Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Beteja E Kumanovės E 1912

    BETEJA E KUMANOVĖS E 1912

    A ISHTE BETEJA E KUMANOVĖS E 1912 LUFTĖ ĒLIRIMTARE APO LUFTĖ GJENOCIDIALE NDAJ SHQIPTARĖVE? (ME RASTIN E 100 VJETORIT TĖ PĖRKUJTIMIT TĖ KĖSAJ BETEJE NGA KRERĖT MĖ TĖ LARTĖ TĖ QEVERISĖ SĖ SERBISĖ DHE MAQEDONISĖ


    Nė Shkup e pashė se deri nė ē’nivel
    njeriu varet nga rrethanat e krijuara
    nga lufta barbare.
    (Leon Trocki)

    Gjatė tetorit tė vitit 1912, u zhvilluan luftimet tė pėrgjakshme mes ushtrisė kriminale tė shkaut dhe kryengritėsve shqiptarė, dhe atė nga Presheva e gjer nė thellėsi tė Shkupit me njė gjerėsi frontale Bujanoc Qystendil... Flamurin e qėndresės sė luftės shqiptare tė papėrkulur e mbanin: Hasan Prishtina, Mehmet Dėralla i Tetovės, Elez Isufi i Dibrės dhe Idriz Seferi i Gjilanit.
    Pikėrisht, atėbotė, me urdhrin e gjeneralėve rusė, qė ishin nė pėrbėrje tė ushtrisė serbe nga Vraja ishte nisur pėr nė “Betejėn e Kumanovės”, Armata e Parė Serbe, e cila qė nga shtatori i vitit 1912 me komandėn e saj ishte vendosur nė Vrajė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, e cila i numėronte hiē mė pak se 126.000 trupa tė armatosura shumė mirė nė krye tė sė cilės ishte vendosur vet mėkėmbėsi (presto nasledniku-v. a.) Peter Aleksandėr Karagjorgjeviqi.[1]
    Kėto forca serbe gjatė marshimit nė drejtim tė Shkupit, hasėn nė rezistencė tė forcave kryengritėse shqiptare, dhe qė nga 22-24 tetor 1912, nė Kumanovė u zhvillua beteja mė e madhe mes ushtrisė serbe dhe asaj shqiptare gjer atėherė. Beteja e Kumanovės u zhvillua midis malit Kozjak nė lindje dhe Malit tė Zi tė Shkupit, gjegjėsisht Karadakut tė Preshevės, kurse nga perėndimi mes lumenjve Pēinjė dhe Lumit tė Madh (Moravicės sė Preshevės-v. a.) si dhe nė veri-perėndim dhe lindje tė fshatrave Llojan, Karabiēan, Nikulan dhe Strezoc.




    Beteja e Kumanovės, e cila mendohet se ishte vendimtare pėr fatin e luftės sė vitit 1912, Armata serbe pati humbje tė konsiderueshme prej 21 oficerėve dhe 702 ushtarėve tė vrarė. Deri vonė, nė fshatin Nagoriē i Vjetėr, ka qenė e ngritur “spomen kosturnica” (sterna e eshtrave tė ushtarėve dhe oficerėve tserbė tė vrarė nė kėtė luftė kolonialiste-vėr. aut.). “Qėndresa heroike e forcave shqiptare qė drejtoheshin nga Hasan Prishtina, gjeneral Mehmet Dėrallė-Tetova, Elez Isufi dhe Idriz Seferi nė saje tė forcave serbe shumėfish mė tė mėdha dhe tė pėrdorimit tė armėve artilerie shqiptarėt u thyen mė 24 tetor 1912. Atė ditė, tė gjithė fshatrat shqiptare nė kėtė pjesė tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore, mbetėn tė boshatisura. Dhe se 150 mijė shqiptarė kishin ikur dhe ishin pėrqendruar nė Shkup”. [2]
    Pėr qėndresėn heroike tė gjeneral Mehmet Pashė Derallės do tė shprehej nė kėtė mėnyrė edhe vet Homeri i shqiptarisė At Gjergj Fishta:

    Edhe trimi n’za Dėralla,
    Qi po i kishin fjalėt e rralla
    Ku, po ishte puna me qėndrue,
    Me qindrue p’r Atdhe t’bekua.

    Pas Betejės sė Kumanovės dhe pushtimit tė qytetit, mė 26 tetor ushtria serbe e pushtoi pa luftė Shkupin. Gjatė rrugėtimit tė saj pėr nė Shkup ajo vrau e masakroi pa mėshirė rreth 2 mijė shqiptarė tė pafajshėm. Atė ditė pas rėnies sė Shkupit, ushtria serbe i kapi tė gjallė 13 krerė tė Kryengritjes Kombėtare Shqiptare si:
    1. Hasan Prishtinėn, i cili ishte kapur nė rrethinėn e Shkupit derisa po bėnte pėrpjekje mbinjerėzore pėr ta ndalur tėrheqjen u ushtrisė shqiptare nga fronti i luftės dhe shpėrnguljen e popullatės shqiptare nga frika e barbarisė serbe. Pastaj aty u nxunė nė befasi edhe:
    2. Nexhip Draga nga Mitrovica,
    3. Seid Efendiu nga Shkupi,
    4. Shaben Pasha nga Prishtina,
    5. Qemajl Beu nga Shkupi,
    6.Hurshid Omeri nga Shkupi,
    7. Rushit Beu nga Dobratini i Prishtinės,
    8. Muharrem Efendiu nga Prishtina,
    9. Xhemajl Beu nga Prishtina,
    10. Jashar Pasha nga Peja,
    11. Ibrahim Bej Kokola nga Prishtina,
    12. Idriz Seferi nga Gjilani,
    13. Kasum Seferi nga Gjilani,
    14. Mustafė Muhsini nga Stambolli, profesor i gjimnazit tė Shkupit, dhe se tė arrestuarit do tė internohen dhe izolohen nė Kėshtjellėn e Kalemejdanit afėr Beogradit.[3]

    Duke qenė nė burg, komandanti i armatės sė III serbe, Bozhidar Jankoviq me qėllim tė “qetėsimit” tė gjendjes nė Kosovė kėrkoi ekzekutimin e kėtyre prijėsve shqiptarė. Mirėpo qeveria serbe pėr shkak tė famės qė e kishte ajo nė popullin e saj, iu shmang njė veprimi tė tillė. Pas qėndrimit disa muaj nė burg mė 16 maj 1913, ata do tė liroheshin nga burgu me kusht: “se do tė bėheshin qytetarė besnik (lojal) tė Serbisė”. Nė ngjarjet e mėvonshme, ndonėse emrat e disa nga tė liruarit nuk do tė pėrmenden mė kurrė ndoshta pėr shkak tė lojalitetit ndaj pushtuesve serbė tė Karpateve. “Tė tjerėt me nė krye atdhetarin Hasan Prishtinėn do t’i bashkėngjiten qėndresės shqiptare deri nė vdekje”.[4]
    Me pėrfundimin e Betejės sė Kumanovės, forcat ushtarake serbe u pėrqendruan nė Shkup, ndėrsa Komanda e Lartė vendosi qė njėsitė e Armatės se III, t’i vazhdonin operacionet pushtuese nė drejtim tė Rrafshit tė Dukagjinit.
    Me vendosjen e Komandės sė III serbe me seli nė Shkup, do tė fillonin vrasjet, dhunimet, torturimet dhe djegiet e fshatrave dhe lagjeve tė qyteteve shqiptare si nė Karadakun e Preshevės dhe nė atė tė Shkupit, tė gjitha kėto veprime piromane tė ushtrisė serbe, do t’i pėrshkruante deri edhe nė detale majtisti hebraik rus Leon Trocki, i cili flet pėr veprime devijante tė shteteve ballkanike ndaj popullatės sė pafajshme shqiptare gjatė viteve 1912-1913, sepse shteti dhe qeveria djathtiste e Dumės Ruse, atėbotė i heshtte kėto krime tė kryera nga aleatėt e sajė pan-sllavistė nė Gadishullin Ilirik, ndaj shqiptarėve tė Shqipėrisė sė Vjetėr Verilindore.
    Shėnimet e L. Trockit dhe tė L. Frojndliht pėr Ballkanin Jugor, janė pėr mė tepėr edhe tema tabu, pėr atė tragjedi dhe golgotė shqiptare qė ishte shkaktuar dhe do tė vazhdonte tė shkaktohej pėr njė shekull rresht nga po e njėjta ushtri vrastare dhe piromane e serbit tė Karpateve tė Rusisė. Nė fund kur Akademia e Shkancave dhe Arteve tė Serbisė (SANA), edhe me predikimin e Kishės Autoqefale pansllaviste, e kishte pėrpiluar elaboratin e fundit pėr zhdukjen dhe eliminimin qenjės biologjike tė mbarė kombit shqiptar! Shkohej me devizėn serbe se 610 vjetori i betejės sė humbur tė Kosovės (1389) tė festohej pa shqiptarė. SHBA-tė, duke e parė kėtė rrezik permanent qė po i kanosej mbarė njė popullate tė pafajshme intervenuan pėr mrekulli tė Zotit, nė kohėn dhe momentin e duhur, duke e evituar eksodin dhe gjakderdhjen vendimtare dhe tė fundit atė tė patkoit qė ishte pėrgatitur, dhe orkestruar nga qarqet shoviniste serbe tė Beogradit.
    M’u pėr kėtė, shėnimet e kėtyre dy studiuesve tė spikatur hebraikė, janė pėrkthyer dhe redaktuar edhe nė gjuhėn angleze, gjatė luftėrave tė pėrsėritura ballkanike, pėrsėri nga e njėjta ushtri vrastare dhe piromane e serbėve si nė Kroaci dhe Bosnjė gjatė viteve 1991-1995, ndėrsa nė Kosovė mė 1999, pėr t’i treguar edhe njė herė botės sė civilizuar se ju, dhe pikėrisht ju, zotėrinj, nuk deshėt ta parandalonit gjenocidin shfarosės ndaj shqiptarėve gjatė viteve 1878-1913. Andaj, do tė realizohej dhe arsyetohej ajo thėnia e filozofit amerikan, Xorxh Santianės qė thoshte: “Ata qė i harrojnė pėrvojat nga e kaluara, do tė detyrohen t’i pėrjetonin pėrsėri”.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    RRĖFIMET TRONDITĖSE TĖ LEON TROCKIT

    a) Nė Kosovė, toka e djegur duhet t’i pėrfshijė tė gjitha anėt e saja. Llapi dhe Drenica do tė bartin dy muaj koka tė shqiptarėve. Atje nė Kosovė, nuk do tė mbetet asnjė plis pėr farė.
    b) Tymi i vatrave shqiptare tė dėshmojė se ato vise janė fikur pėrgjithmonė.
    c) Kufomat e karbonizuara dhe shtėpitė e bėra shkrumb e hi, tė shkaktojnė trishtim vdekjeje. botės t’i themi: Po i vrasim, se po na detyrojnė.
    d) Toka e Shėn Savės, duhet tė hakmerret.
    e) Shqiptarėt i pastron vetėm se: thika dhe zjarri.

    (Nga Kisha Autoqefale Serbe)!

    Kam pasur rastin, pėr fat, apo fatkeqėsi, ta vizitoj Shkupin, disa ditė pas Betejės sė Kumanovės. Qysh nė fillim isha i irituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen pėr qarkullim. Nga pengesat qė m’i ka bėrė Ministria e luftės, kam filluar tė mendoj se njerėzit, tė cilėt e udhėhiqnin luftėn nuk e kishin ndėrgjegjen e pastėr dhe qė atje poshtė, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga se paraqitej nė shtypin zyrtar. Kjo pėrshtypje ose parandjenjė mė ėshtė pėrforcuar me rastin e takimit me njė oficer, i cili kishte qėndruar nė Shkup me ushtarėt tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.
    Ky oficer, tė cilin e kam njohur pėr njė kohė tė gjatė, ishte njeri i ndershėm. Mirėpo, sapo ai e mori vesh se unė po shkoja pėr nė Shkup, meqė realisht edhe e kisha marrė lejen pėr tė shkuar atje, ai me njė qėndrim tė hapur armiqėsor mė tha se nuk duhet tė shkoja atje dhe qė Beogradi,sipas tij, nuk e kuptonte se ēka po bėnte kur i lejonte “tė huajt” tė shkonin nė Shkup. Nė Vrajė nė kufirin me Serbinė, kur e kuptoi se nuk do ta ndėrroja vendimin, oficeri serb e ndėrroi zėrin dhe filloi tė mė pėrgatiste pėr pamjet qė do t’i shikoja kur tė arrija nė Shkup. “Kėto janė gjėra tė pakėndshme, por fatkeqėsisht janė tė paevitueshme”. Krejt kjo mė duhet tė pranoj se mė bėnte edhe mė shumė tė dyshoja. Kjo do tė thotė se veprat e liga, pėr tė cilat ishte dėgjuar deri nė Beograd, nuk ishin tė rastėsishme, pastaj nuk ishin edhe raste tė veēanta dhe as tė izoluara, pėrderisa njė oficer i trajtonte si “nevoja tė shtetit”. Dikush duhej tė kishte tė dhėna pėr kėto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Pėrgjigjet nė kėto pyetje i mėsova sapo arrita nė Shkup. Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Nė ora 5 pas dite jemi afruar te Kumanova. Dielli po perėndonte dhe terri tashmė ishte lėshuar.
    Sa mė shumė qė errėsohej aq mė tepėr shiheshin flakėt e zjarrit qė shkonin pėrpjetė. Po digjej gjithēka pėr rreth nesh. Tė gjitha fshatrat shqiptare, tė afėrta dhe tė largėta, ishin kthyer nė shtylla zjarri, deri te hekurudha.
    Ishte ky njė shembull i njė lufte tė tmerrshme shkatėrruese, qė kam parė nė zonat e luftimeve. Pėr njė ēast pasuria e atyre njerėzve e trashėguar nga gjyshėrit e stėrgjyshėrit dhe e fituar me mund po kthehej nė flakė. Kjo monotoni e zjarrit na ka pėrcjellė gjatė tėrė rrugės deri nė Shkup. Kam zbritur nga vagoni me tė cilin kam udhėtuar. Tėrė qyteti ishte i heshtur, nė rrugė nuk shihej njeri i gjallė, vetėm para stacionit tė trenit ishte njė grup ushtarėsh, nga ku pėrhapeshin zėra tė dehurish. Secili shkonte nė rrugėn e vet, ndėrsa unė mbeta i vetmuar nė stacion. Shkova te grupi i ushtarėve. Katėr ushtarė i mbanin bajonetat e tyre nė gjendje gatishmėrie. Nė mesin e grupit tė ushtarėve qėndronin dy tė rinj shqiptarė, me plisa tė bardhė. Njė ushtar, ēetnik i dehur, mbante nė dorė thikėn, ndėrsa nė dorėn tjetėr shishen e rakisė. Ēetniku i urdhėroi shqiptarėt tė binin pėr tokė. Ata gjysmė tė vdekur nga frika ulėn nė gjunjė. Pas urdhrit tjetėr ata ngrihen. Kėtė ai e pėrsėrit disa herė...
    Pastaj ēetniku duke sharė dhe duke i kėrcėnuar ua drejtoi majėn e thikės edhe viktimave tė tjera. I detyron tė pinė raki, pastaj... i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai argėtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egėr me minj. Tė njėjtat veprime, tė njėjtat psikologji. Tė tre ushtarėt e tjerė tė dehur qėndronin duke ruajtur mos shqiptarėt po iknin ose do tė kundėrshtonin, derisa ēetniku po argėtohej. “Kėta janė arnautė” mė thotė njė ushtar “tash do t’i therė”.
    Prej frikės u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim tė mundohesha t’i mbroja shqiptarėt. Ata mund tė shpėtonin nga kėta ushtarė vetėm me njė forcė tė armatosur... Krejt kjo skenė po luhej nė stacionin e trenit kur
    sapo erdhi treni. Ika pėr tė mos dėgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre pėr ndihmė...
    Nė qytet dhe nėpėr rrugė ishte aq qetėsi, sa dukej gjithēka shkret. Tė gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtė pas dite. Me tė rėnė nata, ēetnikėt e fillojnė punėn e tyre. Futen dhunshėm nėpėr shtėpitė e shqiptarėve dhe turqve dhe i kryejnė veprat e tyre tė vrasjes dhe plaēkitjes Shkupi i kishte 60 mijė banorė nga tė cilėt gjysma ishin shqiptarė e turq. Disa nga ata sigurisht qė kishin ikur, por shumica kishin mbetur. Dhe tash, gjatė natės kundėr tyre kryhen krime.
    Dy ditė pas arritjes sime nė Shkup, e para gjė qė do tė shihej nė mėngjes ishte grumbulli i kufomave tė shqiptarėve me koka tė thyera nėn Urėn e Vardarit, m’u nė qendėr tė qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarė, tė cilėt ishin mbytur nga ēetnikėt, tė tjerėt thoshin se ata i kishte sjellė uji i lumit. Vetėm njė gjė dihej se ata njerėz nuk ishin vrarė nė luftime...
    Shkupi ishte kthyer nė njė kamp tė rėndomtė ushtarak. Popullata, sidomos ajo myslimane fshiheshin nėpėr rrugė pėr tė mos u parė nga ushtarėt serbė. Nė mesin e masės sė ushtarėve dalloheshin edhe fshatarė serbė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga vende tė ndryshme tė Serbisė. Duke rrėfyer se kishin ardhur pėr t’i gjetur bijtė dhe vėllezėrit e tyre, ata kalojnė nėpėr Kosovė duke plaēkitur. Kam biseduar me tre prej kėtyre “torbarėve” dhe se mė i riu prej tyre, njė burrė i shkurtė i sojit tė “trimave” lavdėrohej sesi me pushkėn e tij ka vrarė dy shqiptarė, por dy tė tjerė i kishin ikur. Bashkudhėtarėt e tij, fshatarė tė moshuar e vėrtetonin rrėfimin e tij.
    “Njė gjė nuk ėshtė e mirė” ankohen ata. “Nuk kemi para me vete. Kėtu mund tė marrėsh sa tė duash qé dhe kuaj. Paga e ushtarit ėshtė dy dinarė (75 kopejkė). Ushtari shkon nė fshatin e parė tė shqiptarėve dhe e merr kalin e parė tė cilin e gjen. Pėrmes ushtarėve mund tė marrėsh njė pendė qé pėr 20 dinarė. Serbėt nga rrethina e Vrajės, nė mėnyrė masive janė nisur drejt fshatrave shqiptare me qėllim pėr tė rrėmbyer gjithēka qė gjejnė. Gratė serbe kanė ngarkuar nė shpinė edhe dyer e dritare qė i kanė marrė nėpėr fshatrat shqiptare,(nė kazanė e Bujanocit dhe Preshevės-r.a).
    Ndėrkohė erdhėn dy ushtarė. Ata bėjnė pjesė nė ēetat tė cilat i ēarmatosin shqiptarėt. Njė ushtar pyet ku mund ta kėmbejė njė lirė. Kėrkova tė ma tregoj lirėn meqė nuk kisha parė monedhė turke. Ushtari
    fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrė dukatin nga qesja duke rrėfyer se ka edhe tė tjera, por nuk dėshiron tė rrėfejė sasinė. Njė lirė turke kėmbehet me 23 franga. Erdhėn edhe ushtarė tė tjerė. Po dėgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarė kam vrarė”, thotė njėri, “por te asnjėri prej tyre nuk kam gjetur diēka tė vlefshme pėr tė marrė. Dhe, kur ia kam hequr kokėn me thikė njė nuseje tė re shqiptare, te ajo i kam gjetur 10 lira”. Pėr bėmat e tyre ata flasin krejt lirshėm. Kjo ėshtė e zakonshme pėr ta.
    “Njerėzit nuk e kuptojnė se sa ndryshime tė brendshme kanė sjellė vetėm disa ditė tė luftės. Mund tė shihet se deri nė ē’nivel njeriu varet nga rrethanat. Nė kushte tė organizimit barbar tė luftės, njerėzit shpejt brutalizohen dhe kėtė ndoshta edhe nuk e kuptojnė”.
    Kėtė thėnie tė L. Trockit, mė sė miri do ta vė nė pah vetė ushtari serb i luftėrave ballkanike nė gazetėn majtiste tė tetorit tė vitit 1913, nė “Radničke Novine”, Dimitrie Tucoviqi: “Derisa kryengritėsit shqiptarė (nuk i quajtėn kaēakė, sikur bėjnė historianėt tanė), oficerėt dhe ushtarėt serbė tė zėnė rob i ēarmatosėn dhe i lėshuan, soldateska serbe nuk ua kurseu as fėmijėt, as gratė dhe as tė sėmurėt... Mė rrėqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallė! A ėshtė e mundur qė njeriu tė jetė aq barbar. Kjo ėshtė lemeriste dhe e hatashme”.[5]
    Lidhur me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarėve, nė Shqipėrinė e Vjetėr Verilindore edhe gazeta beogradase “Rad”, e datės 5 gusht 1925, shkruante atėbotė: “Qe disa ditė shtėpitė shqiptare digjen nė flakė. Ėshtė vėshtirė tė dėgjosh britmėn e fėmijėve dhe pleqve qė keqtrajtohen dhe merren nėpėr kėmbė me qėllim qė tė plaēkiten”.., “Nė Arnautllėk jehojnė pushkėt. Vise tė tėra tė banuara me shqiptarė vlojnė nga trazirat e ngjashme me ato nė Irlandė... Serbia ka formuar... njė provincė me qytetarė tė rendit tė dytė. Atje kallen fshatra tė tėra, vriten shumė njerėz, mizoritė janė tė pakufishme. Askush mė nė kėtė vend nuk ka turp. Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e njė popullsie, pėr shkak tė urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata njerėz tė arratisen. Askush nuk do tė shohė se duhet ndalur policėt dhe nėpunėsit tanė, qė janė fajtorė pėr gjakun qė atje po derdhet qė nga “ēlirimi”. Mirėpo po predikohen therje e gjakderdhje tė reja. Fshatrat shqiptare ngjajnė nė kasaphane tė vėrteta... “Punisha deri mė tash ishte mė dorėmbarė, gratė dhe fėmijėt shqiptarė i therte me sukses. Ai dinte qė t’i vriste me njė plumb nga gjashtė. Derisa lodhej therte me thikė njerėz nė Kosovė”.[6]
    Gazeta “Politika” e datės 6. VIII. 1923, pėrkitazi me shpėrnguljen shkruan, mes tjerash: “... se interesi ynė nacional, nė pėrgjithėsi ėshtė serbizimi i Kosovės dhe luginės sė Vardarit dhe se ēėshtja e shpėrnguljes ėshtė mė aktuale dhe me rėndėsi se shumė ēėshtje tė tjera” . [7]
    “E tillė ishte gjendja nė pėrgjithėsi kudo nė trojet shqiptare tė pushtuara nga serbėt, bullgarėt e cernagorėt, kėto shtete pan-sllave ishin tė pėrkrahur nga Rusia Cariste. Po ashtu atėbotė kundėr Shqipėrisė ishin vėrsulur edhe Greqia, Italia dhe Austro-Hungaria”.[8] L. Trocki, miku ynė mė pastaj vazhdon me pėrshkrimin e gjendjes sė tmerrshme nė Maqedoni: “Njė tog ushtarėsh po marshonte rrugės kryesore tė Shkupit. Njė i dehur, sipas tė gjitha gjasave, njė turk i marrė, filloi t’i mallkonte (kėtu ushtarėt serb-v. a.). Ata e ndaluan kėtė tė gjorė, e mbėshtetėn turkun pėr murin mė tė afėrm dhe e pushkatuan nė vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe popullata qė ishte nė rrugė.
    Atė mbrėmje nė njė pijetore e kam takuar njė oficer tė cilin e njihja. Njėsia e tij ka qenė e stacionuar nė Ferizaj nė qendrėn e shqiptarėve, Serbia e Vjetėr”. Me njerėzit e tij ky rreshter e ka tėrhequr njė top tė madh dhe tė rrezikshėm, gjatė defilimit nga Koēani deri nė Shkup. Ky top do t’i dėrgohet ushtrisė e cila e kishte rrethuar Edrenenė. “Ēka po punoni tani nė Ferizaj mes shqiptarėve” e pyes. Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė” thotė duke bėrė grimasa dhe hapur gojėn nga lodhja. “Ka shumė njerėz tė pasur mes tyre. Afėr Ferizajt kemi hyrė nė njė fshat tė pasur me shtėpi sikur kėshtjella. Pronari ishte njė njeri i pasur, i cili i kishte tre bij. Ishin katėr veta dhe shumė gra. Tė gjithė i kemi nxjerrė nga shtėpia, i kemi radhitur gratė dhe ua kemi prerė burrat para syve tė tyre. Gratė nuk kanė qarė. Na kanė lutur tė futen nė shtėpi dhe tė marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanė dhėnė nga njė dhuratė. Pastaj ja kemi dhėnė zjarrin tėrė vendit...
    “Si mund tė veproni nė mėnyrė kaq brutale”,- e pyes i ēmeritur me rrėfimin e tij. “Nuk e di as vetė-mėsohet njeriu. Nė njė kohė tjetėr, nuk do tė kisha qenė nė gjendje ta vrisja njė plak apo njė fėmijė tė pafajshėm. Nė kohė lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhėron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin”.

    SHUMĖ GJĖRA SI KĖTO KANĖ NDODHUR JO MOTI

    -Derisa e kemi bartur atė top nė Shkup gjatė rrugės e takuam njė qerre, nė tė cilėn ishin shtrirė katėr burra tė mbuluar deri nė brez. Pėrnjėherė kam nuhatur erėn e jodit. Diēka ishte e dyshimtė, po mendoja. E kam ndalur qerren dhe i kam pyetur kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin duke u arsyetuar se nuk dinė serbisht. Me ta ishte vetėm qerrexhiu, njė maxhup, i cili na tregoi se katėr tė plagosurit kishin marrė pjesė nė luftime nė Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nėpėr shtėpi. E kisha kuptuar kush ishin. “Zbritni” urdhėrova. Kuptuan ēka po iu them, por hezitonin. Ēka tė bėsh? E kam vendosur bajonetėn nė pushkė dhe i kamė therur tė katėrtit...
    E kam njohur atė njeri. Ka qenė kamerier nė Kragujevc, njeri pa ndonjė kualitet. Jo luftarak nga natyra. Kamerier, ashtu sikurse tė gjithė kamerierėt nė vendet e tjera. Njė kohė ishte edhe nė Sindikatėn e kamarierėve, madje ishte edhe sekretar por u largua...
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    SHIKONI TASH SE NĖ ĒFARĖ GJENDJE ISHTE KTHYER SITUATA

    “Pėrse veproni si banditė, po vrisni dhe po plaēkitni pa bėrė asnjė dallim”, bėrtita, duke ndier njė neveri pėr njeriun me tė cilin kisha biseduar. Eprori u gjend nė njė situatė tė vėshtirė. Duket sikur diēka i kishte rėnė ndėrmend. Pastaj duke u munduar ta arsyetojė vetveten, i bindur dhe serioz kumtoi njė frazė e cila hidhte edhe mė shumė tė zeza sesa kisha parė dhe dėgjuar.
    “Jo. Kjo nuk ėshtė ashtu. Ne ushtria e rregullt, i pėrfillim nė mėnyrė rigoroze rregullat, asnjėherė nuk vrasim njeri mė tė ri se 12 vjet. Pėr ēetnikėt nuk tė them asgjė me siguri. Ata janė krye nė vete. Unė mund tė iu siguroj pėr ushtarėt (kėtu tė rregullt-v. a.).Rreshteri nuk siguronte pėr ēetnikėt. Dhe me tė vėrtetė ata nuk pranonin asnjė kufizim, ishin tė rekrutuar nga mesi i tė parėve, tė paaftėve, element tė ligj dhe pa vlerė, nga turma mė e ulėt, argėtoheshin me egėrsinė e tyre me krimet, plaēkitjet dhe dhunėn. Veprat dėshmonin shumė kundėr tyre. Edhe ushtria e shteti ndihej jo mirė nga banalitetet e tilla tė pėrgjakshme tė ēetave tė degjene-
    rouara. Ata u detyruan tė ndėrmarrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i ēarmatosėn dhe i kthyen nėpėr shtėpitė e tyre.
    Nuk isha nė gjendje ta duroja edhe mė tej atė atmosferė, nuk kisha lukth pėr t’i duruar ato skena. Interesi politik dhe vetėdija morale, pėr tė parė me sy se si bėhen gjėrat e tilla, u fundosėn. Tashmė e kisha vetėm njė dėshirė. Tė kthehesha sa mė parė. Sėrish u gjeta nė vagon. Po shikoja fushat e gjėra rreth Shkupit, ēfarė bukurie, ēfarė gjerėsie, njerėzit kėtu mund tė jetojnė mirė. Ēfarė dobie ka tė flasė kur ju vetė i dini kėto ide, vetėm ato nė atė vend mė tingėllonin dhjetė herė mė fortė.
    Pesėmbėdhjetė minuta nga nisja e trenit, hodha vėshtrimin jashtė dhe pashė nė njė largėsi prej 200 jardė nga stacioni njė kufomė me fes nė kokė, fytyrė pėrdhe dhe duar tė shtrira. Rreth 50 jardė kah hekurudha po qėndronin dy rojtarė serbė, pjesė e forcave qė po e ruanin hekurudhėn. Me siguri se kjo ishte vepėr e tyre.
    Tutje, tutje, vetėm tė largohem sa mė parė nga ky vend.
    Jo larg nga Kumanova, nė njė livadh, afėr hekurudhės ushtarėt serb po e hapnin njė gropė tė madhe. I pyes pėr ēka po hapej ajo gropė. Mė thanė se gropa po hapet pėr mish tė prishur qė ndodhej nė dhjetė apo 15 kamionė, tė cilėt ishin stacionuar afėr.
    Ushtarėt nuk e kishin marrė mishin qė iu kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe mė shumė ata i merrnin nėpėr shtėpitė e shqiptarėve: djathė, qumėsht, mjaltė. Nė atė kohė kam ngrėnė mė shumė mjaltė qė u merrej shqiptarėve, sesa kisha ngrėnė gjatė tėrė jetės sime mė thotė njė ushtar, tė cilin e njihja. Pėr ēdo ditė ushtarėt serbė thernin qe, dele, derra, pula tė cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash.
    ”Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herė u kemi shkruar atyre nė Beograd tė mos na dėrgojnė mish por ata e bėjnė kėtė sipas rregullave”.


    Nė mesin e kolonės sė robėrve shqiptarė qė ishin internuar, nė kėshtjellėn e Kalemejdanit tė Beogradit ishin edhe krerėt e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare
    qė ishin nxėnė nė befasi pas Betejės sė Kumanovės nga ushtria serbe mė 1912.


    Kėshtu qėndrojnė gjėrat kur shikohen nga afėr. Mishi po prishet, si mish i njerėzve ashtu edhe i kafshėve, fshatrat janė bėrė shkrumb e hi, njerėzit po dėbohen. “Njerėzit mbi 12 vjet”... tė gjithė janė brutalizuar, duke humbur fytyrėn e tyre njerėzore. Lufta po del nė sipėrfaqe si mė kryesorja dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se ju, do t’i shihni krimet nėse e shpalosni vetėm se pak perden, e cila rri varur para veprave tė trimėrisė sė ushtarėve... “Kievskaya Mysl” No. 355 23. dhjetor, 1912.
    Pastaj edhe njė herė nė shėnimin tabu tė L. Trockit, konfirmohen krimet e paskrupullta qė ishin kryer atėbotė, jo vetėm se kundėr popullatės tė pafajshme shqiptare, por edhe tė asaj turke dhe hebraike nga aleatėt pan-sllavė. Kėtu edhe mė tepėr po arsyetohet dhe po mishėrohet informata e pjesėmarrėsit nga Bushtrani i Preshevės, Haxhi Ymer-agė-Bushtranit dhe tė shokėve tė tij, tė cilėt pėr gjashtė javė rresht me qerret dhe kafshėt e tyre tėrheqėse i kishin bartur dhe varrosur trupat e shqiptarėve tė vrarė nėpėr ato gropa tė mėdha masive qė ishin hapur nga vetė ushtarėt serbė.
    Ndėrsa nė njė shėnim tjetėr serb thuhet mes tjerash, se pas pėrfundimit tė Komisionit hetues pėr Ballkanin jugor gjatė viteve 1913-1914, nė “Carnegie” mes tjerash lexohej: “Djegiet e shtėpive dhe tė katundeve tė tėra shqiptare janė pėrditshmėri e zakonshme, pastaj plaēkitjet, grabitjet dhe barbaritė tjera nė Shqipėri dhe Maqedoni, gjithashtu janė pėrditshmėri tė zakonshme. Pėr tė gjitha kėto barbari anti-njerėzore pėrgjegjėse janė trupat ushtarake serbo-malazeze, qė i kanė pėrdorur dhe akoma janė duke i pėrdorur me qėllim pėr ta transformuar dhe ndryshuar fizionominė etnike tė vendeve tė banuara dhe tė populluara thjesht prej shqiptarėsh. Kėtė qėllim serbo-malazez e vėrteton njė gazete e beogradase “Radničke Novine”, e 9/22 tetot 1913, ku ėshtė botuar njė
    letėr nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhej: “Luma mė nuk ekziston.-Atje nuk ka mbetur tjetėr veēse kufoma, pluhur e hi.-Nėpėr ato katunde ku mė parė i kishin 150-200 shtėpi dhe se nėpėr to mė nuk gjendet asnjė njeri.-Ne i mbledhshim shqiptarėt grupe-grupe nga 40-50 vetash dhe i thershim e i pėrshkonim nėpėr bajonetat tona deri sa i mbytshim krejt”. [9]
    L. Trocki vazhdon mė tutje: “Nga kėto vise tė ēliruara, po vijnė lajme tė kėqija. Nė fillim na kanė folur pėr brohoritjet e popullatės sė ēliruar, kanė mbajtur fjalime patriotike pėr administratorėt e rinj. Por brohoritjet tashme patriotike janė shuar. Prapa ka mbetur vetėm se kaosi dhe e liga. Edhe para luftės, nė Maqedoni ka pasur mjaftė elementė dezintegrues dhe anarki politike. Lufta kryengritėse dhe sulmet dinamike i kanė dhėnė areal ushtarak kėtyre elementeve dhe kanė fituar bindje se gjithēka ėshtė e lejueshme. Pėrkohėsisht lufta i ka dehur. Tash sėrish kanė dalė nė sipėrfaqe krejtėsisht tė prishur nga pėrvoja e luftės. Mė ka rėnė nė dorė njė letėr, tė cilėn e ka shkruar njė zyrtar i dėrguar nė Shtip, me qėllim pėr ta themeluar njė filiale tė Bankės Kombėtare. Letra ėshtė aq e qartė sa tė tėrėn do ta jap nė tėrėsi.
    “Kam arritur para katėr ditėsh dhe tashmė jam penduar pėrse kam ardhur”. Kėtu kamė parė gjėra tė tmerrshme. As qė kam ėndėrruar se gjėra tė tilla janė mund tė bėhen.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    NĖ ORĖN GJASHTĖ TĖ MBRĖMJES QYTETI VDES

    - Shtėpitė e turqve dhe tė hebrenjve, tė cilat kėtu e pėrbėjnė gjysmėn e qytetit, krejtėsisht janė tė zbrazėta. Tė gjitha dyqanet e asaj pjese tė qytetit (tė Shkupit-vėr aut.) janė plaēkitur dhe janė djegur. Vrasje dhe plaēkitje ndodhin pėrditė. Kam parė me sytė e mi, se mė 2 nėntor nė mesditė 20 deri 25 ēetnikė plaēkitės e kanė sulmuar njė hebre tė moshuar rreth 60 apo 70 vjeēar, tė cilit ia kanė shtypur kokėn. Unė fillova ta thėrras policinė. “Kapeni, edhe ky ėshtė hebre”, thanė ata. Filluan tė mė ndjekin dhe u detyrova tė ikė. U mbylla nė katin e parė tė dhomės sime, nxora revolen ashtu sikurse edhe pronari i banesės ku po banoja. Plaēkitėsit filluan tė shtynin dyert, por dera kryesore ishte shumė e fortė. Gruaja ime e cila kishte mbetur jashtė po mundohej tė fshihej nė podrum. Kur ndjekėsit u bindėn se unė nuk jam mė aty, u tėrhoqėn. Kam lajmėruar prefektin, shefin e policisė dhe komandantin e kryengritėsve. Pas njė ore, 12 apo 15 anėtarė nga kreu erdhėn nė dhomėn time. U vėrtetua pa ndonjė vėshtirėsi se kush e kishte mbytur dhunshėm plakun hebre. Ishin disa kryengritės tė njohur tė sapo pranuar nė radhėt e ushtrisė. Asnjėri prej tyre nuk ishte dėnuar. Kėtu nuk ka ushtri dhe kėta “kryengritės” e kanė nė dorė situatėn. Disa prijės tė kėtyre kryengritėsve, gjatė kėsaj periudhe kanė grabitur pasuri dhe tė holla me vlerė deri nė 4 mijė lira (njė lirė vlen 23 franga). Nė Radovishte, dyshohet se shefi i policisė lokale bashkėpunon fshehtas me kėto banda.

    ISHTE NJĖ SITUATĖ E TMERRSHME

    -Kur shoh nganjėherė sesi janė gjymtuar fshatarėt paqėsorė, sesi iu ishte marrė pasuria, ndėrsa fėmijėt e gratė e tyre janė lėnė tė vdisnin urie, zemra mė lėngon nga dhembja. Nė mes tė Radovishtit dhe Shtipit ndodhen mbi 20.000 tė ikur. Shumica prej tyre gra e fėmijė kishin vdekur urie. Plaku 70-vjeēar me kokė tė shtypur, mijėra gra e fėmijė tė vdekur nga uria, kryengritėsit revolucionarė tė degjeneruar nė banda, shefi i policisė mbrojtės i plaēkitėsve, kjo ishte pasqyra e jetės nė njė krahinė tė ēliruar.
    Kufizimi pėr vetėpėrmbajtje ishte definuar keq, ndėrsa mundėsia e pasurimit tė shpejtė ishte mjaft sfiduese. Ja fjalėt e njė anonimi. Njė zyrtar i shkruan tjetrit: “Toka mund tė blihet shumė lirė, sidomos nė Ovēe Polje. Turqit (ėshtė fjala pėr shqiptarėt, meqė turq nuk kishin nėpėr kėto fshatra por jo tė gjithė zyrtarėt e vėrenin kėtė dallim) kėta shqiptarė kanė ikur dhe i kanė lėnė shkret pasuritė e tyre dhe grabitja e pasurive tė tyre po bėhet me shpejtėsi. Njerėzit largpamės tashmė kishin zbuluar rrugėt qė shpienin nė kėto vise, ata hulumtonin dhe po nuhasnin mundėsi tė tjera. Shumė ushtarė bullgarė mendojnė, jo pa leje nga lartė, se tokat do t’u jepeshin atyre. Nė ditėt e lira ata hulumtojnė tokat mė tė mira dhe fillojnė tė vendosin kufijtė... Kėta burra po gabohen. Ata do tė sjellin nėpėr shtėpitė e tyre ndonjė turk invalid apo bjerrakohės, pėr t’i shėrbyer deri nė fund tė jetės. Toka po i merrnin politikanėt e pasur e largpamės. Sot pronat e reja janė tė paluajtshme, kufiri ishte vendosur. Pėr pak kohė do tė fillojė lufta e ashpėr qytetare, lufta qytetare nė tė cilėn kryengritėsit duhej ta thonė fjalėn e tyre tė fundit. Por mbi tė gjitha vendosja e rendit nė “viset e tyre” do tė bėhej njė peshė tjetėr e popullit punėtor tė Bullgarisė.

    Kėshtu gjeneralėt serb: Bozhidar Jankoviq dhe kapiteni Petar Mitroviq, i vrisnin gjakftohtė shqiptarėt! Gjatė tėrė regjimit serbo-jugosllav, Elez-Hani i Kaēanikut e mbante me pietet dhe krenari emrin e vrasėsit ēetnik Gjeneral-Jankoviqit. Pėr meritat e tia tė mėdha qė kishte treguar ai nė vrasjen morbide dhe me moh tė shqiptarėve gjatė viteve 1912-1913. Piskamat, e fėmijėve dhe grave tė pa afta shqiptare bėnte tė qante guri dhe druri nė bjeshkė, e lere mė shpirtin i njeriut normal nė botė. Por kjo nuk ishte edhe pėr bishat e Karpateve tė Rusisė, qė ishin nė formė njeriu dhe gjak ujku ndėr dej. Kėshtu ishin mėsuar dhe nxitur nga skolastika autoqefale e kishės serbo-ruse se: “Shqipėria si shprehje gjeografike duhej tė fshihej medoemos nga faqja e dheut, ndėrsa shqiptarėt si etnikum nė vet-vete duheshin eliminuar pėrfundimisht”.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    KRIMI NĖ GRUHALI TĖ PRESHEVĖS

    Dėshmitarėt e mbijetuar tė kėtij lokaliteti preshevarė tė Gruhalisė, pėr ngjarjen e tyre tragjike mė 1912 thonė kėshtu: “Ngjarja ka ndodhur nga fundi i nėntorit apo nė fillim tė dhjetorit mė 1912, gjegjėsisht pas ditės sė Shėn-Mitrit mė 8 nėntor 1912. Gruhalia ky fshat nė Malėsinė e Karadakut, e shfleton historinė e tij tė pėrgjakshme gati pas 100 viteve tė shkuara kėshtu: Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912, ushtria e sėrbit depėrtoi edhe nėpėr territoret e banuara me shqiptarė, ku nė fshatin Sefer, pikė sė pari, e djegin shtėpinė e Can Seferit dhe po atė ditė te vendi i quajtur “Guri i Nezajve” nė prezencė tė familjarėve tė tyre, si tė grave dhe fėmijėve i pushkatojnė kėta shqiptarė tė pafajshėm:

    1). Tahir Ahmetin, plak i moshės 65 vjeēare dhe djemtė e tij:
    2). Arif Ahmetin,
    3). Xhemajl Ahmetin,
    4). Ajdin Ahmetin,
    5). Halil Ahmetin,
    6). Saqip Ahmetin, i cili ishte nipi i Tahir Ahmetit.

    Banorėt e mbijetuar tė Gruhalisė, thonė se ushtria e serbit, pėrveē se kėta banorė qė i kishte vrarė nė vendin e quajtur “Guri i Nezajve”, aty ishte masakruar dhe mė pastaj ishte pushkatuar edhe njė shqiptar i pafajshėm nga fshati Stanec dhe dy shqiptarė tė tjerė qė ishin nga fshati Kurbali.
    Djali i madh i Tahirit, ishte i martuar dhe i kishte dy djemė tė cilėt ishin nėn moshėn 11 vjeēare, ata ishin; Zeneli dhe Ramizi, kurse djali i dytė i Tahirit Xhemajli, edhe ky ishte i martuar dhe e kishte vetėm se njė vajzė, ndėrsa djali i tretė i Tahirit, Ajdini, ishte vetėm i fejuar. E djali mė i vogėl i Tahirit ishte Halili, me moshė nėn 18 vjeē. Nė atė masakėr te “Guri i Nezajve” ishte masakruar dhe mė pastaj ishte vrarė nga forcat ēetnike serbe edhe i nipi i Tahirit, Saqipi, i cili ishte i martuar dhe do t’i mbeteshin dy djem jetimė; Xhymshiti dhe Rashiti, tė cilėt atėbotė ishin nėn moshėn 10 vjeēare. Nė vendin ku do tė masakroheshin e mė pastaj do tė vriteshin malėsorėt e Gruhalisė, ndodheshin tė pranishėm nė vendin e ekzekutimit edhe dy fėmijė tė mitur Mehmeti dhe Ahmeti, njėri ishte 7 dhe tjetri 9 vjeēar.
    Edhe pse atėbotė kėta dy shqiptarė tė mitur i shpėtuan golgotės shqiptare, nga: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, tentohej qė tė bėhej zhdukja e qenies biologjike tė kombit tonė shqiptar. Por, nė masakrėn e dhjetorit tė vitit 1944, nė fshatin Isė-Ukaj nga brigada e XVI, partizano-ēetnike do tė ekzekutoheshin edhe kėta dy tė mbijetuar nga masakra e 1912, sė bashku me banorėt tjerė tė lagjes sė Gruhalisė tė cilėt ishin:

    1). Ramiz Arifi 40 vjeē,
    2). Zenel Arifi 30 vjeē,
    3). Rashit Arifi 44 vjeē,
    4). Mehmet Veseli 42 vjeē,
    5). Rexhep Lutfiu 60 vjeē,
    6). Halit Lutfiu 28 vjeē,
    7). Rrustem Lutfiu 22 vjeē,
    8). Sejdi Lutfiu 18 vjeē,
    9). Ali Lutfiu 20 vjeē,

    Siē tregonin dėshmitarėt e asaj ngjarje tragjike, qė ishin prezentė atėbotė nė vendin e krimit e ato ishin: Nazifja dhe Rukija, tė cilat ishin dy kunata dhe motra mes veti. Ato ishin bija tė Muēibabės tė cilat kishin jetuar varėsisht, shembull Nazifja kishte jetuar deri nė vitin 1949, ndėrsa Rukija gjer nė vitin 1959, ku para syve tė sajė dhe fėmijėve e pushkatojnė burrin e Nazifes, Saqipin.
    E shoqja e Tahirit qė ishte bijė e Zhegrės nga familja e Demajve nė vendin e pushkatimit tė burrit dhe djemve tė saj, e kishte ngritur njė muranė tė fortė me dimension 3-7 metra, ku edhe sot e kėsaj dite gjendet aty. Pėr ngritjen e kėsaj murane kjo malėsore me shpirt dhe zemėr tė pikėlluar, ndėr ato male dhe shkrepa tė Karadakut tė Preshevės, i kishte dhėnė 2 lira ari. Aty ku edhe sot pushojnė eshtrat e viktimave tė pafajshme, tė vrarė nga ushtria e shkaut pa ndonjė arsye vetėm e vetėm pse ishin shqiptarė. Dėshmitarėt edhe sot tregojnė se deri vonė rreth e pėrqark muranės kishte lule trėndafili tė cilat e shoqja e Tahirit, i kishte mbjellė personalisht me duart e veta.[13]
    Nė fshatin Bobaj nė rajonin e Gjakovės katėr ushtarė serbė tė cilėt kishin bėrė pėrpjekje qė t’i dhunonin gratė shqiptare ishin rrahur e dėrmuar nga vendasit. Ky ishte edhe shkaku pėr dėrgimin e njė ekspedite ndėshkuese ushtarake nė kėtė fshat dhe se kėtij fshati menjėherė iu vu flaka dhe u shkatėrrua gjithēka. Kur u dogj i tėrė fshati, ushtarėt serb u ndeshėn me 70 shqiptarė katolikė tė cilėt po vinin nė kėtė fshat pėr tė bėrė pazar. Nė mesin e kėtyre shqiptarėve u bė njė gjakderdhje e madhe e nxitur nga ushtria e serbit.

    Reshat Avdiu, AlbaniaPress
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •