ILMIAL ( Themelet e fese Islame)
HYRJE
Rabbi jessir. Ve la tuassir. Rabbi temmim bil-hajr. Amin!
Ē’ĖSHTĖ ISLAMI
Islami ėshtė feja tė cilėn All-llahu ia shpalli tėrė njerėzimit nėpėrmjet Tė Dėrguarit tė vet, Muhammedit (a.s.). Islam do tė thotė pėrkushtim ndaj All-llahut. Ky pėrkushtim arrihet: duke besuar, duke i zbatuar detyrat fetare dhe duke bėrė sjellje tė mira. Me shqiptimin e Kelimei - Shehadetit shfaqet pėrkatėsia e besimit islam. Kelimei Shehadeti shprehet: “Eshhedu en la ilahe il-lell-llah Ve eshhedu enne Muhammeden Abduhu ve resuluhu” e kjo do tė thotė: “Besoj dhe deklaroj qė vetėm All-llahu ėshtė Zot dhe besoj e deklaroj qė Muhammedi ėshtė rob i Zotit dhe I Dėrguari i Zotit”.
Ata qė i takojnė besimit islam, quhen muslimanė. Na me fe jemi muslimanė. Dini ynė ėshtė Islami.
EL-FATIHA
Sureja (kaptina) e parė nė Kur’an quhet - Fatiha. Shkurtimisht ajo pėrmban Besimin Islam, kryerjen e detyrave fetare dhe sjelljet e mira. Fatihan ėshtė i detyruar ta mbajė mend secili musliman. Nė Fatiha thuhet: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim” Elhamdu lil-Lahi rabbil-alemin, err - Rrahmanirr - Rrahim, Maliki jevmid-din. Ijjake na’budu ve ijjake nestein. Ihdines-siratal-mustekim. Siratal-ledhine en’amte alejhim. Gajril-magdubi Alejhim ve led-dal-lin!” Amin.
qė ka kuptimin: “Nė emėr tė All-llahut, Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit!” “Falėnderimi All-llahut, Krijuesit tė botėrave - Bėmirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit, Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit, Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė. Na udhėzo ne nė rrugė tė drejtė! Nė rrugėn e atyre, tė cilėve u ke dhuruar bekimin tėnd, e jo nė rrugė tė atyre ndaj tė cilėve je i zemėruar dhe tė cilėt kanė humbur!” Amin
Krijoni Kontakt