Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Gjykata Kushtetuese vendos: Shtepite u kthehen pronareve

    Gjykata Kushtetuese vendos: Shtepite u kthehen pronareve

    Koha Jone

    Rozeta Rapushi


    Te gjithe ata persona qe kane zene banesat e pronareve, duhet t'i lirojne ato brenda dites se sotme. Gjykata Kushtetuese rrezoi dje perfundimisht pretendimet e Shoqates se Qiramarresve ne shtepite shteterore ish prone private, duke lene ne fuqi aktin normativ te qeverise qe kerkon lirimin brenda dites se sotme te shtepive, me qellim qe tu kthehen pronareve te ligjshem. Ndersa parashikon mundesimin e marrjes se kredive pa interes per qiramarresit. "Gjykata Kushtetuese ne perfundim te shqyrtimit te ceshtjes, vendosi te rrezoje njezeri kerkesen e Shoqates se Qiramarresve ne shtepite shteterore ish-prone private", - informoi dje kjo gjykate te ciles qiramarresit ju drejtuan pas aktit te qeverise. Vendimi, sic informon ky institucion, do te behet publik i plote pak dite me vone.

    Menjehere pas vendimit, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duke vleresuar shpejtesine e marrjes se tij, tha se ky akt zgjidhi nje padrejtesi 68-vjecare per ish-pronaret. "Ne radhe te pare, shpreh falenderimet per Gjykaten Kushtetuese per shpejtesine e marrjes se vendimit qe nga dorezimi i kerkeses nga ana e shoqates e deri me sot kur eshte shpallur vendimi, pasi duke qene brenda dates 1 nentor kur fillon afati i aplikimit nga ana e ish pronareve na jep mundesine qe akti normativ te zbatohet pa pasur komplikime procedurale qe do te vijne ne nje version tjeter eventual", - u shpreh ministri. Ai nenvizoi, se fakti qe gjykata e dha vendimin dje, e ben shume me te thjeshte zbatimin e te gjithe klauzolave qe parashikohen ne aktin normativ te miratuar nga qeveria dhe te kthyer ne ligj nga Kuvendi. Sipas tij, ky akt zgjidhi nje padrejtesi te madhe te bere kundrejt nje shtrese qe u shpronesua forcerisht nga regjimi komunist, qe per 48 vjet ne ate regjim nuk u lejua te posedonte pronen e vet dhe qe priti per 20 vjet demokraci, rikthimin dhe rivendosjen e nje te drejte bazike kushtetuese sikurse eshte e drejta e prones, e sanksionuar ne Kushtetute. Nje e drejte themelore e sanksionuar ne Karten Europiane te te Drejtave te Njeriut.

    Nga ana tjeter, ministri garantoi te gjithe pronaret e ketyre banesave se ky akt normativ i miratuar nga qeveria dhe i aprovuar nga Kuvendi, do te zbatohet me perpikmeri deri ne perfundim te procesit te marrjes se titullit ekzekutiv te prones. "Perfitoj nga rasti, tu shpreh pronareve sigurine se ky akt do te zbatohet me perpikmeri, qe nga neser ata jane te ftuar te aplikojne permes procedurave qe akti parashikon prane entit te banesave i cili nga ana e vet, pas venies ne levizje nga kerkesa nga ana e pronarit do t'i drejtohet gjykates se rrethit gjyqesor ku ndodhet prona per nxjerrjen e titullit ekzekutiv", - theksoi ministri. Ai garantoi gjithashtu pronaret, se e gjithe administrata e Entit te Banesave ne cdo qender prefekture, do te jete e gatshme per te asistuar dhe per te ndjekur procedurat e parashikuara nga akti dhe i gjithe procesi do te ndiqet ne menyre rigoroze nga Ministria e Puneve Publike ne menyre qe teresia e tij te jete nje sukses qe do te garantoje jo vetem zbatimin e nje akti te rendesishem ligjor por edhe zbatimin e nje procesi te tere qe do te coje ne vend nje te drejte te mohuar per 68 vjet me radhe.

    ANKESA

    Pak dite me pare, Shoqata e Qiramarresve kerkoi ne Gjykate Kushtetuese shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te aktit "Per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish-prone e subjekteve te shpronesuara" si dhe te "Per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish-prone e subjekteve te shpronesuara".
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Vendimi i Gjykatės Kushtetuese/Banesat e ish pronarėve - “qiramarrėsit duhet tė lirojnė shtėpitė”

    Gazeta 55

    01-11-2012 / Nga Leonard Quku


    Qiramarrėsit qė kanė zėnė shtėpitė e ish pronarėve, duhet tė lirojnė banesat duke filluar nga dita e sotme (1 Nėntor). Vendimi tashmė ka marrė edhe vulėn e Gjykatės Kushtetuese e cila mori dje vendimin, pas padisė sė ngritur nga shoqata e qiramarrėsve, duke rrėzuar kėrkesėn e tyre. Ky vendim i Kushtetueses i ēel rrugė zbatimit tė aktit normativ, si dhe zgjidh njė padrejtėsi 68 vjeēare tė bėrė ndaj ish pronarėve

    “Qiramarrėsit duhet tė lirojnė shtėpitė e tyre nė datėn 1 nėntor”. Vendimi tashmė ka marrė edhe vulėn e Gjykatės Kushtetuese e cila ka shfuqizuar kėrkesėn e shoqatės sė qiramarrėsve. Kjo shoqatė kishte kėrkuar nga Gjykata Kushtetuese “shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė aktit normativ tė qeverisė “Pėr lirimin e banesave pronarėve tė ligjshėm nga qytetarėt e pastrehė, banues nė banesat ish-pronė e subjekteve tė shpronėsuar”, si dhe pezullimin e zbatimit tė tij”.
    Shoqata e qiramarrėsve pėrmes avokates sė tyre Luljeta Petani i pati kėrkuar Gjykatės Kushtetuese shpalljen antikushtetuese tė aktit normativ tė nxjerrė nga qeveria shqiptare. Sipas tyre ky akt ėshtė antikushtetues nė formė dhe pėrmbajtje madje ata e konsiderojnė aktin pėr lirimin e shtėpive tė ish pronarėve edhe si diskriminuese.
    Nga ana tjetėr, nė njė njoftim pėr mediat, Kushtetuesja ka sqaruar vendimin e saj, duke shtuar se arsyetimi i plotė do tė bėhet publik nė njė kohė mė optimale.
    “Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė ēėshtjes me kėrkues shoqatėn e Qiramarrėsve nė shtėpitė shtetėrore ish-pronė private dhe subjekte tė interesuara Kėshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipėrisė me objekt: ‘Shfuqizimi, si i papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, i aktit normativ nr. 03, datė 01. 08. 2012 ‘Pėr lirimin e banesave pronarėve tė ligjshėm nga qytetarėt e pastrehė, banues nė banesat ish-pronė e subjekteve tė shpronėsuara’ si dhe tė ligjit nr. 82/ 2012, datė 13.09.2012 “Pėr lirimin e banesave pronarėve tė ligjshėm nga qytetarėt e pastrehė, banues nė banesat ish-pronė e subjekteve tė shpronėsuara’, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura prej kėrkuesit si dhe prapėsimet e ngritura prej subjekteve tė interesuara, me vendimin e datės 31.10.2012, njėzėri, vendosi: “rrėzimin e kėrkesės’”, thuhet nė vendimin e Gjykatės Kushtetuese.
    Sipas aktit normativ tė miratuar nga Parlamenti vendimi pritet tė hyjė nė fuqi me 1 nėntor, ēfarė do tė thotė qė qiramarrėsit duhet tu lėshojnė menjėherė banesat ish pronarėve.
    Akti normativ i miratuar nė parlament vetėm me votat e mazhorancės u kundėrshtua nga opozita dhe shoqata e qiramarrėsve. Ministri i Punėve Publike, Sokol Olldashi lexoi nė parlament emrat e familjarėve qė kishin zėnė banesat e ish pronarėve ku spikasnin njerėz tė sigurimit tė shtetit dhe ish funksionarė tė Partisė sė Punės. Duke filluar nga dita e sotme, ata duhet tė lėnė banesat e zaptuara 68 vjet mė parė dhe tė ndjekin mekanizmat ligjorė tė rekomanduar nga shteti, pėr tė pėrfituar kredi me interes zero.
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Vendim i vonuar dhe shume i drejte! Me mire vone se kurre!

    Ata qe i pushtuan keto banesa ne vitin 1945, tash le te marrin rrugen e kthimit per ne stanet e fshatrat e tyre te vendlindjes, pra le te kthehen ne origjine.

    Ishte nje turp per shqiptaret, qe ende te vazhdonin te pranonin faktin se ata qe vrane, grabiten, perdhunuan shqiptaret, te vazhdonin e te banonin ne banesat e pushtuara!

    Ishte shume e rende qe dhunuesi, rrenuesi, krimineli, te mbante te pushtuar pronen e dikujt tjeter te krijuar me mund dhe me djerse!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-11-2012 mė 11:45

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Vendim i vonuar dhe shume i drejte! Me mire vone se kurre!

    Ata qe i pushtuan keto banesa ne vitin 1945, tash le te marrin rrugen e kthimit per ne stanet e fshatrat e tyre te vendlindjes, pra le te kthehen ne origjine.
    po ato jan milionera tash o dydrins plus qe qeveria po u epka dhe kredi pa interes qe me duket krejt e padrejte
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    po ato jan milionera tash o dydrins plus qe qeveria po u epka dhe kredi pa interes qe me duket krejt e padrejte
    DUAM PRONAT TONA "

    jepja se nuk i ka ble enveri

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    po ato jan milionera tash o dydrins plus qe qeveria po u epka dhe kredi pa interes qe me duket krejt e padrejte
    Jo e padrejte, por eshte krim! T'ju japesh ish-oficereve te Sigurimit, qe rrahen, vrane, grabiten detyruan te iknin nga vendi me mijera shqiptare, qe t'ju japesh kredi!

    Ata le te kthehen ne stanet dhe ne fshatrat prej nga erdhen!

    I kam ende ne mendje disa shtepi te tilla, per te cilat pata mesuar, se qene pervetesuar ne menyre mizore nga komunistet, duke vrare apo dhunuar me pare pronarin dhe duke sjelle ne vend te tij nje ish-ēoban!

    Imagjinoje te flesh per rreth 70 vite ne nje banese, pronaret e se ciles i ke grabitur, i ke vrare, i ke spiunuar, i ke dorezuar tek sherbimet e huaja per t'u pushkatuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-11-2012 mė 11:51

  7. #7
    Edhe token! Edhe ajo duhet te kthehet tek pronari i vertete!

    Edhe te gjitha pronat e tjera, edhe te gjitha ato pasuri te tjera qe ju grabiten kesaj klase!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-11-2012 mė 12:01

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Lajm shume i mire, me ne fund edhe te shpronesuarit e regjimit te kuq do te marrin ate qe eshte e tyre!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Edhe token! Edhe ajo duhet te kthehet tek pronari i vertete!

    Edhe te gjitha pronat e tjera, edhe te gjitha ato pasuri te tjera qe ju grabiten kesaj klase!
    haha i pari qe duhet ti kthej eshte shpellari se ska len cop tok pa zaptu.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    haha i pari qe duhet ti kthej eshte shpellari se ska len cop tok pa zaptu.
    Kush tha qe duhet te kete perjashtime!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •