MĖKATET
Feja ėshtė institut hyjnor qė udhėzon njerėzit e menēur qė me dėshirėn e vet tė bėjnė atė qė vetvetiu ėshtė e mirė. Feja ndalon tė gjitha ato qė janė tė dėmshme e tė kėqija pėr trup dhe shpirt, zemėr e mendje, pasuri e nder. Kur punohet ajo gjė qė ėshtė e ndaluar me fe, bėhet njė gabim (mėkat). Mėkat ėshtė, me dashje ti thesh ose ti lėshosh pa i kryer detyrat e ibadeteve ose tė moralit. Mėkati ėshtė gjė e keqe dhe sjell rrjedhime tė kėqija e tė rėnda si nė kėtė jetė ashtu edhe pėr jetėn tjetėr. Mėkate mund tė jenė: mėkati ndaj All-llahut tė Madhėrueshėm, ndaj vetes dhe ndaj njerėzve tjerė. Tė gjitha thyerjet dhe mosrespektimet e urdhrave tė All-llahut, janė mėkate ndaj Tij. Tė gjitha ato qė i sjellin dėme tjetrit nė jetė, shėndet, pasuri a nė nder, janė mėkate ndaj tė tjerėve. Mėkat ėshtė ti mundosh gjallesat, ti mbytėsh pa nevojė dhe ti shkatėrrosh bimėt kur nuk ėshtė nevoja. Mėkate tė mėdha janė:
1.Sharja e All-llahut xh.sh.
2.Sharja e Tė Dėrguarit dhe e gjėrave tė shenjta,
3.Mbytja e vetvetes ose mbytja e tjetrit,
4.Fyerja e prindėrve,
5.Dėshmimi ose betimi i rrejshėm,
6.Vjedhja dhe kamata (faizi-fajdja),
7.Imoraliteti dhe tė dehurit,
8.Pėrsėritja e gabimeve, edhe nėse janė tė vogla. Sharja e All-llahut xh.sh., Tė Dėrguarit dhe fyerjet, asgjėsimi i vendeve tė shenjta bėjnė qė njeriu tė dalė nga feja, prandaj pas ndonjė akti tė kėtillė, duhet penduar dhe pėrsėri tė hyhet nė fe. Sharja e Zotit, shkakton humbjen e tė gjitha tė arriturave tė mėparshme me vepra tė mira.
Krijoni Kontakt