Per Caushin si strumbullari i kesaj teme,(xhenet,orhidea,tetovarja,Diella1) dhe per te gjithe qe u mbelodhen ketu. Une kam emocione per te arriturat e Nje shekulli plot vuejtje ,me shume ne roberi, me shume te ndare dhe percare se sa te bashkuar, me shume ne lot dhe gjak se sa te buzeqeshur. E di qe ka plot leshime nga te gjithe ne dhe sidomos nga klasa politike shqiptare ne Ballkan por, kemi nje miljon suksese dhe njemiljon arsye te buzeqeshim, te kendojme dhe te festojme kete muaj, kete jubile shume te vecante, kete jubile te vetem per te gjithe shqipet qe sot jetojme,jemi me fat me te mire se paraardhsit tane pikerisht nga perpjekjet mbinjerezore te tyre( mbase ne Dyqindvjetor mundesite maksimale jane qe asnje shqiptar qe sot jeton mos te jete ketu ne kete bote)...
Falemnderit te gjithe brezave qe na sollen deri ketu,qe na lane trashigim gjakun,gjuhen ,flamurin dhe ate cope shtet...Le te perpiqemi sadopak te vazhdojme rrugen e mbetur,qe brezat qe vijne te jene me mire se ne ,te jene me te mencur se ne, me te begate se ne dhe te kene nje Atdhe me te bukur,me te forte ,plotesisht te lire dhe te bashkuar....Gezuar Njeqindvjet dhe perjete Gezuar Shqiperi e dashur!
http://youtu.be/DDsgFSn9bNk
http://youtu.be/PVrrhDM_ThQ
http://youtu.be/r01usqJeh5A
http://youtu.be/AEGWmLoMErI
"...SHQIPERINE E MARR ME VEHTE,I THEM BOTES JAM SHQIPTAR...", ka mundesi mos jemi me te miret e botes ,por me te keqinjte nuk jemi sigurisht ,me besoni! jemi me me te miret nese lejohet nje pergjithsim ne vleresim!
Krijoni Kontakt