Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 136
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Serbėt mbijetuan falė Sheriatit”

    Myftiu i Bashkėsisė Islame nė Serbi Muamer Zukorliē tha se serbėt kanė mbijetuar nė sajė tė Sheriatit.

    “Nė sajė tė Sheriatit, nė ato vende ku sundoi Sheriati, mbijetuan ata tė cilėt nuk shin mysliman. Sikur mos tė ishte Sheriati asnji nuk do tė kishte mbijetuar. Dhe fqinjėt tanė tė cilėt i pėrbuzin dhe i akuzojnė Turqit pėr tė gjitha tė kėqijat nė botė dhe Sheriatin parasegjithash, sikur tė dinin se ēfarė ėshtė Sheriati do ta vlerėsonin atė mė shumė se ne, dhe pėr ekzistimin e tyre duhet t’i faleminderohen Sheriatit. Sepse aty ku nuk ishte Sheriati nuk mbijetoi askush qė nuk ishte sikurse ai qė sundonte nė kėtė periudhė. Dhe tė sundosh 500 vite , siq tha njėri, sikur ti pėrkledhnin kishin pėr t’i shlyer tė tėrit. Dhe pastaj dikush pėrmend ngulitjet nė hunj dhe pėr ndonjė zullum turk.” tha Myftiu Muhamer Zukorliq nė tribinėn e mbajtur nga “Revija Sanzhak”: Izolimi i kriminaliteit – themel i ekzistencės sė bashkėsisė ,e cila ėshtė emituar nė televizionet lokale dhe nė YouTube.

    Pyetjes sė pjesėmarrėsėve, se “Ēka tė bėjmė ne boshnjakėt, po na vrasin ndėrsa asnjė vrasje deri mė tani nuk ėshtė ndriquar?, ai u pėrgjegjė:

    Ne jemi nė njė situatė tė Kampit tė pėrqėndrimit. Ju e dini si duket njė kamp i tillė. Brenda nė kamp ėshtė njė popull, tė gjithė janė tė dobėt pėr nga shėndeti, ndėrsa pėr rrėth tyre ekzistojnė rojtarėt e kampit, drejtuesit, ata e marrin atė qė nuk ju pelqen, ia humnbin fijen, ska hetime, ska asgjė.

    Nė tė njejtėn situatė janė edhe serbėt, vetėm se nė kėtė rast kundėr nesh janė tė bashkuar edhe udhėheqja e dobėt dhe kriminelėt, e ky ėshtė kombinimi mė i keq qė i mundur.

    Nuk di a ka njeri nė mesin tonė qė e ndinė veten tė mbrojtur nga policia serbe? Jo, tė gjith ne policinė e konsiderojmė si diqka e rrezikshme, normal se diqka ėshtė zbutur, por tė kthehemi si ka qenė para disa viteve, nuk mund krejt leht tė harrohet.

    Dhe nuk e di a e ndinė pushtetin si pushtet tė vetin, edhe pse e ka votuar, dhe dikush thot pushteti ynė, ēfar i yni, pushtet i zi. Pra kėto janė fakte. Ne ėshtė dashtė tė kalojmė nėpėr kėto periudha, – sikurse pėr tė arritur deri te thartira duhet kaluar nėpė procsin e alkoholit, pėr tė arritur deri te ngritja vetėdijės institucionale tė boshnjakėve, dhe dhasht zoti tė jep rezultate, potencoi nė mes tjerash Myftiu para tė pranishmėve nė kėtė tribinė. /Infosot/
    TemA Online
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Interesante, ke ndonje link Tori?

  3. #23
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga Tori Lexo Postimin
    Edhe pse nuk ka dale te gjithe e thone nen ze se sipas censusit te 2011 Muslimanet kan fitu me 74.8% por si duket nuk e thone se kane frike se terbohen te Krishteret.

    Sipas censusit 2011 thone burime jozyrtare se Muslimont jane 74.8 , ortodokset 12.2% , katoliket 8.2% dhe ateistet 4.8%.

    Shpresoj qe me ket lajm mos terbohen te krishteret.
    Nje pyetje kam, kur keto qe ke thene me siper jane jozyrtare, ti ku i gjete info????
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #24
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shi si bojn, si te habit !!!


    Po qe se keni nevoje te dini sa fetare ka ne Shqiperi, shkoni dhe numeroni personat qe shkojne te premten ne xhami dhe personat qe shkojne te dielen ne kishe.

    Vetem keto jane myslimane, ortodhokse apo katolike te vertete. Pjesa tjeter jane fetare vetem me raste festash.


    Nuk e kuptoj pse i paskeni fobi shifrat e censusit te fundit qe ka sjell Tori !!! E mbani veten edhe per intelektuale ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Citim Postuar mė parė nga Tori Lexo Postimin
    Edhe pse nuk ka dale te gjithe e thone nen ze se sipas censusit te 2011 Muslimanet kan fitu me 74.8% por si duket nuk e thone se kane frike se terbohen te Krishteret.

    Sipas censusit 2011 thone burime jozyrtare se Muslimont jane 74.8 , ortodokset 12.2% , katoliket 8.2% dhe ateistet 4.8%.

    Shpresoj qe me ket lajm mos terbohen te krishteret.
    Na keni care k@@@@n ju 'fetaret' e Shqiperise, e vecanerisht ju te 74% te pabazuar ne kete forum, ky duhet te jete forum moderatoresh dhe jo forum propagande, keshtu qe mos abuzoni me e as mos u mundoni ta perdorni si te tille. Enough.
    mateo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Eshte shume I bukur edhe fakti qe thuhet nen ze

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Per mu ska shume rendesi nese jane 74% mysliman apo 74% katolik. Per mua te gjithe jane shqiptar. Ne fund te fundit kush ka hap 2 faqe histori e di shume mire qe shqiptaret deri ne shekullin e 14-15 kane qene te gjithe krishtere pa perjashtim (perfshi dhe katragjysherit e pesegjysherit e myslimaneve te forumit . Me vone pastaj me pushtimin e turkut pjesa derrmuese e shqiptarve u asimiluan ne mysliman (ku prap per mua s'perben asnje problem) pasi shqiptaret kane jetuar ne harmoni me njeri tjetrin nder shekuj ,duke mos i dhene shume rendesi se kujt feje i perket njeri apo tjetri.

    Kjo pjesa e 74% ku jam dhe une ,eshte futja kot. Tek censusi edhe une jam deklaruar mysliman ,por te them te drejten ne xhami skam qene kurre dhe skam ndermend te shkoj. Kshu si une besoj jane pjesa derrmuese e shqiptarve te shqiperise ,ku festojme bajromin por ramazanin asnji se mbajme

    Tani ju mund te thoni cte doni ,qe sjam mysliman i denje e derrci verrci ,por mos praktikimi i fese edhe pse i te qenurit mysliman sme ben aspak mekatar. Mjafton qe une besoj shpirterisht ne zot pa qene e nevojshme te falem ne xhami.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endri_ : 07-11-2012 mė 15:54
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  8. #28
    "A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni"



    shpirti i ketij prifti e i ketij robit te zotit,te gjej paqe te perhershme ne parajsen e perjetshme...amin e amen !

    do e kisha per nder te isha nxanes e bashklutes me kete njeri e patriot te madhe.

    desha te pergjedh vetem disa te thena e rrieshta nga ky patriot e klerik i madhe,por duke e lexu te terin fillim e mbarim,nuk do ndaja as nje fjale nga ajo qe ka thane ne ate kohe.

    1.

    PĖRZGJEDHJE NGA PUBLICISTIKA E ANTON HARAPIT


    FANATIZMI - njė turp pėr personin dhe pėr shoqėrinė

    Zotni tė ndershėm,
    Mė falni pėr guximin: due ta pėrballoj ēashtjen ma delikate nė jetėn shqiptare.
    Kush e kishte zanė besė?... Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe, ndėr ateistat e ditės. Egėrsitė e bame nė Jug, midis djelmnisė shqiptare, vetėm pse muhamedanė e kristianė, janė fakte qi nuk lanė me luejtė, por janė edhe prova tė tmerrshme pėr jetėn tonė fetare, shoqnore e kombtare. Pėr sa dij unė deri mė sod, kjo ēashtje kurrė nuk qe pėrballue kjartė e mirė; sa herė qe kallė, menjiherė edhe qe mbulue porsi gaca nėn hi.
    T’i mbetet hatri kujt tė duejė, unė due ta thom mendimin tem haptas: Marrė nė shumicė, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e kėta jo pėr besim, sa pėr inat e pėr parti. Ndėr ēasat ma tė vėshtirė tė jetės sonė kombtare, njimend se shpėtuem format e bashkimit shoqnor e tė qetėsisė ndėr elementa, porse ne fund te punes mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me tė trembė e me tė emoralizue. Tue prekė me dorė plagėn, vjen pyetja: A do tė mund tė rrojnė nė qetėsi tre elementat fetarė ndėr ne? Ateistat me tė gjithė skeptikėt, indiferentat, natyralistat, aventurierėt e oportunistat, thonė se jo: Na shqiptarėt nuk mund tė rrojmėtė qetė, as nuk mund tė formojmė shtet, pėr pa i zhdukė tc gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma! Kėta shpresoj t’i pėrballo nji herė tjetėr; kėtyne tash po thom vetėm se Shqipnia nuk ash vend i pa Zot; e se shqiptarėt a nuk janė, as nuk duhet tė jenė t’patėnzonė. Fjalėn kėtė herė e kam m besimtarėt e tre elementave.
    Pa kontenstim ne jemi n komb, nji shtet e nji popull me n shpirt, me nji gjuhė e me nji histori, e po t’ishim edhe tė nji besimi, patėm me qenė edhe ma te bashkuem, ma homogjenė, dhe nuk patėm me bjerrė mund e kol pėr t’u kuptue ndėr shumė pun Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanė, ortodoksė e katolik e si tė tillė duem tė rrojmė nė nje harmoni yėllaznore. Unė thom se pėr kėtė punė nuk asht nevoja me shue besimet, pse po tė duem, mund tė rrojmė vėllaznisht, sikurse kemi shembullin ndėr sa shtete tė tjera tė qytetnueme.
    Pra, tezin tem e ve kėsodore: shqiptarėt, po qenė vėrtet tė qytetnuem e nacionalista tė sinqertė, besues edhe pėrnjimend nė njė Zot tė vėrtetė, nuk ka se si tė mos rrojnė vėllaznisht shoq me shoq; pėrkundrazi, derisa tė mos kenė kulturėn njerėzore nė shpirt, ndėrgjegjen kolektive kombtare, e derisa t’u mungojė kultura fetare, ata kanė me qenė tė damė e tė pėrēamė, jo psejanė tri besimesh, por pse nuk kanė bazat ejetės shoqnore, kombtare e fetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 07-11-2012 mė 16:49
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #29
    2.

    PENGIMI I MADH: FANATIZMI

    Pengimi i madh pėr jetėn shoqnore, pra, pėr qetėsinė e vėllaznimit tonė asht fanatizmi, i cili asht nji turp pėr personin, turp pėri besimin tė cilit i pėrket personi nje turp pėr jetėn shqiptare. Besimi qi mbahet pėr pasion, pra me fanatizėm, nuk asht besim i arsyeshėm, as faktor i jetės; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepėr rrėnon se sa trajton. Besimi nė nji Zot tė vėrtetė, Ati i tė gjithe njerėzve, nuk do ta shtojė antagonizmin, por do ta pakėsojė; besimi do ta zbusė njerinė ndėr ndjesi e jo ta egėrsojė, do t’i rregullojė prirjet e instinktit, ndėr tė cilat asht dhe egoizmi qi don tė justifikohet me shkakun e besimit. Kėtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: tė dy ngulin kambė pėr nji bindje tė vetėn, tė dy tregojnė fuqinė e vullndesės deri nė kulm,... por me kėtė ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambė pėr nji parim t’arsyeshėm, ndėrsa fana-tiku don t’i rrijė asaj sė vetės arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotėsi morale, ndėrsa fanatiku dishmon nji dobėsi personale, pse ai, edhe po ta shohė tė paarsyeshme atė tė vetėn, nuk asht i zoti ta mundė pasionin e egoizmin; brutalisht mund tė jetė i fonė, por njerėzisht asht i ligėsht; karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai tė verbon, tė shtyn deri nė ves e n’egėrsi. Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, pėr tė rrojtė vllaznisht, nuk asht nevoja tė hjekim besimin, por kusht i parė asht tė hjekim fanatizmin nė besim. Shqiptari mund tė zbutet tue marrė kulturen vėrtet njerėzore, kulturėn e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton tė ketė sjelljen e mirė, paraqitjen e njerzishme, format e pėrshtatshme, mėnyrėt e hijshme, e ne shpirt tė rrijė i egėr, por duhet tė jetė edhe pėrnjimend nė vete ashtu si mbahet e duket pėrjashta, atėherė ka me u ba i zoti tė rrojė nė harmoni me vėllaznit e vet sh-qiptarė tė ēdo kondicioni shoqnor edhe tė ēdo besimi. Ngjitas me kulturėn njerzore, shqiptari do tė marrė kulturėn fetare. Kaloi koha qi ta mbajmė besimin pse na e kanė lanė tė parėt, pse ashtu e kemi gjetė, pse besojnė tė tjerėt, ase pėr nji ēdo tjetėr arsye tė jashtme; sod duhet tė dijmė shka besojmė dhe pse tė besojmė; lypet tajustifikojmė, nėmose paravetes, besimin tonė. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmė as pėr etiketė, as pėr nji gja vetėm teorike; besimi duhet tė jetė faktor i jetės; parimet e besimit duhet tė pėrftojnė nė bindje tė plotė, ndiesi tė gjalla, lėvizje, shprehje, fjalė e punė, drejtues nė nji sistem jete. Kjo don me thanė kulturė fe-tare.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #30
    3.

    TE RROJME SHOQNISHT E VLLAZNISHT

    Jo se kėrkohet prej shqiptarėve kristianė e myslimanė tė jenė tė gjithė Shenjtėn a Peigambera, por po deshėm tė jemi komb e shtet, lypet me doemos tė jemi nė atė shkallė kulture njerėzore e fetare, sa mjafton tė rrojmė shoqnisht e vėllaznisht. Pa kulturėn njerėzore, nuk jemi tė pjekun tė rrojmė si njerėz i e si shokė; pa kulturėn fetare, besimi nuk na formon pėr jetė, por ma tepėr na pengon.
    Kam pa myslimanė edhe kristianė qi me vetėmohim mbėrrijnė deri nė heroizėm pėr tė mbajtė ramazanin e kreshmėt, por prejse nuk e kanė kulturėn fetare, ata me atė vepėr sado heroike, nuk shfaqin nji madhni shpirtnore tė, cilėn nuk e kanė, pse qindresa e tyren tė shumtėn e herės bazohet , thjesht nė nji zakon, nė nji traditė, i nė nji moskuptim tė jetės fetare qi e zhvleftėson motivacionin edhe veprėn e tyne.
    Nji kusht tjetėr qi rrjedh prej kulturės sė shpirtit asht nderimi pėr bindjet e tė tjerėve. Po t’ia bajmė diagnozėn shpirtit tė shqiptarit nė skajin ma tė fundshėm, kemi pėr tė gjetė kėtė fenomen tė ēuditshėm: kush nuk mendon si unė, thotė, ai asht kundėrshtari em. Ky paravendim antishoqnor shfaqet jo vetėm nė lamėm fetare, politike e shoqnore, por edhe deri nė lamėn ditunore. Mė ka ra rasa pėr vjetė e vjete tė marr pjesė ndėr shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje ēashtjesh ndėr shqiptarė, edhe do tė thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumė ku ma pak egoiste, si ndėr njerėz me shkollė, kam gjetė e prekė me dorė se mjaft me tregue kush nji mendim a parim tė kundėrt apo edhe tė ndryshėm, pėr me u shikue shtrembėt e me u ba shenj antagonizmi e luftimi.
    Shkakun e kėtij fenomeni tė paarsyeshėm prapė e gjejmė nė gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po tė mbahet se ka kulturė, kujton se me ndjekė arsyen e nji tjetri asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vėrtetojnė kėtė pėrbindsh tė individualizmit egoistik. Pėr tė rrojtė vllaznisht nuk lypet tė mendojmė tė gjithė me nji kokė, as nuk kėrkohet tė kemi tė njejtat parime ase tė jemi tė pagabueshėm, por medoemos duhet t’ua njohim tė tjerėve tė drejtėn e arsyetimit e tė bindjes, po n’atė mėnyrė si kėrkojmė qi tė tjerėt tė respektojnė mendimet tona. Do ta dimė se secili njeri, edhe pa dashtė, mund tė ndjekė nji rrugė a nji parim tė gabuem, prandej, sikurse nuk duem tė na pėrbuzė kush ne edhe po tė jemi nė gabim, ashtu as na mos tė pėrbuzim askend. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisė shoqnore midis shqiptarėve, qofshin edhe besimesh tė ndryshme, asht nė mbajtjen e sinqertė tė parimit: Mos i ban kuj shka nuk don me ta ba kush ty; banu tė tjerėve si kėrkon me ta ba ata ty. As nė kėtė pikė besimet nuk pengojnė, por e kanė detyrė tė ndihmojnė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  11. #31
    4.

    SHKAQET E DASISĖ

    Mbasi vumė kushtet pa tė cilat nuk ka si mbahet jeta sho-qnore e fetare, vijmė ndėr parime; E parimisht sedli besim ka dog-mat e veta, por dogmat nuk ndėr-rojnė, prandej, sikurse besimet janė tė papėrshkueshme me njeni-tjetrin pėr shkak tė dogmave, ashtu besimtarėt, nė themel tė dogmave, nuk kanė si afrohen e puqen njeni me tjetrin. E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetė-simi i domosdoshėm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht. Kėshtu arsyetojnė ata qi besimet i kanė ferrė nė sy.
    Problemi i vėrtetė asht i vėshtirė, por zhvillimin e vet e gjen tė plotė ndėr tri parimet qi janė:
    1. Intoleranca dogmatike, 2.Toleranca shoqnore qytetare, dhe 3. Toleranca shoqnore politike. Nuk e kemi shqip fjalėn tolerancė por i afrohet kuptimit, me bartė, me durue, si bie fjala na durojmė e bartim (kemi tolerancė) kur na fyejnė fėmijėt, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk bartim, as nuk durojmė kurrsesi (jemi intolerantė) kur ndokush me tė mendueme, na merr nderin.
    Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmė intolerancėn teorike-dogmatike, due me thanė qi nė punė tė besimit secili ta mbajė bindjen pėr atė dogmė qi ndėrgjegjja ia urdhnon pėr tė drejtė, as mos tė durojė t’i thotė tash zi e tash bardhė nji parimi, tė cilin e ka pėr ideal tė parė.
    Intolerancė! Fjalė e fortė, fjalė qi nuk bartet as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa tė zit e thonit. Fjalė qi me tė parėn pėrshtypje tregon fanatizėm, mentalitet tė ngushtė, regres, mosafrim nė kurrnji mėnyrė. Por edhe fjalė e sinqertė, e arsyeshme, e drejtė: e vetmja fjalė e mėnyrė pėr me zhvillue problemin shoqnor-fetar. Ja edhe arsyeja e thanies seme: Nji besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vėrtetė, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt nji ēfarėdo kredoje tjetėr, do tė pėrgjigjet me nji “jo” kategorike tė preme.
    Indiferenti fetar, prejse ai vetė nuk mban kurrnji besim pėmjimend, thotė se besimetjanė njinji tė vėrteta, si t’ishin besimet etiketa e kostume tė ndryshme, tė cilat vlejnė njinji pėr ta plotsue nji nevojė tė jetės. Po qe si njena dogėm tjetra, edhe pse tė kundėrta, atėhere asht njinji si e vėrteta si e kundėrta, e po qe se Zoti i dha e i dau besimet e kundėrta, atėhere Zoti asht hartuesi i gabimit, i rrenės dhe i pėrēamjes.
    Duen me thanė se kjo intolerancė dogmatike nuk baret, nuk durohet nė nji shtet, nė nji popull, pse asht tepėr refraktare, e ngushtė e fanatike. Pėr nji herė ashtu po e zamė, edhe po e vejmė pėr bazė tė kundėrtėn, due me thanė tolerancėn dogmatike. Nė kėtė themel, bie fjala, Krishti qe a s’qe Zot, Muhamedi qe a s’qe Profeti i Zotit, nė kėtė rasė pėr mue do t’ishte njipėrnji; unė bart e toleroj tė thohet nė daē kėshtu, nė daē ashtu: si Krishti e Muhamedi tė kenė pasė punė me Zotin, si tė kenė punė me djallin, si tė kenė i qenė hipokritė e mashtruesa, si tė kenė qenė tė ndershėm e tė drejtė.
    Kush nuk e sheh kėtė dobėsi mendore e morale? Njeriui tė cilit i vjen era njeri, mosbinden kurrė nuk e tregon pėr bindje, dhe atė pėr shka asht i bindun se t asht gabim, kurr nuk e pranon pėr tė vėrtetė. Kjo nuk asht vetėm njidetyrė e fetarit, por nji detyrė e secilit njeri tė ndershėm e t’arsyeshėm.
    N’emėn tė sė vėrcetės, pra e pėr hir tė sinqeritetit, luftė ēdo gabimi, kudo qi ta gjejmė, edhe ndėr kėrkimet shkencore, edhe ndėr interpretimet e dogmave. Pėr kėtė intranzigjencė ideale, shpirtnore, teorike, jemi tė paditun na besimtarėt, sidomos na katolikėt, ndėrsa kėtė intolerancė e gjejmė edhe ndėr njerėzit e ditunisė, t’artit e tė politikės, pėr shka u pėrket parimeve tė tyne., Kėta, e dijmė tė gjithė, se as sa ēon miza nė krah nuk lėshojnė nė sistemin e vet porsi bazė. Kėtė po e thomi nė lamėn parimore e ideale, pse mandej tjetėr gja asht praktika si pėr shkencėtarė, si pėr besimtarė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  12. #32
    5.

    NJI FORMĖ E INTOLERANCĖS: POLEMIKA

    Nji formė e intolerancės asht polemika, e cila po qe serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndėr sfera tė nalta, vėrtet ndrit, nalton e trajton. Rrallė mė ka ra me pa ndėr shqiptarė polemikė pa pasion. Me nivel kulture njerėzore e fetare qi kemi, thom se polemika nuk asht pėr ne. Edhe po patėm arsye e tė drejtė nė ēashtje, kurrė nuk kemi arsye e tė drejtė tė kapėrcejmė caqet e njerėzisė, tė shajmė shoqi-shoqin, tė pėrdorim rrenen, tė falsifikojmė historinė,tė shtijmė nė punė motive t’ulta, tė polemizojmė me pasion.
    Tjetėr mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nėpėr kėtė parim, na e dallojmė kjartė se tjetėr asht gabimi e tjetėr gabuesi, tjetėr asht personi e tjetėr asht vepra; personin e falim, veprėn e gabueshme e dėnojmė; atė e duem, kėtė e mėnijmė; atė e bartim, kėtė nuk e durojmė. Ky asht parimi bazė qi na shoqnon: me kurrnji gabim as kompromis as shoqni, por me tė gjithė atdhetarėt, edhe tė jenė tė gabuem, afrim, dashuni, vl-laznim. Natyra na mėson kėtė parim: ajo me gjithė ndryshime e kontraste, e patrandshme mban nji harmoni tė ēuditshme; jeta njerzore na imponon; si, bie fjala, ndėr ne tė marrunit me ndore, besa, mikpritja, qe se shumė herė e mbrojmė si fajtorin si tė pafajin. Kėtė shoqni qi na mėson natyra, na e imponon jeta; po njikėtė na urdhnon besimi, cilido tė jetė. Shpirti i shqiptarit, me gjithė besimet e ndryshme, e ndien fuqishėm se nji i njejti Zot i vėrtetė asht Zoti i muhamedanėve, Zoti i ortodoksėve e Zoti i katolikėve. Nė sajė tė nji Zoti, Babė i mirė, i drejtė pėr tė gjithė, Na jemi vllazėn, pse jemi tė gjithė bijt e nji Zoti qi na ka falė. Pra Zoti i tė gjithė neve, e na tė gjithė tė Zotit. Nė themel tė kėtij imperativi na jemi nji.
    Ja, pra, se kurrgja nuk na vllaznon ma fort se Zoti. Zoti asht visari i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve pa ndryshim. Nė themel tė kėtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbėshtetet nė kuptimin e kjartė: muhamedani i biri i Zotit, krisatiani i biri i Zotit, pra, vllazėn; mbėshtetet ndėr ndjesi tė sinqerta: porsi vllau pėr vllanė tė ndiejmė njeni pėr tjetrin; mbėshtetet nė nderimin reciprok pėr bindjen fetare tė shoqi-shoqit: pėr kurrnji arsye nuk kemi te drejtė tė pėrbuzim kend; porsi me tė drejtė kėrkojmė tė na kuptojnė, ashtu kemi detyrė t’i kuptojmė tė tjerėt. Kjo tolerancė fetare kėshtu e naltueme deri nė fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vėshtirė. Kush e ushtron kėte asht me tė vėrtetė i madh.
    Toleranca qytetare- shoqnore e gjen plotėsimin e zbatimin e vet nė tolerancėn shtetnore- politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njipėrnji tė tria besimet nė Shqipni; shteti njimend asht afetar, d.m.th. as-njanės, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon pėr kurrnji besim ma fort se pėr tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynė deri nė ma tė naltėn shkallė tė lirisė e tė tė drejtave tė besimit; ata pranuen tri besimet nė themel tė barazimit tė plotė; para shtetit e zyrtarėve tė tij nuk ka as ndrysfiim, as pengim ndėr tė drejta tė kurrnji elementi; tė gjitha ligjet, masat, vendimet dhe mėnyrat zyrtare synojnė aty: tė forcohet e tė sigurohet sa ma mirė qetėsia fetare nė Shqipni. E tanė puna mbetet ndėr zyrtarė, me sa ata punojnė apo jo me shpirtin e kėtij parimi e me drejtėsi. Shteti, pra, jep liri tė plotė, edhe tė tre elementave ua siguron tė drejtat qytetare e politike; parimi i tij mbėshtetet nė drejtėsi e jo nė dashuni; shteti nuk ka miqėsi as anmiqėsi me kurrnjenin element. Pra, pėr me mbajtė qetėsinė midis elementave fetarė:
    1) duhet tė kemi pėr bazė tė vėrtetėn kundrejt parimeve. E vėrteta nuk luen (intoleranca teorike- dogmatike);
    2) duhet tė kemi dashuninė e siqertė midis. personave (toleranca shoqnore-qytetare);
    3) duhet tė mbahet drejtėsia me ndėrgjegje ndėr ligje , e ndėr zyrtarė (toleranca shtetnore- politike). Arsyeja e kėtyne udhėzimeve asht kjo: na duhet tė rrojmė sė bashku jo si pėrdhuni, por me vetėdashje;
    kėtė pune do tė na e thotė mendja, do ta duejė vullndesa, do ta ndiejė shpirti; mendjes do t’i flasė e vėrteta, vullndesėn do ta vendosė e drejta, ndjesitė do t’i shtyjė dashunia. Toleranca qytetare asht nji virtyt, pėr ushtrimin e tė cilit krejt njeriu, ndėr tė gjitha fuqitė kryesore, do tė jetė i prekun e i tėrhjekun. E tane puna asht kėtu: me dijtė e me qenė tė zotėt ta bartim shqiptarin, jo s.i tė huej, por si vlla. Kėshtu, pra, nuk janė besimet ato qi e shqetėsojnė jetėn vllaznore nė Shqipni, por gabimet pasionet e padrejtėsia e besimtarėve shqiptarė janė ato qi e krijojnė ēashtjen fetare nė vendin tonė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  13. #33
    6.

    PENGIME Q’I DUHEN KAPĖRCYE

    E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrė vesht me kaq, ja nuk ka marrė vesht kurrė. Tash tė vijmė te praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanėt nuk bahet, ortodoksėt janė grekomanė, katolikėt janė italofila. Kėshtu qi nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresė pėr Shqipni; kėshtu nuk bajnė pėr Shqipni as Ismail Qemali, as Bajram Curri pse muhamedanė, as Gėrmenji as Negovani pse ortodoksė, as Gurakuqi as Dedė Gjo’ Luli pse katolikė; kėshtu kemi ardhė ndėr pėrfundime qesharake e do tė vemi ndėr konsekuenca rrėnimtare! Pėr tė rrojtė vllaznisht na shqiptarėt do t’i mbajmė, thamė, disa kushte, do t’i vendojmė disa parime, por edhe do t’i hjekim disa pengime.
    1. Pengimi i parė, per shėrimin e kėsaj plage tė kobshme qi e shqetėson jetėn ndėr shqiptarė, asht gabimi i madh i disa udhėhjeksave tė cilėt duen ta mbulojnė a edhe ta mohojnė plagėn, e cila, mjerisht, asht edhe do tė shkojė nė gangrenė, po nuk u shėrue, me dorėn e nji kirurgu t’aftė e tė ndėrgjegjshėm. Shka asht gabim e kalbsinė, fanatizėm e pus, ves e dobėsi, le tė qitet nė shesh, le tė thohet kjartė, pa ia shikue hatrin askujt. Pse ta mo-hojmė? Nji pjesė e mirė, muhamedanė e kristianė, ortodoksė e katolikė nuk shikohen me sy tė mirė; nji antagonizėm shoqnor qindron nė mes tė tyne; ata nuk kanė mbėrrijtė ende t’i rregullojnė relatat fetare, shoqnore e civile qi do tė kenė. Duhet ta pohojmė botėnisht se pėr mungesė kulture jemi kėtu. Ky do tė jetė hapi i parė i pėrmirėsimit: ta njohim e ta ndiejmė sa duhet ketė plagė shqiptare.
    2. Me e shikue hollė, aty ku duket se ndeshen muhamedanė e kristianė, nuk janė parimet dogmatike; ato populli as nuk i din, as nuk i merr aq nė kujdes; sigurisht as pėr hatėr tė Krishtit, as pėr hatėr tė Muhamedit, sot nuk ban kush parti as nuk ngrehė ngatėrresa.
    Shaku i parė do tė kėrkohet ndėr faktorė historikė, ndėr tradicjone mėnie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, pėrbuzje, paragjykime e zemrime kundrejt shoqi-shoqit; me kėto lejmė, me kėto rritemi, me kėto formohemi, e pėr rrezik tonin me kėto edhe vdesim. Vetėm koha e kultura mund tė na i shrranjosė. Do tė kalojė edhe ndonji brezni, qi muhamedani ta harrojė tradicionin e tė parėve, ta zhduki krejt idenė “kaurr”, ashtu pėr nji predispozicion tė bam petk, si kristiani i sotėm edhe i nesėrmi, qenė e pa qenė, pėr ēdo punė qi nuk i bjen pėr shtat, ka me kujtue e me ankue: po mė bahet e padrejtė, pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atė masė qi tė marrim kulturėn e shpirtit e tė hjekim shkaqet e pretekstet, po me atė masė kanė me u dyndė edhe kėto re tė helmueme.
    2. Faktori psikologjik Edhe faktori psikologjik ka tė bajė shumė me ketė dasi shpirtėnsh. Shqiptari si tip asht madhėshtor. Ai ndien pėr vete edhe pėrtej se duhet. Mirėpo kjo veti instinktive, qi kohėn e kalueme ndihmoi shumė pėr tė shpėtue shpirt, gjuhė, zakone e tradita tonat; nė se qe fat i madh asohere, sot pėr jetėn tonė shoqnore e kombtare mund tė bahet rrezik i parė. Kam pa e shoh pėr ditė shqiptarė edhe me kulturė, tė cilėt nuk janė tė zotėt tė ēveshen prej vetes sė vet: ata e dijnė fare mirė shka don me thanė jetė e pėrbashkėt, e jetė individuale, i kuptojnė kjartė kontrastet e sakrificat qi lypen pėr me u kapė me jetėn e vėrtetė shoqnore, megjithkėtė, hir e pa hir, duen tė bajnė atė tė vetėn; duen, vetėm ata tė jenė tė mendshėm, ata gjela qi kėndojnė. E po gjetėn injoranta, trashamana, hypokritė, servila, fanatikė, po edhe njerėz nė tė mbarė e pa tė keq, more t’i shfrytėzojnė pa dhimbė, pa shpirt, edhe tė ngrehen kapadaij, udhėhjeksa, pionierė, a shka po dij unė. E ja klanet, partitė, prej nga rrjedhin dasitė e, kontrastet shoqnore: hallet shqiptare. Kėta njerėz tė besueshėm, mandej, si ta kenė ba nji grimė pozicion me taktikė vėrtet djallore, sa herė t’u nevojitet, mjaft ta prekin, a por sa ta ēekin sustėn e besimit, se ja, gati nji turmė pėr t’i ndjekė;e ja, se me nji herė qiti krye ēashtja e besimit nė shqiptarė, me mėni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime. Ku asht faji? Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unė, sė mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristianit pse asht fanatik; ai nėmose asht i sinqertė; fajin e parė pse shqiptari ka mbetė fanatik e ka hoxha, prifti a popi; kėtyne - po nuk patėn vetė aq kulturė njerzore edhe fetare, sa me u dalė pėr vete dhe me u dhanė tė tjerėve - u do hjekė e drejta tė mėsojnė. Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, me sa mica e qeni, nuk beson as nė Krishtin as nė Muhamedin, por formon klane pėr Dinin ase pėr Fenė e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atė formė - gjen kush e ndjekė pėr me qenė ai krye. Deri qi tė mos zbulohen e tė mos qiten sheshit kėta njerėz tė rrezikshėm, nuk ka qetėsi nė Shqipni...
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  14. #34
    7.

    TE HJEKIM DORE NGA ĒDO NDRYSHK ZEMRE

    Sod nė kėtė krizė tė tmerrshme besimtarėvet tė tė tre elementave na pėrket, pėr hatėr tė Zotit e tė Shqipnisė tė hjekim ēdo ndryshk zemre, t’i japim dorėn shoqi-shoqit e tė vėllazno-hemi nė njatė Zot qi besojmė e nė njatė Shqipni qi e duem me gjithė zemėr. E po e patėn detyrė besimtarėt nji herė, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetė herė ma tepėr e ka detyrė tē shtėrngohet dora-doras, e pa vonesė tė dalė nė lamėn e luftimit pėr t’i a shpėtue shqiptarit besimin nė nji Zot, shpresėn nė nji Shqipni. A sod a kurr tė mobilizohemi pėr fe e atdhe! Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qi po na zhduket ndėr duer. Bashkimi i tri klereve nė ketė drejtim e veprim, asht leva ma e fuqishme pėr tė sigurue bashkimin e shpėtimin. Nuk shpėton, jo, sod as Xhamija pa Kishė, as Kisha pa Xhami, por as njena as tjetra pa Shqipni. Tė ngrehemi nė kambė. Pėr nji Zot tė vėrtetė e pėr nji Shqipni tė lumtun, na jemi vllazėn!
    Korrik 1944
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  15. #35
    8.

    NJI KUSHTRIM PĖR KULTURĖ


    … Kur ta bajmė shqiptarin t’aftė qi vetė ta kėrkojė, vetė ta gjejė dhe vetė ta shfaqė tė vėrtetėn, kemi ba shkencėtarin; kur ta bajmė tė zotin qi ai vetė t’i vendojė parimet e drejta tė jetės dhe kėtyne t’u rrijė me dijtė ē’me dijtė, e kemi ēue shqiptarin nė kulmin e mirėsisė: kemi ba fatosin, qi me fuqinė e vullnesės pėrfton vepra morale tė rendit botnuer. Tue ia mprehė shqiptarit ndjesitė, e bajmė tė mrrijė me ndie nė shpirt shfaqjet e sė vėrtetės dhe tė mirėsisė, atėherė ai i pėrket, tėrhiqet, rrėmbehet, atėherė shpirti i tij jipet, pėrpiqet, aj nuk pushon derisa tė gjej format e mjaftueshme pėr t’i shprehė ato madhni, ato ideale fisnike pėr tė cilat rron. Dhe ja kemi ba artistin….
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  16. #36
    9.

    OPINIONI PUBLIK

    Parandej, opinioni publik nder ne,- po mujt me u thirrė publik, mendimi e fjala e nja disa pak vetvet- u percaktote nder lagje, nder ēeta e tjera rrethe tė vogla tė nji krahinės. Jeta ishte amull d.m.th. u tfaqte nė nji gjeje statike: perpjekjet ishin fort tė vshtira, prandej rrall e per mall shqyptarėt mund tė shndrrojshin mendimet shoq me shoq; ai grimė ndrrim, qi bam nder doke, ma fort se per tjeter, na kje imponue prej nevojet tė jashtme, e jo mbas nji opinioni tė perbashktė, tė bam me tė mendueme.
    Sod jeta mendore e shqyptrit dan se asht sgjue: lehtsija e perpjekjevet, egzigencat e reja, lavrimi ushtarak e arsimuer, rrethanat politike, ekonomike e shoqnore i kan dhanė nji tė shtyme tė fortė, e aj, ditė per ditė, shkon tue ndrrue e shnderrue mendimin ( opinion), jo vetem me themelet e jetės, qi janė te mirat ideale e materjale, por edhe mbi vlerė e vertetsi tė fjalvet qi thohen e tė parimet, qi botnisht tfaqen e enden nder rrethe tė ndryshme.
    Qe se shqyptari hjekė sa ku mundet tė bajė shndrrime tė mdha nė jetė, por a asht kush t’ia paraqesė, e po pat kush me i a paraqitė, a asht i aftė aj t’i pershtasė parimet mbas tė cillavet do t’a bajė ket metamorfozė? Qe dy normat themelore mbas tė cillave do t’a gjikojm opinionin publik nė Shqypni…..
    … Kush tha, se shtypi asht ma e madhja fuqi nė botė, desht me thanė edhe, se lufta per ide e parime- qi bahet sidomos nepermjet shtypit- asht ma e rrebtė, se lufta per pronim tokash e pasunije. Nji pozicjon mund tė fitohet edhe gand e pa hiri, por per m’e mbajtė lypen mend, e mend shum.
    Idet a se parimet janė ligjėt, qi rregullojn jeten nierzore, porse kėto as s’mund t’imponohen me armė, as s’mund tė bahen monopol. Nieri, nė mos kurrnji send, asht i zoti tė mendoj lirisht: ke per ta vjeree mė konop, ke per t’ia keputė kryet me shpatė, por me kurrsend s’ke me e ba me mendue ndryshe po nuk desht aj vetė. Nieri des per ide e parime tė veta, a, si thomi shqyp, per mend qi i ka.
    Sokrati i shkoi moti edhe jeta per me ba opinionin publik mbi parime tė shndosha; aj ishte i bindun plotsisht, se po tė mujte me perftue e me perhapė nė popull ide tė kjarta per virtyte, do tė pshtote atmen prej kercnimevet tė mbrendshme e tė jashtme.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  17. #37
    10.

    Idea asht forcė.

    Kur nji ide ngallnon nė nji nieri, njimend se ven nen veti tė gjitha fuqit tjera, por nji herit krijon nė te njė fuqi tė re e tė mrekullueshme: nieri at herė kapercen veprimin e zakonshem, kapet nė rend tė fatosavet; e po i a duel t’a perpanojė iden e vet nė nji ēetė a nė nji lagje, aj sundon, e sundimi i tij merr aq haptė, sa janė ata, tė cillėt i binden asajė ide.
    Shum herė punėt e mdha shihen ma mirė e ma kjartė nder punė tė vogla: nė ni katund a nė nji lagje, kush lypet e kush pvetet? Kush prin, e mbas kuj rregullohen fjalėt e punėt? Zakonisht pasanikėt perbajn aristrokacin ( parin) e vendit, por as kėta s’kan ēė tė bajn pa pleqt, pa oratorat, pa ata, tė cillvet nuk u bjen fjala nė tokė. Gjykimi me vend, fjala e prumt e e nji nieri ēė do, nder ēashtje tė kaperthyeme, nder rasa e nevojė tė perbashkta, kaparojn bindjen e tjervet per tė; aj merr pozicjon, tjerėt lidhin e zgjidhin e bajn be per krye e per fjalė tė tij; aj ka ba per veti opinionin publik; idet e tija ngallnojn n’at rreth.
    Edhe nder popujt e qytetnuem kush ka ba per veti opinionin publik, ka nė dorė zembren, shpirtin e jeten e popullit.
    Qeverit, organizatat, shoqnit e parit e ndryshme bajn ēė mos per me pasė, e ne mos e paēin,-per me e ba shtypin per veti; per ket qellim derdhen miljona e miljarda, pse shtypi asht mjeti ma i afti pėr ta ba opinionin publik.
    Verte, se edhe tash sė voni nder shumė shtete t’evropės kjenė ba lufta ēivile per ngalnimin e idevet, por kėto, per posė se janė mjete ekstreme- etė thuhesh tė panatyrshme, janė edhe tė pamjaftueshme per me e mbajtė eme vijue ngallnimin e bam; pa bindjen e mendes sė shumicės, nji vend s’ka qetsi as perparim. Opinioni publik i bam nė baze te shndosha asht pajtimi e lumnija e nji vendi…
    … Shum fjalė e parime, qi, a nepermjet tė shtypit a perpjekjeve tjera, enden nė publik, nuk kanė jetė ma se 24 orė. Nji medim i ri, po u tfaq kjartė e ne mendyrė tė terhjekshme, po preku shpirtin e shumicės, ka per t’u endė anė e kandė nder rrethe, e, si tė flitet per te pro e contra, metalititei i ambjentavet, ja ka m’e qitė e m’e lanė, e ajo ide ka me humbė per mos me ēue krye ma, ja ka me e pelqye; nė ket rasė, mendimi i ēpallun, me nji fuqi tė bindshme, ēilė rrugė e deperton nė jetė, tue marrė pozicjon; at herė populli e ban tė veten ( e asimilon), a ma mirė me thanė, idea e ban per veti shumicėn. Kjo mandej, asht fjala e popullit, opinioni publik, vox populi.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  18. #38
    11.

    Lmashku i hiperkulturės nė Shqypni

    Tė huejėt per ne e na per vedi bindena, se si nė pak kohė kemi mrrijtė, jo vetun me pa e me njoftė nevojen e gjytetnimit; por edhe me gjetė mndyren, se si me e fitue, e me e zgjedhė mjetet, qi pershtaten ma fort gjendjes sė ligshtė tė shqyptarit.
    Ky hap kaq i guxueshem do tė na epte shkas tė gjithve m’u krenue, mos t’ishte nė setcillin ideja zotnuese, qi do me dalė nė pah e s’len tė shtrohet aq letas prej tjerve. Kjo asht ideja, qi, pshtetė n’arsye , ep tė drejtė me jau ba kritiken tjerve e me pvetė e me kerkue n’emen tė dijes psehin e seceilles veper, qi asht nė tė perpjekun me tė mirė tė perbashktė.
    Shqyptari nė punė tė kulturės ka synin e madh. Etshem per sa qindvjeta me thithė njoftimet e dijes sė njimendtė, tuj e pa vendin teper mas tjerėsh, do nė pak kohė me perftue nė vend tė vet shka kje perftue nder shtete tė mdha mbrenda qinda e qinda vjetsh e m’u ba baras me ta, pa shikjue zhvillimin e mentalitetit tė popujve e tė breznive, pa peshue rasat e shkaqet psikologike tė ndrrimeve tė ndryshme, pa ēmue randsin, qi kan doket e nji populli; por “ kashata e madhe tė xen fytin”, thotė njė fjalė e moēme, e, per mos me na kja puna nė dorė, do “ matė hapi sa tė jet vrapi”.
    Ky entuzjazem. Aqė i nevojshem per nji popull, qi nisė me i ēilė syt kahė kultura, kishte me i ndrrue ftyrė vendit; po t’ishin punėtorėt nierz pernjimend tė zotit, qi me auktoritet tė vetin tė perpajnojn ide tė shndoshta, projekte tė peshueme, mendime e drejtime nė ēdo degė e per ēdo degė e per ēdo nevojė. Kta po, se kishin me i a njitė krahin atdheut e kishin me e ēue ne nji shkallė tė lumnueshme kulture; por mjerisht ksi nierzsh zheni mungojn, e, nė kje se gjindet kush ne Shqypni, qi pernjimend me nji vullndesė tė fortė, me nji ideal tė lumnueshem para sysh, mundohet per tė mirė e tė marė t’atdheut, tuj ba edhe vedin flije, asht fare i izoluem per kahė ndima morale e per kahė ndima materjale, e mejetet, qi mundet me pasė per dore, jan aq pak e tė pafuqi, sa mos me kenė i zoti me luejtė nji rrol tė madh n’edukatė kulturale tė popullit, e gadi as mos m’u njehė porsi puntuer e porsi aj qi nzitė kahė perparimi mentalitetin e popullit.
    Ata qi duken, se veprojn sot nė mndyrė aktive per kulturė tė popullit, janė ata qi veprojn per interesė; por dihet fort mirė se shka bahet per inetresė, nuk bahet per ideal e prandej nuk mundet me pasė efekt tė mirė e tė qindruseshem. Levertija sot zotnon mi botė e asht aq e fuqishme, sa me shkimė ndiesit ma bujaret, sa me ndryshė mendimete mara, sa me pengue ēdo ideal a plan veprimi. Vjen prej vedi se kultura, qi kerkohet m’u dhanė per inetresė,s’ka temel tė qindrueshem, s’njet, s’asht nė nji fjalė, e njimendtė, pse kultura e gjytetnimi do tė fillojė prej zemre, tuj perftue nji karakter tė shndoshtė e tuj drejtue mas arsyes ndiesit e tė prirunat; me sa kultura me inetresė, tuj kenė faret materjale, s’ka tjeter lamė veprimi veēse ndiesit, perjashtue prej ēdo parimit edukues, prandej edhe mjetet per me i njallė e me i pertri kto ndiesi janė shi njato, qi ka trishue nierzimi njat herė, kur, mrrijtė nė kulm tė gjytetnimit, nisi me e efeminixue natyren e vet, tuj kerkue andje tė rea, krejt njashtu si Kserksi i Persis, per tė cillin diftohet, se merzitė prej pasunive e tė mirave qi e rrethoshin, paguete mirė njata qi mrrijshin me i gjetė ndoi mjet tė ri gzimit.
    Sikurse mendja e nierit asht e kufizueme, njashtu edhe kultura, qi rriesh prej soje, i ka kufit e vet, nė mndyrė qi po duel jashta rrethit tė vet, jashta arsyeje, degeneron e nuk asht ma per zhvillim tė popujve, por per tė sosun tė tyne; pse aty ku nisin andet e epshit, pran arsyetimi, e ku s’ushqehet mendja, s’ka perparim as gjytetnim tė njimendtė, e deri mjetet e ndershme e bujare tė kulturės, marrin nji rrymė tė damshme, deri hartet, qi janė shiji ma i pari e ma i sugurti i gjutetnimit e parqesin shka ndien e provon zemra e nierit e drejtueme mas arsyes nė kerkim tė bukuris e tė sė vertetės, deri ato janė per poshtnim tė natyrės e tė mendes sė nierit…
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  19. #39
    12.

    SHQIPTARI I MADH

    Vehtja e vepra e A. Gjergj Fishtės mė kujton fjalėn e njė profesori austriak, i cilli, tue folė mbi aftėsit e karakteristiken e shpirtit shqiptar, mė thotė: Fuqija mendore e shqyptarit asht virgjin e e palodhun. E, po tė mbėrrijte shqyptari me pasė nji edukatė tė plotė e nji trajtim tė kryem, lehtėsisht, se edhe prej prehnit tė Shqypnis, do tė mund dilshin zotsi mendore, tė mjaftueshme jo vetem per rrethin e vogėl shqyptar, por t’afta me hi edhe ne rrethin botnuer, e me dhanė kontributin e vet nder lamije tė hapta tė mbarė jetės njerzore.
    Nuk asht mendimi i em, kėtu t’u vė kandarin e t’i peshoj kėto fjalė, nė se e sa vertetohen n’A. Fishten; kėta veē asht e sigurtė, se per Shqypni e pėr shqyptar, ky kje nji nier i jasjtėzakonsheme ma i madhi edukues i popullit qi na patem deri me sod. Koha e studimet, qi kanė pėr t’u ba mbi iden e vepren e tij, kanė me ndritė e me caktue, nė se e sa origjinaliteti i tij e kapecen rrethin shqyptar.
    Njerzėt e jashtėzakonshem shkojn nji jetė, tė thuejsh, baras me njerzė tjerė, porse dallohen nė kėta, se shpirti i tyne, porsi nė nji vegim, tė kjartė e sheh iden, e lehtas e pershin mė njė syntezė mendimet, zakonet, vepren e jeten e shumicės; atė botė, ata, tue u naltue mbi njerzė tjerė tė rrethit e tė kohės, gjejn e vendojn synime tė reja ma tė nalta e ma fisnike, e me tė gjitha fuqit e veta, vehen t’i shprehin e t’i ēojnė nė vendm, tue e mishnue kėshtu me to kohen e breznin. Edhe i a dalin. Nė kėta mbahet fuqija mysterioze e tyne, e cilla, per ta asht nji gja fare e thjesht ė e e zakonshme, me A. Gjergjin, mė thotė: Quam parva scientia regitur mundus!
    A.Gjergji asht nji fatos. Ai ngreh flamurin e gjuhės e tė kombsis, jo nder kėshtjella as nder gerdhata, por nė cepin e idevet e nder thellinat e ndiesivet; kushtrimin e tij e ndjeu intelektuali dhe analfabeti, nacjonalisti, si dhe ai i dekuni nė shpirt per atdhe; ushtiman e tij theu ēė do rrymė tė kundėrt e depėrtoi thellė, mje nė palcin e shpirtit tė shqyptarit, e aty, tue prekė ma t’imtat pejza tė thalbit tė jetės, trandi, zgoi, rrėmbeu… Cofja ma e lanun e apatiku ma i shgrehun, ashtu edhe sheptiku ma i leshuem zemre, kjen prekė e naltue nder ma t’amblat shpresė, se “ Ka po Shqypni…” e se, “ Per shqyptarė do tė jetė Shqypnija”!- Kam ndollė vetė aty , kur nji ditė, ni shqyptar kėthefit tė vjetėr, tue ankue per do shpendorime tė nierzve tė shtetit me A. Gjergjin, dote disi me perfundue, se sė ka Shqypni. Fishta don t’i a spjegojė punen, se nierzit e Shtetit nuk janė Shqypnija, edhe plaku, per me i diftue se kishte mbetė i bindun, i thotė: Po na sė kemi dijtė, more zotni…veē prej jush e kemi xanė shka asht Shqypnija!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  20. #40
    13.

    DUKĖ E KENĖ

    Due tė shoh ma kjartė, “Mehr Licht” kshtu thote Goethe, si tė dote me kerkue dishka nė msheftsin e jetės, e kshtu edhe qė do shqyptari qi e merr ēashtjen e Shqypnis pernjimend, do tė thojė kundrejt atij nderlikim mendimesh e pikpamjesh qi kemi nė boten tonė ideale.
    Matemi, epemi e duem: e kaluemja nuk na mjafton, e tashmja nuk na pelqen, e ardhmja na shfaqet nė mejgullinė! Duem, e dume njimend, por ene nuk e shohim tė kjartė ata shka duem. Ku e ban nana at djalė shqyptari, i cilli me kjartsin e kristalit e me sigurin e Arkimedit tė dajė ata shka ban e shka nuk e ban per ne, ta ngulė me vend e mirė boshtin e jetės shqyptanr! Hominem quaero!
    Jemi sternipat e asaj plakė, e cilla, si u dogj kungujsh, i fryni kosit. Shkeptik shqyptari? Sigurisht jo per natyrė, por lodhė prej vuetjesh, don ta veje njeherė kamen dyst, e prej se nuk din shka qet e nesermja, nuk sheh ku ta ngulė. Nė lamen ideale mandej, sa shkon tue marrė haptė lamshi i jetės me perparim e kulturė, aq nderlikueshem vjen e tėhollohet nder fije tė para, nė vemen e ides themelore.
    Formula e zakonshme me te cillen sod shfaqet ideologjija shqyptare asht kjo: Shqyptari tash e mrapa do tė besojė vetem nė fuqin e vet ideale e nė komb!
    Qellimi per t’a ēue nė vend asht: ndertimi i Shqypnis sė lirė e ideale, qi per qyshk tė domosdoshem ka fjalen e ditės: religio delenda- vizė ēė do besimit.
    Kjo ideologji, xanė me gjithnduer tharmi, mru me gjithfarė duersh e pjekė me turli qellimesh, jo vetem e mson tė dam besimin prej atmje, dieje e gjytetnimi, por edhe nė kundershtim flagrant me kto ideale…
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •