Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Libër: "Zëri i popullit" dhe zëri i Jusuf Gërvallës

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    "Zëri i popullit" dhe zëri i Jusuf Gërvallës
    autor: Xhafer Durmishi
    . .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Parafjalë

    PARAFJALË
    1. ARRATISJA
    2. Kush përgjigjet për krimet e gjenocidit në Kosovë?
    3. ZËRI I POPULLIT - ZË I TË GJITHË SHQIPTARËVE
    4. Lajmërimi i Pranverës ´81 në Lajmëtarin e lirisë
    5. ZËRI I KIÇO FOTJADHIT
    6. PSE U PËRDOR DHUNA POLICORE DHE TANKET KUNDËR
    SHQIPTRARËVE NË KOSOVË?
    7. KUSH E NXIT ARMIQËSINË MIDIS POPUJVE TË JUGOSLLAVISË?
    8. DUSHESHIN SHKRIME, TRAKTE DHE FJALIME
    9. Kërkesa për ti njohur Kosovës, statusin e Republikës, është e drejtë
    10. GJENEZA SIPAS GJENAZEVE
    11. KËRKESA "KOSOVA – REPUBLIKË" NUK MUND TË SHUHET AS ME
    DHUNË, AS ME TEORIZIME BOSHE
    12. KOSOVËS PO I VRITEN DJEMTË NGA SERBOMËDHENJTË
    13. ZËRI I JUSUF GËRVALLËS
    14. Të madhërishëm dhe të patejkalueshëm
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Parafjalë

    Për përgatitjen e këtij libri dua ta falenderoj Faridin Tafallarin në dy drejtime:
    -Së pari, ai qysh më heret m'i ka siguruar të gjitha kopjet që ia kam kërkuar nga
    revista Lajmëtari i lirisë, Bashkimi dhe Zëri i Kosovës.
    -Së dyti për ofrimin e ndihmës përmes shokut të tij A. S. nga Tirana, rreth
    sigurimit e artikujve të "Zërit të popullit", i cili kërkesën e Faridinit e ka pritur në këtë
    formë:
    Faridin,
    Gëzohem shumë që u dëgjuam se, kishim kohë që nuk kishim komunikuar, por
    edhe që jeni mirë me shëndet. Edhe ne këtej nga Tirana, në këtë vjeshtë - pranvere, jemi
    mirë, mezi presim që të freskohet pak moti!? Përsa më shkruan për kërkesën e atyre
    artikujve, do të përpiqem të ta plotesoj por duhet të dish që më duhet pak kohë sepse
    janë disa procese për kërkimin e artikujve në fjalë, fotokopjimin etj... E them këtë se, ti
    shoku ynë e di fare mirë se, nuk "pertojme" kurrë për Ty, sepse ke lënë gjurmë të forta
    burrërie tek ne, si njeri me karakter fisnik e një shqiptar i vërtetë i Kosovës, pra i
    besës, dhe jo si shumë të tjerë, madje emra te njohur, që e kanë "dredh" pa pikë turpi,
    dhe na kanë "harru"... Të kujtojmë shpesh edhe në bisedat me H., sepse ... nevoja për
    miqtë dhe shokët e vërtetë po kërkohet shumë dhe Ti je njëri prej tyre! ....

    Faridin!...Sot e mbarova porosinë tënde për artikujt e gazetës Z.P.! U vonuan
    ca... dhe u mundova pak sepse, për fat, Biblioteka Kombëtare është në konstruksion,
    kështu që falë respektit për ty, por dhe vendit që kam atje, u përpoqën që në mes të atij
    pluhuri e rrëmujës së madhe të rinovimit të fondeve, të më nxirrnin koleksionet, që ju
    kërkova... Siç të kisha vënë në dijeni, artikujt ishin shumë voluminoz, kështu që edhe
    fotokopjimi i tyre qe mjaft i veshtirë... ata nuk mund të dërgohen me asnjë rrugë tjetër,
    perveçse postimit të fotokopjeve të tyre!...
    Gjithë të mirat!
    A. S.
    Xhafer Durmishi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    1. ARRATISJA

    Jusuf Gërvalla: "E diel, 30 dhjetor, 1979 ora 00.45 Ludwigsburg

    Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën. Aty nga
    ora 16, erdhën në "Rilindje" Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura.
    Atë ditë heret në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të
    shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e
    SPB-së duke ma bastisur banesën. .... Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i
    mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të
    kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata. ... Në Ludwigsburg, në
    banesë të Bardhit, arritëm nga ora katër e mëngjesit, ditën e premte, më 21 dhjetor, plot
    një javë pas arratisjes sime." (Vepra, vëllimi 4, Prishtinë 2010, faqe 245-248)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    2. Kush përgjigjet për krimet e gjenocidit në Kosovë?

    Nga "Zëri i popullit", 31 gusht 1966

    Jusuf Gërvalla: "Në verë të vitit 1966, kur një pjesë naive e shqiptarëve me
    banim në Jugosllavi kishin zënë të besonin se me rënien e Rankoviçit perënduan
    gjithë të ligat, Partia e Punës e Shqipërisë doli me një analizë të hollësishme, që
    tregonte të kundërtën. Artikulli që po e sjellim këtu, as sot nuk ka humbur asgjë nga
    aktualiteti i vet. Përkundrazi, ai vlen edhe për situatën e sotme në Kosovë dhe në viset
    e tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia."
    (Shënim: Torturimet ndaj Shefqet Jasharit janë të bëra në vitin 1980 në atë vit
    kur Jusuf Gërvalla e pëgatit këtë artikull për ribotim - Xh.D.)

    Xhelati i popujve të Jugosllavisë J. B. Tito dhe klika e tij për të shpëtuar lëkurën
    e vet, për të shpëtuar sistemin e shtypjes, të shfrytëzimit e terrorit që po tronditet nga
    themelet, "sakrifikoi", bashkëpunëtorin më të ngushtë, Rankoviçin, të cilit i veshi të
    gjitha fajet dhe e ngarkoi me të gjitha dështimet, gabimet, krimet dhe disfatat e
    gjertanishme të regjimit titist.
    Me shkarkimin e Rankoviçit nga të gjitha funksionet shtetërore dhe të partisë në
    Jugosllavi, në gjirin e bandës titiste shpërtheu haptazi lufta për pushtet midis klaneve
    kroato-sllovene e serbomadhe, që kanë përkatësisht përkrahjen e imperialistëve ... e të
    revizionistëve sovjetikë. Kjo është një shprehje e qartë e kontradiktave të thella klasore
    e nacionale që brejnë prej kohësh dhe po shembin mbretërinë e Titos, shprehje e
    kalbëzimit, degjenerimit dhe dekompozimit të sistemit titist.
    Ngjarjet e fundit treguan edhe një herë se Jugosllavia titiste ndodhet në rrugë
    kryq. Tradhëtia ndaj marksizëm-leninizmit nga ana e klikës së Titos që e ktheu
    Jugosllavinë në një shtet borgjez kapitalist me të gjitha tiparet e veta, solli (dhe do të
    sillte medoemos) përçarjen në gjirin e saj, se ajo do të zhvillonte, sikundër që zhvilloi,
    nacionalizmin e shovinizmin në mes pjesëtarëve të saj dhe, si rrjedhim, grupimet e
    ndryshme kombëtare në Jugosllavi që përpiqeshin të afirmoheshin, të forconin pozitat
    në shtet, në ekonomi, në ushtri, gjithsecili në kurriz të tjetrit dhe më i forti kundër më të
    dobëtit. U ringjall dhe u përcaktua rruga e rivaliteteve të vjetra nacionale-shoviniste
    serbo-kroate.
    E tërë politika nacionale e klikës së Titos gjatë këtyre njëzet e ca vjetëve ndaj
    kombësive të ndryshme është karakterizuar nga shtypja e pabarazia, nga shfrytëzimi dhe
    diskriminimi ekonomik e kultural. Në mënyrë të veçantë titistët kanë zbatuar terrorin
    më të egër, më gjakatar, gjymtimet dhe asgjësimin fizik mbi popullsinë shqiptare në
    Jugosllavi. Popullsia shqiptare në Jugosllavi me shtypjen e përgjithshme që ka pësuar
    nga regjimi skllavërues, nga politika e tij shoviniste çkombëtarizuese është një aktakuzë
    e fuqishme, e pakundërshtueshme kundër rendit policor të Beogradit. Mbi kurrizin e saj
    janë bërë persekutime të tipit fashist, tortura fizike e shpirtërore, është zbatuar gjerësisht
    krimi i genocidit.

    Shefqet Jashari: "Hetimet zgjatën 7-8 muaj. Është vështirë të
    përmenden gjithë hetuesit që merrnin pjesë në maltretime. Veçmas
    kanë qenë të pashpirt Asllan Sllamniku, Sllavkoviqi dhe njëfarë
    Muharremi. Kam pasur rastin ta njoh edhe Abdullah Prapashticën, e
    cili e shikonte duke më rënë me kërbaç këmbëve i pashpirti Asllan
    Sllamniku."

    Klika e Titos, pas plenumit të 4-të të së ashtuquajturës LK Jugosllave po
    përpiqet me të gjitha mjetet të shpëtojë regjimin titist nga katastrofa, drejt së cilës po
    rrukulliset me shpejtësi duke u orvatur t'ja ngarkojë përgjegjësitë e rënda për gjendjen
    pa rrugëdalje të krijuar në Jugosllavi ish kryetarit të UDB-së, bashkëpunëtorit më të
    ngushtë të Titos, Rankoviçit. Në gjithë Jugosllavinë po bëhen përpjekje për ta vënë
    UDB-në, këtë organizatë famëkeqe gjakësorësh, më mirë në shërbim të regjimit titist,
    duke hequr prej saj, sa për sy e faqe, ndonjë kriminel tepër të kompromentuar. Kështu,
    me urdhër të Titos, u bënë disa "spastrime në gjirin e jerarkisë drejtuese të UDB-së." U
    hoqën disa ministra të punëve të brendshme në ato republika e krahina ku politika
    shoviniste e shtypjes dhe e çfarosjes nacionale ka qenë më e egër dhe ku mundësia e
    shpërthimit të zemërimit popullor ka vënë në rrezik vetë ekzistencën e regjimit titist.
    Kështu ndodhi në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Bosnjë e Hercegovinë e gjetkë.
    Kështu, sipas lajmeve të shtypit jugosllav, edhe në "krahinën" e Kosovës janë bërë
    ndryshime në udhëheqjen e UDB-së. Përgjegjësit e gjertanishëm të UDB-së në Kosovë
    Miça Mijushkoviç, Stanislav Gerkoviç e Sh. Kajtazi u shkarkuan duke u zëvendësuar
    nga të tjerë "specialistë" të UDB-së si Xhevdet Hamza e Dushko Ristiqi. Por popujt
    jugosllavë nuk mashtrohen. Aq më tepër nuk mashtrohet populli shqiptar në Jugosllavi.
    Kjo fushatë gjoja "spastrimesh" është një llustër për të mbuluar krimet e pashlyeshme të
    regjimit titist, për të larë nga përgjegjësitë klanin Tito-Kardel-Bakariç, që doli
    përkohësisht i fituar nga lufta për pushtet. Ajo bëhet, më në fund, për ta paraqitur Titon
    si "shpëtimtar të situatës", që gjoja kujdeset për të rivendosur "rendin e ligjshmërinë" e
    asgjësuar nga vetë sistemi titist dhe UDB-ashët fashistë, të cilët gjithmonë kanë vepruar
    nën drejtimin e Titos dhe klikës së tij.
    Por asnjë manovër nuk e shpëton dot klikën titiste. Krimet e genocidit që janë
    zbatuar kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e
    Malit të Zi, janë produkt i politikës së nacionalizmit e të shovinizmit të egër që ka
    zbatuar regjimi titist. Për ato duhet të përgjigjet në radhë të parë vetë Titua dhe, bashkë
    me të, e tërë banda e tij, që nga peshkaqenët e mëdhenj Rankoviç, i cili është i lyer gjer
    në gryk me gjakun e popullit shqiptar në Jugosllavi, Kardel, Bakariç, B. Jovanoviç, L.
    Kolishevski e të tjerë e deri tek ata më të vegjëlit, si Dushan Mugosha, Veli Deva,
    Xhavit Nimani, Ali Shukriu, Gjoko Pajkoviçi, Çedo Mujoviçi, Çedo Topalloviçi, Sinan
    Hasani, Xhevdet Hamza etj.
    Partia e Punës e Shqipërisë, duke u nisur kurdoherë nga pozita të drejta parimore
    marksiste-leniniste, ka demaskuar me kohë dhe me vendosmërinë më të madhe të gjitha
    krimet e shëmtuara që banda tradhëtare e Titos ka vazhduar të kryejë në dëm të popujve
    në Jugosllavi, dhe në mënyrë të veçantë në dëm të popullsisë shqiptare të atij shteti.

    Ne kurrë nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në punët e brendëshme të
    Jugosllavisë. Përkundrazi është klika revizioniste e Titos ajo që e ka ngritur në sistem
    ndërhyrjen në punët e brendëshme të Shqipërisë e të vendeve të tjera, ajo që për më se
    njëzet vjet nuk ka lënë gjë pa bërë në luftën e saj kundër popullit shqiptar, kundër
    PPSH, kundër RPSH dhe kundër rendit shtetëror e shoqëror socialist të vendosur në
    Shqipëri. Ndërhyrjet e klikës titiste në Shqipëri, veprimtaria e saj e vazhdueshme
    komplotuese e diversioniste, aleancat e saj me armiqtë më të tërbuar të popullit shqiptar,
    që nga fashistët, ballistët, zogistët e deri në imperialistët ..., monarko-fashistët grekë e
    revizionistët hrushovianë kundër PPSH, janë të njohura tanimë nga gjithë bota.
    Natyrisht, të gjitha këto ndërhyrje të klikës së Titos në punët e brendëshme të Shqipërisë
    kanë hasur në kundërshtimin e vendosur të popullit tonë, janë bërë copë e thërime nga
    vigjilenca dhe uniteti revolucionar i popullit shqiptar, që është bashkuar me partinë e tij,
    si mishi me kockën. Por në rast se klika revizioniste e Titos përcjell në varr me aq
    ceremoni e pompozitet provokues një tradhëtar të tillë me damkë të njohur të popullit
    shqiptar e të PPSH si Panajot Plaku, aq më tepër ne i kemi të gjitha të drejtat të ngremë
    zërin tonë për të mbrojtur interesat jetike të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, e cila
    jeton nën terrorin e klikës së Titos e të UDB-së, nën rrezikun e përhershëm të
    çkombëtarizimit e të çfarosjes masive.
    Krimet, vrasjet e asgjësimi fizik i popullsisë shqiptare të Jugosllavisë nga ana e
    klikës titiste si dhe politika për çkombëtarizimin e saj, përbëjnë një vijë sistematike, e
    cila ka filluar qysh në ditët e para të çlirimit dhe ka vazhduar e vazhdon me egërsi
    gjithënjë e më të llahtarshme edhe sot e kësaj dite. Këto krime e kjo politikë genocidi
    nuk mund të shlyhen nga kujtesa e asnjë njeriu të ndershëm në botë, e aq më pak në
    kujtesën e atyre që i kanë hequr dhe i heqin përditë mbi kurrizin e tyre. Kurrë nuk do të
    harrojë popullsia shqiptare në Jugosllavi ngjarjen e hidhur të vjeshtës së vitit 1944, kur
    banda Tito-Rankoviç arrestoi në Tetovë 10 000 shqiptarë dhe pushkatoi pa gjyq 1200
    prej tyre, pa bërë fjalë për ata që vdiqën në burgjet. Cinizmi, egërsia, tërbimi për të
    çfarosur shqiptarët kanë karakterizuar gjithmonë veprimet e banditëve titistë. Kur një
    patriotësh shqiptarë protestoi në komandën titiste për këto krime, gjenerali Apostokli,
    komandant i atëhershëm i Brigadës së parë maqedonase, u përgjegj: "Kjo nuk është
    asgjë, është një pastrim që bëjmë. Këta që vriten duhet të qërohen". Dhe Vukmanoviç
    Tempo, i cili ishte i pranishëm atëherë, urdhëroi: "Akoma mbani njerëz nëpër kampe?
    Ata që kini për të pastruar, i qëroni shpejt". Ky urdhër i përfaqësuesit personal të Titos u
    zbatua me zell të madh. Në nëntorin e vitit 1944, mijëra fshatarë të pafajshëm shqiptarë
    u pushkatuan rrugëve të Maqedonisë, u dogjën në zjarr, u infektuan me qëllim dhe
    vdiqën nga tifua e morrit.
    Brez pas brezi populli shqiptar i Jugosllavisë do të kujtojë me urrejtje të
    papërmbajtur, kundër klikës gjakatare titiste, masakrën e Drenicës të dimrit të 1944-ës,
    kur divizionet jugosllave, nën pretekstin e spastrimit nga elementët armiq, rrethuan
    zonën e çliruar të Drenicës dhe masakruan rreth 30 000 burra, gra, pleq e fëmijë
    shqiptarë. Ngjarja e Drenicës ishte një kasaphanë e vërtetë, një asgjësim sistematik e i
    organizuar i popullsisë së këtyre krahinave me kombësi shqiptare. Përse dhe me
    ç'qëllime titistët u sulën si bisha mbi popullsinë shqiptare dhe e mbuluan përsëri me
    gjak shqiptar Kosovën e martirizuar? I vetmi faj i kësaj popullsie ishte kombësia e saj
    shqiptare dhe qëllimi i titistëve ka qenë dhe mbetet asgjësimi i popullsisë shqiptare në
    përgjithësi. Në këtë rrugë ata ecin pa u ndalur edhe sot e kësaj dite. Mbi 2000 shqiptarë
    në Mitrovicë dhe më se 1000 të tjerë në Gjilan, mijra shqiptarë që shkuan si partizanë në
    brigadat jugosllave për të luftuar fashistët, u vranë me plumbin pas kokës, me urdhër të
    shtabit jugosllav. Qindra shqiptarë të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët, u
    pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren-Tivar. 1200 djem shqiptarë që kishin mbetur
    nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar. Në Gorica të Tristes më shumë se 2000
    shqiptarë nga Maqedonia, të mobilizuar në brigada pune, u mbytën me gaze helmuese.
    Asgjësimi fizik i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi kryhej në mënyrë
    sistematike. Nga të dhënat e dëshmitarëve e të dokumentave del se më shumë se 40 000
    vetë kanë rënë nga plumbi, bajonta dhe helmi gjatë viteve 1944-1948.
    Por ky terror asgjësues i klikës titiste kundër popullit shqiptar të Kosovës,
    Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e Malit të Zi vazhdon edhe më i egër e më i
    organizuar pas vitit 1948. Udhëheqja revizioniste jugosllave, pas daljes së rezolucionit
    të Byrosë Informative më 1948 me të cilën u dënua tradhëtia e Titos ndaj marksizëm-
    leninizmit dhe çështjes së socializmit, shtoi shtypjen e egër dhe të gjithanshme mbi
    popullsinë shqiptare të Jugosllavisë, mbi të cilën si gjatë viteve 1948-1950 ashtu edhe
    gjatë periudhës 1951-1965 shpërtheu vala e vrasjeve, arrestimeve dhe torturave më
    çnjerëzore.
    Titistët me të gjitha mjetet nxitin vëllavrasjen midis shqiptarëve, ringjallin jo
    vetëm gjaqet e vjetra, por me kombinacione të ndryshme krijojnë gjaqe të reja. Për
    zgjerimin e tyre, oficerët e UDB-së, me anën e agjenturës, organizojnë rrëmbime dhe
    çnderime vajzash e grash kosovare dhe pastaj i shtyjnë të vriten, ndërsa ligjet, me qëllim
    inkurajimi, parashikojnë dënime të lehta. Kështu, ndërsa gjatë vitit 1965 në krahinën e
    Kosovës u kryen 41 vrasje dhe 74 plagosje, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u bënë
    26 vrasje dhe 46 plagosje të rënda.
    Por a und të shprehen me fjalë dhe të përshkruhen krimet dhe barbarizmat e
    pashembullta që klika titiste kreu në dimërin 1955-1956 kundër popullsisë shqiptare
    gjatë të ashtuquajturit "aksion të armëve". Për zbatimin me përpikmëri të operacionit
    kriminal dhe për drejtimin e operacioneve ndëshkimore Titua ngarkoi vetë Rankoviçin,
    formoi edhe një shtab, në të cilin ishin caktuar njerëzit më të sprovuar në barbarizma,
    shovinistë nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur, që kanë lyer duart me gjakun e
    popullit shqiptar të Kosovës. Ky shtab udhëhiqej nga Dushan Mugosha, Gjoko
    Pajkoviçi, kolonel i UDB-së Çedo Mujoviç, Çedo Topalloviçi, Xhavit Nimani, Xhevdet
    Hamza, etj.
    E para që pësoi goditjen e terrorit ishte krahina e Rugovës. Ekspedita
    ndëshkimore me oficerin e UDB-së Bogolub Rediçin në krye, me pretekstin e kërkimit
    të armëve, torturoi barbarisht pothuajse të gjithë burrat e kësaj krahine. Ata i rrihnin për
    vdekje me pendrak (kërbaç me peshë të një goditje prej 70 kg), i mundonin me anën e
    korrentit elektrik dhe i linin tërë natën të zhveshur e zbathur në dëborë. Pastaj i vinin në
    kolonë dhe i futnin në kanal, ku uji kishte ngrirë nga të ftohtit e madh që i kalonte të 15
    gradët nën zero. Në të njejtën mënyrë vazhduan torturat e masakrat në Junik të
    Gjakovës, në Deçan të Pejës, në Suharekë të Prizrenit, në Llap të Prishtinës, në
    Vuçiternë, në Drenicë, Mitrovicë etj.

    Shefqet Jashari: "Hetimet zgjatën 7-8 muaj. Është vështirë të
    përmenden gjithë hetuesit që merrnin pjesë në maltretime. Veçmas
    kanë qenë të pashpirt Asllan Sllamniku, Sllavkoviqi dhe njëfarë
    Muharremi. Kam pasur rastin ta njoh edhe Abdullah Prapashticën, e
    cili e shikonte duke më rënë me kërbaç këmbëve i pashpirti Asllan
    Sllamniku."

    "Brenda një nate" – tregon ndër të tjera emigranti kosovar Brahim Rexh Binaku
    nga katundi Drenoc i rrethit të Gjakovës, – UDB-ja na mori ne 34 burra të Drenicës dhe
    na grumbulloi në kullën e Shaban Ibishit, ku gjatë natës oficeri i UDB-së Drago Kileviç
    me katër milicë serbë na rrihnin një nga një në dhomat e kësaj kulle me një llastikë që
    ishte i mbushur brenda me copa metali, me shqelma, me grushta, me qytën e pushkës
    dhe me dru. Pas kësaj UDB-ja në çdo tri-katër ditë merrte në pyetje secilin prej nesh dhe
    na thosh se çfarë kini bërë para 20 vjetëve.
    Emigranti Din Sadrija nga Istoku i Pejës ka deklaruar:
    "Në katundin Dubovc UDB-ja ka bërë tortura të tmerrshme nën pretekstin e
    armëve. Këto u bënë në postën e milicisë. Nga 50 shtëpi që ka katundi, për 5 muaj me
    radhë u torturuan 50 burra". Shumë ndër ta si rezultat i torturave, u vranë ose u
    sakatuan. Të marrin dëshminë e emigrantit tjetër Xhem Zek Haxhija, nga katundi Bogë i
    Rugovës – Pejë: "Në muajin janar të vitit 1956, oficerët e UDB-së të rrethit të Pejës
    Bogolub Radiç e Vllado Dazhiç për një ditë na grumbulluan 65 burra në dyqanin e
    katundit dhe filluan të na torturojnë. Torturat dhe poshtërimet e UDB-së nuk u shtrinë
    vetëm mbi ne burrat por edhe mbi gratë shqiptare, gjë që nuk kanë mundur ta bëjnë as
    sulltanët e Turqisë e as kralët e Serbisë e Malit të Zi në malësitë tona." Të tilla dëshmi
    mbi mizoritë barbare të kriminelëve titistë ka shumë.
    Me qindra njerëz vdiqën në duart e xhelatëve të UDB-së, gjatë torturave ose pas
    disa ditësh. Shumë të tjerë, duke mos qenë në gjendje t'u rezistojnë torturave për të
    dytën e të tretën herë, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vrarë, mbytyrr,
    therur, duke u hedhur në pus, në lumë, etj. Kurse mijra të tjerë mbetën të gjymtuar e të
    paaftë për punë, një pjesë prej të cilëve kanë vdekur pas shumë vjetësh, një pjesë u
    çmendën dhe një pjesë po vuajnë akoma edhe sot nga plagët e shkaktuara qysh atëherë.
    Dhe për t'i vënë kapak veprimtarisë prej xhelatësh, autoritetet jugosllave lëshuan
    urdhërin kategorik që shqiptarët e gjymtuar gjatë torturave të vjetëve 1955-1956 të mos
    pranoheshin në asnjë mënyrë nëpër spitale për t'u mjekuar.
    Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgjet titiste, jetojnë në kushte
    çnjerëzore. Vetëm në burgun e Nishit ndodhen mbi 2000 shqiptarë të burgosur.
    Gjithashtu edhe në burgun e Sremska Mitrovicës, që është edhe ky burg qendror, ka mbi
    700 të burgosur, një e treta e të cilëve i përkasin kombësisë shqiptare. Ndërsa gjysma e
    të dënuarve me akuza politike në Srem janë shqiptarë. Titistët i kanë kthyer krahinat
    shqiptare në Jugosllavi në burgje e kampe përqëndrimi të çfarosjes masive. Për këtë
    dëshmojnë burgjet në Nish e Srem, në Idrizovë të Maqedonisë, në Prishtinë, në
    Gjurakovc, në Suharekë, në Goli Otoku etj. Kudo shqiptarët në Jugosllavi jetojnë me
    frikën e pasigurisë për të nesërmen. Vdekja qëndron varur mbi kokat e tyre si shpata e
    Damokleut. Një i burgosur kujton me llahtarë: "Kam parë lloj-lloj krimesh kundër
    shqiptarëve, – thotë ai. – Kam parë krime të atilla që e thernin njeriun në qafë si
    qengjin. Por ç'kam parë në burgun e Prishtinës një ditë nuk mund ta përshkruaj. Edhe
    tani tmerrohem kur mendoj ato krime dhe më rrok frika. Në burg kishin qenë tre
    shqiptarë. Njëri prej tyre ishte therur copa-copa, dy të tjerët ishin gjallë, por njërit ia
    kishin thyer duart dhe këmbët, ndërsa tjetrit ja kishin prerë një vesh, i kishin nxjerrë një
    sy dhe i kishin prerë njërën mustaqe me gjithë buzë."
    -Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e
    teknikës moderne. Ato janë pajisur me dhoma frigoriferi dhe kaloriferi. Të arrestuarit i
    futin në dhomën e frigoriferit lakuriq me një temperaturë shumë gradë nën zero dhe i
    mbajnë atje për dy deri tri orë rrjesht. Pastaj i futin menjëherë në dhomën e kaloriferit,
    ku temperatura është mbi 30 gradë. Ky ndryshim i menjëhershëm i temperaturës e
    shkatërron organizmin e njeriut. Kjo torturë bëhet me qëllim që të dërmojë njerëzit nga
    ana shëndetësore dhe për t'u thyer vullnetin që të pranojnë akuza të pabaza e të vihen në
    shërbim të titistëve. Të tilla dhoma ka në burgun e Prishtinës, Nishit dhe Idrizovës.
    A nuk të kujton një trajtim i tillë që u bëhet të burgosurve shqiptarë në burgjet
    titiste, trajtimin e antifashistëve nëpër kampet e përqëndrimit të nazistëve gjermanë?
    Dhe s'ka si të ndodhë ndryshe për deri sa drejtori i burgut të Nishit ka kryer po këtë
    detyrë edhe në kohën e kralit e të pushtuesve gjermanë dhe tani të titistëve. Po kështu
    edhe drejtori i burgut të Sremit është i njohur si çetnik dhe profesionist për vrasje dhe
    tortura. Në të tilla burgje vuajnë persekutimet më të egra shkrimtari patriot kosovar
    Adem Demaçi,

    Adem Demaçi: "Jusufin e kam njohur pas daljes nga burgu i parë. Ai
    ka qenë i lidhur me ne... Jusuf Gërvalla ka mbetur i pazbuluar. Kanë
    mbetur edhe grupe të pazbuluara, sepse ne bënim ç'është e mundur të
    ruanim konspiracionin. I tillë ka qenë edhe ai i Jusufit. Jusufin e kam
    njohur, Bardhin e kam njohur."

    patriotët Ramadan Shala, Selajdin Daci, Shefqet Deçani dhe qindra patriotë të tjerë, të
    cilët bashkë me popullin shqiptar të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e
    Malit të Zi, nuk i janë nënshtruar dhe nuk do t'i nënshtrohen kurrë zgjedhës së Titos,
    dhunës çfarosëse, diskriminimit nacional e genocidit, që janë ngritur në sistem shtetëror
    nga regjimi titist. Vetëm shtatë ditë pas "kthesës" së Brionit mundi të ikte nga skëterra
    titiste dhe të vinte në Shqipëri, por me nofulla të copëtuara dhe ulok nga torturat e
    UDB-së së Budvës punëtori Hamit Fejzulla Sollova nga Vuçiterna. Ai u rrah në mënyrë
    çnjerëzore nga shtatë agjentë titistë vetëm, sepse, pas punës lodhëse të ditës, në
    pushimin e drekës në hijen e një parku, me dy shokë të tjerë, po këndonte një këngë në
    gjuhën amtare! Kjo qe e mjaftueshme për njerëzit e UDB-së që ta rrahin keq, t'i thyejnë
    nofullat dhe ta hedhin në rrugën e madhe. Raste të tilla ka me qindra edhe sot e kësaj
    dite.
    Ne pyesim: Kush përgjigjet për këto krime të tmerrshme të genocidit, që për
    dhjetra vjet me radhë, në mënyrë sistematike, kryhen nga regjimi titist kundër popullsisë
    shqiptare në Jugosllavi? A mos vallë vetëm Rankoviçi dhe banda e tij udbashe? Jo. Për
    këto e krime të tjera duhet të përgjigjen jo vetëm ekzekutuesit kryesorë, jo vetëm
    shërbëtorët, por në radhë të parë ustai i tyre në krime, xhelati Tito, dhe gjithë banda e tij
    kriminale.

    Shefqet Jashari: "Hetimet zgjatën 7-8 muaj. Është vështirë të
    përmenden gjithë hetuesit që merrnin pjesë në maltretime. Veçmas
    kanë qenë të pashpirt Asllan Sllamniku, Sllavkoviqi dhe njëfarë
    Muharremi. Kam pasur rastin ta njoh edhe Abdullah Prapashticën, e
    cili e shikonte duke më rënë me kërbaç këmbëve i pashpirti Asllan
    Sllamniku."

    Një nga aspektet dhe objektivat e vijës së përgjithëshme të politikës nacionale të
    klikës së Titos, veç vrasjeve e krimeve masive, ka qenë dhe mbetet çkombëtarizimi i
    popullisisë shqiptare të Jugosllavisë në çdo mënyrë e me çdo mjet. Për këtë qëllim ata
    kanë kombinuar masat administrative dhe terrorin policor me veprimtarinë e dendur
    propagandistike, e cila synon dhe shprehet me mbytjen e frymës patriotike, me mohimin
    e autoktonisë ("në tokat tuaja jini të ardhur, prandaj duhet të ikni këtej"), me
    mënjanimin e masave shqiptare nga jeta politike dhe mohimi i kërkesave të tyre
    nacionale, me çoroditjen dhe degjenerimin me "opium" fetar dhe me ndezjen e
    armiqësive e të vllavrasjeve sipas parimit imperialist "përça e sundo".
    Gjatë periudhës së fundit dhjetëvjeçare propaganda titiste është përpjekur me të
    gjitha mjetet të "argumentoj" e të përligjë "integrimin" violent të masës shqiptare në
    grupet etnike serbe, maqedone, malazese, shpërnguljen gjoja "vullnetare" të shqiptarëve
    në vende të huaja, orvatjet për të ndryshuar emrat e vendeve nga shqiptare në sllave,
    turqizimin e sforcuar të shqiptarëve dhe, nën presionin e privacioneve ekonomike,
    thithjen e shqiptarëve në thellësi të Jugosllavisë.

    Parulla e "lirisë për të jetuar ku të duash" dhe "për t'u quajtur si të duash" përbën
    në esencë imponimin politiko-ekonomik të shqiptarit për t'u larguar nga vendlindja e tij
    dhe për të jetuar në thellësitë e largëta të Jugosllavisë, apo për të emigruar në Itali,
    Austri, Gjermani Perëndimore, etj., si skllav i kapitalit monopolist. Po për titistët çdo
    mjet është i përshtatshëm për të arritur qëllimin. Jo më kot dhe jo rastësisht Gjoko
    Pajkoviçi, anëtar i KQ të LK Jugosllave, ish sekretar i LKJ për Kosovën, shpalli si vijë
    zyrtare të detyrueshme "lirinë" për shqiptarët që të mohojnë kombësinë e tyre. Në
    sesionin e 2-të të legjislaturës së 3-të të këshillit krahinor të Kosovës ai pat thënë duke
    bërë aluzion të hapur për turqizimin, ose më mirë të themi çkombëtarizimin e
    shqiptarëve, edhe këto: "Askush nuk mund të më ndalojë të shkoj në shkollën turqishte
    në se dua vetë... Kjo është liria ime, unë mundem me qenë serb, turk, amerikan e ku ta
    di unë". Kozmopolitizmi i revizionistëve nuk ka kufi, por ky kozmopolitizëm shprehet
    në një drejtim shumë të caktuar: për t'u mohuar shqiptarëve, nën të ashtuquajturën liri
    për "të zgjedhur" çfardo kombësi tjetër, të drejtën për të qenë shqiptar.
    Në fushën e ekonomisë titistët, për të detyruar masën shqiptare të shpërngulet
    për në thellësi të territorit jugosllav, përdorin gjerësisht presionin ekonomik dhe taksat
    shumë të rënda. Të gjitha krahinat shqiptare në Jugosllavi nga pikëpamja ekonomike
    janë shumë të prapambetura, pasi të gjitha objektet kryesore industriale janë
    përqëndruar kryesisht në Serbi, Kroaci e Slloveni.
    Në Kosovë, Rrafshin e Dukagjinit dhe në krahinat e tjera shqiptare pushteti titist
    u ka dhënë rëndësi vetëm atyre sektorëve ekonomikë nëpërmjet të të cilëve mund të
    shfrytëzojë pasuritë e mëdha të këtyre krahinave dhe këto pasuri i dërgon për në thellësi
    ose perëndim, duke sjellë varfërimin në masën shqiptare. Me të tilla metoda të
    shfrytëzimit tipik kolonialist veprohet në minierat e pasura të Trepçës, Devës, Goleshit,
    etj. Në këto miniera personeli administrativ dhe specialist është serbo-maqedon dhe
    malazez. Në qoftë se në këto miniera kërkon shqiptarin, atë e gjen në kategorinë e
    punëtorit të pakualifikuar. Edhe në ato pak objekte industriale dominon elementi sllav,
    p.sh. nga 400 punëtorët e fabrikës së duhanit në Gjilan, vetëm 90 janë shqiptarë.
    Krahinat e banuara nga shqiptarët janë shndërruar në koloni që po shfrytëzohen
    intensivisht nga serbët, malazezët e maqedonët. Papunësia rritet me shpejtësi. Lidhur
    me këtë Slobodan Peneziqi, në Prishtinë, ka deklaruar qartë: "Me gjithë përparimet,
    papunësia nuk zgjidhet, është nevoja që punëtorët të shkojnë në krahina të tjera".
    Kurse më vonë Dushan Mugosha, si sekretar i atëhershëm i LK të Kosovës, deklaroi
    hapur: "Ne ende nuk jemi në gjendje me i sigurue punë një numri të madh njerëzish.
    Për çdo vit afër 7000 banorë të kësaj krahine (Kosovës) shkojnë me kërkue punë në
    viset e tjera të vendit, jashtë Kosovës e Metohisë". Ndërsa çdo vit 14000 krahë pune të
    rinj i shtohen armatës së të papunëve. Ky fenomen ka vazhduar edhe më vonë me të
    njëjtat ritme. Më 20 gusht 1966, Tanjugu njoftonte se në mbledhjen e veçes ekzekutive
    të Kosovës e Metohisë u konstatua se "numri i njerëzve që futen në punë në këtë
    krahinë pakësohet gjithënjë e më tepër dhe janë duke u pakësuar gjithënjë e më tepër
    mundësitë për marrjen në punë të punëtorëve të rinj. Sipas të dhënave statistikore, në
    fund të muajit maj të këtij viti kishte 5000 punëtorë më pak të futur në punë se në majin
    e vitit të kaluar."
    Në këto rrethana shpërnguljet për në thellësi të Jugosllavisë, aktualisht, përbëjnë
    formën kryesore të çkombëtarizimit të krahinave shqiptare. Për rrjedhim, që nga viti
    1958 dhe deri më sot, me dhjetra mijra banorë shqiptarë janë shpërngulur në krahinat
    veriore të Jugosllavisë, në Vojvodinë, në Kroaci, në Slloveni, veç faktit që deri tani,
    sipas pohimeve të shtypit, janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre për në Turqi më
    tepër se 250 000 shqiptarë nga Jugosllavia.
    Shovinizmi i egër serbomadh e antishqiptar i titistëve është çfaqur edhe në
    fushën e arësimit e të kulturës.
    Populli shqiptar në Jugosllavi është i bindur nga eksperienca e tij e gjatë se
    manevrat e sotme të klikës së Titos, pavarësisht nga fjalët e "ëmbla", pavarësisht nga
    maskat, kanë vetëm një qëllim: të forcojnë pushtetin e tronditur të klikës titiste, të
    forcojnë shtypjen nacionale, shfrytëzimin e çkombëtarizimin e Kosovës. Për popullin
    shqiptar në Jugosllavi, si për gjithë popujt e shtypur të Jugosllavisë, kriza e thellë që ka
    goditur klikën e Titos është një gjë që pritej, është pasojë e pashmangëshme e vetë
    kontradiktave antagoniste që ziejnë prej vitesh në gjirin e bandës së renegatëve.
    Por eksperienca e hidhur shumëvjeçare nën sundimin e egër të bandës së Titos, e
    ka bërë popullin shqiptar të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Maqedonisë e Malit të Zi,
    të jetë vigjilent, të hapë sytë e t'i bëjë katër për të mos u mashtruar nga demagogjia e
    kurthet e klikës titiste që kanë shpërthyer kohët e fundit në gjithë vendin.
    Loja që po bën tani Titua me anën e një grushti tradhtarësh, si Veli Deva, Ali
    Shukriu, Xhevdet Hamza, etj., është një lojë shumë dinake dhe e rrezikëshme. Por Titua
    dhe telallët e tij nuk mund të mashtrojnë njeri. Populli shqiptar i Kosovës, Rrafshit të
    Dukagjinit, i Maqedonisë dhe Malit të Zi i njeh se kush janë titistët. Ai e di fort mirë se
    janë po këta Veli Devët, Xhavit Nimanët, Ali Shukrit e Xhevdet Hamzat, si dhe një
    grusht tradhëtarësh të tjerë, që kanë bashkëpunuar me bishat e Titos në krimet e
    përgjakshme të Drenicës e të Tetovës, të Ulqinit e të Prishtinës, të "aksionit të armëve"
    e të Pejës, janë ata që kur popullsia shqiptare e atyre krahinave ishte e përgjakur dhe e
    copëtuar nga klika e Titos-Rankoviçit, ata e lyenin dhe e zbukuronin regjimin xhelat të
    Titos. Populli shqiptar i këtyre krahinave nuk do të bjerë në lakun e ri të mashtrimeve të
    këtyre tradhëtarëve dhe padronit të tyreTitos, Kardelit, Bakariçit etj.
    Sado të egra, cinike dhe dinake të jenë masat e sundimtarëve revizionistë të
    Beogradit, ata kurrë nuk do t'ja dalin në krye të çkombëtarizojnë, të çfarosin e të
    asgjësojnë popullsinë shqiptare të Jugosllavisë. Ky popull, i cili u qëndroi me heroizëm
    të mrekullueshëm valëve të tërbuara të pushtuesve otomanë e sllavë gjatë shekujve dhe
    ka ruajtur me guxim e vendosmëri heroike gjuhën, traditat, zakonet, kulturën e vet,
    personalitetin dhe vitalitetin e tij, të gjitha karakteristikat e veçoritë e tij kombëtare,
    përballë të gjithë orvatjeve çkombëtarizuese e asgjësuese, një popull i tillë nuk mund të
    nënshtrohet e të çfaroset kurrë. Ai është i përjetshëm dhe do të fitojë. Do të vijë dita që
    Titua e banda e tij pa tjetër do të japin llogari deri në fund për krimet e tyre të
    përbindshme, për genocidin e pashembullt në Kosovë.
    (Artikull i gazetës "Zëri i Popullit", 31 gusht 1966. Ky artikull nën kudesin e Jusuf
    Gërvallës u ribotua në gazetën Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, Janar 1981,
    faqe 4)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    3. ZËRI I POPULLIT - ZË I TË GJITHË SHQIPTARËVE

    Nga Jusuf Gërvalla, shkurt 1980

    Kërcnimi Sovjetik për intervenimin ushtarak në Jugosllavi, kumboi në
    Shqipërinë Socialiste si kushtrim për t'u ardhur në ndihmë proletariatit dhe popujve të
    Jugosllavisë. Për shqiptarët që ndjekin me admirim politikën e vendit të tyre amë, RPS
    të Shqipërisë, kjo është rruga e vetme që shpie kah lufta e pritur për çlirimin social e
    nacional nga revizionizmi titist dhe kah bashkimi kombëtar me vendim amë.
    Fill pas pushtimit të Avganistanit në dhjetorin e kaluar, në botë piku fjala se
    Bashkimi Sovjetik (BS) s'e ka fort larg t'i shtrijë kthetrat edhe përmbi Jugosllavinë. Dhe
    bota, si një masë amorfe, e rënduar nga përgjumja kapitaliste, kolonialiste dhe
    revizioniste, ka zënë të merret me shkaqet dhe me arsyet e BS për një intervenim
    ushtarak në Jugosllavi, në vend që ta shtrydh mendjen se si të pengohet ky rrezik i
    prapët për popujt e Jugosllavisë.
    Vetëm një vend i vogël krenar, Shqipëria Socialiste, në vend që të merret si të
    tjerët me dokrra, e shpalli botërisht me anën e Organit "ZËRI I POPULLIT"
    gatishmërinë e Qeverisë dhe të popullit shqiptar për t'u ardhur në ndihmë popujve të
    Jugosllavisë në rast intervenimi ushtarak nga ana e BS. Mendja e urtë mund të nxjerrë
    menjëherë përfundimin se Shqipëria Socialiste, që kultivon një vigjilencë të
    pashembullt lidhur me ngjarjet në botë, i ka të qarta arsyet e kërcnimit sovjetik dhe
    është e vetëdijëshme se cilën anë do ta marrë për vete.
    Kohë më parë, prijësi i madh i popullit shqiptar, Shoku ENVER HOXHA ftonte
    jo vetëm popujt tjerë, por edhe vet proletariatin sovjetik: "...ta shkatërroni regjimin
    diktatorial fashist, që fshihet me sllogane mashtruese. Ju duhet ta dini se ata që ju
    drejtojnë janë fashistë, shovenistë dhe imperialistë. Ata ju përgatisin si mish për top, për
    një luftë të ashpër imperialiste, për të vrarë popujt dhe për të djegur e shkatërruar vende,
    që shpresonin shumë tek atëdheu i Leninit dhe Stalinit.... Armatimet dhe ushtria në BS
    s'janë më në duart e popujve sovjetikë dhe nuk shërbejnë për çlirimin e proletariatit
    botërorë, por përkundrazi, ato janë destinuar për të shtypur popujt sovjetikë e popujt
    tjerë." (E. Hoxha: Me Stalinin, Tiranë 1979, f. 41-42)
    Në ngushticën e madhe të një intervenimi ushtarak sovjetik, për popujt e
    Jugosllavisë do të qeleshin disa fronte: mposhtja e dominimit të kapitalit perëndimor
    (me 35 miliardë dollarët që i ka borxh Perëndimit, Jugosllavia, në bazë të numrit të
    banorëve, është vendi me më së shumti borxhe në botë); shembja e regjimit të klikës
    hegjemoniste e social-shoveniste të Beogradit, e cila popujt e Jugosllavisë i ka futur në
    një rrugë të pakrye; dhe lufta e vështirë me armë kundër kuçedrës evro-aziatike ruse.
    Dhe gjithë këto fronte popujt e Jugosllavisë janë të shtrënguar t'i përballojnë vetëm me
    forcat e veta, të cilat në këtë çast janë të dërmuara fare nga mjetet e egra të pushtetit
    anti-popullor revizionist në Jugosllavi qe tridhjetë e pesë vjet.


    Jusuf Gërvalla

    Për qeverinë dhe popullin shqiptar, të mbledhur grusht rreth Partisë së Punës të
    Shqipërisë (PPSH), ky rrezik i popujve fqinjë u bë kushtrim i hapur për t'i ardhur në
    ndihmë proletariatit të Jugosllavisë dhe për të treguar edhe një herë, si vazhdimisht
    brenda këtyre 35 vjetë jete në socializëm të mirëfilltë, konsekuencën e pashembullt ndaj
    idealeve të larta proletare, marksiste-leniniste.
    Historikisht, në rrethana të caktuara, "bashkimi i armëve (shqiptare) me aleatët
    ballkanikë ishte vetëvrasje" (A. Puto: Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të
    Mëdha 1912-1914, Tiranë).
    Dhe "ZËRI I POPULLIT", që i dha zë aktit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të
    popujve në emër të internacionalizmit proletar, pa shikuar rrezikun me të cilin e
    ngarkon veten ka pasur parasysh këtë fakt. Shqipëria s`i harron masakrat që kanë bërë
    mbi popullin shqiptar ushtritë dhe gjandarmëria serbe, para njëqind vjetësh, kur
    shqiptarët u përzunë me mënyrat më barbare nga tokat e veta poshtë Nishit; masakrat e
    pa para të ushtrive serbe në Prizrenin e posaçliruar nga forcat e Lidhjes Shqiptare, kur
    serbët gjetën shesh për të bërë kërdinë mbi pleq, gra e fëmijë, mbi të plagosurit
    shqiptarë të strehuar në konsulatën Austro-Hungareze në Prizren (Pierre Loti: “Tourquie
    ago nisante”,Paris, Calman-Revy); egërsimin sllavë të serbeve e malazezëve (të shtyr
    nga Rusia, e cila sot po kanoset t`i pushtojë vetë po këta serbe e malazezë) mbi
    popullsinë shqiptare tamam në kohën që këta, e kishin çliruar pëllëmbë për pëllëmbë
    vendin e tyre nga Rurqia, më 1912, dhe kur Pashiqi i Serbisë dhe Nikolla i Malit të Zi,
    që e gjetën Shqipërinë të dërmuar nga lufta me turqë, hynë dhe shkretuan të thuash
    gjithë tokat shqiptare dhe, më në fund, me dredhitë e veta e me anën e dredhisë së
    madhe ruse, atëdheut tonë ia shkëputën Kosovën, viset shqiptare në Maqedoni, në Mal
    të Zi e në Serbi; mizorit e pastajme të mbretërisë Jugosllave, e cila i kishte dhënë vetes
    për detyrë të zhdukte nga faqja e dheut popullin shqiptar…
    Akti i sotëm i vendit tonë amë, në sytë e të gjitë shqiptarëve dhe botës bëhet edhe
    më madhështor kur dihet fare mirë se gjatë këtyre 35 viteve të pushtetit popullor
    shqiptar, Partia e Punës ndoqi me interesim jetësor sidomos mizorit e
    mëvonëshmejugosllave, ato të PKJ, e cila “ndaj popullsisë së Kosovës ndoqi një
    politikë nacional-shoveniste, që ishte e njëjë me politikën e Mihajlloviqit dhe
    Nediqit”(Që në fund të vitit 1945,-thotë Sh. Ballvora”, Tiranë 1968,-kur Jugosllavia
    kishte ende vise të pushtuara nga forcat e fashizmit gjerman, grupe udhëheqës i PKJ
    dërgoi brigada dhe divizione të tëra për të masakruar popullin e Kosovës dhe ushtroi një
    terror që ia kalonte atë që kishin përdorur ushtarët e monarkiste serbe në periudhën e më
    parëme”) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, e cila shenuar me interesim të
    gjallë dhe me indinjatë të thellë çdo akt të diskriminimit nacional socjal e politikë të
    shqiptarëve në Jugosllave nga ana e revizionizmit jugosllav (dëbimin e programuar
    shtetëror të shqiptarëve nga tokat e tyre dhe popullizimin e atyre tokave me kolonistë
    serbë, malazezë e maqedonas; përpjekjet këmngulëse të Jugosllavisë për të bërë një
    diferencim artificial gjuhësor, historik e kulturor ndërmjet shqiptarëve në RPS të
    Shqipërisë dhe atyre në viset shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllim që këtyre viseve t`u
    ndrrohet fizionomia etnike, sidomos me ndihmën e presioneve të vazhdueshme
    nacional-shoveniste për shpërnguljen, zhdukjen fizike ose asimilimin e shqiptarëve;
    vjeljen e begative të mëdha e natyrore të Kosovës në dobi të serbisë e të tjerave
    republika të Jugosllavisë, e në dëm të zhvillimit të mbarë ekonomik të popullit shqiptar
    në Kosovë…), pra, RPS e Shqipërisë i ka pasur parasysh të gjitha këto kur shfaqi
    gatishmëri t`u vinte në ndihmë popujve të Jugosllavisë kundër tërbimit rus. Eshtë ideali
    i lartë proletar, solidariteti i pashembullt klasor e fqinjësor, mungesa e ndjenjës së
    praptë të revanshizmit, dhe jo harresa e fakteve, që Shqipërinë Socialiste e bën të dallojë
    mirë pafajësinë e popujve të Jugosllavisë nga egërsimi sllavomadh dhe nga tradhtia e
    madhe e qeverisë revizioniste e nacional-shoveniste të Jugosllavisë.
    Më në fund, vetëvrasja e vërtetë do kish qenë bashkimi i armëve me krerët
    revizionist jugosllavë, që po veprojnë me tërbim për t`ua ngrën kokën shqiptarëve
    liridashës të Kosovës: nga lufta e këtej, organet fashiste të sigurimit jugosllavë kanë
    hedhur në burgje më se pesëdhjetë grupe e organizata liridashëse të patriotëve shqiptarë,
    që një mënyrë a në një tjetër u përpoqën të heqin qafe skllavërinë në Jugosllavinë titiste.
    Sot, po këto organe, me një tërbim më të madh se kurrë, i kanë një burgosjeje në masë
    të shqiptarëve, që pati rezultat mbi 2000 të burgosur, femëra e meshkuj, mbi të cilët po
    ushtrohet një terror i egër me metoda policore që ua kalojnë metodave më çnjerëzore
    fashiste.
    Partia Punës e Shqipëris, kurrë nuk është kursyar me kritikat e veta ndaj regjimit
    antipopullor dhe antishqiptar të klikës titiste-rankoviqiste. “ Për klikën e Beogradit,
    thotë vet shoku Enver Hoxha, Kosova është një pikë shumë e dobët, prandaj ajo ushtron
    në Kosovë një terror të madh…Elementi shqiptar goditet posaçërisht në Jugosllavin
    titiste, sepse udhëheqsit e tanishëm jugosllavë i njohin mirë tiparet revolucionare të
    popullsisë shqiptare të atjeshme, e dinë mirë se këtë popullsi problemi nacional
    gjithëmonë ka qenë dhe mbetet në plagë e hapët që kërkon shërim.” Por aq sa ishin të
    rrepëtra kritiksat ndaj regjimit revizionist jugosllavë, aq ishte e madhe dashuria dhe
    keqardhja e shqiptarëve për popujt e Jugosllavisë.
    Është pra e vetë kuptushme se,se sa për klikën titiste, nuk do çanin kokë Qeveria
    dhe populli shqiptar, për cfardo intervenimi që të jetë fjala. Vaftë në djallë Titoja (nëse
    nuk ka vdekur) me këlyshët e tij, të cilët qe 35 vjet po përdhosin iden e madhe
    komuniste e popujt e Jugosllavisë po i privojnë ngs e drejta e tyre e pamohushme për
    një zhvillim të mbarë e të vërtetë socialist, për të cilin ata patën dhënë gjakun e vet të
    shtrenjtë gjatë luftës së fundit!
    Duke qenë të vetëdijshëm për të gjitha këto, krerët dinak jugosllavë i dhanë hov
    edhe më të madh veprimtaris së tyre të errët, tamam në çastin që popujt e udhëhequr
    prej tyre u ndodhën për ballë rrezikut rus, në vend që ti gëzohen ndihmës së pa rezerëvë
    të fqinjit të parë. Në fillim, ata e trumbetuan me të madhe në shtyp, radio e televizion
    artikullin e “Zërit të popullit”. Nuk harruan, porse të heqin si me thikë ato pjesë të
    artikullit, që lidheshin me interesimin vital të RPS të Shqipërisë për fatin e hidhur të
    shqiptarëve në Jugosllavi. Pos kësaj , si pas zakonit të dhelprës, ata edhe këtë rast e
    shfrytëzuan për të mbjell mjegull te popullsia shqiptare e këtushme. Nëpërmjet
    agjentëve të regjur në punë antishqiptare, krerët jugosllavë dhe renegatët kosovarë (të
    cilët e shkelën dinjitetin e tyre si shqiptar, që do ishin dhe u bënë sllavë të jugut) i dhanë
    krah parullës absurde sesi, me aktin e gatishmërisë për t`i dhënë ndihmë të pakursyar
    Jugosllavisë përballë rrezikut sovjetik. Qeveria shqiptare dhe Partia e Punës e
    Shqipërisë paskan ndërmend të rreshtohen krah për krah me revizionizmin jugosllav!
    Kjo është edhe një shenj e qartë se tradhtia revizioniste jugosllave ndaj interesave
    të popujve brenda kufijve politik të saj dhe jashtë tyre, është e papërmirësueshme.
    Kur u pa se shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare në Jugosllavi nuk e
    hanin dot këtë pemë helmuese, sepse vetëdija e ngritur kombëtare dhe klasore ata i bën
    të zgjedhin të vetmen rrugë të mbarë, atë të bashkimit me vendin amë Shqipërinë dhe të
    përkrahjes parezervë të rrugës së Partisë së Punës me Enver Hoxhën në krye,
    revizionizmi jugosllavë e hoqi maskën dhe i zbuloi këmbët e veta: A. Gërliçkovi, një
    funksionar i lartë i revizionizmit jugosllavë dhe renegat maqedonas, deklaroi se
    Jugosllavia as e ka kërkuar dhe as e ka për gjë ndihmën që po i ofron një parti dhe një
    vend, që deri më tash e ka kritikuar ashpër politikën jugosllave!
    Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe. Regjimet antipopullore jugosllave ia kanë
    njohur turrin shqiptarit të armatosur, të cilit lufta e drejtë për trojet e veta ia
    dhjetërfishon fuqinë. Prandaj, ky regjim ende ushqehet me ëndrrën e moçme sesi, në
    rast të një lufte të re, përsëri shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptarët në
    Jugosllavi do t`i mobilizojnë e do t`i dërgojnë për luftime në srem e në slloveni, në
    mënyrë që çetnikëve serbë e malazez t`u hapë shesh për të ardhur e për të masakruar
    përfundimisht popullsinë shqiptare në viset e saj. Duke ditur për borxhet e mëdha ndaj
    shqiptarëve revizionizmi jugosllavë do të pranonte gjithçka tjetër më parë sesa
    kosovarët e mobilizuar dhe kalimin e Ushtrisë Shqiptare këndej kufirit, pa marrë
    parasysh se u vjen për ndihmë popujve të qeverisur prej tij.
    Ndërkaq ne, luftëtarët e lirisë, duke njohur armikun dhe aspiratat e tij, duhet
    përqëndrojmë vëmendjen edhe në pikat e tij të dobëta, në mënyrë që lufta e ardhshme, e
    pashmangshme, të na shkojë mbarë. Ky është për ne rasti më i volitshëm të heqim dorë
    nga çdo ndjenjë revanshizmi, të bëjmë edhe ne dallimin e domosdoshëm ndërmjet
    popujve jugosllavë, të pa fajshëm për krimet e ushtruara mbi ne, dhe qeverisë nacional-
    shoveniste të Beogradit; të armatosur vetë dhe të bashkuar me forcat e armatosura të
    Nënës Shqipëri, ne do të mund të realizojmë dy qëllime të larta-t`i ndihmojmë popujt e
    Jugosllavisë për të mposhtur regjimin e tyre tradhtar dhe për ta përballur sa më mirë
    egërsimin rus, e në anën tjetër, vetë t`i realizojmë aspiratat tona shekullore, çlirimin e
    tokave shqiptare nga zgjedha jugosllave dhe bashkimin e tyre me vendin tonë amë,
    Republikën Popullore të Shqipërisë.
    Të mos presim, pra, të hutuar-se hutesa mund të na kushtojë shfarosje- por, duke
    ditur qëllimet e errëta të klikës titiste, të mblidhemi edhe ne, shqiptarët në Jugosllavi,
    dhe të ndjekim me besnikëri hapin e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të vëllezërve
    shqiptarë të ndjekim rrugën unike, e cila do të na shpjerrë pa dyshim fitore!
    Shkurt, 1980 (Botuar në gazetën Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq, pranverë 1980)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    4. Lajmërimi i Pranverës ´81 në Lajmëtarin e lirisë

    Nga Xhafer Durmishi

    Në vitet e fundit është shkruar shumë për demonstratat e vitit 1981, d.m.th. me dekada
    të tëra pas mbarimit të tyre. Me gjakftohtësi, dhe me perspektivën e distancës kohore
    janë bërë revidime të qëlluara që përputhen me të vërtetën historike. Kuptimi i drejtë i të
    së kaluarës është bazë e mirë për t'u orientuar në të tashmen. Megjithatë janë të shumtë
    ata të cilën nuk janë në gjendje ta kuptojnë të kaluarën por servojnë gënjeshtra nga më
    skandalozet.
    Shkrimi i mëposhtëm i Jusuf Gërvallës dallohet nga të gjitha shkrimet që janë bërë
    deri me sot. Ky është shkrim i një lloji të veçantë ashtu siç janë edhe punimet tjera të tij.
    Ata që kanë pasur shtet, që e kanë pasur shërbimin informativ, që kanë pasur diplomatë,
    që kanë pasur APARATIN e shtetit, në disa raste janë deklaruar se Pranvera e vitit 1981
    i ka befasuar. Por kjo Pranverë nuk e ka befasuar parashikuesin, largpamësin dhe
    Lajmëtarin Jusuf Gërvalla, i cili, i shkëputur nga pjesa kryesore e shokëve, nga trualli,
    pa diplomatë, vetëm, në studion i tij të punës, pa aparat shtetëror, por me një aparat
    tjetër - me një radioaprat të fuqishëm me valë të shkurta, dhe me APARATIN edhe më
    të fuqishëm analitik të trurit të tij, i deshifron e dekodon me shpejtësinë e vetimës lajmet
    e marra, duke i kthyer në rreze të gjata drite e veprimi, për t'i treguar popullit ngjarjet që
    i ka në prag.

    Jusuf Gërvalla: "Mirëpo kjo pakënqësi, që vetvetiu përbën një nga
    forcat kryesore të luftës së ardhme, implikon para së gjithash edhe
    nevojën e përdorimit të saj me kohë e me vend. Sepse, si forcë
    goditëse, ajo ka një cilësi të atillë, që nuk i shfaqet kujtdo. Ajo do t'i
    shfaqet vetëm atij që është i denjë për luftën e vendosur dhe serioze,
    deri në fitore, pa marrë parasysh vështirësitë dhe sakrificat. Prandaj,
    si bij revolucionarë të popullit tonë, ne, në radhë të parë, duhet ta kemi
    parasysh pakënaqësinë e madhe të popullit dhe të hyjmë në esencën e
    saj e t'i përgatisim asaj terren të vërtetë për grushtin e saj të
    fuqishëm."

    Këtë largpamësi që i shfaqet Jusufit, e vërteton më së miri artikulli i mëposhtëm që ka
    të bëjë me një ngjarje pikërisht para 30 vitesh, më 21 shtator 1980, në Prishtinë.

    Dokumenti i gatshmërisë

    Nga Jusuf Gërvalla
    Gjithë ata shqiptarë që - duke harruar demostratat historike të vitit 1968 - ka harruar
    ç'është forca e masës së revoltuar, këto ditë pati rast të përkujtohet edhe njëherë, me
    demostratat e futbolldashësve të Prishtinës, më 21 shtator.
    Vendi dhe preteksti i tyre mund të jetë i pakuptim në dukje të parë: reagim për një
    padrejtësi sportive në fushën e futbollit. Por, duhet të jesh fare jashtë realitetit shoqëror
    kosovar, nëse çështjen e kufizon në këtë mënyrë. Edhe fizikisht, demostratat kaluan
    jashtë fushës së sportit, u përhapën në rrugët e Prishtinës dhe zgjatën deri natën vonë.
    Vallë, një padrejtësi e thjeshtë sportive mund t'i shtynte qytetarët tanë që "tërbimin" e
    tyre ta derdhnin mbi çdo automjet, të madh a të vogël, që nuk kishte targë të Krahinës
    sonë?! A s'i përkujtojnë autobusët dhe veturat e përmbysura, demostratat e 1968-ës?!
    Ky dokument i gjallë i pakënaqësisë së masave, pos që i dha grusht qeverisë së
    Beogradit, duhet t'i bëjë të mendojnë pak më thellë edhe forcat tona revolucionare,
    sidomos pararojën e tyre: në qoftë se nuk evidentohet pakënaqësia e përgjithshme, në
    qoftë se ajo nuk shfrytëzohet në mënyrë të organizuar për qëllime revolucionare,
    atëherë s'do mend se pakënaqësia e tillë, si potencial që kërkon shkarkim të
    domosdoshëm, do të manifestohet patjetër në mënyrë spontane. Dhe dihet se në raste të,
    vendi dhe preteksti s'kanë si të jenë të qëlluar, domethënë në mënyrë vitale të nisin dhe
    të zhvillohen atje dhe ashtu si e do puna.
    Ky shpërthim ndodhi në një kohë të përshtatshme, kur disa elemente të revolucionit
    tonë, të tërhequr nga ofensiva për shkak të presionit të madh policor e politik të
    pushtetit, kishin zënë të përqafonin aty-këtu edhe ide disfatiste e kapitulluese. Një pjesë
    e intelegjencës sonë donte të thoshte - natyrisht, jashtë ligjeve të dialektikës - sesi te
    populli ynë qenkan vërejtur edhe shenja përgjumjeje dhe mosgatshmërie për t'iu
    përgjigjur pararojës revolucionare. Ata e harrojnë traditën shekullore luftarake të
    popullit shqiptar dhe, nga hutesa e vet, bëjnë llogari të gabuara dhe veprime të
    rrezikshme: dyshojnë dhe përhapin dyshime lidhur me situatën reale te ne dhe me
    shpirtin luftarak të popullit tonë në këto çaste të vështira robërie e mjerimi.
    Tani, jo me fjalë e me shtrydhje sterile të trurit që të shpie në udhë të pakrye, po me
    një vepër të shkëlqyer të manifestimit konkret të forcës së popullit, këto demostrata na e
    tërheqin veshin qortueshëm dhe sikur na thonë fare qartë se kush ka të drejtë të
    dëshpërohet: inteligjenca me popullin, apo populli me inteligjencën? Pakënaqësia dhe
    revolti i shtresuar i masës në rrethana të caktuara historiko-shoqërore janë, pa dyshim,
    të barasvlershme me potencialin e pafrenuar të rrymës së rrëmbeshme të lumit. A do të
    derdhet kot ai potencial, apo do t'i lëvizë turbinat e revolucionit, varet nga djalëria
    pararojë, pjesë e pandashme e së cilës është inteligjenca popullore.
    S'ka revolucion pa popullin dhe s'ka popull jorevolucionar. Gjithçka varet nga kushtet
    objektive, në të cilat do të shpërthej ose jo revolucioni. Kurse qielli ynë - siç e tregon
    realiteti objektiv dhe siç e thonë analizat e thella shkencore marksiste-leniniste të
    Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të udhëheqësit të madh shqiptar Enver Hoxha - është
    i stërngarkuar me elektrizim të fuqishëm revolucionar.
    Për revolucionarin e vërtetë është e qartë se shkarkimi i këtij elektrizimi do të bëhej
    më me vend e më me efekt po të kishte udhëheqës të denjë revolucionarë, që do të
    viheshin në ballë të masave të revoltuara për t'u prirë atyre kah fronti i shenjtë i çlirimit
    të tokave stërgjyshore dhe i bashkimit me Atdheun tonë të lirë, Shqipërinë socialiste.
    Marrë nga Lajmëtari i lirisë, nr. 2, tetor-nëntor 1980, faqe 6
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    5. ZËRI I KIÇO FOTJADHIT

    Pjesë nga një intervistë me Albert Zholin

    Në vitin 1981 filluan ngjarjet në Kosovë që kërkonin pavarësinë dhe Shqipëria
    mbajti qëndrimin e saj me disa artikuj shumë të fuqishëm. Një prej atyre artikujve ka
    qenë i marsit i vitit 1981. Artikulli e kishte titullin “Kush e nxit armiqësinë midis
    popujve të Jugosllavisë”. Ishte historik-shkencor-politik-ideologjik. Dikush e lexoi nga
    spikeret në radio e lexoi, por udhëheqja dhe nuk e pëlqeu. Dhe i thanë se i vetmi që
    mund ta lexojë mirë është Kiço Fatjari. Më morën dhe më dhanë tekstin. E lexova disa
    herë vetëm. Pastaj në radio. Kisha emocione të jashtëzakonshme pasi ishte një artikull
    bombë, patriotik. Të jepte zjarr. Aty ishte shkëlqimi im atë ditë që u transmetua ajo.
    Ngjarja për të cilën unë flisja më ngacmoi shumë. Unë bëra një lexim artistik të
    përkryer, të gjithë që e dëgjuan e pëlqyen shumë. Ngjarjet e jashtëzakonshme kanë
    lexime të jashtëzakonshme. Ajo ishte ngjarje kombëtare. Isha shumë i zhytur në ato
    materiale. Unë lexoja dhe dridhesha i tëri dhe më rrënqethej mishi. Pas atij momenti të
    gjithë materialet që ishin për Kosovën kalonin nëpërmjet meje. Unë dashje pa dashje
    jam quajtur spikeri i Kosovës. Më vinin urime nga populli i Kosovës, disa mendonin se
    isha kosovar, pastaj morën vesh që unë isha himarjot...
    A keni marrë ndonjë vlerësim nga Enver Hoxha?
    Kur lexoja artikujt për ngjarjet e Kosovës më vëzhgonte shumë drejtori i radios
    Agim Papaproko që ishte gazetar dhe drejtor i radios në atë kohë. Në studio, jo përballë
    meje por anash, rrinte Çajup Rusmaili. Unë tregoja artin tim të të folurit. Kam lexuar
    edhe nekrologjinë e Naserit dhe të Ho Shi Minit, dhe njoftimin për vrasjen e Mehmet
    Shehut dhe nekrologjinë e Enver Hoxhës në radio. Por leximet për Kosovën ngelen ndër
    më të dashurat dhe ato me më përgjegjësi për mua. Kur dal një ditë nga studio i lodhur
    Çajupi më thotë se më ke bërë një nder shumë të madhe se një herë në tre ditë më merr
    Enver Hoxha në telefon dhe më thotë se “bravo ju qoftë për ato artikuj, ai djalë
    lexon shumë bukur dhe përgëzojeni atë djalë. Ai djalë nuk lexon, por këndon
    këngë patriotike”.
    Ti e ke dhënë lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës?
    Lajmin e kam dhënë në radio (në TV vetëm në mëngjes). U kërkua që lajmi të
    lexohej çdo dy orë. Vonë kam takuar të burgosur politik, personalitete, që më kanë
    thënë se ti na ke bërë të qajmë neve në burg. Ai neve na ka futur në burg padrejtësisht,
    por ti me mënyrën tënde të leximit na detyrove të qajmë. Unë e trajtova si një poemë
    poetike lajmin. Një ngjarje e jashtëzakonëshme ka lexime të jashtëzakonëshme.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •