Postuar mė parė nga
Fleur Blanche
Zhan Batist Poklen, i quajtur dhe njohur ndryshe si Molier, ėshtė njė nga gjenitė e letėrsisė klasike, jo vetėm asaj franceze por mbarė letėrsisė botėrore. Ai u lind mė 15 Janar tė viti 1622 dhe vdiq me 17 Shkurt tė 1673. Jeta dhe krjimtaria e tij si komediograf dhe aktor skene i teatrit, i pėrkasin shekullit XVII, periudhė kjo qė nė historinė franceze njihet si periudha e sundimit tė "mbretit diell" Luigjit XIV.
Molier, i pėrket klasės borgjeze por kjo nuk e pengon atė t'i kundėrvihet tė metave tė kėsaj klase, duke kritikuar ashpėr anėt e saj tė errėta. Ai gjithashtu ėshtė njė kritik i ashpėr i oborrtarėve dhe klasės sė klerit dhe, pėr tė pėrēuar mesazhin e tij tė fortė kundėr tyre, ai zgjedh satirėn. Si ēdo gjeni i kohės, edhe ai do kritikohej dhe do i shfaqen shumė pengesa nė artin e tij, por kėto pengesa vetėm sa do e vinin mė nė qendėr tė vėmendjes mjeshtėrinė e tij krijuese.
Me pendėn e tij, ai i kundrejtohet ēdo vesi dhe zakoni tė shoqėrisė njerėzore, qė shpėrfytyrojnė personalitetin e njeriut.
"Mizantropi" komedi e shkruajtuar nga Molier, ėshtė nga veprat qė mė ka lėnė mė shumė mbresa, mė tepėr edhe pėr vėrtetėsinė qė risjell ajo vepėr deri nė ditėt tona.
Alcesti, si personazh kryesor i kėsaj komedie, ėshtė njeriu i cili s'duron dot hipokrizinė e njerėzve, padrejtėsinė, veset dhe zakonet qė e ulin njeriun. Ky fakt e bėn ata qė tė shpėrthejė shpeshherė pėrballė gjendjeve tė tilla, nga ku ai arrin deri nė atė pikė sa tė shprehet se urren gjithė njerėzimin dhe se do tė donte tė largohej e tė jetonte diku larg tyre.
Por a ėshtė vėrtetė Alcesti njė njeri qė ushqen urrejtje ndaj njerėzimit? Pėr mendimin tim, ai urren veset qė e kanė shndėrruar njerėzimin nė tė tillė gjendje, duke e ulur deri nė atė nivel sa njerėzit t'i shohin virtytet si diēka e dalė mode dhe se koha e sotme e kėrkon tė jesh hipokrit, sepse pėrndryshe po u tregove i sinqertė do dukesh qesharak.
Ai i urren edhe ata qė heshtin pėrpara kėtyre veseve dhe s'i kundėrvihen. Alcesti, ėshtė njeriu i cili i kundėrvihet deri nė fund kėsaj loje tė shoqėrisė njerėzore dhe, s'nguron nė asnjė ēast t'u thotė tė gjithėve atė qė mendon dhe duke e bėrė kėtė sinqerisht. Ai urren padrejtėsitė, por kjo s'e pengon atė tė shprehė njė mospėrfillje pėr vendimin e njė gjyqi tė padrejtė qė do bėhet ndaj tij, nga ku pėr tė s'i bėhet mė vonė nėse e shpallin fajtor apo jo, por ajo qė ka mė tepėr rėndėsi pėr tė, ėshtė tė shikojė pėrpara tij sesa janė nė gjendje njerėzit tė gėnjejnė, tė shpifin, tė sillen hipokritė, tė nėpėrkėmbin drejtėsinė para syve tė tij. Ai nuk do ta humbė kėtė shfaqje.
Miku i tij Filenti, ėshtė nga ata njerėz qė edhe pse i sheh padrejtėsitė, nuk ngre zėrin kundėr tyre, por sillet me tė gjithė si i dashur e i sjellshėm, sepse sipas tij kėshtu e do zakoni pėr tė qenė gjithmonė njeri i kohės dhe me arritje tė larta. Ai edhe kur sheh se ka gjėra qė s'shkojnė fare mirė, sillet sikur ēdo gjė shkon mirė dhe, nuk i kursen servilizmat.
S'mungojnė nė kėtė komedi as historitė rozė, ku nė qendėr ėshtė dashuria e Alcestit me Selimenėn; Alcesti edhe pse e dashuron atė, nuk nguron t'i vėrė edhe asaj para syve veset qė ajo ka, me shpresėn se ajo do ndryshojė dhe s'do sillet njėsoj si shtresa e shoqėrisė sė cilės ajo i pėrket, me pretekstin se kėto janė rregullat e shoqėrisė sė lartė dhe duhen respektuar.
Selimena tregohet e dobėt nė kėtė kėndvėshtrim, madje ajo nė fund paraqet edhe luhtaje tė ndjenjave tė saj pėr Alcestin duke treguar simpati njėkohėsisht edhe pėr Orontin. Alcesti ėshtė i gatshėm t'ia falė kėtė Selimenės, me "kushtin" qė ajo tė braktisė veset e shoqėrisė sė lartė, gjė pėr tė cilėn Selimena refuzon ta bėjė dhe, rrjedhimisht kjo dashuri ėshtė e destinuar tė dėshtojė.
Ndryshe nga Selimena, kushėrira e saj Elianta, ėshtė njė vajzė me virtyte tė larta, e cila edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh njė admirim tė thellė pėr karakterin e tij tė rrallė, bėn ēmosin qė Alcesti tė jetė i lumtur me Selimenėn.
***
Disa pjesė tė pėrzgjedhura nga komedia:
(Shumica e pėrzgjedhjes sime, i pėrkasin fjalėve tė shprehura nga Alcesti, duke qenė se pėr shijet e mia, ėshtė nga personazhet letrarė qė pėlqej tepėr)
Akti I
Skena I (Filenti, Alcesti)
Alcesti: Njė zemėr e korruptuar nuk dua tė mė dojė
*
Alcesti:
Pėr besė, ēposhtėrsi e ēgjest pa turp ta quaj,
kur kaq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.
Sikur pėr dreq tė mė ndodhte kėshtu tė kisha shkarė,
nga turpi, oh, besoj nė ēast do isha vrarė
*
Alcesti:
Tė jemi tė sinqertė dhe njė njeri me nder;
fjalėn kur nuk e ndjen nė zemėr, sbėn ta nxjerrė
*
Alcesti:
Kur e vlerėsojmė dikė, patjetėr bėjmė dallim;
Ti ēmosh tė gjithė njėlloj ėshtė nėnvleftėsim.
Po dhe ju vesi i kohės iu ka tėrheqė pas tij
Prandaj as mund tiu rradhis ndėr miqtė e mi.
Pajtimin me tė gjithė, sipas normave tė reja
Qė sbėn dallim mes vlerash, sma do aspak mideja
*
Alcesti:
Duhet tė jemi burra edhe nė ēdo takim
Sinqeriteti tspikasė nė ēdo bisedim
Tė ndjehet vula e tij, ndjenjat tmbizotėrojnė
Ēiltas e tė mos vishen me lajka qė mashtrojnė
Filenti:
Mirėpo sinqeriteti i madh i tepruar
Na bėn edhe qesharak dhe kjo sėshtė e kėshilluar
*
Alcesti:
Mė dhembin sytė kur shoh noborr e nė qytet
Njerėz qė mi ngrejnė nervat pėrpjetė
Po, ndjej nė vre tė zi, njė dėshpėrim mynxyre
Kur rroj me ata qė i shoh sesi sillen ndėrmjet tyre
E sgjej veēse ngado lajka e hipokrizi
Gėnjeshtėr, interes, dredhi, padrejtėsi
Spėrmbahem dot, pėlcas dhe pleqeve dhe tė rinjve
Mė ėshtė mbushur koka: tua pėrplas turinjve
Filenti:
Duhet tė hiqni dorė nga kėto punė pa mend
Sado qė tė mundoheni kjo botė sdo ndryshojė
Kjo sėmundje, ua them pa droje aspak
Iu bėn kudo qė shkoni tė dukeni qesharak
Dhe ky zemėrim qė modėn pėrpiqet ta luftojė
Pėrpara gjithė botės, kudo iu vė nė lojė
Alcesti:
O djall! Po ska mė bukur! Dhe unė kėtė po ndjell
Mė ngjan njė shenjė e mirė dhe ndjej gėzim tė thellė
Aq shumė i urrej njerėzit nė pėrgjithėsi
Sa sdua kurrė tė dukem se sillem me urtėsi
*
Alcesti:
Po, e pėrgjithshme, gjithė njerėzit i urrej
Disa pse janė tė lig, keqbėrės sa mė ska
Tė tjerėt sepse skanė keqardhje pėr ata
Se u mungon kėtyre urrejtja e pashuar
Qushqen njė shpirt fisnik ndaj vesit tė shėmtuar
.... .... ....
Djalli ta marrė, se oh, zemra mė pikon gjak
Kur shoh se kundra vesit nuk ngrihemi aspak
Dhe nganjėherė mė vjen aq rėndė e aq vėshtirė
Sa ti braktis tė gjithė, tė zhdukem nė shkretėtirė
Filenti:
Pėr kėto zakone veten slipset ta shqetėsojmė
Natyrėn njerėzore diēka ta mėshirojmė
Tmos shikojmė nė prizėm tė ngushtė me rreptėsi
Po tia gjykojmė tė metat disi me butėsi
Tek njerėzit virtytin ta kėrkojmė me masė
Se urtėsi e tepėrt e bėn njeriun tė shkasė
Dhe ajo ngurtėsi virtytesh e shekujve tė shkuar
Si shkon mė kohės sonė, zakonet janė ndryshuar
Sepse ēdo gjė tek njerėzit sa vjen e merr zhvillim
Duhet tė shkojmė krahas me kohėn, pa ngurrim.
Dhe ėshtė marri qė ska tė dytė ta krahasosh
Kur do qė tė pėrpiqesh botėn ta korigjosh
Dhe unė si ti, shoh njėqind gjėra pėr besė!
Ēdo ditė qė mund tė merrnim njė tjetėr kthesė
Dhe ndonėse nė ēdo hap mund tė ndjej zemėrim si ti
Pėrkundrazi pėrmbahem, stregohem kurrsesi
Skena II
Alcesti:
Kam njė tė metė: jam mė i sinqertė nga ēduhet nė tė vėrtetė.
*
Oronti: Mua mė mjaftojnė tė tjerėt qė dinė tmė vlerėsojnė
Alcesti: Skam aftėsinė e atyre qė bėjnė sikur besojnė
(vazhdon....)
Krijoni Kontakt