Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    11 shprehjet më të rëndësishme filozofike të kohërave

    1.

    Sokrati (470-399 para Krishtit)
    “Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet”
    Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e dëshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.

    2.
    William of Ockham (1285-1349)
    “Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”
    I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra.

    3.
    Thomas Hobbes (1588-1679)
    “Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e vrazhdë dhe e shkurtër”
    Duke iu referuar gjendjes origjinale të natyrës, një të kaluare të supozuar para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej nostalgjik. Ndërkohë që Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga”, Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër, të pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.

    4.
    René Descartes (1596-1650)
    “Mendoj, pra ekzistoj”
    Dekarti e filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë se çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se “unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigja e tij është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.


    5.
    Peshkopi George Berkeley (1685-1753)
    “Të jesh është të perceptosh”. “Nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, a bën zhurmë?”
    Si idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se “të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e Perëndisë gjithmonë percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë zhurmë.


    6.
    Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716)
    “Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”
    Novela më e famshme e Volterit “Candid” satirizon me këtë pikëpamje. Nëse hidhni sytë rrotull do të habiteni se si dikush e beson këtë. Por Libniz besonte se para krijimit, Perëndia meditonte për të gjitha mundësitë e universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin jetojmë, pasi besonte se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë pa djallëzi, por njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte bota më e mirë në dispozicion.


    7.
    G.W.F. Hegel (1770-1831)
    “Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”
    Pikëpamja poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marx (1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.


    8.
    Soren Kierkegaard (1813-1855)
    “Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi kur e hedh hapin e besimit. Ky është subjektivizëm”
    Në një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon një besim pasionat dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes. Ashtu siç Blaise Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në dijeni”.


    9.
    Friedrich Nietzsche (1844-1900)
    “Perëndia konsiderohet si i vdekur”
    Këtë pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”. Megjithatë, kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e tha këtë.


    10.
    Albert Camus (1913-1960)
    “Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është vetëvrasja”
    Zgjidhja e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte të njohësh dhe të përqafosh absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja mbetet një mundësi nëse absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd është Sisifus, një person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga Perëndia të rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të mbërrijë në majë.


    11.
    Heraclitus (540-480 para Krishtit)
    “Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”
    Herakli nuk është i vetëm në atë që mendon. Mesazhi i tij është se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i vazhdueshëm dhe jo një produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe jo i qëndrueshëm. Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e përshkroi kohën si një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e ndryshme nga një orë në lojë.
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779
    duket si nje permbledhje e nxjere nga libri "bota e sofies"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: 11 shprehjet më të rëndësishme filozofike të kohërave

    ..nese masturbimi eshte e qeshura e penisit, e trupit apo e kafshes dhe mendimi e qeshura e njeriut brenda teje atehere stomaku eshte sofra e shenjtorit apo shpirtit!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2019
    Postime
    4

    Për: 11 shprehjet më të rëndësishme filozofike të kohërave

    faleminderit, ata janë tekst i bukur, është mirë që ju keni ndarë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •