmë shkatërruese dhe ja, të gjithë ata (u bënë) të heshtur, të ngrirë..
    (Jasin: 29)


    Në ajetin 31 të sures El-Kamer përsëri theksohet "zhdukja e menjëhershme", kur tregohet shkatërrimi i Themudit.

    Ne dërguam kundër tyre një britmë shkatërruese dhe ata u bënë si ato bimët e thara me të cilat thuren vathët e bagëtive.

    Vdekja e njerëzve në Pompei ishte e menjëhershme, pikërisht ashtu siç tregohet në ajetet e mësipërme.

    Megjithatë, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë atje ku Pompei gjendej dikur. Krahinave të Napolit ku dominon shthurja, nuk u mjaftuan dëshmitë e heshtura të Pompeit. Ishulli i Kaprit është një bazë ku banojnë homoseksualët dhe nudistët. Ai u paraqitet turistëve si "parajsa" e homoseksualëve. Jo vetëm në Kapri apo në Itali, por pothuajse në të gjithë botën është përhapur një degjenerim i tillë moral. Njerëzit akoma nuk nxjerrin mësime nga përvoja e popujve të kaluar.

    Shembuj të trupave të ngurtësuar që u zbuluan në rrënojat e Pompeit.

    Disa shembuj të tjerë të trupave të ngurtësuar që u zbuluan në Pompei. Fotoja në të majtë është një shembull i mirë për të provuar se sa e shpejtë ishte katastrofa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-11-2007
    Postime
    15
    Brravo te lumte informacion fantastik.

  20. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Allahu Ekber

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •