Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    MĖKATET

    Feja ėshtė institut hyjnor qė udhėzon njerėzit e menēur qė me dėshirėn e vet tė bėjnė atė qė vetvetiu ėshtė e mirė. Feja ndalon tė gjitha ato qė janė tė dėmshme e tė kėqija pėr trup dhe shpirt, zemėr e mendje, pasuri e nder. Kur punohet ajo gjė qė ėshtė e ndaluar me fe, bėhet njė gabim (mėkat). Mėkat ėshtė, me dashje t’i thesh ose t’i lėshosh pa i kryer detyrat e ibadeteve ose tė moralit. Mėkati ėshtė gjė e keqe dhe sjell rrjedhime tė kėqija e tė rėnda si nė kėtė jetė ashtu edhe pėr jetėn tjetėr. Mėkate mund tė jenė: mėkati ndaj All-llahut tė Madhėrueshėm, ndaj vetes dhe ndaj njerėzve tjerė. Tė gjitha thyerjet dhe mosrespektimet e urdhrave tė All-llahut, janė mėkate ndaj Tij. Tė gjitha ato qė i sjellin dėme tjetrit nė jetė, shėndet, pasuri a nė nder, janė mėkate ndaj tė tjerėve. Mėkat ėshtė t’i mundosh gjallesat, t’i mbytėsh pa nevojė dhe t’i shkatėrrosh bimėt kur nuk ėshtė nevoja. Mėkate tė mėdha janė:

    1.Sharja e All-llahut xh.sh.

    2.Sharja e Tė Dėrguarit dhe e gjėrave tė shenjta,

    3.Mbytja e vetvetes ose mbytja e tjetrit,

    4.Fyerja e prindėrve,

    5.Dėshmimi ose betimi i rrejshėm,

    6.Vjedhja dhe kamata (faizi-fajdja),

    7.Imoraliteti dhe tė dehurit,

    8.Pėrsėritja e gabimeve, edhe nėse janė tė vogla. Sharja e All-llahut xh.sh., Tė Dėrguarit dhe fyerjet, asgjėsimi i vendeve tė shenjta bėjnė qė njeriu tė dalė nga feja, prandaj pas ndonjė akti tė kėtillė, duhet penduar dhe pėrsėri tė hyhet nė fe. Sharja e Zotit, shkakton humbjen e tė gjitha tė arriturave tė mėparshme me vepra tė mira.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    TEVBE (PENDIMI)

    Pėr gabimin e bėrė, me dashje ose pa dashje, duhet penduar (pėr tė bėrė tevbe). Pėr dėmet e bėra materiale ose fyerje qofshin, duhet kėrkuar falje (hallallashtisė). Pendimi rėndom bėhet gojarisht e thuhet kėshtu: Sinqerisht dhe pa u luhatur vendos me zemėr qė veprėn e keqe kurrė nuk do ta bėj mė, pastaj shpreh fjalėt e pendimit: “Estagfirull-llah, Estagfirull-llah, Estagfirull-lah ve etubu ilejh”. “O Zot i mėshirshėm, sinqerisht pendohem unė pėr gabimet qė kam bėrė, dhe kėrkoj faljen Tėnde”. Pasi tė shpreh kėtė, e lexon Amentubil-lahin dhe Kelimei shehadetin. Nė qoftė se njeriu mashtrohet dhe pėrsėri e bėn gabimin, duhet pėrsėri tė bėjė tevbe-pendim.

    Pendimin mė tepėr duhet shprehur dhe duhet kėrkuar faljen e All-llahut tė madhėrueshėm, nė ato net qė janė tė lavdishme, e veēanėrisht nė natėn e Ramazanit dhe nė tė dy netėt e bajrameve. Ėshtė porosi qė ēdo natė para se tė bihet pėr tė fjetur tė bėhet tevbe.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #23
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    ORARI DITOR I JETĖS ISLAMIKE

    Posa tė ngrihesh nė mėngjes, me zemėr tė gėzuar kujtoje All-llahun, merr abdest dhe fale sabahun! Mos e lė pa e bėrė kėtė kurrė!

    Kujdesu pėr pastėrti e rregull! Nė punėn tėnde shko i gėzuar! Me kujdes e vetėdije kryeje detyrėn!

    Kur tė takohesh me tė tjerėt tė jesh i njerėzishėm, i mirė dhe i kujdesshėm! Ruaju nga fjalėt e pakėndshme!

    Kujtoje All-llahun gjatė ditės, kujdesu pėr namaze dhe pėrpiqu qė bile njė namaz tė falėsh nė xhami!

    Kurrė mos u ul nė tryezė pa i larė duart! Para se tė fillosh tė hash, thuaje Bismil-lahin, e pas ngrėnies thuaj Elhamdulil-lah! Duart laji edhe pas buke! Ushqehu me masė dhe kėnaqu me atė qė e ke!

    Mos fle pa e falur jacinė! Nė shtrat lexo atė ēka e di pėrmendsh nga Kur’ani, dhe mbėshtetu nė mėshirėn e All-llahut! Mos fle shumė gjatė!

    Ruaju nga mėkatet dhe shmangu nga shoqėria e keqe! Mos rri pa punė dhe ndihmoju nė punė familjes tėnde nė shtėpi dhe tė afėrmve!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #24
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    PEJGAMBERĖT PARA MUHAMMEDIT A.S.

    Feja ne na mėson se All-llahu Fuqiplotė e krijoi njeriun. I pari njeri ėshtė Ademi a.s. Prej Ademit dhe bashkėshortes sė tij, Havės ėshtė origjina e njerėzimit. Kohė pas kohe e, sipas zhvillimit mendor tė gjinisė njerėzore, All-llahu i Plotfuqishėm i dėrgoi pejgamberėt e vet pėr t’ia treguar njerėzimit fenė dhe pėr t’i udhėzuar ata se si duhet tė jetojnė dhe tė sillen ndaj njėri-tjetrit. Pejgamberėt kanė qenė njerėzit mė tė mirė dhe mė tė zgjuar tė kohės sė vet. I pari pejgamber ėshtė Ademi a.s. e i fundit ėshtė Muhammedi a.s. Tė gjithė pejgamberėt kanė predikuar tė njėjtėn fe (fenė Islame). S’dihet se kur ėshtė krijuar njeriu i parė dhe sa pejgamberė kanė qenė. Nė Kur’an janė tė pėrmendur me emėr kėta tė dėrguar:

    Adem,a.s,Idris, a.s,Nuhė, a.s,Hudė, a.s

    Salih, a.s,Ibrahim,a.s,Ismail, a.s,Is-hak, a.s

    Lutė, a.s,Ja’kub, a.s,Jusuf, a.s,Shuajb, a.s

    Musa, a.s,Harun, a.s,Davud, a.s,Sulejman, a.s

    Ejjub, a.s,Dhulkifl, a.s,Junus, a.s,Iljas, a.s

    Eljesa, a.s,Zekerijja, a.s,Jahja, a.s,Isa, a.s

    Uzejr, a.s,Llukman, a.s,Dhulkarnejn,a.s
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #25
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    I DERGUARI I ALL-LLAHUT, MUHAMMEDI A.S. LINDJA DHE JETA E MUHAMMEDIT PARA PEJGAMBERISĖ

    I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi alejhis-selam, u lind ditėn e hėnė, me dymbėdhjetė tė Rebiul- evvelit, gjegjėsisht nė muajin gusht tė vitit 570 nė qytetin Mekke, nė Arabi. Babai tij e pati emrin Abdullah, kurse nėna Emine. Sipas gjinisė i takonte familjes sė njohur Hashimi, e fisit, Kurejsh. Dy muaj para lindjes sė Tij, vdes babai, kurse nėna i vdiq kur i pati gjashtė vjet. Pas vdekjes sė nėnės, Muhammedin e mori pranė vetes gjyshi i vet nga i ati, Abdulmuttalibi, i cili vdes pas dy vjetėsh. Atėherė Muhammedin e mori nėn kujdes xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Pėr Muhammedin u kujdesėn si pėr fėmijėt e vet edhe gjyshi edhe xhaxhai i tij. Te xhaxhai i tij, Ebu Talibi, Muhammedi qėndroi derisa i mbushi njėzet e pesė vjet. Atėherė u martua me Hadixhen, e vejė e njohur, dhe kaloi nė shtėpinė e saj. Derisa ishte te xhaxhai, Muhammedi e ndihmonte atė nė punėt e shtėpisė dhe nė ato tregtare, e kur kaloi nė shtėpi tė Hadixhes, u bė tregtar i pavarur. Qysh nė kohėn e lindjes Muhammedi dha shenja se do tė bėhet njeri i madh, pejgamber i All- llahut. Kėto shenja janė vėrejtur gjatė tėrė jetės sė tij para pejgamberisė. Si fėmijė ka qenė jashtėzakonisht i mirė dhe i njerėzishėm. Gjithnjė e ka folur tė vėrtetėn dhe ėshtė shmangur nga tė gjithė ato qė ishin tė shėmtuara. Gjithkush e ka dashur dhe me tė mirė ka kaluar. Edhe nė rini ishte i tillė. Nga sjelljet e jashtėzakonshme tė mira e quajtėn Muhammed Emin (Muhammed

    besniku). Nuk dinte tė shkruajė ngase atėbotė nė Mekke s’ishte zhvilluar shkollimi dhe arsimimi, por ka qenė njeriu mė i mirė dhe mė i njerėzishėm nė qytet. Kurrė s’i ka adhuruar idhujt, nė tė cilėt besonin atėherė arabėt. Kur ishte si tregtar i pavarur, njerėzit linin gjėrat mė tė ēmueshme tek ai pėr t’i ruajtur. Gjithnjė ka qenė i pastėr dhe i rrregullt. Fama e Tij ka qenė shembull nė qytetin e vet.

    PEJGAMBERIA E MUHAMMEDIT

    Nė moshėn katėrdhjetėvjeēare tė jetės, Muhammedi u tėrhoq nė vetmi. Shkonte nė shpellėn Hira, afėr Mekkes, dhe atje rrinte ditė tė tėra duke menduar mbi gjithėsinė dhe jetėn. Duke qenė nė atė gjendje njė ditė e sheh engjėllin Xhebrail dhe dėgjon fjalėt: “Lexo, nė emėr tė Zotit tėnd, i cili gjithēka ka krijuar!” Kjo ishte shpallja e parė. Prej atėherė Muhammedi a.s. filloi tė pranojė shpalljen e Zotit dhe, si I Dėrguar i Zotit ka thirrė njerėzit qė tė pranojnė fenė islame. Shpallja dhe thirrja nė fenė Islame ka vazhduar njėzet e tre vjet; trembėdhjetė vjet nė Mekke e dhjetė vjet nė Medine. Gjatė kėsaj kohe Islami u pėrhap nė Arabi dhe ėshtė dėgjuar dhe jashtė kufijve. Muhammedi ėshtė shpėrngulur nga Mekkeja pėr nė Medine dhe ajo shpėrngulje quhet Hixhret. Muhammedi nė Medine ndėrtoi xhaminė dhe vuri themelet e Ummetit islam. I Dėrguari i Zotit, Muhammedi a.s. nė moshėn gjashtėdhjetetrevjeēare ndėrroi jetė. Trupi i bekuar i Tė Dėrguarit ėshtė varrosur nė xhaminė e Tij, nė Medine.

    Jeta dhe puna e Muhammedit shėrben si shembull nė tė cilin duhet tė bazohemi. Fjalėt dhe veprat e Muhammedit a.s. quhen Hadith. Mevludi ėshtė dita e lindjes sė Muhammedit a.s. Hixhret ėshtė dita kur Muhammedi u vendos nė Medine pas shpėrnguljes nga Mekkeja. Qė tė dyja kėto ditė, muslimanėt i kremtojnė si festė. Muslimanėt prej Hixhretit e llogarisin vjetin e vet (kalendarin e Hixhretit), e Mevludin e kėndojnė gjatė tėrė vitit si manifestim fetar, e veēmas mė dymbėdhjetė tė Rebiul-evvelit. Kėto janė recitimet dhe fjalimet mė tė shkėlqyera nė gjuhėn tonė, arabe dhe turke mbi Muhammedin a.s.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #26
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    ISLAMI PAS MUHAMMEDIT HULEFAI RASHIDINĖT

    Gjatė jetės sė Muhammedit (570-632), fenė Islame e pranoi e gjithė Arabia. Kjo kohė quhet “Koha e lumtur Islame - Asrus-seadeti”. Muslimanėt e kėsaj kohe qė iu shoqėruan Muhammedit a.s. quhen as-hab (shokėt e tė Dėrguarit tė Zotit). Kur u shpėrngul Muhammedi nė Ahiret, as-habėt pėr kryetar tė tyre e zgjodhėn Hazreti Ebu Bekrin (zėvendės i Tė Dėrguarit tė Zotit). Ebu Bekri nė tėrėsi e zėvendėsoi Tė Dėrguarin Muhammed a.s. Pas Ebu Bekrit pėr Halife u zgjodh hazreti Umeri, pas tij hazreti Uthmani dhe pas Uthmanit hazreti Aliu. Kėta katėr halifė quhen Hulafai rashidinė (halifėt nė rrugė tė drejtė). Gjatė kohės sė sundimit tė tyre (732-661) Islami u pėrhap nė Siri, Irak, Palestinė, Egjipt, Persi, Turkistan dhe kaloi nė Afrikėn Veriore. Kryeqyteti i Hulafai rashidinėve ishte Medina.



    EMEVITĖT


    Pas vdekjes sė hazreti Aliut shteti Islam u bė shtet monarkik me halifėt nga familja e Emevive. Gjatė sundimit tė Emevive (661-749) muslimanėt depėrtuan larg nė Azi dhe kaluan nė trollin e Evropės (Spanjė). Kryeqyteti i Emevive u bė Damasku.

    ABASIDĖT

    Nė vitin 749 u rrėzuan Emevitėt, e pushtetin e morėn nė dorė Abasidėt. Gjatė sundimit tė Abasidėve (749-1258) u krijua mbretėri e madhe Islame, e Bagdadi u ndėrtua si kryeqytet i ri. Gjatė kėsaj kohe feja islame edhe mė tepėr u zgjerua. Nė vitin 1258 mongolėt e rrėnuan Bagdadin dhe e mbytėn halifin. Njė anėtar i dinastisė Abaside iku nė Egjipt, ku u shpall pėr Halife. Nė gėrmadhat e mbretėrisė sė madhe arabe mbinė shumė shtete tė vogla muslimane dhe sunduesit e atyre shteteve (sulltanėt) e njohėn Halifin nė Egjipt pėr kryetar suprem tė fesė tė tė gjithė muslimanėve nė botė. Mongolėt tė cilėt e pushtuan Bagdadin edhe vetė e pranuan fenė Islame dhe e zgjeruan atė nė Indi, nė Rusinė Aziatike, nė Kinė, Indonezi dhe nė krahina tjera.

    OSMANLINJTĖ

    Kur e pushtuan turqit Egjiptin nė vitin 1517, e rrėzuan halifin e atėhershėm arab, e halif u bė sulltani turk Selimi I. Kryeqytet i Halifes atėherė u bė Stambolli. Nė vitin 1924 turqit e ndėrprenė hilafetin dhe halifin e atėhershėm Abdul-Mexhidin II e ndoqėn, i cili mė vonė vdiq nė Indi. Prej asaj kohe muslimanėt nuk kanė Halife.

    ISLAMI SOT

    Islami ėshtė pėrhapur sot nė tė gjitha pesė kontinentet e botės dhe numri i muslimanėve arrin nė 1 miliard e 600 milione.

    PĖRFUNDIM (HITAM)

    Ilmihali pėrbėn bazat e fesė Islame, tė cilat duhet t’i di secili musliman dhe muslimane. Ėshtė bazė fillestare pėr tė njohur pėrmbajtjen e Kur’anit. Nė versetet “Elīf, Lām, Mīm” tė cilat i kemi mėsuar pėrmendėsh, All-llahu Fuqiplotė thotė pėr Kur’anin:

    “Nė emėr tė All-llahut, Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit”! “Elīf, Lām, Mīm. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim. Ėshtė udhėrrėfyes i atyre qė i frikohen Zotit, i atyre qė besojnė nė atė qė ėshtė e padukshme (gajb) dhe qė falen dhe nga ajo qė u kemi dhėnė shpėrblejnė (japin); i atyre qė besojnė nė shpalljet qė t’i kemi dėrguar Ty (o Muhammed) dhe para teje; i atyre qė janė tė bindur nė jetėn e ardhshme. Ja, kėta janė nė rrugė tė drejtė tė Zotit tė tyre. Kėta janė tė shpėtuarit”. Ve sal-lall-llahu Teala ve sel-lem ala Sejjidina Muhammedin ve ala alihi ve sahbihi exhmein. Velhamdu lil-Lahi Rabbil alemin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 25-10-2012 mė 11:26
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #27
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,792
    Faleminderit
    1
    13 falenderime nė 13 postime
    Ilmihali qė ke sjellė ti Angmokio i mungojnė argumentet dhe pėr kėtė ėshtė mirė qė ti sjellėsh edhe argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti, mbasi vetė ke thėnė se ti je ai qė pėr menhexh e ke Kur'anin dhe Sunnetin, apo jo?

    Muslimani duhet tė flasė me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti.

    Selamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #28
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Ilmihali qė ke sjellė ti Angmokio i mungojnė argumentet dhe pėr kėtė ėshtė mirė qė ti sjellėsh edhe argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti, mbasi vetė ke thėnė se ti je ai qė pėr menhexh e ke Kur'anin dhe Sunnetin, apo jo?

    Muslimani duhet tė flasė me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti.

    Selamun alejkum.
    Alejkum Selam ,

    Viheni pak llogjiken ne perdorim dhe kuptojeni qe Ilmihali eshte nje liber per fillestaret ne fene Islame.
    Me kete liber e mesuan Islamin 99% e muslimaneve ne Shqiperi, kosove e maqedoni.

    P.s Nuk jam kundra sikur ta beje kete pune ti , bej nje Ilmihal si ky me siper vetem se me argumenta nga Kurani dhe Suneti dhe inshallah te premtoj qe do ta bej kryeteme.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #29
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,792
    Faleminderit
    1
    13 falenderime nė 13 postime
    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Alejkum Selam ,

    P.s Nuk jam kundra sikur ta beje kete pune ti , bej nje Ilmihal si ky me siper vetem se me argumenta nga Kurani dhe Suneti dhe inshallah te premtoj qe do ta bej kryeteme.
    Angmokio, na mjafton "Forma e Namazit" nga Shejkh Albani qė i ke me argumente tė duhura.

    Selamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #30
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Angmokio, na mjafton "Forma e Namazit" nga Shejkh Albani qė i ke me argumente tė duhura.

    Selamun alejkum.
    Alejkum Selam,

    Nuk e kam fjalen vetem per namazin. Do kisha deshire te kishim nje teme ku te perfshiheshin shumica e ceshtjeve qe jane cekur ne kete Ilmihal por te argumentuara me Kuran dhe Sunet.

    Vella Ramazan, une nuk kam gje kundra sheikh Albanit (allahu e meshirohte). Une besoj se ai eshte nje nga dijetaret me te medhenj te fushes se hadithit.
    Per fetwa dhe ceshtje fikhije kushdo qe e njeh mire Islamin eshte pak skeptik ne disa prej gjykimeve te tij( jo te gjitha qe te jemi te qarte).
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #31
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,325
    Faleminderit
    1
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: ILMIHALI NE SHQIP ( Themelet e fese Islame)

    me duar tė lagėta i prekim veshėt dhe qafėn, njė herė, Gishtin tregues e vėmė nė vesh, gishtin e madh pas veshit, e me tre gishtat tjerė, me anėn e jashtme tė tyre e fėrkojmė qafėn,
    Ne disa vende te tjera thuhet se qafen nuk duhet ta ferkojm. Keni ndonje argument se cila eshte e verteta?

    Ju Faleminderit. Selam
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    429
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: ILMIHALI NE SHQIP ( Themelet e fese Islame)

    Allahu te shperbleft,
    mjafton qe femijet dhe brezi i ri te jene mirenjohes dhe falenderues per kete doracak.
    Por pse jo edhe rinia e cila deshiron te mesoi dicka me teper, spse vertet jane mangut nga njohurit elementare.
    Vertet vetem Allahu xheleshanuhu din te ju shperblej me begatit e Tij.
    Te lumte vella.
    urtėsia

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    429
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Pėr: ILMIHALI NE SHQIP ( Themelet e fese Islame)

    Me lejon, qe ne vazhdim te shtoj nje faqe mbi shkronjat e Kur'anit dhe leximin e tyre.

    http://www.el-hikmeh.net/mektebi/fet-hah.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga urtesia : 30-01-2013 mė 14:29
    urtėsia

  14. #34
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,937
    Faleminderit
    142
    222 falenderime nė 186 postime

    Pėr: ILMIHALI NE SHQIP ( Themelet e fese Islame)

    Citim Postuar mė parė nga strange Lexo Postimin
    Ne disa vende te tjera thuhet se qafen nuk duhet ta ferkojm. Keni ndonje argument se cila eshte e verteta?

    Ju Faleminderit. Selam
    Alejkum Selam.

    Ferkimi i qafes eshte i permendur neper librat e Fikhut te medhhebit Hanefi dhe Shafii dhe nga kerkimet qe kam bere ne internet pash se shumica e haditheve ishin te dobeta derisa pashe kete faqe ku thuhet se Hadithi eshte i sakte.

    Hazrat Abdullah Ibn Umar (radhiallahu anhu) narrates that Rasulullah (sallallahu alaihi wasallam) said: "Whoever performs wudhu and makes masah over his nape, he will be saved from wearing a necklace (of fire) around his neck on the the day of judgement". The famous commentator of Sahih al-Bukhari, Allamah Ibn Hajar Asqalaani (R.A), writes in his book Talkheesul Habeer (vol. 1: p.92) that this narration is Sahih. Allamah Shawkani (R.A.) has also affirmed this in Naylul Awtaar (vol. 1, p.204).
    http://www.sunniforum.com/forum/show...fs-ASAP-for-it

    Ne kete hadith thuhet se kushdo qe e ferkon qafen gjate marrjes se Abdesit do ruhet nga varjsa prej zjarri rreth qafes ne diten e gjykimit. Allamah Ibni Hajar ( Komentatori i shquar i Sahih- al-bukhari) shkruan ne librin e tij Talkheesul Habeer (vol. 1: p.92) se ky hadith eshte i sakte. Gjithashtu eshte e afirmuar edhe ne Naylul Awtaar (vol. 1, p.204)
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Pėr: Ilmihali ne gjuhen Shqipe ( Themelet e fese Islame)

    Pastroje pak kete temen nga chit chati

    http://www.forumishqiptar.com/thread...amed-a-s/page4
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •