Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Farmacia E Natyrës Në Luf Të Pukës.

    Afro 150 kilometra larg Tiranës fshati Kqirë në rrethin e Pukës ofron një pamje tjetër nga komunat e harruara dhe braktisura nga papunsia dhe kriza e tokave djerrë.
    Në disa vjet banorët kanë arritur të qerasin mijra vizitorë që kalojnë transit nga Evropa për misionet humanitare dhe turizmin në Alpet e Shqipërisë. Rastësia mund të jetë jo vetëm mbret por një princeshë si Elizabeta e ardhur nga Gjermania me një prejardhje fisnike austriake. Në stilin e veshjes duket si një vizitore e thjeshtë dhe në veprime një zonjë e apasionuar me bimët natyrore dhe cajrat. Ajo është e befasuar nga kujdesi dhe meraku i dy organizatorëve famullitarit Italian Dom Xhovanit dhe kolegut të tij administrator i qendrës humanitare Dodë Marinaj. Të dy janë realizuesit e kësaj ideje që ka gjeneruar të ardhura dhe nvetpunsuar shumë familje në fshatin malor. Dom Xhovani flokverdhë e sykaltër një mesoburrë mikpritës me një shqipe të folur mirë është prifti katolik që rri veshur civil me këmish dhe pantallona stofi duke u kujdesur për një proces të gjatë bujqësor dhe ushqimor. Si një teknolog dhe kimist i suksesshëm me dijet e trashguara nga shkenca e fretërve katolikë në mbarë Perëndimin ai na zbulon përvojën pukiane.

    publikuar ne Gazeta Agon

    -Prej sa kohësh ka nisur ky aktivitet i suksesshëm i banorve të fshatit Kcire?
    Dom Xhovani .-Mirsekeniardhur. Une tash bej 13 vjet qe jam në Shqipëri dhe në Pukë.
    Afërsisht krejt kohën e kam kaluar këtu dhe sinqerisht ndihem mjaft I kënaqur dhe mjaft i lumtur që veproj dhe e realizoj misionin tim në këtë popull.
    Është një popull që meriton kujdes, bashkpunimin, drejtimin me të cilin mendoj edhe në të ardhmen mund të realizoj dicka të bukur.

    -Si arritët ti organizonit gjithë banorët për të vlerësuar atë cfarë kanë dhuratë nga natyra e Pukës?
    -Populli i këtij vendi e ka meritën sepse mbas komunizmit edhe me vështirsi edhe pa përkrahjen e duhur nga ana e shtetit ka mbrojtur e ka ruajtur tokën që dikur ka qenë e kishës dhe njerzit kanë thënë se i takon Kishës. Kur kam ardhur këtu ishte viti 99. Mua më kanë dorzuar jo vetëm një kishë por territorin përreth dhe unë fillova të mendoj si mund ta përdor për të mirën e këtij populli këtë pasuri që mu dha. Pa pasur një plan të përcaktuar por duke ndjekur drejtime të ndryshme gradualisht kemi ndërtuar këtë realitet që pa asnjë krenari shpresoj mund të jetë interesant edhe për shumë vende dhe situata të tjera.

    Njerzit këtu kanë mësuar se nuk duhet të presin ndihmën e dikujt tjetër me dal prej situatave të tyre.
    Prej varfërisë, prej halleve, prej vështirsisë që kanë , por duhet të shfrytzojnë aftësitë që kanë dhe duhet t’i shoqërojnë dhe mundësit që u jepen në jetë bashkë me këto e kanë me u vënë në lëvizje.
    Ne i kemi krijuar mundësinë që gjithshka të marri një drejtim. Një drejtim me pak mentalitet sipërmarrës dmth nuk prodhojmë dicka që nesër duke gjetur tregun dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat që lidhen me prodhimet do të gjejnë mbështetjen e atyre që punojnë në këtë zonë dhe në këtë famulli. Njerzit kanë mësuar edhe se ndihma e dhënë nuk është vetëm ndihmë për emergjencën por është një ndihmë e vijueshme dhe është një ndihmë që nxit vënien në punë dhe aftësitë e tyre.

    -Cili ka qenë produkti i parë shqiptarë që dha shkëndijën e kësaj ideje?
    Në fakt si është për të thënë kur kam ardhur në Shqipëri nuk e kam ditur se do të merrem edhe me këtë punë. Unë them Zoti porse njerzit thonë rasti për ata që nuk besojnë. Është dija hyjnore që na orientoi. Menjëherë mbas luftës së Kosovës , Puka ishte afër. Një komandanti i Kforit na dhanë mbeturinat e kuzhinës që ishin dhe disa derra për tu rritur. Vetëm e kishim kultivuar dhe vënë në punë tokën që na e dhanë. Menduam që mund të vejmë dhe aftësitë e njerzve ne lëvizje. Unë vetë jam nga Veriu i Italisë dhe atje cdo familje prodhon vetë sallameri dhe përpunon mishin në shtëpi të vetë.Thjesht kam sjellë këtu disa njerëz që na e kanë mësuar këtë dhe kemi filluar të prodhojmë vetë disa prodhime që lidhen me këtë sektor.
    Nëpërmjet një projekti me Karitasin dioqezian ka filluar edhe kultivimin e bimëve mjeksore dhe ata që kemi këtu janë disa shembuj me rritjen dhe përpunimin e bimëve mjeksore dhe të arrijmë të përgatisim cajra të ndryshme bio për shëndetin e njerëzve. Është një arritje që e kemi akoma përpara, natyrish nuk është e kryer si punë por jemi në atë rrugë.
    -Pra, kemi dhe një parcelë me bimë nga më ftueset?
    -Një pjesë janë bimët tradicionale që rriten dhe spontanisht në zonat pllajore. Falë ndihmës edhe të agronomëve që na kanë drejtuar këtu kemi dhe barin e bletës, barin e pezmit që përdoret për larjen e lëkurës kur kemi shqetsim, kemi finokun që përdoret për larjen e këmbëve, këtu kemi lavandulan që përdoret si caj dhe aromatizues në rafte largon insektet, kemi dy varietetet e sherebelave dhe e dimë që në Shqipëri kultivohet prej vitesh. Kemi si qëllim jo vetëm mbledhjen por kultivimin për konsum. Ja ku kemi dhe lisnan për caj për gripin, ja dhe dy rigonet I bardhi urigono italisht për pica dhe i kuqi që mblidhet spontanisht që ne e njohim për antigripin si aj mali.
    Lulet e të bardhit kanë qenë mbledhur. Diku më tutje është vendi I tharjes dhe përpunimit e më vonë kur vjen momenti ambalazhimin e duhur.
    -Në pemishte paskemi dhe kivi një cudi shqiptare. Si është rritur edhe këtu?
    U bënë disa vite që e kultivojmë dhe nuk pyesin për klimë. Është një lloj fruit që nuk ka nevojë të konsumohet në afat të shkurtër. Mblidhen pak para se të fillojë ngrica dimërore. Kur mblidhen ato ruhen në një vend të freskët edhe për 2-3 deri 4 muaj.
    Kur ke nevojë me i përdorë i përzien me nja dy kokrra molle cdo 10 kokrra kiëi dhe molla vetvetiu lëshon një lëng që e bën gati të piqen. Mund të prodhohet edhe me sasi të mëdha e me I konsumuar në kohën e duhur.
    Shiko kemi dhe surprizën e fundit që nuk duket se sapo e kemi filluar.
    Kam dhe poncirius trifoliatus një frut që nuk është akoma në treg. Është një frut që vjen nga zonat veriore të Amerikës. Sapo ka filluar të përhapet në Itali. Ne këtu kemi filluar me i mbjellë për me provuar a bën a s bën për këto zona dhe tia servirim tregut dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën e mirë dhe janë gati me bashkupunuar me ne.

    -Dodë me sa shihet këtu është magazina e produkteve natyrore. Cilat janë më të pëlqyerat nga vendasit dhe të huajt?
    Lavandula është një bimë mjeksore që rritet në gjithë Shqipërinë madje në zonat fushor më mirë se këtu por nuk është e aplikuar.
    E kemi përpunuar dhe kjo është thjesht lulja. Është jashtzakonisht fantastike për rrugët e frymarrjes dhe me pak qese që e lejojnë ajrin mundesh me e vendosur në dhomën e gjumit lehtson gjumin dhe mbyt tenjën e rrobave në vend të kimikateve dhe është parfumi më i mirë e është bio. Përdoret edhe në formë caji për frymarrjen dhe dhimbjet e kokës.

    - Z. Xhovani si funksionon kjo punishte?

    Koncepti këtu është vendi për punë ku në një anë është mishi dhe prodhimet bujqësore me recelrat. Kemi dhe vendin e tharjes në kushtet e duhura. Kemi dhe bodrumin që në mënyrën e sjellë këtu është dicka e re.
    Historikisht mendoj se këtu në Pukë për shkakun e varfërisë njerzit kur kanë ndërtuar një shtëpi vetëm e kanë ndërtuar shtëpi. Edhe pjesën nëntoksore nuk e kanë prekur.
    Unë vij nga një traditë ku cdo shtëpi ka bodrumin e vet.
    Atje ruajnë ushqimet, atje zhvillojnë pjekien e ushqimeve. Këtu I përsërisim si ajte. Njerzit e kanë vështruar me kujdes dhe kanë menduar sit a zbatojnë nëpër shtëpitë e tyre. Dhe për mua kjo është një rezultat mjaft i rëndsishëm.

