Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Sanktuari Las Lajas, Kolumbi

    Sanktuari Las Lajas, Kolumbi

    Me 15 Shtator 1754, Maria Mueses Quinones u zu ne nje stuhi te fuqishme ndersa ecte ne nje rruge te ngushte ne Las Lajas ne Kolumbi, shtetin Amerikano Jugor. Quhej ‘lajas’ sipas emrit te nje shkembi te sheshte sedimentar qe eshte shume i perhapur ne pjese te Andeve, e sidomos ne jug te Kolumbise, prane kufirit me Ekuadorin.
    Bashke me Marine, ishte vajza e saj shurdhmemece Rosita. Stuhia i detyroi te dyja te kerkonin strehe dhe keshtu u fshehen ndermjet dy lajas(shkembinjve) te larte. Rosita vrapoi ne nje shpelle dhe u kthye me vrap, duke thene qe ‘gjysme gjeja po me therret mua’. Maria u mrekullua. Ishte hera e pare qe e kishte degjuar te bijen te fliste, dhe kurioze se cfare e beri kete mrekulli te ndodhte, ajo hyri brenda ne shpelle. Atje, lart ne gur, ishte pikturuar imazhi i nje gruaje me nje femije.
    Kur stuhia pushoi, nena me bijen vrapuan tek Torresanos, nje familje spanjolle ku punonte Maria si sherbetore. Torresanos nuk e besuan Marine, duke menduar qe imagjinata e saj ishte shume e gjalle, e keshtu shkuan me Rositen ne fshatin e saj amerikano indian. Prej aty shkuan tek lugina ku ishin shkembinjte. Te gjithe ato qe ishin prezent pane imazhet e Virgjereshes Mari, Femijes Jezus, dhe Shen Franceskut e Shen Dominikut te pikturuar ne nje shkemb qe ishte 130 kembe mbi lumin Guaitara.
    Kur lajmi per cfare kishte ndodhur u perhap, mijera e mijera njerez shkuan t’a shihnin dhe pati raportime te kurave te mrekullueshme. Nje numer i madh vinte nga Ekuadori aty afer, dhe me kalimin e kohes Zonja Jone e Las Lajas u be vend premtimi i paqes mes Kolumbise dhe Ekuadorit.
    Sic kuptohet, nje kishe u desh te ndertohet per te permbushur nevojat e pelegrineve dhe per te ruajtur imazhet. Megjithese kisha e pare ishte ndertuar me qerpic, pelegrinet adhuruan aty deri ne fund te shekullit 18. Ngaqe numrat e pelegrineve vazhdonin duke u rritur, nje kishe me e madhe dhe me e forte u ndertua ne 1802, por shpejt doli qe ishte e pamjaftueshme dhe iu desh te zgjerohej.
    Kaq shume njerez po vinin ne Las Lajas ne shek 19, qe ne 1895, ipeshkvi i atehershem vendosi qe duhej nje kishe me e madhe. Ishte e qarte qe kjo kishe te permbushte kerkesat, duhet te ndertohej ne nje menyre te tille qe nga ana arkitekturore te bashkonte dy anet e lugines se thelle, dhe themelet duhej te ndertoheshin nga blloqe siper njeri-tjetrit per nje lartesi prej 50 metrash nga bazamenti i lugines. Dhe qe te kishte nje shesh para kishes, duhej te ndertohej edhe nje ure qe gjithashtu do t’i kishte themelet qe shume thelle poshte.
    Pas nje planifikimi te gjate e te detajuar, puna filloi ne 1916 dhe mbaroi ne 1949. Ceremonia e dedikimit te kishes, te ndertuar ne stil Gotik, u mbajt me 20 Gusht te atij viti. Menjehere Las Lajas u konsiderua si nje akt i mrekullueshem i inxhinierise ndertimore.
    Kisha eshte 27,5 metra e gjate dhe 15 metra e gjere. Ne fund te saj jane imazhet e Virgjereshes, Femijes dhe dy shenjterve Franceskut e Dominikut.






    Ne imazhet klasike te Virgjereshes me Femijen, Femija eshte perballe te emes, ndersa ajo shikon ne menyre te bute tek te gjithe qe vijne te luten. Imazhet e Las Lajas jane te ndryshem. Virgjeresha duket serioze dhe urdheron me shume respekt sesa butesi, ndersa Ai eshte perballe dhjetera mijera shikuesve dhe duket qe jep nje buzeqeshje atyre qe vijne me lutje para Tij. Femija eshte ngjitur me te emen, dhe ajo ka shume intimitet me Te.
    Koken e Zonjes Tone e rrethon nje koleksion I mrekullueshem ngjyrash. Nje model me lule te arta duket ne fustanin e saj te kuq dhe floket e bollshme te zeza jane te mbledhura ne nje menyre te tille qe ato dhe fustani japin ndjenjen e spikatur qe kjo grua eshte me te vertete nje mbretereshe.
    Per shume dekada eshte besuar qe engjejt i kane pikturuar keto imazhe. Testet shkencore treguan qe keto imazhe nuk jane te pikturuara, por te futura ne shkemb me nje thellesi prej disa metrash. Ne terma gjeologjike, keto imazhe jane te pamundura te shpjegohen.
    Numrat e vizitoreve qe vijne ne Las Lajas, nuk jane aq te medhenj sa ato ne Baziliken e Shen Pjetrit, Guadalupes ose Lurdit, por, ndersa zbresin poshte rrugeve me kthesa per ne lugine, ato mbeten pa fryme ndersa shohin pamjen me te vertete te mrekullueshme te Sanktuarit te vendosur ne menyre dramatike dhe te pazakonte ne zemer te lugines.





    Rrotull tij ka male shume te larta, ujevara dhe xhungla te harlisura. Ne fakt, ne shikim te pare duket si nje bote fantazie qe eshte rritur ne menyre natyrale nga shkembi. Pastaj, me ngadale vizitori vazhdon te pranoje qe eshte me te vertete nje kishe dhe te mrekullohet qe nje kryeveper e tille mund te jete krijuar nga fuqia e lutjes dhe mjeshteria e jashtezakonshme e artisteve.
    Ne nje liste te publikuar koheve te fundit mbi 50 Kishat me te Jashtezakonshme te Botes, Las Lajas u rendit e dyta, dhe ne nje sondazh interneti ne 2010 u votua si kisha me e jashtezakonshme ne bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 13-11-2012 mė 14:10

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Foto me e mire, ja imazhi i hedhur ne menyre te mrekullueshme nga Zoti ne shkemb,


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 13-11-2012 mė 13:49

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Sanktuari Las Lajas, Kolumbi

    Duket qe pikturat jane hequr nga web per kete aparicion the Nenes se Zotit, po e rive, se eshte gje shume e bukur :



    T'a ve edhe nga nje burim tjeter :


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •