Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Vrasje makaber ne Ibe.

    E dashura: "Puthja qe vrau Dorianin"

    Elisa, 18 vjecarja, qe pa te jepte shpirt i dashuri, i qelluar per vdekje nga nje banor i fshatit Ibe, rrefen castet e fundit te kaluara se bashku. Si e defryen diten e diele, propozimi per fejese, vrasja e tmerrshme ne lokal dhe si e mesuan prinderit e saj lidhjen, prej dy vjetesh, me Dorianin

    Aida HARKA

    "Ishim ulur ne nje lokal ne ane te rruges. Ate dite isha shume e lumtur pasi kishim kaluar majft mire dhe Dorani po me puthte", e rifillon edhe njehere historine me te dhimbshme te jetes se saj Elisa, vajza qe pa te vdiste te deshurin te qelluar nga nje idiot, vetem pse ishte puthur me te ne nje ambient fshati. "Nje person i panjohur na u afrua ne tavoline dhe na gjuan te dyve me shuplake pas koke. Une dola per nje moment jashte lokalit, pasi isha pak e trullosur, ndersa Doriani po bisedonte me personin qe na goditi. Por kur kthej koken nga tavolina ku ndodhej Doriani, shikoj se personi i panjohur kishte nxjerre pistoleten dhe qellon dy here mbi te. Hyra me vrap brenda ne lokal, por ishte vone. Doriani kishte vdekur". 18 vjecarja eshte ne vitin e katert ne nje shkolle private te kryeqytetit dhe qe prej 2 vitesh ajo ishte e lidhur me Dorianin. "Ai kishte vendosur qe shume shpejt te fejoheshim, pasi duheshim shume", tregon 18 vjecarja, qe dy dite me pare u nda perfundimisht nga djali me te cilin do te lidhte jeten pergjithmone. Me fytyre te tronditur nga ngjarja e rende, pas cerememonise mortore te dy diteve me pare, Elisa ende nuk arrin te ambientohet me ate c'ka i ka ndodhur. Aq me teper kur shkaku i tragjedise ishte thjesht nje puthje e dhene te dashurit e zemres. Pak ore pas arrestimit, 18 vjecarja eshte perballur dhe nje here me vrasesin Duka, ne komisariatin e policise, duke e identifikuar ate si autorin e ekzekutimit te Dorianit. Para forcave te rendit, ajo ka pershkuar dhe nje here te gjithe skenen e se dieles: qe nga nisja e festes e deri tek perfundimi i saj makaber, ne vrasjen e te dashurit 23 vjecar. "U nisem, se bashku me nje grup shokesh dhe shoqesh per te festuar ditelindjen e nje mikut tone. Pasi kishim ngrene dreke ne nje lokal aty prane, per te dale pak nga kryeqyteti, njeri nga shoket tane e kishte lene me nje shofer furgoni, i cili do te vinte te na merrte ne oren 17.30. Duke pritur furgonin u ulem ne lokalin me emrin "Selba", per te pire ndonje freskuese apo ndonje kafe, per t`u clodhur, pasi kishte dhe nga ata qe kishin pire pak, por pa e tepruar. Me pas ndodhi edhe momenti i tmerrshem, kur vrasesi nxorri menjehere pistoleten duke mos pranuar te sqaronte ngjarjen me Dorianin, por qelloi mbi te pa iu dridhur dora", tregon Elisa per diten e 12 majit, pa e ditur se ajo do te shnderrohej ne diten me fatkeqe per te. Vajza zbulon edhe dicka tjeter duke shtuar se prinderit e saj ende nuk dinin ndonje gje per lidhjen e saj me Dorianin, e cila kishte filluar dy vjet me pare. "Ata e mesuan nje gje te tille vetem diten e ngjarjes, kur televizioni kishte bere te ditur lajmin per vrasjen e tij", tregon Elisa. Ndersa per prinderit e 23 vjecarit, lidhja e tij me Elisen ishte dicka normale dhe ata kane qene ne dijeni per kete lidhje. Per diten e vrasjes. Liljana, e ema e viktimes tregon se vajza e saj Ina, kishte marre ne telefon edhe Elisen, cka tregon se familja Bena e kishte pranuar lidhjen e djalit te tyre. Megjithese Doriani u nda nga kjo jete, Elisa, nuk ka ngurruar te shkoje ne shtepine e tij dhe te ngushelloje dhe te qendroje prane nenes se tij te paralizuar, duke ndare dhimbjen mes tyre, njera si nene dhe tjetra si e dashur.

    Vrasesi i Ibes: "U puthen ne sy te gruas sime"

    "U puthen dhe u perqafuan ne sy te gruas time, e cila ne ate moment ishte ne lokal". Keshtu mesohet te jete justifikuar 36 vjecari Arben Duka, autor i vrasjes se 23 vjecarit Dorian Bena, ne seancen e djeshme ne Gjykaten e rrethit te Tiranes, ku ju komunikua masa e sigurise burg pa afat. Sipas shpjegimeve te vete Dukes, ai nuk e ka duruar dot gjestin e dy te rinjve te dashuruar, te cilet nen shoqerine edhe te miqve te tjere, jane perqafuar dhe kane shkembyer nje puthje ne nje lokal ne fshatin Ibe te Tiranes, pasi kishin kaluar nje fundjave te kendshme. Si per te treguar fanatizmin e tij prapanik te justifikuar me prezencen e gruas se tij ne ate lokal, vrasesi Duka ka reaguar ndaj ketij gjesti. Pasi ka shkembyer disa replika, duke i kerkuar llogari 23 vjecarit Bena se, pse perqafoi te dashuren e tij ne lokal, ai e ka qelluar me pas me dy plumba pistolete ne koke viktimen Dorian Bena, duke e lene te vdekur ne vend ne sy te se dashures dhe shokeve te tij. Vetem disa ore pas kryerjes se krimit makaber, forcat e policise se kryeqytetit, bene te mundur arrestimin e autorit, i cili ishte larguar per t`u fshehur ne nje pyll prane fshatit Ibe. Ne skedaret e policise, shtetasi Arben Duka rezulton i denuar edhe nje here me pare per akuzen, "tentative vrasjeje dhe keqtrajtim". Diten e djeshme gjyqtarja Brunilda Kasmi nen akuzen "vrasje me dashje dhe armembajtje pa leje", ka vendosur burg pa afat si mase sigurie per Duken, deri sa dosja e tij te vije per gjykim ne Gjykaten e Faktit ne Tirane. Ne baze te akuzes, vrasesi Duka rrezikon nga 10-20 vjet heqje lirie.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  2. #2

    Unhappy Jeta e njeriut ne Shqiperi : "ne duart" e nje puthjeje te pafajshme!!!

    Ngjarje si kjo te bejne per nje moment te ndjesh zor qe je Shqiptar!!! Nje gje e shpjegon nje rast te tille kaq te hidhur...idiotesia dhe prapanikesia e shqiptarit ne mijevjecarin e ri se bashku me gjaknxehtesine makabre,qe po i pret rrugen mentalitetit rinor!!! Tani duhet pasur kujdes edhe kur puth te dashuren se ndonjeri me gruan e tij veshur me pantallona doku mund te behet xheloz dhe mund te humbi arsyen, nese ka ndopak ne trurin e tij qe daton akoma 1902!!!
    Me erdhi keq per Dorianin...jam dhe une gati 23 vjec dhe e dua jeten!!! Nje dite shpresoj te kthehem ne atdhe dhe te jetoj atje...varet nese do ti pershtatem kushteve!!! Varet nese ndonje dite,kur mund te jem mes miqsh ne ndonje fshat turistik,"te harroj" dhe te puth(nje puthje nga ato te voglat qe jepen nga gezimi apo nga hareja) te dashuren time...dhe per fat te keq po aty te qelloje nje tjeter nga ATO.......epilogun nuk dua as ta mendoj!!!
    Ketu shtroj pyetjen: Si e parashikoni ndryshimin e mentalitetit shqiptar ne nje vend sa brenda Europes dhe perendimit aq edhe jashte tyre?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helios : 16-05-2002 mė 11:16
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64
    Lajme te tilla lexojme perdite,per fat te keq.
    Jane shume rrethana,qe nga moszbatimi i ligjit e deri te mentaliteti i individit.Shpresojme qe "disa" njerez te behen aq civile sa ta kuptojne se bota ecen pa ta e gjerat do ndryshojne,duan a s`duan keta.Nuk ka asnje justifikim ,ti marresh jeten dikujt,per nje puthje a me teper.

  4. #4
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Angry Vrasje......

    Kjo eshte fjala kryesore qe po ze vend gjithmone e me shume ne jeten tone, i degjojme kudo i shohim kudo. Ne ketej themi: mos te rafte per hise.
    Gjithashtu kjo fjale tregon se sa poshte ka rene ndergjegja, morali, mentaliteti dhe edukata keto vite "demokraci". Shoqerise ne shqiperi i ka hyre nje semundje ose me mire nje krimb qe po i gerryen dhe po e xhvesh nga cdo gje e mire dhe e fisme me te cilen krenoheshim te gjithe.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Vrasja e Dorianit ishte nje vrasje e motivuar nga nje kuptim i gabuar mbi te miren dhe te keqen

    Personi qe vrau Dorianin e dinte se po vendoste ne vend nje te keqe qe Doriani kishte kryer

    Ky gjykates morri vendim dhe kreu ekzekutimin e vendimit te vet i nisur nga bindja e tij.

    Ai nuk ia morri jeten djalit aksidentalisht as sepse kishin ndonje hesap per te lare.

    Atij thjesht iu duk i keq veprimi i puthjes se te dashures

    Dhe meqenese tashme armet jane kudo sheshit e kishte me te lehte qe te kryente ekzekutimin e vendimit te tij me lehte

    Vendime te tilla kur gjykates te frymezuar nga e liga kane bere edhe krime te tjera

    Mjafton te sjell ketu sulmin e se liges ne 11 Shtator ndaj njerezve qe po punonin tek World Trade Center
    dhe do kuptohet fare qarte se vetem permasat e ketyre dy krimeve i bejne ato te ndryshme

    E perbashketa eshte nje

    Te kuptuarit e gabuar mbi te miren dhe te keqen

    Mos u lodhni kot qe te thoni se puthja nuk eshte e keqe

    Ka njerez qe e quajne ate te keqe dhe madje nga ata qe ngrene dore

    Po ju erdhi keq, ne emer te se mires suaj ndaluani me force doren te liqve

  6. #6
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    oh baobabi
    nuk arrij dot te kuptoj tere ate cinizem tendit per kete ngjarje.
    Mendoj se mund te isha edhe un ai qe puthja te dashuren time ne bar, e shikoj si dicka shume afer meje dhe nuk arrij dot te kuptoj se si per ty eshte kaq e thjeshte te pranosh kete ngjarje si dicka normale.
    Dhe pastaj ai krahasim me ngjarjet e 11 shtatorit me duket me duket shume pa vend.
    Shoh shume vete qe flasim shume ne kete forum per interesat madhore shqipetare qe i jane shitur grekerve,duke bere nazionalistet injorant dhe kaq pak qe flasin per nje ngjarje te tille apo edhe ato qe flasin e pranojne si dicka tashme normale eshte bere kaq normale qe ti arrin ti besh edhe nje analize pse4kologjike ketyre fakteve.
    Un mendoj se keto jane probleme qe cenojne cdo jeten tone te perditshme.Jane keto probleme qe nuk te lejojne qe ti te besh ate jete qe deshiron dhe jo nese AMC e ka greku apo italiani apo turku.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Animal, kafshė, zoo, ē'farė tjetėr......
    Rycki

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ne replike me ate qe ma ka kritikuar po i them se e ka keqkuptuar ose moskuptuar qendrimin tim me anen e ketij shkrimi

    Ne rreshin e fundit u kam bere thirrje njerezve te mire qe te mos bejne sehir po te veprojne qe te mbrojne te mirat e tyre

    Po ti po e dite se pse e vrau Arbeni Dorianin shko e ua thuaj gjykatesve aty ne gjyq, se vete vrasesi hapur tha se nuk i pelqeu se ata u puthen ne sy te gruas se vet.

    Pra thjesht ai kishte nje kuptim tjeter mbi te miren dhe te keqen
    Ai e konsideronte puthjen si te keqe madje te permasave qe duhet ne te vetmen menyre ti merte jeten te ligut Dorian

    Edhe une si ty puthjen e njoh per te mire dhe e aplikoj me njerezit e mi me te dashur. Kur ai ka qelluar mbi djalin e mire Dorian ka qelluar edhe mbi mua dhe prandaj mora mundimin te pakten te them ndonje fjale sepse meqe jam larg nuk kam mundesi te veproj

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •