Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shkodër, ‘i vdekuri’ ngjallet gjatë varrimit

    Shkodër, ‘i vdekuri’ ngjallet gjatë varrimit

    04-11-2012 13:54 CET

    Një ngjarje sa tragjike aq edhe komike ka tronditur qytetin e Shkodrës, teksa ‘i vdekuri’ është ngjallur në funeralin e tij. Duket qesharake, por kjo është historia e vërtetë e 50-vjeçarit Ner Tezi nga Shkodra, ku teksa familja kryente ceremoninë mortore ai është shfaqur duke ndërprerë kështu funeralin që po mbahen në shtëpinë e tij.

    Fillesa e kësaj ngjarje është 2 ditë më parë, ku djali i 50-vjeçarit kishte identifikuar në morgun e qytetit një person të aksidentuar, të cilin pavarësisht dëmtimeve që kishte marrë në fytyrë, djali e identifikoi gabimisht si babanë e tij.

    Aksidenti me 31 tetor, një 50-vjeçar mbetet i vdekur

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit të Shkodrës me datë 31 tetor kur pranë stacionit ku rrinë furgonët e Shkodrës ndodhi një aksident, si pasojë e të cilit mbeti i dëmtuar rëndë një 50- vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

    Policia nuk arriti të bënte identifikimin e tij pasi me vete nuk kishte asnjë mjet identifikimi.

    Zhdukja e 50-vjeçarit dhe identifikimi i gabuar në morg

    Djali i familjes Tuzi, me banim në lagjen “Tre heronjtë”, ishte i shqetësuar, pasi që më datë 31 tetor, babai i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. 50-vjeçari Ner Tuzi ishte nisur mëngjesin e 31 tetorit për në Tiranë ndërsa u kishte thënë familjarëve se do nisej nga stacioni i Bexhistenit në qytetin e Shkodrës.

    Kjo gjë ka bërë që i biri i 50- vjeçarit të dyshojë se viktima mund të ketë qenë babai, pasi e kishte marrë disa herë në telefon dhe nuk përgjigjej. Një ditë më vonë, i shqetësuar, djali ka nisur ta kërkojë, madje ka kontaktuar edhe me policinë, pasi kishte dëgjuar për aksidentin e ndodhur pranë stacionit të furgonëve.

    Në këto kushte, ai ka shkuar në morg për të verifikuar nëse personi i paidentifikuar, i cili ishte përplasur nga makina, ishte babai i tij, apo jo. Madje, bashkë me të kanë shkuar edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë këqyrur kufomën, për të cilin kanë ngritur dyshimet se ishte njeriu i tyre. I biri ka deklaruar se viktima është babai i tij edhe pse viktima ka qenë e dëmtuar ne pjesën e fytyrës ndërsa e ka identifikuar nga një shenjë në qafe.

    Por ndërsa i biri e ka identifikuar, shoferi i morgut, i cili ka qenë mik me 50- vjeçarin Tuzi, ka deklaruar se ai nuk është babai i tij.

    Pasi kanë tërhequr trupin e pajetë, kanë përgatitur ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre. Pavarësisht kësaj, gruaja e 50- vjeçarit herë pas here ka shfaqur shenja dyshimi për identifikimin e viktimës.

    Ngjallja e të vdekurit

    50- vjeçari, duke mos pasur dijeni mbi çka po ndodhte në familjen e tij, pasi ka marrë furnizimin me pjesët motorike ka shkuar tek stacioni i furgonave të Zogut të Zi në kryeqytet dhe në ato momente ka takuar disa miq të tij. Të shtangur, shokët i kanë treguar për ngjarjen duke i thënë se në shtëpinë e tij po përgatitej ceremonia mortore.

    Nga ana tjetër, uniformat blu kanë mbërritur në shtëpinë e Ner Tuzit dhe e kanë marrë në polici për t’i marrë dëshminë. Më pas e kanë dërguar në spital ku i është nënshtruar analizave të cilat kanë dalë identike me ato që kanë disponuar familjarët.

    Në ato momente, kur të gjithë të afërmit ishin mbledhur në shtëpi, është shfaqur personi, i cili mendohej i vdekur nga aksidenti. Njerëzit, të cilët nuk u besonin syve, kanë përjetuar frikë dhe gëzim në të njëjtën kohë.

    Kthimi i kufomës në morg

    Pas kësaj ngjarjeje, e cila duket se ka marrë një trajtë tragji-komike, familjarët e 50-vjeçarit kanë rikthyer kufomën në morgun e qytetit, duke shpjeguar edhe çfarë kishte ndodhur. Sipas të afërmve, brenda familjes ka pasur edhe debate pasi 50- vjeçari është shfaqur i indinjuar pasi të afërmit e tij e kanë ngatërruar me tjetër person.

    http://www.zeri.info/artikulli/29/29/61147/shkoder-i-vdekuri-ngjallet-gjate-varrimit/

  2. #2
    drinas,ky lajm ka ardh dhe njeher ma perpara para do ditsh ketu ne forum...nje ide e mire qe estrada e shkodres kte rast tragjikokomik,me e shkri ne nje skec humorit,sic din vetem ata artist te mdhaj mi kja ato role
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •