Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Tonin Tershana

    Tonin Tershana: Askush nuk u denua per shkak se kendoi ne Festivalin e 11-te

    U be nje kohe e gjate qe i keni munguar skenes shqiptare, mund te na thoni se ku keni qene gjithe keto vite?

    Do doja t'u falenderoja per interesimin tuaj ne radhe te pare. Une prej 15 vitesh kam jetuar ne emigracion. Nga viti 1997 deri ne janar te viti 2012 kam qene ne Greqi. Shkaqet qe une me familjen time vendosem qe te largoheshim, ishin sepse kaluam nje periudhe shume te veshtire tranzicioni. Mbeta per nje periudhe te gjate pa pune dhe u detyrova te largohem pasi ekonomia ime ra shume. Jo, se une kisha deshire te punoja, sepse jam detyruar qe te bej gjithfare punesh atje, deri sa u stabilizua bashkeshortja ime me nje rroge baze, ishim ne nje gjendje shume te keqe. Kjo ishte arsyeja e ikjes sime. Sa i perket faktit qe une isha kengetar, kam dale pak here atje ne skene, neper mbremje mes shqiptaresh, por atje me shume kishim kenaqesi qe ishim mes miqsh, pa ndonje interes ekonomike, thjesht se na dukej sikur ishim ketu. Sepse kur je jashte e dashke vendin tend me shume se kur jeton ne atdhe.

    Kur ishte dalja juaj e fundit ne skenat shqiptare, ne cilin vit?

    Dalja ime e fundit ne skene ishte ne nje festival estradash dhe une u perfaqesova me estraden e Shkodres. Mund te kete qene viti 1996, por nuk me kujtohet sakte edhe aty u shpall si kengetari me i mire. E mbaj mend ate konkurrim pasi cmimi qe mora ishte 400 mije leke te vjetra, dhe per mua ishte hera e pare, pasi gjithmone kisha marre neper festivale, 3 mije leke te vjetra dhe m'u desh te merrja borxh edhe nja 2 mije leke te tjera per te qerasur shoket. (Qesh). Pasi nuk kishte ndonje vleresim te madh material ne ate kohe. Nderkaq ne festivalet e Radios, kam qene ne vitin 1989 ndoshta, per here te fundit.

    Por ju jeni edhe fituesi i festivalit te cilesuar si famekeq, ai i 11-ti, ku disa nga koleget tuaj kane pohuar se u burgosen. Kurse ju u vleresuat, ne mos gaboj me cmimin e pare...

    T'ju them te drejten, jam deshmitar vete, se nuk eshte denuar kush, pse ka kenduar ne kete festival. Ndoshta ata kishin folur diku, por nuk u denuan se kenduan ne festival. Dihej si ishte ai sistem, te ndalonte qe te shpreheshe hapur, se te fusnin ne burg. Une e kisha frike burgun, se nuk ma kane lavderuar.

    Po ju a kishit frike te benit performance ne skene, domethene qe te leviznit, apo ashtu ndjeheshit me mire sepse ju kujtoj se si tipar kishit te kenduarit thuajse pa levizur?

    Une kam filluar qe te kendoja shume i vogel, dhe atehere kisha deshire qe te levizja. Ne fakt dhe vete mosha te bente te ishe me alegro, por mbaj mend qe kur kendova me Estraden e Ushtarit, atje ishte nje regjisor, qe sa here qe levizja duart, me binte me shuplake te dora, duke me thene "Uli duart". Dhe qysh atehere, u mesova me qene si te thuash, gatitu dhe u brymosa vete ashtu. E sigurisht qe ishte jo vetem disiplina por edhe frika ne mes. Sidomos burrat, shume rralle kane levizur ne skene, kurse femra nga vete natyra lozonjare ka qene pak me e lirshme. Tani e kam me shume fiksim apo zakon, qe te kendoj pa levizur, sepse nuk me pengon njeri. Mbaj mend nje here qe pata levizur, isha ende i ri, pa mbushur te 20-at. Dhe une leviza ndoshta ca si shume ne nje koncert ne Shkoder, ne Pallatin e Sportit. Spektatori kerkonte qe te dilja perseri ne skene, nderkohe nuk kisha me repertor dhe shfaqja u anulua. Te nesermen u hap fjala se Toninin e kane futur brenda. Nderkohe nje gazetar kishte shkruar ne gazete fjale shume te mira per mua. Ate kohe kisha per te kenduar ne Festivalin e Radios dhe kishin ardhur dy relacione per mua. Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Petrit Dume me thirri dhe me pyeti se cfare kisha bere ne koncert. Une i thashe: Asgje, thjesht kam levizur gjate kenges. Me pa dhe pasi me njihte shume mire me tha, "shko ne punen tende". Ky ishte i vetmi incident ne karrieren time dhe nje mesim shume i mire qe te mos levizja me.

    Tashme jeni kthyer pergjithmone ne Shqiperi. Ku po jetoni dhe si ju duket situata ne Shqiperi?

    Po, qe nga janari sic e permenda jam kthyer ne Shqiperi dhe po jetojme me gruan, vajzen dhe bashkeshortin e saj ne Tirane, ne nje shtepi me qera. Banesa eshte mbi Kinostudio, paguajme pak pasi e kemi marre paksa larg, por duke qene se ne jemi me dy pensione te uleta, edhe ajo pak qera, na duket shume, se te themi te drejten nuk na del. Ndonjehere kam pasur ndonje aktivitet ku kam qene i ftuar dhe kam marre ndonje honorar. Por kjo nuk eshte zgjidhje, sepse ato jane ftesa sporadike.

    A keni kerkuar mbeshtetje nga institucionet shteterore, pasi ju keni edhe titullin Mjeshter i Madh i Punes?

    Po dhe nje ndihme te madhe kam marre nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha te cilin do te doja qe ta falenderoja shume. Ai nuk e dinte qe une kisha shkuar ne emigracion dhe u habit kur shkova per ta takuar. Me pas me tha se do te me ndihmonte ne shume gjera, nje pjese te mire te tyre te premtimeve i kam prekur me dore. Ja di per shume faleminderit, kryetarit te bashkise dhe te gjithe stafit te kultures ne bashki.

    Ju keni marre shume cmime neper festivalet e kenges, mund te me thoni nje numer te tyre?

    Po mund te them se kam marre pjese ne 20 festivale dhe nga keto, kater i kam me fitore, cmime te para dhe te te gjithe festivalet e tjera kam marre cmime te dyta apo te treta. Nuk ka ndodhur te kem marre pjese ne nje festival dhe te mos kem marre ndonje cmim.

    Ju ka mbetur dicka peng sot?

    Me ka mbetur peng se nuk jam me i ri, se cdo dite qe iken une jam me plak se dje, dhe ka ardhur nje kohe shume e bukur per artin dhe kengen, per t'u jetuar, por mosha nuk eshte me, per te dhene aq sa ka dhene dikur.

    A e ka trasheguar ndonje nga vajzat tuaja talentin tuaj?

    Po vajza e madhe Anila, ka mbaruar konservatorin per kanto dhe jeton ne Selanik, ku aktivizohet ne operen e Selanikut. Ndersa vajza e vogel Donatela nuk merret me muzike, megjithese e ka shume qef muziken.

    A keni ndonje projekt, ndonje CD tuajen?

    Po njeriu mendon boll. Por kur nuk ke mundesi qe te besh gje, sepse gjithcka sot behet me leke. Une ato nuk i kam, mendime kam per te bere gjera te bukura, por ku nuk jane mundesi me duken si perralle. Do me pelqente qe te gjeja ndonje sponsor qe te me ndihmonte per te bere nje CD apo nje videoklip. Do te kisha shume deshire qe ta falenderoja me emer, por derisa nuk e kam ende nje sponsor, do ta falenderoja paradhenie, per ndihmen qe do te me jepte, qe te bej nje permbledhje te kengeve te mia.

    Yllka Selita - Koha Jone

    https://www.youtube.com/watch?v=Flz6MHJAUzU

    http://www.youtube.com/watch?v=Im3l-jR4aHk
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Tonin Tershana



    " TĖ DUA O DET " - TONIN TĖRSHANA (1965)

    Kompozimi: TONIN HARAPI - Poezia: MARK GURAKUQI


    Ēmimi i Parė - Festivali i 4-t i Kėngės nė RTSH.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-10-2022 mė 22:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •