Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Shpikja, të shohësh me radar çfarë ndodh pas murit

    Me këto aparatura policia mund të shohë se çfarë po ndodh në një dhomë ku janë mbyllur rrëmbyesit me viktimat e tyre të marra peng. Në rast tërmeti mund të zbulohet dikush që ka mbetur në rrënoja dhe i ka rënë të fikët.
    Superheronj që shikojnë përmes mureve, ka pasur deri tani vetëm në filmat science fiction. Supermani p.sh. kishte sy që lëshonin rreze röntgen, dhe e ndihmonin që të kuptonte situata të rrezikshme dhe për të kapur kriminelët. Por edhe policia dhe zjarrfikësit në botën reale do të ishin të lumtur në qoftë se mund të shohin se çfarë ndodh pas një muri. Kjo që pritet bëhet realitet me ndihmën e disa antenave radar.
    Studiuesit e Universitetit Teknik të Ilmenaut kanë ndërtuar një mur me tulla. Para tij ka një stativ. Mbi stativ ka tri hinka metalie me madhësinë e dorës. Ato janë vendosur në një vijë horizontale: me rreth njëzet centimetra distancë nga njëra-tjetra. Hapjet e hinkave janë drejtuar ndaj murit – ato janë antenat e një radari me spektër të gjerë. Studiuesi Rudolf Zetik është në gjendje që me anë të radarit të shikojë përmes murit:
    “Me këtë aparat ne lëshojmë valë elektromagnetike. Kur këto valë përfshijnë dhe frekuenca të ulëta, ato mund të depërtojnë lehtë edhe përmes mureve. Në rast se ato ndeshin me një person, ky i reflekton. Me ndihmën e marrësve, ne mund të masim valën elektromagnetike që kthehet”.
    Sinjalet që kthehen ushqehen përmes një marrësi në kompjuter. Në ekran fillimisht shihen vetëm ‘miza dhe bëzh’ – si në një ekran televiziv kur nuk ka sinjal. Por në qoftë se dikush është prapa murit, ose është duke lëvizur, krijohen vija të valëzuara. Ato bëhen herë më të dendura, herë më gjëra dhe ndryshojnë edhe ngjyrën e tyre.
    “Ne mund ta zbulojmë me këtë aparat jo vetëm nëse dikush që është prapa një muri lëviz. Por ne mund të regjistrojmë edhe frymëmarrjen apo rrahjet e zemrës. Kjo do të thotë se në rast tërmeti, ne mund të zbulojmë edhe dikë që mund t’i ketë rënë të fikët. ” – thotë Rudolf Zetik.
    Për një sy të pastërvitur nuk është menjëherë e qartë se ku është duke qëndruar personi në dhomë, por informaticienët në Ilmenau janë në gjendje të zbulojnë prej sinjaleve gjëra të ndryshme. P. sh. sa larg është personi nga trasmetuesi? A po afrohet, ose po largohet? Për të gjetur se ku po qëndrojnë njerëzit në dhomë, nevojitet antenë e dytë.
    Studiuesja Snezhana Jovanoska e ka vendosur atë tek një mur i dytë i dhomës. Tani, për shkak se të dhënat që vijnë nga drejtime të ndryshme me ndihmën e një programi kompjuterik mund të prodhohet një imazh dy-dimensional:
    “Kur i përhap sensorët nëpër dhomë, merr një ide më të mirë se çfarë po ndodh atje: A po lëvizin personat? A ka njerëz të gjallë atje? Pra mund të marrësh shumë informacione për mjedisin, p.sh. mund të shikosh se ku gjendet zjarrfikësit që kanë hyrë në një ndërtesë, në qoftë se ajo është në rrezik për të rënë. ”
    Me këto aparatura policia mund të shohë në një situatë kur dikush është marrë p.sh. peng, se çfarë po ndodh në një dhomë ku janë mbyllur rrëmbyesit me viktimat e tyre. Kështu forcat e policisë mund të kenë informacion të saktë dhe të shpejtë për situatën.
    Sistemi i radarëve të shkencëtarëve në Ilmenau nuk është përdorur ende gjatë një operacioni të vërtetë shpëtimi. Megjithatë kjo mund të ndodhë shpejt: Instituti Fraunhofer për Komunikim, Informacin dhe ergonomi në Wachtberg po i ndihmon shpikësit për ta hedhur idenë e tyre në prodhim në seri. (DW)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    mos pyet tani me nuk ka privatsi,paramendo kur te del ne shitje si equipment shtepiak
    gjithe diten syrin te komshija

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Nese perdoren nga organet perkatse edhe per ndihme mire jane, por nese bien ne dore te idiotve edhe abuzohet ska me privacy harroje.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Kur ka patur ndonjehere PRIVACY??
    Si term po,ka ekzistuar dhe ekziston,por Privatesia ku ka qene de ku eshte?

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kjo shpikje dhe kjo paisje me siguri ekzistojne qe shume vite, ndoshta dekada, dhe tani i ka ardhe koha qe te behen publike. Fillimisht i perdore ushtria dhe sherbimet sekrete, me vone i perdor policia dhe ne fund komercializohen. Njajte si shumica e shpikjeve/paisjeve te tjera.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •