Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Molieri (Zhan Batist Poklen)

    Zhan Batist Poklen, i quajtur dhe njohur ndryshe si Molier, ėshtė njė nga gjenitė e letėrsisė klasike, jo vetėm asaj franceze por mbarė letėrsisė botėrore. Ai u lind mė 15 Janar tė viti 1622 dhe vdiq me 17 Shkurt tė 1673. Jeta dhe krjimtaria e tij si komediograf dhe aktor skene i teatrit, i pėrkasin shekullit XVII, periudhė kjo qė nė historinė franceze njihet si periudha e sundimit tė "mbretit diell" Luigjit XIV.

    Molier, i pėrket klasės borgjeze por kjo nuk e pengon atė t'i kundėrvihet tė metave tė kėsaj klase, duke kritikuar ashpėr anėt e saj tė errėta. Ai gjithashtu ėshtė njė kritik i ashpėr i oborrtarėve dhe klasės sė klerit dhe, pėr tė pėrēuar mesazhin e tij tė fortė kundėr tyre, ai zgjedh satirėn. Si ēdo gjeni i kohės, edhe ai do kritikohej dhe do i shfaqen shumė pengesa nė artin e tij, por kėto pengesa vetėm sa do e vinin mė nė qendėr tė vėmendjes mjeshtėrinė e tij krijuese.
    Me pendėn e tij, ai i kundrejtohet ēdo vesi dhe zakoni tė shoqėrisė njerėzore, qė shpėrfytyrojnė personalitetin e njeriut.

    "Mizantropi" komedi e shkruajtuar nga Molier, ėshtė nga veprat qė mė ka lėnė mė shumė mbresa, mė tepėr edhe pėr vėrtetėsinė qė risjell ajo vepėr deri nė ditėt tona.
    Alcesti, si personazh kryesor i kėsaj komedie, ėshtė njeriu i cili s'duron dot hipokrizinė e njerėzve, padrejtėsinė, veset dhe zakonet qė e ulin njeriun. Ky fakt e bėn ata qė tė shpėrthejė shpeshherė pėrballė gjendjeve tė tilla, nga ku ai arrin deri nė atė pikė sa tė shprehet se urren gjithė njerėzimin dhe se do tė donte tė largohej e tė jetonte diku larg tyre.

    Por a ėshtė vėrtetė Alcesti njė njeri qė ushqen urrejtje ndaj njerėzimit? Pėr mendimin tim, ai urren veset qė e kanė shndėrruar njerėzimin nė tė tillė gjendje, duke e ulur deri nė atė nivel sa njerėzit t'i shohin virtytet si diēka e dalė mode dhe se koha e sotme e kėrkon tė jesh hipokrit, sepse pėrndryshe po u tregove i sinqertė do dukesh qesharak.

    Ai i urren edhe ata qė heshtin pėrpara kėtyre veseve dhe s'i kundėrvihen. Alcesti, ėshtė njeriu i cili i kundėrvihet deri nė fund kėsaj loje tė shoqėrisė njerėzore dhe, s'nguron nė asnjė ēast t'u thotė tė gjithėve atė qė mendon dhe duke e bėrė kėtė sinqerisht. Ai urren padrejtėsitė, por kjo s'e pengon atė tė shprehė njė mospėrfillje pėr vendimin e njė gjyqi tė padrejtė qė do bėhet ndaj tij, nga ku pėr tė s'i bėhet mė vonė nėse e shpallin fajtor apo jo, por ajo qė ka mė tepėr rėndėsi pėr tė, ėshtė tė shikojė pėrpara tij sesa janė nė gjendje njerėzit tė gėnjejnė, tė shpifin, tė sillen hipokritė, tė nėpėrkėmbin drejtėsinė para syve tė tij. Ai nuk do ta humbė kėtė shfaqje.

    Miku i tij Filenti, ėshtė nga ata njerėz qė edhe pse i sheh padrejtėsitė, nuk ngre zėrin kundėr tyre, por sillet me tė gjithė si i dashur e i sjellshėm, sepse sipas tij kėshtu e do zakoni pėr tė qenė gjithmonė njeri i kohės dhe me arritje tė larta. Ai edhe kur sheh se ka gjėra qė s'shkojnė fare mirė, sillet sikur ēdo gjė shkon mirė dhe, nuk i kursen servilizmat.

    S'mungojnė nė kėtė komedi as historitė rozė, ku nė qendėr ėshtė dashuria e Alcestit me Selimenėn; Alcesti edhe pse e dashuron atė, nuk nguron t'i vėrė edhe asaj para syve veset qė ajo ka, me shpresėn se ajo do ndryshojė dhe s'do sillet njėsoj si shtresa e shoqėrisė sė cilės ajo i pėrket, me pretekstin se kėto janė rregullat e shoqėrisė sė lartė dhe duhen respektuar.

    Selimena tregohet e dobėt nė kėtė kėndvėshtrim, madje ajo nė fund paraqet edhe luhtaje tė ndjenjave tė saj pėr Alcestin duke treguar simpati njėkohėsisht edhe pėr Orontin. Alcesti ėshtė i gatshėm t'ia falė kėtė Selimenės, me "kushtin" qė ajo tė braktisė veset e shoqėrisė sė lartė, gjė pėr tė cilėn Selimena refuzon ta bėjė dhe, rrjedhimisht kjo dashuri ėshtė e destinuar tė dėshtojė.

    Ndryshe nga Selimena, kushėrira e saj Elianta, ėshtė njė vajzė me virtyte tė larta, e cila edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh njė admirim tė thellė pėr karakterin e tij tė rrallė, bėn ēmosin qė Alcesti tė jetė i lumtur me Selimenėn.

    ***
    Disa pjesė tė pėrzgjedhura nga komedia:
    (Shumica e pėrzgjedhjes sime, i pėrkasin fjalėve tė shprehura nga Alcesti, duke qenė se pėr shijet e mia, ėshtė nga personazhet letrarė qė pėlqej tepėr)

    Akti I
    Skena I (Filenti, Alcesti)

    Alcesti: “Njė zemėr e korruptuar nuk dua tė mė dojė”

    *
    Alcesti:
    “Pėr besė, ē’poshtėrsi e ē’gjest pa turp ta quaj,
    kur kaq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.
    Sikur pėr dreq tė mė ndodhte kėshtu tė kisha shkarė,
    nga turpi, oh, besoj nė ēast do isha vrarė”
    *

    Alcesti:
    “Tė jemi tė sinqertė dhe njė njeri me nder;
    fjalėn kur nuk e ndjen nė zemėr, s’bėn ta nxjerrė”

    *
    Alcesti:
    “Kur e vlerėsojmė dikė, patjetėr bėjmė dallim;
    T’i ēmosh tė gjithė njėlloj ėshtė nėnvleftėsim.
    Po dhe ju vesi i kohės iu ka tėrheqė pas tij
    Prandaj as mund t’iu rradhis ndėr miqtė e mi.
    Pajtimin me tė gjithė, sipas normave tė reja
    Qė s’bėn dallim mes vlerash, s’ma do aspak mideja”

    *
    Alcesti:
    “Duhet tė jemi burra edhe nė ēdo takim
    Sinqeriteti t’spikasė nė ēdo bisedim
    Tė ndjehet vula e tij, ndjenjat t’mbizotėrojnė
    Ēiltas e tė mos vishen me lajka qė mashtrojnė”

    Filenti:
    “Mirėpo sinqeriteti i madh i tepruar
    Na bėn edhe qesharak dhe kjo s’ėshtė e kėshilluar”

    *
    Alcesti:
    “Mė dhembin sytė kur shoh n’oborr e nė qytet
    Njerėz qė m’i ngrejnė nervat pėrpjetė
    Po, ndjej nė vre tė zi, njė dėshpėrim mynxyre
    Kur rroj me ata qė i shoh sesi sillen ndėrmjet tyre
    E s’gjej veēse ngado lajka e hipokrizi
    Gėnjeshtėr, interes, dredhi, padrejtėsi
    S’pėrmbahem dot, pėlcas dhe pleqeve dhe tė rinjve
    Mė ėshtė mbushur koka: t’ua pėrplas turinjve

    Filenti:
    “Duhet tė hiqni dorė nga kėto punė pa mend
    Sado qė tė mundoheni kjo botė s’do ndryshojė
    Kjo sėmundje, ua them pa droje aspak
    Iu bėn kudo qė shkoni tė dukeni qesharak
    Dhe ky zemėrim qė modėn pėrpiqet ta luftojė
    Pėrpara gjithė botės, kudo iu vė nė lojė”

    Alcesti:
    “O djall! Po s’ka mė bukur! Dhe unė kėtė po ndjell
    Mė ngjan njė shenjė e mirė dhe ndjej gėzim tė thellė
    Aq shumė i urrej njerėzit nė pėrgjithėsi
    Sa s’dua kurrė tė dukem se sillem me urtėsi”

    *

    Alcesti:
    “Po, e pėrgjithshme, gjithė njerėzit i urrej
    Disa pse janė tė lig, keqbėrės sa mė s’ka
    Tė tjerėt sepse s’kanė keqardhje pėr ata
    Se u mungon kėtyre urrejtja e pashuar
    Q’ushqen njė shpirt fisnik ndaj vesit tė shėmtuar
    .... .... ....
    Djalli ta marrė, se oh, zemra mė pikon gjak
    Kur shoh se kundra vesit nuk ngrihemi aspak
    Dhe nganjėherė mė vjen aq rėndė e aq vėshtirė
    Sa t’i braktis tė gjithė, tė zhdukem nė shkretėtirė”

    Filenti:
    “Pėr kėto zakone veten s’lipset ta shqetėsojmė
    Natyrėn njerėzore diēka ta mėshirojmė
    T’mos shikojmė nė prizėm tė ngushtė me rreptėsi
    Po t’ia gjykojmė tė metat disi me butėsi
    Tek njerėzit virtytin ta kėrkojmė me masė
    Se urtėsi e tepėrt e bėn njeriun tė shkasė
    Dhe ajo ngurtėsi virtytesh e shekujve tė shkuar
    S’i shkon mė kohės sonė, zakonet janė ndryshuar
    Sepse ēdo gjė tek njerėzit sa vjen e merr zhvillim
    Duhet tė shkojmė krahas me kohėn, pa ngurrim.
    Dhe ėshtė marri qė s’ka tė dytė ta krahasosh
    Kur do qė tė pėrpiqesh botėn ta korigjosh
    Dhe unė si ti, shoh njėqind gjėra pėr besė!
    Ēdo ditė qė mund tė merrnim njė tjetėr kthesė
    Dhe ndonėse nė ēdo hap mund tė ndjej zemėrim si ti
    Pėrkundrazi pėrmbahem, s’tregohem kurrsesi

    Skena II
    Alcesti:
    “Kam njė tė metė: jam mė i sinqertė nga ē’duhet nė tė vėrtetė.”

    *
    Oronti: “Mua mė mjaftojnė tė tjerėt qė dinė t’mė vlerėsojnė”
    Alcesti: “S’kam aftėsinė e atyre qė bėjnė sikur besojnė”

    (vazhdon....)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    alcesti qenka fiks fare pak a shume si un para nja 5 vjetesh
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #3
    Po tani ē'ndodhi qė u 'pėrkule'?

    Unė njoh nja dy si puna e Alcestit , sidomos njė shok imi mė kujton shumė kėtė personazh pėr nga origjinaliteti dhe thjeshtėsia qė tregon kur shpreh gjithnjė atė qė mendon. Sidomos ku i hipin nervat dhe, shpėrthen ndaj dukurive tė tilla.
    Mbaj mend qė i kam thėnė njėherė me shaka: "Po ē'ke qė e merr kaq me tė keq, ti je marsian dhe ėshtė normale qė s'pėrshtatesh kollaj me kėta tokėsorėt kėtu" :P

    Uroj mos tė 'pėrkulet' as ai ndonjė ditė; ka nevojė shoqėria njerėzore pėr 'Alcestė'

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    ore per te perkul s'jam perkul dhe aq kollaj une jo, po jam duke bere sikur jam perkul. bile edhe kjo vetem dhe vetem per arsyen qe ti e kupton se a lehte mund ti manipulosh hipokritet po te duash, dhe t'ju tregosh vendin vetem dhe vetem me pak dhelperi
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    ... vetem dhe vetem per arsyen qe ti e kupton se a lehte mund ti manipulosh hipokritet po te duash, dhe t'ju tregosh vendin vetem dhe vetem me pak dhelperi

    Me thėnė tė drejtėn, unė kėtu ngelem gjithmonė me mendje tė dyzuar sepse, sado e admiroj personazhin e Alcestit, s'jam edhe aq si ai, mgjs kur mė kap frymėzimi s'ia pėrtoj
    Nganjėra anė, vjen njė ēast nė jetė kur e kupton se sinqeritetin tėnd s'e meritojnė tė gjithė dhe, kur futesh nė kėtė komedi jetėsore, e luan atė rol dhe ka rėndėsi ta luash mirė. Shpeshherė mė argėton, s'e mohoj, s'bėj kot si e mirė pa qenė e tillė
    Duke qenė se njeriu mundohet tė jetė sa mė shumė me kėmbė nė tokė, dhe nga kjo nisesh edhe me atė fjalėn e urtė qė "floriri edhe me baltė tė pėrzihet prap flori mbetet". Poooooor, nga ana tjetėr, deri diku ėshtė lojė e rrezikshme sepse, siē ka thėnė ai Niēja: "Po u pėrballėt me pėrbindėsha do pėrfundoni tė bėheni edhe ju si tė tillė". Kėshtu qė, duhet pasur kujdes mos tė harrosh rolin e vėrtetė qė ke nė jetė, pėrballė njė roli tė rastėsishėm
    Nė kėtė kėndvėshtrim, njė barazpeshė mes kėtij dyzimi, do ishte mė e mirė

    P.S- Ta kėshilloj miqėsisht ta lexosh, sepse e lexon kollaj, ka aty aty tek 100 faqe. Nqs je insomniak si puna ime, ėshtė ilaē kur s'ke gjumė :P

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin

    po patjeter, vetem me thuaj po munde ku mund ta gjej ne virtualitet : )
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    Librin bleje o ēun, lexohet brenda ditės. Ose merre nga biblioteka.
    Libra tė shqipėruar mesa di unė, s'gjinden nė net.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    ahaa, ok, zhan batist poklen, keshtu e ka titullin?

    po normalisht duhet te gjenden dhe ne net, po mos e vri mendjen, se ndoshta dhe me mbushet mendja ta blej. sdq thanks gjithsesi
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  9. #9
    Jo, jo... titullin e ka "Mizantropi" dhe ėshtė shkruar nga Zhan Batist Poklen, qė njihet me pseudonimin Molier.

    Prap tė them qė nė net s'e gjen, mė beso pėr kėtė. Blije ose huazoje nga biblioteka.
    Ia vlen mė beso; e them ngaqė edhe tė pėlqeka

    Se m'u kujtua diēka nė lidhje me bibliotekėn, kur isha nė fakultet kishim njė mikrotezė tė lėndės qė do bėnim e cila kishte 20% tė notės, por kisha gjithmonė atė fiksimin qė biblografinė pėr punimin ta zgjedh nga librat e bibliotekės dhe jo nga artikuj neti. I them aso kohe shoqes sime: "eja me mua nė bibliotekė se dua tė marr ca libra pėr punimin qė kemi". Dhe ma kthen gjithė seriozitet: "unė tė shkoj nė bibliotekė? Po mė panė aty, do thonė se kam shku nė bibliotekė sepse s'kam lekė me shku nė kafe"

    Tė betohem pėr Zotin , akoma ia kujtoj sa herė qė dalim dhe ia plasim sė qeshuri

    Se mos e ke edhe ti kėtė kompleks me tė pa njeri nė bibliotekė mo? Se ėshtė turp pėr shoqėrinė shqiptare me tė pa me libra nė duar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2011
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Zhan Batist Poklen, i quajtur dhe njohur ndryshe si Molier, ėshtė njė nga gjenitė e letėrsisė klasike, jo vetėm asaj franceze por mbarė letėrsisė botėrore. Ai u lind mė 15 Janar tė viti 1622 dhe vdiq me 17 Shkurt tė 1673. Jeta dhe krjimtaria e tij si komediograf dhe aktor skene i teatrit, i pėrkasin shekullit XVII, periudhė kjo qė nė historinė franceze njihet si periudha e sundimit tė "mbretit diell" Luigjit XIV.

    Molier, i pėrket klasės borgjeze por kjo nuk e pengon atė t'i kundėrvihet tė metave tė kėsaj klase, duke kritikuar ashpėr anėt e saj tė errėta. Ai gjithashtu ėshtė njė kritik i ashpėr i oborrtarėve dhe klasės sė klerit dhe, pėr tė pėrēuar mesazhin e tij tė fortė kundėr tyre, ai zgjedh satirėn. Si ēdo gjeni i kohės, edhe ai do kritikohej dhe do i shfaqen shumė pengesa nė artin e tij, por kėto pengesa vetėm sa do e vinin mė nė qendėr tė vėmendjes mjeshtėrinė e tij krijuese.
    Me pendėn e tij, ai i kundrejtohet ēdo vesi dhe zakoni tė shoqėrisė njerėzore, qė shpėrfytyrojnė personalitetin e njeriut.

    "Mizantropi" komedi e shkruajtuar nga Molier, ėshtė nga veprat qė mė ka lėnė mė shumė mbresa, mė tepėr edhe pėr vėrtetėsinė qė risjell ajo vepėr deri nė ditėt tona.
    Alcesti, si personazh kryesor i kėsaj komedie, ėshtė njeriu i cili s'duron dot hipokrizinė e njerėzve, padrejtėsinė, veset dhe zakonet qė e ulin njeriun. Ky fakt e bėn ata qė tė shpėrthejė shpeshherė pėrballė gjendjeve tė tilla, nga ku ai arrin deri nė atė pikė sa tė shprehet se urren gjithė njerėzimin dhe se do tė donte tė largohej e tė jetonte diku larg tyre.

    Por a ėshtė vėrtetė Alcesti njė njeri qė ushqen urrejtje ndaj njerėzimit? Pėr mendimin tim, ai urren veset qė e kanė shndėrruar njerėzimin nė tė tillė gjendje, duke e ulur deri nė atė nivel sa njerėzit t'i shohin virtytet si diēka e dalė mode dhe se koha e sotme e kėrkon tė jesh hipokrit, sepse pėrndryshe po u tregove i sinqertė do dukesh qesharak.

    Ai i urren edhe ata qė heshtin pėrpara kėtyre veseve dhe s'i kundėrvihen. Alcesti, ėshtė njeriu i cili i kundėrvihet deri nė fund kėsaj loje tė shoqėrisė njerėzore dhe, s'nguron nė asnjė ēast t'u thotė tė gjithėve atė qė mendon dhe duke e bėrė kėtė sinqerisht. Ai urren padrejtėsitė, por kjo s'e pengon atė tė shprehė njė mospėrfillje pėr vendimin e njė gjyqi tė padrejtė qė do bėhet ndaj tij, nga ku pėr tė s'i bėhet mė vonė nėse e shpallin fajtor apo jo, por ajo qė ka mė tepėr rėndėsi pėr tė, ėshtė tė shikojė pėrpara tij sesa janė nė gjendje njerėzit tė gėnjejnė, tė shpifin, tė sillen hipokritė, tė nėpėrkėmbin drejtėsinė para syve tė tij. Ai nuk do ta humbė kėtė shfaqje.

    Miku i tij Filenti, ėshtė nga ata njerėz qė edhe pse i sheh padrejtėsitė, nuk ngre zėrin kundėr tyre, por sillet me tė gjithė si i dashur e i sjellshėm, sepse sipas tij kėshtu e do zakoni pėr tė qenė gjithmonė njeri i kohės dhe me arritje tė larta. Ai edhe kur sheh se ka gjėra qė s'shkojnė fare mirė, sillet sikur ēdo gjė shkon mirė dhe, nuk i kursen servilizmat.

    S'mungojnė nė kėtė komedi as historitė rozė, ku nė qendėr ėshtė dashuria e Alcestit me Selimenėn; Alcesti edhe pse e dashuron atė, nuk nguron t'i vėrė edhe asaj para syve veset qė ajo ka, me shpresėn se ajo do ndryshojė dhe s'do sillet njėsoj si shtresa e shoqėrisė sė cilės ajo i pėrket, me pretekstin se kėto janė rregullat e shoqėrisė sė lartė dhe duhen respektuar.

    Selimena tregohet e dobėt nė kėtė kėndvėshtrim, madje ajo nė fund paraqet edhe luhtaje tė ndjenjave tė saj pėr Alcestin duke treguar simpati njėkohėsisht edhe pėr Orontin. Alcesti ėshtė i gatshėm t'ia falė kėtė Selimenės, me "kushtin" qė ajo tė braktisė veset e shoqėrisė sė lartė, gjė pėr tė cilėn Selimena refuzon ta bėjė dhe, rrjedhimisht kjo dashuri ėshtė e destinuar tė dėshtojė.

    Ndryshe nga Selimena, kushėrira e saj Elianta, ėshtė njė vajzė me virtyte tė larta, e cila edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh njė admirim tė thellė pėr karakterin e tij tė rrallė, bėn ēmosin qė Alcesti tė jetė i lumtur me Selimenėn.

    ***
    Disa pjesė tė pėrzgjedhura nga komedia:
    (Shumica e pėrzgjedhjes sime, i pėrkasin fjalėve tė shprehura nga Alcesti, duke qenė se pėr shijet e mia, ėshtė nga personazhet letrarė qė pėlqej tepėr)

    Akti I
    Skena I (Filenti, Alcesti)

    Alcesti: “Njė zemėr e korruptuar nuk dua tė mė dojė”

    *
    Alcesti:
    “Pėr besė, ē’poshtėrsi e ē’gjest pa turp ta quaj,
    kur kaq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.
    Sikur pėr dreq tė mė ndodhte kėshtu tė kisha shkarė,
    nga turpi, oh, besoj nė ēast do isha vrarė”
    *

    Alcesti:
    “Tė jemi tė sinqertė dhe njė njeri me nder;
    fjalėn kur nuk e ndjen nė zemėr, s’bėn ta nxjerrė”

    *
    Alcesti:
    “Kur e vlerėsojmė dikė, patjetėr bėjmė dallim;
    T’i ēmosh tė gjithė njėlloj ėshtė nėnvleftėsim.
    Po dhe ju vesi i kohės iu ka tėrheqė pas tij
    Prandaj as mund t’iu rradhis ndėr miqtė e mi.
    Pajtimin me tė gjithė, sipas normave tė reja
    Qė s’bėn dallim mes vlerash, s’ma do aspak mideja”

    *
    Alcesti:
    “Duhet tė jemi burra edhe nė ēdo takim
    Sinqeriteti t’spikasė nė ēdo bisedim
    Tė ndjehet vula e tij, ndjenjat t’mbizotėrojnė
    Ēiltas e tė mos vishen me lajka qė mashtrojnė”

    Filenti:
    “Mirėpo sinqeriteti i madh i tepruar
    Na bėn edhe qesharak dhe kjo s’ėshtė e kėshilluar”

    *
    Alcesti:
    “Mė dhembin sytė kur shoh n’oborr e nė qytet
    Njerėz qė m’i ngrejnė nervat pėrpjetė
    Po, ndjej nė vre tė zi, njė dėshpėrim mynxyre
    Kur rroj me ata qė i shoh sesi sillen ndėrmjet tyre
    E s’gjej veēse ngado lajka e hipokrizi
    Gėnjeshtėr, interes, dredhi, padrejtėsi
    S’pėrmbahem dot, pėlcas dhe pleqeve dhe tė rinjve
    Mė ėshtė mbushur koka: t’ua pėrplas turinjve

    Filenti:
    “Duhet tė hiqni dorė nga kėto punė pa mend
    Sado qė tė mundoheni kjo botė s’do ndryshojė
    Kjo sėmundje, ua them pa droje aspak
    Iu bėn kudo qė shkoni tė dukeni qesharak
    Dhe ky zemėrim qė modėn pėrpiqet ta luftojė
    Pėrpara gjithė botės, kudo iu vė nė lojė”

    Alcesti:
    “O djall! Po s’ka mė bukur! Dhe unė kėtė po ndjell
    Mė ngjan njė shenjė e mirė dhe ndjej gėzim tė thellė
    Aq shumė i urrej njerėzit nė pėrgjithėsi
    Sa s’dua kurrė tė dukem se sillem me urtėsi”

    *

    Alcesti:
    “Po, e pėrgjithshme, gjithė njerėzit i urrej
    Disa pse janė tė lig, keqbėrės sa mė s’ka
    Tė tjerėt sepse s’kanė keqardhje pėr ata
    Se u mungon kėtyre urrejtja e pashuar
    Q’ushqen njė shpirt fisnik ndaj vesit tė shėmtuar
    .... .... ....
    Djalli ta marrė, se oh, zemra mė pikon gjak
    Kur shoh se kundra vesit nuk ngrihemi aspak
    Dhe nganjėherė mė vjen aq rėndė e aq vėshtirė
    Sa t’i braktis tė gjithė, tė zhdukem nė shkretėtirė”

    Filenti:
    “Pėr kėto zakone veten s’lipset ta shqetėsojmė
    Natyrėn njerėzore diēka ta mėshirojmė
    T’mos shikojmė nė prizėm tė ngushtė me rreptėsi
    Po t’ia gjykojmė tė metat disi me butėsi
    Tek njerėzit virtytin ta kėrkojmė me masė
    Se urtėsi e tepėrt e bėn njeriun tė shkasė
    Dhe ajo ngurtėsi virtytesh e shekujve tė shkuar
    S’i shkon mė kohės sonė, zakonet janė ndryshuar
    Sepse ēdo gjė tek njerėzit sa vjen e merr zhvillim
    Duhet tė shkojmė krahas me kohėn, pa ngurrim.
    Dhe ėshtė marri qė s’ka tė dytė ta krahasosh
    Kur do qė tė pėrpiqesh botėn ta korigjosh
    Dhe unė si ti, shoh njėqind gjėra pėr besė!
    Ēdo ditė qė mund tė merrnim njė tjetėr kthesė
    Dhe ndonėse nė ēdo hap mund tė ndjej zemėrim si ti
    Pėrkundrazi pėrmbahem, s’tregohem kurrsesi

    Skena II
    Alcesti:
    “Kam njė tė metė: jam mė i sinqertė nga ē’duhet nė tė vėrtetė.”

    *
    Oronti: “Mua mė mjaftojnė tė tjerėt qė dinė t’mė vlerėsojnė”
    Alcesti: “S’kam aftėsinė e atyre qė bėjnė sikur besojnė”

    (vazhdon....)
    Ku e gjen tere kete durim per te shkruar gjithe kete? Me beso askush nuk do ta dije per nder! Ata qe jane te interesuar shkojne ne biblioteke e lexojne vete?

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga KlaraPink Lexo Postimin
    Ku e gjen tere kete durim per te shkruar gjithe kete? Me beso askush nuk do ta dije per nder! Ata qe jane te interesuar shkojne ne biblioteke e lexojne vete?

    E para, s'ėshtė ēėshtje durimi; letėrsia, libri, s'do durim - do thjesht pasion.
    Metoda e pėrzgjedhjes sė fragmenteve tė parapėlqyera nga njė libėr, pėr mua ka vite; ato qė lexoj i hedh vazhdimisht si nė bllok shėnimesh, po ashtu njėkohėsisht edhe nė dokumente nė pc.

    Dmth, sė pari e bėj pėr kėnaqėsinė time; sė dyti kur e shoh tė udhės mund ta ndaj edhe me tė apasionurit e tjerė tė letėrsisė siē ėshtė ky rast. Po tė shohėsh forumin e letėrsisė nė tėrėsi, unė s'kam bėrė asgjė krahasimisht me ata para meje. Dhe jo vetėm kėtė forumin, por ke edhe nėn - forumet e tjera, psh tė arkeologji - antropologji, ku njė grup anėtarėsh (pėr fat tė keq tė larguar tashmė)kanė hedhur nė forum, nė diskutime, shkrime qė tė habisin dhe mėson diēka prej tyre. Ke dhe nga ata qė kanė hedhė nė forum apo nė net, libra tė shqipėruar nga ata vetė, pa pasur qėllim qė t'ia dijė njeri pėr nder. Kėshtu qė mos shpreh ndonjė habi rreth meje, se s'kam bėrė kushedi se ē'a.

    Tani dhe mė e rėndėsishmja, s'e bėj ta ma dijė njeri pėr nder, aq mė tepėr qė s'i bėra nder askujt. Dhe tjetra, sa pėr interesimin nė bibliotekė, hedhja e ca fragmenteve tė pėrzgjedhura, mund tė shėrbejė edhe pėr tė cytur kureshtjen pėr tė lexuar njė shkrimtar apo vepėr tė caktuar.
    Sė dyti, ke dhe anėtarė qė i ka marrė malli tė lexojnė fragmente librash tė shqipėruar sepse jetojnė jashtė.

    S'ka asnjė farė lodhje apo durimi tė madh, tė ndash pak 'Dije' me tė tjerėt, pėrkundrazi ėshtė kėnaqėsi.

    Se u zgjata shumė mė duket

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,121
    e drejte fleur, robi ndihet mire dhe kur ndane dicka me te tjeret pa pik interesi
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13
    Akti II
    Skena I

    Alcesti:
    “Pėr besė! Duhet t’ju dashuroj!
    Sikur ta shqisja zemrėn nga duart tuaja, pa fjalė
    I lumtur do isha, o Zot, tė qofsha falė!
    Se nuk e fsheh aspak sa kam fuqi
    Kėt’ dashuri tė egėr nga zemra ta fshi;
    Por kot vetja ime mundohet e orvatet!
    Duke ju dashtė aq shumė, si duket, laj mėkatet!”

    Selimena:
    “Vėrtetė, nuk ka njė tjetėr me afsh tė tillė t’mė dojė.”

    Alcesti:
    “E pra, nuk ka nė botė njeri tė ma kalojė,
    Se dashuria ime s’ėshtė e lehtė pėr t’u kuptuar
    Dhe aq sa dua unė, asnjė s’ka dashuruar.”

    Selimena:
    “Nė fakt metoda juaj e re ėshtė krejtėsisht
    Dhe me ata qė doni grindeni vazhdimisht.
    Ndjesia juaj shpėrthen ngaherė me egėrsi
    Dhe kurrė s’ėshtė parė njė e tillė dashuri!”

    Akti IV
    Skena I
    Elianta: (pėr Alcestin)
    “Ėshtė i ēuditshėm me atė sjelljen e tij
    Por unė e them me bindje: si ky nuk ka njeri
    Ai sinqeritet qė shpirtin ia pėrshkon
    Ka diēka heroike, fisnike qė e nderon.
    Ėshtė njė virtut i rrallė pėr kohėn q’ėshtė tani
    Do t’doja qė dhe tė tjerėt tė ishin si ai.”

    Skena II
    Elianta:
    “Kur fyerjen na e bėn dikush qė dashurojmė
    Sado bėjmė plane (hakmarrėse) aspak nuk i zbatojmė!”

    Skena III
    Alcesti:
    “E di, mbi dashurinė s’vepron asnjė fuqi
    Se shpirti ėshtė i lirė tė zgjedhė, tė dashurojė.
    Me forcė askush s’arrin qė zemrėn ta pushtojė!”

  14. #14
    Akti V

    Alcesti:
    Nė kėt’ shekull ku jetojmė sundon kudo zvetnimi
    Prandaj dua t’tėrhiqem nga bota, njerėzimi
    Ēudi! Ēdo gjė duket se ėshtė kundra tij:
    Dhe nderi, dhe turpi dhe ligjet n’veēanti
    Qė kam tė drejtė, e thonė kudo me zė tė lartė
    Dhe unė fle i qetė se e drejta duket qartė
    Po ja, qė gėnjehem i dehur me suksesin
    Kėndej mė japin hak, andej humbas proēesin!
    .... ..... .....
    Dhe pikėrisht pse desha mė shumė ndershmėri
    T’mos tradhtoj t’vėrtetėn, tė jem korrekt ndaj tij
    .... ..... .....
    Kėshtu, dreqi ta marrė, na qenka njerėzia
    Qė nė tė tilla vepra e shtyn kotėsia!
    Dhe ja zell i virtutshėm dhe mirėbesimi, ja:
    Dhe nderi e drejtėsia qė kanė nė shpirt ata!
    Po nuk durohen mė vuajtjet qė na kurdisin
    Nuk rrihet mė kėtu ku tė gjithė ta neverisin
    Se ju me njėri - tjetrin si ujqėrit jetoni
    Prandaj, tradhtarė, askurrė mes jush nuk do mė shikoni

    *

    Ngado i tradhtuar padrejtėsisht m’sulmojnė
    Do zhdukem nga ky pus ku veset triumfojnė
    Do tė kėrkoj nė botė njė vend sado tė mjerė
    Ku, duke qenė i lirė, tė mund tė jetoj me nder.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fleur Blanche pėr postimin:

    Mr-Bledi (13-01-2014)

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,668
    Kjo teme me kujtoi "Tartufin" i cili them se eshte personazhi "kryesor"(gati-gati nje lloj muze, e shnderruar ne nje shtytje psikologjike te pa rreshtur qėlluese ndaj 'rrethit' qe perfaqesonte ai personazh si dhe ndikimi tek menyra se si rreshtoheshin personazhet e tjere rreth tij) i te gjithe repertorit te tij si dramaturg! Thene ndryshe: 'hija' qe e mundonte Molierin!

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    430

    Pėr: Molieri (Zhan Batist Poklen)

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Akti V

    Alcesti:
    Nė kėt’ shekull ku jetojmė sundon kudo zvetnimi
    Prandaj dua t’tėrhiqem nga bota, njerėzimi
    Ēudi! Ēdo gjė duket se ėshtė kundra tij:
    Dhe nderi, dhe turpi dhe ligjet n’veēanti
    Qė kam tė drejtė, e thonė kudo me zė tė lartė
    Dhe unė fle i qetė se e drejta duket qartė
    Po ja, qė gėnjehem i dehur me suksesin
    Kėndej mė japin hak, andej humbas proēesin!
    .... ..... .....
    Dhe pikėrisht pse desha mė shumė ndershmėri
    T’mos tradhtoj t’vėrtetėn, tė jem korrekt ndaj tij
    .... ..... .....
    Kėshtu, dreqi ta marrė, na qenka njerėzia
    Qė nė tė tilla vepra e shtyn kotėsia!
    Dhe ja zell i virtutshėm dhe mirėbesimi, ja:
    Dhe nderi e drejtėsia qė kanė nė shpirt ata!
    Po nuk durohen mė vuajtjet qė na kurdisin
    Nuk rrihet mė kėtu ku tė gjithė ta neverisin
    Se ju me njėri - tjetrin si ujqėrit jetoni
    Prandaj, tradhtarė, askurrė mes jush nuk do mė shikoni

    *

    Ngado i tradhtuar padrejtėsisht m’sulmojnė
    Do zhdukem nga ky pus ku veset triumfojnė
    Do tė kėrkoj nė botė njė vend sado tė mjerė
    Ku, duke qenė i lirė, tė mund tė jetoj me nder.
    Te falenderoj nga zemra per punen tende me perkushtim
    urtėsia

  18. #17

    Pėr: Molieri (Zhan Batist Poklen)

    flm shume fleur... po me pelqejne shume keto fragmentet qe ke shkruar, sapo e porosita Mizantropin e Molierit, s'me pritet sa ta lexoj te gjithin!
    She's the morphine queen of my vaccine.

  19. #18

    Pėr: Molieri (Zhan Batist Poklen)

    E lexove Bledi, librin? :)
    Nga veprat e perzgjedhura qe kam lexuar nga Molieri, Mizantropi do ngelet gjithmonė vepra e parapėlqyer... nė fakt ėshtė edhe pak mė ndryshe nga komeditė qė ka shkruar si: "Tartufi", "Shkolla e grave", "Harpagoni", "Borgjezi fisnik" dhe "I sėmuri pėr mend" (ndėrsa Don Zhuanin s'e kam lexuar) sepse tek Mizantropi ka mė shumė anė psikologjike tė personazhit kryesor dhe trazime shpirtėrore... vuajtje tė vėrtetė dhe shpėrthim karakteri qė, arrin kulmin kur Alcesti dėshiron qė tė largohet nga tė gjithė e nga gjithēka jo e vėrtetė... mė shumė dėshiron vuajtjen qė vjen nga vetmia sesa tė durojė vuajtjen qė i sjell hipokrizia njerėzore, veset, servilizmat e tyre. Ndėrsa nė komeditė e tjera qė citova, vėrtetė qė Molieri sulmon veset e njerėzve tė asaj kohe dhe kasta tė caktuara shoqėrore, por ėshtė njė sarkazėm qė sinqerisht tė bėn tė qeshėsh me shpirt... sidomos mua "shkolla e grave" dhe "harpagoni" mė bėjnė tė qeshi edhe kur i pėrmend :D

    Ka nga ata qė i bėjnė njė paralelizėm "Mizantropit" me veprėn "Timoni nga Athina" tė Shekspirit... pėr mendimin tim, sado qė kanė njė farė ngjashmėrie, "urrejtja " qė ndjen Alcesti ndaj njerėzimit s'ėshtė si ajo qė ndjen Timoni, sepse ky i fundit e urren kur i hapen sytė dhe e sheh nė tė vėrtetė qė njerėzit qė u shtronte gosti vetėm sa i serviloseshin dhe i lajkatoheshin dhe Timoni ndjehej mirė nga kjo... madje i pėlqente qė tė mirat qė u bėnte njerėzve ta bėnin tė njohur nė qytet atė... ndėrsa tek Alcesti ėshtė ndryshe: ai i bėn mirė njeriut duke i thėnė tė vėrtetėn nė sy, duke thėnė gjithmonė atė qė mendon dhe duke mbajtur larg lajkatarėt... dhe meqė nuk ndihej i mirėpritur mes njerėzish me vese tė tilla, ai nė njė shpėrthim tė tijin shprehet se e urren njerėzimin... por nė tė vėrtetė ai nuk e urren.
    E, nė fakt Alcesti ėshtė njė personazh shumė i dashur pėr lexuesin, sepse, pasi e ke lexuar "Mizantropin" do lėrė gjurmė tek ty... nuk je mė i njėjti qė ishe para se ta kesh lexuar. S'ka gjė mė tė mirė sesa tė shprehėsh atė qė mendon dhe t'ua thuash tė tjerėve nė sy... s'humbet kurrė asgjė, veēse fiton karakter, dinjitet, bėhesh mė i fortė kur pėrballesh, mė i sigurtė dhe mbi tė gjitha ndihesh aq i ēliruar... dhe kjo e fundit ėshtė vėrtetė kėnaqėsi :D

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fleur Blanche pėr postimin:

    Mr-Bledi (16-02-2014)

  21. #19

    Pėr: Molieri (Zhan Batist Poklen)

    Po e lexova, te gjithin menjehere!! Edhe me keto qe shkrove ti, coulnd't agree more!
    She's the morphine queen of my vaccine.

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,422

    Pėr: Molieri (Zhan Batist Poklen)

    qe kur e ka shkruar MOlieri edhe deri me sot....njesoj qenka kjo bote.

    keshtu qe dhe per Alcestin edhe ne/ ata/o si ai....u dashka reflektuar :P
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •