Kjo histori eshte e vertete dhe me ka ndodh mua 1 jave me pare.
Ishte 2:30 pas mesnate, dhe ate mengjes kisha test ne matematike oren e pare, dhe per shkak te orarit tim te crregullt kisha ndenjur zgjuar deri ne ate ore duke mesuar... rashe per te fjetur,,mbylla syte por cuditerisht nuk po kisha sh gjume.. mendoj se mund te kene kaluar rreth 40 min deri ne momentin kur une hyra ne nje gjendje tran...
si (trans-hypnotice) ku aktiviteti i trurit tim ishte aq i vogel, saqe s'isha i afte te kuptoja nqs po flija apo isha akoma zgjuar.. mendoj se mund te kem qene midis ketyre dyjave...isha akoma i vetedijshem por trupin s'mund ta levizja dot, e ndieja veten si te paralizuar. me pas mbaj mend qe ndjeva nje vibrim shume te forte, qe me pershkonte gjithe trupi, dhe vinte e behej gjithnje me i forte.. me pas fillova te degjoja ca gumezhitje sh te forta, sikur mijera makineri po punonin ne trurin tim, ose sikur po kalonin aviona... dhe ne ate cast ndjeva dicka tronditese...
...por ne te njejten kohe nje ndjesi adrenaline, qe se kisha perjetuar me pare.. ndjeva sikur trupi dhe shpirti im tashme ishin 2 gjera te ndryshme, dhe jo 1 e vetme..ndjeva sikur nuk i perkisja me trupit tim, ndjeva sikur trupi im po ngrihej ne ajer, dhe pastaj hapa syte, dhe pashe gjene me tronditese qe mund te imagjinoja... veten time tek flija.. une isha pezull ne ajer dhe ne te njejten kohe shihja veten tim duke fjetur qetesisht. mendimi i pare qe me erdhi ndermend ishte se mos kisha vdekur. isha e tmerruar, por ne te njejten kohe ishte nje ndjesi e papershkrueshme. asgje s'kishte ndryshuar, cdo detaj, cdo objekt ne dhomen time ishte po aty, po aty ishte dhe motra ime tek flinte.. nga paniku qe kisha mendoj se dicka ndodhi dhe ndjeva veten tek kthehesha perseri ne trup.. i hapa syte dhe cdo gje ishte normale, pervec faktit qe une fillimisht nuk mund te levizja, pastaj e mora veten... ajo nate, ishte nje nga netet me te paharrueshme, me paranormale. te nesermen kontrollova ne internet rreth paralizes...
...gjate gjumit, gjithashtu lexova termin "astral projection" (projektim astral), pasi klikova mbi te, lexova se ishte nje nga fenomenet ku trupi yt astral (etheric) ndahet nga trupi fizik, dhe eshte ne gjendje qe te levize dhe te shkoje kudo. nqs gjate momentit kur trupi yt astral eshte deshmitar i nje aksidente me makine, do te thote se ai aksident ka ndodhur me te vertete, po ne ate vend, dhe po ne ato momente, nderkohe qe trupi fizik ishte me duke fjetur. duke lexuar kuptova se une kisha te njejtat shenja qe kishte nje person perpara se ti ndodhte kjo... nga keto qe lexova, u tmerrova, ishte padyshim eksperienca me e cuditshme dhe e frikshme qe kisha perjetuar ndonjehere..
Krijoni Kontakt