    - Po receli i boronicës si pregatitet?
    Këtu në këto makineri përpunohen recelrat.është brumatricja që ndan lëvoret, farat, tulin nga bërthamat e frutave, është kazani për gatimin me ujë me avull në mënyre që gatimi që të jetë sa më me kualitet, është këtu makineria që automatikisht me peshën e duhur mbush kavanozat dhe atje në fund makineria jep sterilizimin përfundimtar. Kavanozi i recelit ruhet në cilsinë ushqimore edhe për tre vjet më vonë nga procesi e garanton edhe përdorimin personal.
    Këtu kemi makineritë me punuar mishin me mbushë zorrët për salcice dhe produkte sallamerie.

    Jemi në dhomën e proshutave krudo në bodrum. Kofshët e derrit nderen në cengela dhe qëndrojnë prej tre vjetësh në stazhionim në temperaturën dhe lagshtirën e duhur.

    -Provojme ti lëkundim si ‘‘këmbana” të gustos. Për kë bien këto këmbana proshute Dom Xhovani?
    Për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një prodhim të ri për vendin. Mund të krahasohen në shije me disa produkte italiane të njohura në Kremona që na kanë frymzuar këtë përpunim. Shpresojmë që kumbimi i tyre të zgjati në kohë.
    Duke dalë prej komunës Luf nga rruga e Shkodrës dhe përshkuar itinerarin e mësuesit të njohur në vitet 30-të si dhe poetit modern Migjenit, aroma e pishave na fshik flegrat e hundëve me dijet si një kujtesë e fshirë nga koha.
    Nga latinishtja Pukë do të thotë rrugë publike dhe me sa shihet kjo rrugë tregtare nuk është ndërprerë edhe në shekujt që vijuan deri sot si para mijra vjetësh, si një qendër e edukimit katolik të rajonit dhe vendi nga u krijua skulptura më e vjetër me rrëshirën e pishave në vargmalet të ulëta. Forma e saj të shpie patjetër tek një grua që ndan ujin dhe bukën e mirë në sofër për miqtë vizitorë.

    Andi Bica

  2. #2
    Mrekulli!

    Eshte nje nga zonat me natyren me te bukur dhe me ajrin me te paster anekend trojeve shqiptare.

    Ja edhe nje shkrim tjeter qe ka te beje me zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve te shumte te asaj zone.



    Rikthimi i pyllit, enderr qe Ndue Lufi e don realitet

    Ta veshim Puken me arin e gjelber Nje vizite ne Puke dhe reflektime dy vjet pas shkrimit: Qerreti mund te vishet perseri me pyje

    Haki Kola

    Projekti i Pyjeve

    Ndersa kalon Vaun e Dejes ne Shkoder e vazhdon rrugen drejt qytetit te Pukes, te dhembshpirti ndersa sheh ne te dy anet e rruges, shpate e kodra te bukura, qe u kane hequr bimete guret po u dalin ne siperfaqe. Brezi i ri nuk mund te besoje se keto kodra e shpate kane patur pyje te mrekullueshme, qe ishin jo vetem bukuri kombetare, por edhe pasuri edhestrehe e blegtorise e po ashtu e kafsheve te egra qe kane qene kudo te ndodhura ne pyjettona.Kjo cveshje ka kohe qe ka filluar. Arsyet jane nga me te ndryshmet, si percaktimet egabuara ne shtimin e tokave bujqesore, shfrytezimi i pyjeve pa kriter per te realizuar planet shpeshhere shume te larte per dru zjarri, dhe mosruajtja me pas nga kullotja e tetjera.Shtresa e tokes pakesohet. Shiu e shpelan ate dhe e con te mbushe rezervuaret ehidrocentraleve, rruget, kanalet tokat bujqesoreToka e paket e mbetur po pervelohet e acidifikohet, nga shperberja e drureve halor, banore te fundit te saj. Acidifikimi eshte me keq se shkretimi, ai I heq shansin eekzistences cdo lloj bime, si arishteve ashtu edhe shkurreve e drureve. Ai zhvillohetfshehtesisht, dhe jerezit nuk e verejne. Ata fillojne e mallokojne token qe nuk pjell,harroje te mallkojne gabimet njerezore, qe cojne ne keto rezultate shkretuese.Bimesia e mbetur e lisit,panjes e frasherit si dhe e shkurreve te ndryshme eshte edegraduar dhe e lodhur ne te gjitha kodrat per gjate rruges. Ne te dy anet e rruges te zesyri blegtori e imet por edhe lope qe kullosin kudo, pothuajse pa asnje kufizim pavaresisht nga lartesia e bimeve te lisit. Te merret cfare te mundet nga keto bime qeduken sikur jetojne ditet e fundit te tyre. Nese pyet se kush jane barinjte: do te mesosh seshume shpesh jane femije te shkollave fillore e 8 vjecare, por edhe barinj qe nuk janekoshient per demet qe i shkaktojne bimesise. Mesuesit e fshatit ankohen qe ne programinshkollor nuk parashikohet asgje per tu mesuar femijeve se si te perdorin pa i demtuar pasurite qe i rrethojne.Here pas here gjendet ndonje ishull fare i vogel me bimesi qe ka shenja te rehabilitimit. Ndalesh dhe meson qe kjo nuk eshte e rastit, por vjen si pasoje e kujdesit te dikuj.Dikush ka gardhuar nje pjese te territorit, apo disa familje qe e ruajne pasi kane pretendime mbi territorin. Kjo te jep nje shprese se keto kodra edhe mund te shpetojne.Vetem se sa me shpejt duhen gjetur rruget.

    Keto rradhe jane shkruar para dy vitesh ne gazeten kurora e gjelber. Dhe pas dy vjeteshka te reja per tu thene e per te menduar, rruga qe nga akaciet e ruajtura ne Vaun e Dejesdhe deri kur hyn ne territorin e rrethit te Pukes ka ndryshuar totalisht. E gjithe ajo siperfaqe para dy vjetesh gurore eshte veshur me bimet qe permenden me lart qe jane tedendura e plot shendet. Po arrijne lartesine 2m. Pyes vehete si ndodhi mrekullia. Eshtekoha qe secili nga ne te pyese vehten si ndodhi mrekullia?. Si ta ndjekim dhe ta shtojmekete mrekulli. Ja vlen te bejme edhe n je seminar. Dhe nje seminar shume konkret, ku tegjithe njerezit e ditur te poyjeve te shpjegojne cfare ndodhi dhe si mund ta shtojme ketedukuri. Eshte krijuar nje fabrike e re qe na pasuron me lende organike, gjeja me evlefshme ne bote. Po te gjejme si ka ndodhur edhe mund ta shtojme. Atehere na pakesohen edhe mbledhjet.Por sapo hyn ne territorin e Pukes, perseri has ate fenomenin e pershkruar me siper. Njedite mes korriku te shkon mendja se je ne nje shkreteire dhe jo ne Puken e kudo permendur per pyje.Ketyre kodrave te shkreta kur hyn ne Qerret duhet tu shtosh edhe rreth 700 hektar toka bujqesore qe jane aktualisht te braktisura, te gerryera qe krijojne pamjen e shkretetires eqe prroskat e krijuara nga erozioni po behen perrenj te thelle. Qe te investosh e ti vesheshme pyje duhen kaluar edhe pengesa ligjore, por edhe spacialistet e pyjeve duhet te lidhene te mesojne me shume nga eksperienca shekullore e malesoreve.

    Kultivuesi i pa shkolle i Lisit

    Inxhinieret e pyjeve pretendojne se lisi eshte nje bime qe paraqet veshtiresi per tu mbjellene rruge artificiale. Pothuajse ne asnje nga fidanishtet pyjore nuk kultivohen fidanat elisit. Ndue Lufi ka gjetur nje zgjidhje per rehabilitimin e tokave te braktisura e te abandonuara.Ka dy vjet qe ai investon per veshjen e tyre me drure lisi dhe geshtenje. Deri tani kambjelle mbi 1 hektar, dhe kete pune e ka ne vazhdim. Mbirja e fidanave eshte shume emire. Edhe rritja eshte e mire. Pylli i ri i Ndue Lufit duhet ruajtur vertet me shume kujdes. Ne moshen dhe stadin qe jane fidanat, ai mendon qe mjafton te hyje njehere nje tufe medhi dhe i gjithe mundi shkon kot. Nikolle Pali , drejtor i sherbimit pyjor ia kuptonshqetesimin dhe i premton per disa fidana akacie qe ai do ti mbjelle per te krijuar njegardh te gjalle, e per te shpetuar nga ndonje e papritur qe mund te krijojne dhite.

    Pas dy vjetesh.

    Projekti i pyjeve ka vazhduar te punoje ne Qerret. Edhe Ndue Lufi e ka shtuar se tepermisiperfaqen. Ka mbirje e rritje te mrekullueshme.Nuk do te me besoje kush, qe me date 16korrik 2003, ndersa kaloja afer ngastres kisha frike te ndalohesha. Kisha frike se moskishte deshtuar gjithcka, ashtu sic kishte deshtuar pylli i akacies qe mbolli shoqata e qekushtoi mbi 1000 dollare per hektare. Kete frike ma shtonte fakti qe as Nikolla (drejtori i pyjeve), dhe as Rroku kryetari i komunes kishte kohe qe nuk flisnin per lisa e Ndue Lufit.Kujtonja qe edhe toka ishte shume e varfer, qe dielli e djeg dhe ngrica e shkaterron atemaje kodre te cveshur. Po ka ndodhur surpriza, lisi ka ecur per mrekulli. Siperfaqja eshteshtuar. Nje komshi i Ndue Lufit ka mbjelle nje tjeter pyll me lende lisi qe eshte akomame i shendetshem. Dhe programi boteror i ushqimit (WFP) e mbeshtet fuqishem Qerretin me ushqime per te zhvilluar pyllin. Por asnjehere nuk futet ne listen e kesaj mbeshtetje

    Ndue Lufi dhe komshija i tij. Thua se te gjithe harrojme. Pyjet na krijojne jeten keshtuthone librat, keshtu themi edhe ne. Atehere si shpjegohet qe jemi kaq kryenece, kaq te pakujdeshem per te mbeshtetur nje mrekulli. Une them se duhet tereflektojme.

    Nje rast i famshem ne bote.

    Eshte me fame filmi qe i kushtohet nje bariu, i cili i vetem, arriti qe te rehabilitoje njemale te tere ne France. Shume vite perpara per shkak te trazirave sociale, fshataret e njezone malore prene te gjitha pyjet. Gjendja e tyre po shkonte keqe e me keq, pasi e gjithe blegtoria e zones nuk po i lejonte gjeneraten e re te instalohej. Nje dite njeri nga barinjte i mbledhe te gjithe barinjte e tjere te zones dhe i bind qe per disa vite ta linin vetem ate si kujdestar te malit. Qe nga ky moment ai filloi qe per cdodite te mblidhte nga pyjet e tjere nje sasi lende lisi qe mund te mbante ne krahe dhe tishperndante me kujdes duke mbjelle per cdo dite nga nje siperfaqe te re. Pas disa vitesh igjithe mali u rigjenerua, pylli u be perseri dhe nga brezi ne brez kjo histori vazhdon tetregohet.

    Te tjera nga Ndue Lufi,

    Pyjet ekzistues ne te dy anet e shtepise ka disa vite qe jane vene ne ruajtje. Ata kanehedhur shtat, dhe Nduja i perdor per nevojat e perditeshme te familjes. Ai shkon ne pyll pothuajse cdo dite dhe merr prej tij ata qe pyllit nuk i duhen. Heq deget e poshtme, por edhe ben rrallime, duke hequr drure te pazhvilluar, qe ato qe mbeten te kene me shumeajer e drite e te rriten me shpejt e me mire. I ben sherbim pyllit, por edhe pylli iashperblen sherbimin pasi nuk e dergon duar bosh ne shtepi.

    Cfare ka projektuar sherbimi pyjor i Pukes per komunen eQerretit:

    Kryesisht pyllezime me akacie e pishe, si dhe disa prita te mbrojtur token nga gerryerjet.Teknikisht te gjitha keto propozime jane shume te drejta. Kane shanse edhe per zenie temira, ashtu edhe per rritje e zhvillim. Cilesia e punes eshte gjithashtu e mire. Pra tevleresuara nga standartet teknike zgjidhjet jane shume te mira dhe projekti quhet isuksesshem .Ka patur edhe pjesmarrjen e duhur. Fshati ka zgjedhur komisionin e pyjeve qe perbehetnga 5 veta. Komisioni eshte konsultuar edhe me fshataret. Dhe ata e kane pranuar jovetem si je shans per tu punesuar e per te shtuar pyjet por edhe per faktin se gjithnje pyjore keto gjera ka bere. Keshtu qe asnjeri nuk pret qe te beje te tjera. Megjithesenevojat e tyre do te plotesoheshin me mire po te realizohej nga te gjithe ajo qe ben NdueLufi

  3. #3
    Pamje e liqenit te Komanit.



    Emblema e komunes Qerret, ku ben pjese dhe fshati Luf.

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-11-2012 më 05:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •