Teqeja Alperenler në qytetin Mostar, trashëgimi me origjinë 600 vjeçare po mbushet plot e përplot me vizitorë të ardhur nga Turqia.
Teqeja Alperenler në Bosnjë


Ishte periudha e ish-Jugosllavisë kur ajo portë u mbyll me kyç...

Me shpalljen e pavarësisë së Bosnjë Hercegovinës ajo u restaurua dhe u hap përsëri.

Teqeja Alperenler në qytetin Mostar, trashëgimi me origjinë 600 vjeçare po mbushet plot e përplot me vizitorë të ardhur nga Turqia.

Teqeja Alperenler që me emrin tjetër njihet si Blagaj është vetëm një nga shumë vepra që la trashëgimi në Bosnjë-Hercegovinë Perandoria Otomane.

Udhëzuesi i turizmit Jasir Xhebexhi tha: "Përpara otomanëve këtu erdhën Sarë Salltukllullar dhe evliatë. Evliatë këtu ndërtuan teqenë në fjalë. Më pas këtu filluan aktivitetet myslimane".

Teqeja e cila pranohet edhe si pika e fillimit të ngadhënjimit shpirtëror së Bosnjës, mbart një rëndësi të madhe për boshnjakët.

"Në literaturën boshnjake ekziston një fjalë: Etja për ujë në rajon shuhet nga Lumi Buna, kurse ajo e besimit, në Teqenë Blagaj", thotë udhëzuesi Xhebexhi.

Teqeja Alperenler me një të kaluar 600 vjeçare, sipas një gojëdhëne, ka brenda varret e arkitektëve shpirtëror të rajonit; Sarë Salltuk dhe Ashik Pashait.

Kjo teqe e gjendur në Mostar, trashëgimi me origjinë 600 vjeçare, mbushet plot e përplot me vizitorë të ardhur nga Turqia.

Edhe deputeti i qytetit të Konyas, Ilhan Jerlikaja, për teqenë u shpreh me fjalët: "Nuk ka asnjë ndryshim me një shëtitje nëpër Anadoll dhe me ardhjen këtu. Këtu... ndjeni ekzistencën e një atmosfere shpirtërore. Mbusheni me energjinë e këtushme. Edhe unë jam duke e përjetuar këtë ndjenjë shumë thellë".

Teqeja Alperenler me atmosferën shpirtërore dhe me natyrën e saj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së vizitorëve.

burimi: trt