Lufta e pakuptimtė me arbanas

Dimitrije Tucovic




Lideri dhe teoricieni socialdemokrat serb, Dimitrije Tucovic (1881-1914), i pėrshkuan synimet e fshehta tė Serbisė ndaj shqiptarėve (arbanasve) nė kohėn e rėnies sė Perandorisė sė Austro-Hungarisė. Ai kritikon qasjen krejtėsisht tė gabuar tė burokracisė dhe pushtetit serb ndaj shqiptarėve, ndaj gatishmėrisė sė tyre pėr bashkėpunim, dhe ndaj synimit pėr krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar. Tė gjitha kėto veprime Tucovic i sheh si minim (tė qėllimshėm) tė mundėsisė pėr arritjen e njė pajtimi gjithė-ballkanik.

Serbia, e bashkė me tė edhe shtetet tjera ballkanike, duhet t’i vendosin themelet e sinqerta, tė ndershme dhe tė qėndrueshme tė njė bashkėsie ballkanike, nė mėnyrė qė atėherė edhe Shqipėria t’i bashkėngjitet pastaj kėsaj bashkėsie – pa asnjė dyshim.

Nė njė bashkėsi tė tillė garanci pėr tė gjithė popujt ballkanikė ėshtė pavarėsia e tyre, pėrfshirė kėtu edhe arbanasit. Pa kėtė bashkėsi tė gjithė do tė shkatėrrohemi, disa mė herėt e disa mė vonė, pėrfshirė kėtu edhe arbanasit. Tė ndarė, tė copėtuar, tė lėndueshėm dhe tė disponuar armiqėsisht ndaj njėri-tjetrit, ne nė Ballkan vetėm sa do t’ia hapim varret njėri tjetrit, pėr llogari tė dikujt tjetėr.

Ne jemi kundėr mėsymjes luftarake ndaj arbanasve, pėr dy arsye: e para, sepse kjo ėshtė njė mėsymje luftarake pushtuese, tė cilėn duhet ta kundėrshtojė ēdo mendje e shėndoshė; e dyta, sepse ky sulm kundėr arnautėve na shkakton njė fatkeqėsi, hap njė hendek ndėrmjet dy popujve – tė cilėt diku-diku janė shumė tė pėrzier – i cili krijon njė armiqėsi, e qė pastaj do tė na kushtojė shumė shtrenjtė. Dhe, e gjithė kjo nuk do tė duhej dhe as nuk ka qenė e nevojshme tė ndodhte, po tė kishte sadopak menēuri, dhe po qe se, gjatė lėvizjeve tė tyre, pėrfaqėsuesit e burokracisė dhe qeveria jonė, tė mos kishin qenė tė verbuara nga etja pėr pushtim dhe nga apetiti agresiv i borgjezisė sonė, e cila, e ēliruar nga ēfarėdo konsiderate nacionale, vetėm po kėrkon sa mė shumė territore, sa mė shumė tregje, dhe sa mė shumė masa prodhuese e konsumuese, tė cilat dėshiron t’i eksploatojė.

Nė kėtė mėsymje pushtuese, fillimisht, nuk u has nė ndonjė kundėrvėnie tė organizuar tė arbanasve. Pėrveē njė rezistence tė pakėt, qė gjatė hyrjes tonė nė Kosovė e bėnė ata tė cilėve iu kujtoheshin shumė mirė sjelljet e pushtuesve serbė tė vitit 1878 – tė cilėt, kryesisht, ishin shpėrngulur nga po ato vise qė Serbia i pushtoi – arbanasit u tėrhoqėn pothuajse gjithkund para ushtrisė serbe. Beteja tė hapura nuk pati, megjithėse nė ndėrkohė u shfaqėn disa beteja qė u pėrditėsuan nėpėr ato vise shkėmbore, dhe tė cilat deri para pak kohe po pėrdorshin edhe nga malazezėt. Janė pikėrisht kėto beteja qė do tė na largojnė tepėr shumė, dhe tė cilat do tė krijojnė njė abis tė pakapėrcyeshėm ndėrmjet dy popujve, tė cilėt kanė mundur tė jetonin vėllazėrisht, tė mbėshteteshin tek njėri-tjetri, dhe tė mbroheshin bashkėrisht nga rreziku i pėrbashkėt.

Nė kėtė kontekst, u shtrua edhe ēėshtja e autonomisė sė arbanasve. Ēėshtja ka pėrfunduar, arbanasit do tė shpėtohen pėrmes pushtimit tė Austro-Hungarisė, e cila fillimisht ka kėrkuar, e pastaj edhe e ka plotėsuar kėrkesėn, qė Shqipėria tė jetė autonome. Kjo rrethanė vetėm sa do tė nxit edhe mė tepėr urrejtjen e arbanasve ndaj nesh; ata do tė thonė: Serbia synoi qė tė na pushtonte e tė na shkatėrronte, por Austria na shpėtoi! Rrjedhimisht, dhe pėr mė tepėr, ata do tė jenė njė armė e Austrisė kundėr Serbisė.

Nė tė vėrtetė, qarqet zyrtare serbe po mundohen tė dėshmojnė se arbanasit nuk e dėshirojnė njė Shqipėri autonome, por qė tė “ndahen” mes “aleatėve” ballkanikė. Me datėn 15 tė kėtij muaji, nga Durrėsi arriti njė telegram, nė tė cilin edhe konfirmohet kjo gjė, dhe ku fjalėpėrfjalshėm thuhet:

“Popullata nga dy qarqet mė tė mėdha tė rrethit tė Durrėsit i ka nisur sot Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr njė telegram, pėrmes tė cilit protestohet ndaj autonomisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė kuptim, edhe popullata e fshatrave qė ndodhen pėrreth Krujės, respektivisht kryeqendrės sė vjetėr tė arabanasve, ka nisur sot njė telegram. Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr telegrame tė tilla mė herėt i dėrguan edhe banorėt e besimeve myslimane, katolike dhe ortodokse tė qytezave tė Durrėsit, Tiranės, Krujės, Elbasanit, dhe tė rretheve tė tyre”.


Edhe nėse kėto supozime pėrnjėmend do tė pėrputheshin me disponimin e vėrtetė tė arbanasve, ato vijnė pakėz vonė: sepse, ēėshtja e krijimit tė njė shteti tė tyre tė pavarur tashmė ėshtė kryer, dhe tani po punohet vetėm nė pėrcaktimin e kufijve tė tij. Por, ne kemi tė drejtė tė dyshojmė nėse kėto supozime vėrtet pasqyrojnė disponimin e njėmendėt tė arbanasve. Pėr shkak se, krejt ndryshe, arbanasit ka kohė qė kanė shfaqur dėshirėn e tyre pėr autonomi, prandaj edhe kanė organizuar aq shumė kryengritje.

Ata kėtė synim tė tyre e dėshiruan dhe u munduan ta arrinin nė marrėveshje me serbėt, dhe me ndihmėn e tyre. Prandaj, nė vitin 1804, gjatė kryengritjes tonė pėr ēlirim pati edhe arbanas, njėsoj siē gjatė marrjes sė Beogradit (nė vitin 1806) u dėgjuan edhe britmat e tyre luftarake, por edhe britmat nė tė gjitha gjuhėt e Gadishullit Ballkanik.

Viteve tė gjashtėdhjeta dhe tė shtatėdhjeta tė shekullit tė kaluar, pėrfaqėsuesit e tyre fisnor shprehėn gatishmėri tė plotė pėr punė tė pėrbashkėt dhe pėr bashkėpunim me serbėt. Edhe pas vitit 1878, kur administrata serbe u tregua skajshmėrisht e egėr, por edhe pas njė agjitimi antiserb qė Austria e udhėhoqi sistematikisht nė mesin e arbanasve, nėpėrmjet iniciativės sė tyre arbanasit dy herė dėshmuan se dėshirojnė tė punojnė bashkė me Serbinė. Ja edhe faktet pėr kėtė.

Lideri dhe teoricieni socialdemokrat serb, Dimitrije Tucovic (1881-1914), i pėrshkuan synimet e fshehta tė Serbisė ndaj shqiptarėve (arbanasve) nė kohėn e rėnies sė Perandorisė sė Austro-Hungarisė. Ai kritikon qasjen krejtėsisht tė gabuar tė burokracisė dhe pushtetit serb ndaj shqiptarėve, ndaj gatishmėrisė sė tyre pėr bashkėpunim, dhe ndaj synimit pėr krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Tė gjitha kėto veprime Tucovic i sheh si minim (tė qėllimshėm) tė mundėsisė pėr arritjen e njė pajtimi gjithė-ballkanik.

Para 10 viteve, mė 1903, ishin pikėrisht Austria dhe Italia qė mes veti e pėrmbyllėn marrėveshjen mbi ndarjen “e sferave tė ndikimit” nė Shqipėri, dhe qė e pėrcaktuan njė autonomi tė Shqipėrisė nėn protektoratin e tyre, si zgjidhjen mė tė pėrshtatshme tė ēėshtjes sė arbanasve pėr interesat koloniale tė Austrisė dhe Italisė.

Nga ana tjetėr, arbanasit, para 9 viteve, pėr arsye tė tyre, dhe pa marrė asnjė sinjal nga Beogradi, dėrguan njė delegacion tė tyre nė Beograd pėr tė kėrkuar njė bashkėsi (me Serbinė) – njė bashkėsi kjo qė, madje, nuk do ta angazhonte fort Serbinė. Arbanasit llogarisnin nė fuqinė e tyre pėr t’u ēliruar, e nga Serbia kėrkonin vetėm pėrkrahje dhe gatishmėri pėr punė tė pėrbashkėt pasi tė ēlirohen, si dhe njė ndihmė morale pėr pėrpjekjet e tyre pėr konstituimin e njė shteti kombėtar.

Se sa seriozė, tė sinqertė dhe tė disponuar ishin pėr krijimin e njė bashkėsie me Serbinė e vėrteton edhe fakti se: delegatėt kėrkuan qė t’iu emėrohej njė princ serb si kryesues i shtetit. Ata, madje, me vete i sollėn edhe dy palė rroba tė shtrenjta e tė dekoruara arbanase, bashkė me armėt arbanase. Me kėto rroba e armė, dhe me plisin e bardhė arbanas, ishte fotografuar edhe princi i dedikuar, ndėrsa delegacioni arbanas kėto fotografi i kishte marrė me vete, si dėshmi se ‘u arrit bashkėsia me Serbinė’.

Ne nuk kemi kurrfarė simpatie pėr monarkinė, e pėrgjithėsisht as pėr princėrit, kėshtu qė s’kemi kurrfarė simpatish as pėr atė qė njė princ serb do tė mund tė ishte kryesues i pėrgjithshėm i arbanasve. Por, ky fakt duhet tė merret parasysh, ngase: nė atė moment arbanasit s’mund tė paramendonin asnjė formė tjetėr shteti pos monarkisė, prandaj edhe kėrkuan njė prijės pėr monarkinė e tyre tė ardhshme. Por, pėr neve mė me rėndėsi janė disa rrethana tjera kėtu: se arbanasit kėrkuan njė bashkėsi me Serbinė; se e kėrkuan pėr arsye tė veta por sinqerisht, dhe pa asnjė spekulim tė fėlliqur; se, nė fund, atyre iu premtua kjo bashkėsi; se dhuratat e tyre u pranuan; se njė princ u fotografua si arbanas; dhe se ato fotografi, pastaj, iu dhanė delegacionit si dėshmi se marrėveshja u arrit.

Pėrse nuk u vazhdua puna e mėtutjeshme me arbanas? Pėrse nuk u mbajtėn lidhjet me ta? Pėrse qeveria serbe i pėrshėndeti me plot mirėkuptim marshimet e xhonturqve, tė cilat ishin dėrguar pėr shuarjen e pėrgjakshme tė kryengritjeve arbanase?

Pavarėsisht gjithė saj, edhe kur, nė verėn e vitit tė kaluar, arbanasit filluan tė organizonin kryengritje pėr autonominė e tyre, ata sėrish iu drejtuan Serbisė pėr tė punuar bashkė. Udhėheqėsit e tyre, tė cilėt nuk deshėn tė largoheshin as atėherė kur nėpėr viset e tyre ushtria serbe filloi tė hynte si pushtuese, janė ende gjallė. Ata do tė konfirmojnė se: ndėrmjet tyre dhe z. Pashic ishe arritur njė marrėveshje qė Serbia t’i ndihmonte Shqipėrisė pėr arritjen e pavarėsisė sė saj, ndėrkohė qė Shqipėria pastaj do t’i ndihmonte Serbisė qė tė mbrohej nga fqinji i saj verior. Pėr kėtė arsye arbanasve nė Prokuple dhe Kurshumli iu ndanė 60,000 pushkė dhe gjithė municioni i nevojshėm.

Por, me shpalljen e luftės kundėr Turqisė, arbanasit menjėherė u trajtuan si armiq.

Le tė mos na thuhet se kjo erdhi si pasojė e asaj qė arbanasit rezistuan nė Merdare! Edhe para kėsaj beteje komitėt ishin lejuar qė t’i sulmonin arbanasit, pėr t’iu sinjalizuar kėshtu se ata do tė trajtoheshin si armiq, e jo si aleatė. E kur tė jepet njė sinjal i tillė, atėherė nuk ėshtė kurrfarė ēudie qė ata u vėnė mė pozicionin mbrojtės.

Meqenėse nė kėtė mėnyrė u prish ēfarėdo marrėveshje me arbanasit, dhe meqenėse kundėr tyre u ndėrmor njė nga sulmet mė tė pafytyrė pushtues, shumė shpejt erdhėn edhe veprimet qė janė pasojė natyrore dhe e pritshme e pushtimit: arbanasit filluan qė sporadikisht tė hakmerreshin pėr gjakun e derdhur, ndėrkohė qė, si pėrgjigje, atyre filluan t’iu shkatėrroheshin fshatrat, dhe ata vetė tė vriteshin masovikisht!

Kėshtu pra, udhėheqėsit e Serbisė i dėbuan dhunshėm abranasit drejt pėrqafimit tė Austrisė e Italisė, megjithėse ata dėshironin tė shpėtonin nga ky pėrqafim austro-italian dhe me Serbinė tė lidhnin njė aleancė tė fuqishme e afatgjatė.

Por tani, pasi po e shohin qė shteti i pavarur i Shqipėrisė ėshtė ēėshtje e kryer, udhėheqėsit tanė do tė duhej jo vetėm ta pranojnė gabimin e pafalshėm, por edhe qė tė tentojnė tė pendohen pėr tė, duke krijuar marrėveshje afrimi mes Serbisė e Shqipėrisė, pėr tė filluar kėshtu njė punė tė pėrbashkėt, dhe pėr tė krijuar njė aleancė mė intime ekonomike e politike.

Sigurisht qė tani, pas gjithė asaj qė iu ėshtė bėrė arbanasve, kjo punė ėshtė tejet e vėshtirė. Por, nuk ėshtė edhe e pamundur. Arbanasve, tė cilėt pėr aq gjatė po punojnė nė pavarėsinė e tyre, dhe tė cilėt pėr kėtė arsye u ngritėn nė kryengritje tė shumta e tė pėrgjakshme, nuk ua ka pirė sorra mendtė: meqė me sinqeritet ia dėshirojnė pavarėsinė shtetit dhe popullit tė tyre, ata do tė pranonin njė kombinim tė sinqertė tė njė bashkėsie ballkanike, e cila nuk do t’i nėnshtronte ndaj asnjė pushtuesi ballkanik, dhe e cila do t’iu ofronte garancitė qė s’do tė shndėrroheshin nė pre tė plaēkitėsve kapitalistė – Austrisė e Italisė.

Serbia, e bashkė me tė edhe shtetet e tjera ballkanike, duhet t’i vendosin bazat e sinqerta, tė ndershme dhe tė fuqishme tė njė bashkėsie ballkanike, tė cilės pastaj do t’i bashkėngjitej edhe Shqipėria – pa asnjė dyshim. Nė njė bashkėsi tė tillė, garanci pėr tė gjithė popujt ballkanikė, pėrfshirė kėtu edhe arbanasit, paraqet pavarėsia e tyre. Pa njė bashkėsi tė tillė do tė shkatėrrohemi tė gjithė, disa mė herė e disa mė vonė, pėrfshirė kėtu edhe arbanasit. Tė ndarė, tė copėtuar, tė lėndueshėm dhe armiqėsisht tė disponuar ndaj njėri-tjetrit, ne nė Ballkan vetėm do t’ia hapim varret njėri-tjetrit, por pėr interesa tė huaja.

*Burimi: „Radničke novine", nr. 26-27, 28 shkurt dhe 1 mars 1913. Pėrgatiti Damjan Pavlica; pėrktheu dhe pėrshtati Faton Raēi.

Gazeta Express

08 Nėntor 2012