Postuar mė parė nga
deshmuesi
Kisha shume kohe qe nuk kisha diskutuar ne faqen orthodhokse. Zakonisht nuk me pelqen te hyj ne nje faqe dhe te shkaktoj pakenaqesi. Nje dite lexova nje artikull te Albos, rreth Maries, nenes se Jezusit. Nuk dua te zgjatem ne detaje, dhe nuk dua te gjykoj aspak shkruesin per materjalin qe ai kishte botuar ne faqen orthodhokse. Po keshtu nuk kisha nderment qe te beja nje polemike apo kundershtese fetare, per arsye religjioni. Ajo qe konstatova gjate leximit ishte fakti se, Albo ishte duke keqperdorur vargjet e bibles, duke menduar se me ato vargje te bibles, ai mbeshteste plotesisht shkrimin e tij, qe duhet thene se ne thelb ishte religjionoz dhe teper i rrezikshem per besimtare te rinj ne bese. Keshtu fillova te mar pjese ne diskutim duke i shpjeguar se vargjet qe kishte sjelle, nuk kishin aspak lidhje me shkrimin e tij. Dhe keshtu filluam te diskutojme rreth temes ne fjale. Te them te drejten eshte e veshtire te diskutosh me dike qe mbeshtetet ne "mish" dhe regulla religjionoze, dhe jo ne Fryme. Diskutimi im ishte plotesisht nen zbulesen e Fjales profetike, ku heraheres Albo kercenonte se do ti fshinte te gjithe shkrimet e mia, pasi une nuk isha orthodhoks.. Edhe pse ne asnje moment nuk kisha shkelur regullat e forumit, por vecse sillja vargjet e bibles, ku i deshmoja Albos se diksutimi i tij nuk mbeshtetej ne bibel. Perseri Albo vazhdonte te kercenonte me fshirjen dhe abandonimin tim nga ky diskutim. Duhet thene se, kete diskutim e ndiqnin, mes leximit, edhe disa orthodhokse te tjere, dhe faktikisht ata nuk nderhyne. Atehere une i thash Albos se, ti mund te besh si te duash, sepse kete faqe e ke "thare" komplet, ku vete flet, vete pyet dhe vete pergjigjesh. Por une te ftoj qe te me tregosh se ku dhe si une kam shkelur regullat e forumit fetar. Kjo beri qe ai te mos guxonte ti fshinte shkrimet e mia, sepse lexuesit qe ndiqnin diskutimin, nuk e mbeshteten. Pasi diskutimi mbaroj, natyrisht qe, censura do te bente punen e saj, dhe sot te gjitha jane fshire, por ajo qe me beri te mendohem dhe te ndjehem i deshperuar, ishte pikerisht nje varg ne bible, ku Jezusi ju tha farisenjve: Ju jo vetem qe nuk hyni ne mbreteri te qiejve, por ndaloni te hyjne edhe te tjeret. E solla kete teme jo thjesht per te "demaskuar" Albon, sepse nuk eshte ky qellimi im, por per te treguar se cdo te thote te jesh i themelosur ne regulla religjioni, si dhe dhe te luftosh per te. Rleigjioni nen fanatizmin njerzor, eshte pranga me e tmershme per ate qe e ndjek. Pikerisht religjioni qe kishte mberthyer Izraelin, dhe fanatizmi fariseik, e coi Jezusin ne kryq, duke mos e pranuar dhe njohur ate si Bir te Perendise. Natyrisht qe Jezusi per kete kryqezim kishte ardhur, por ne shohim se prifteria, farisenjte dhe saducenjte, te cilet ishin nen religjionin judaik, nuk kishin sy dhe veshe per te njohur shkrimin, ligjin dhe profetet, si dhe per te digjuar dhe besuar ne Fjalen e Jezusit, dhe cfar ndodhi? Ata e cuan Jezusin ne kryq. Po si i quajti Jezusi keta fanatike te religjionit, te cilet pretendonin se Perendia ishte Ati i tyre? Jezusi ju tregoi konkretisht se kush ishte ati i tyre shpriteror: ati juaj, ju tha Jezusi farisenjve, eshte satani.
Une ne kete teme do te perpiqem qe te sjell nje veshtrim te gjere rreth"pranges religjion", shkrimit te shenjte, dhe besimit te vertete, si dhe pozita e te krishterit ne mardhenie me to.
Krijoni Kontakt